Beteja për kryeqytetin e Ukrainës Kiev mund të jetë Stalingradi i ri i Rusisë. Deklarata ka ardhur nga deputeti ukrainas, Sviatoslav Yurah për BBC, ndërsa po ndihmon me mbrojtjen vullnetare në Kiev.
Ai tha se kryeqyteti është përballur me një breshëri raketash gjatë natës dhe ka beteja të vazhdueshme në periferi të qytetit. Por ai paralajmëron se Rusia duhet të përgatitet për humbje të mëdha nëse ajo përparon në qytet.
“Është një qytet masiv me miliona njerëz dhe nëse rusët përpiqen të hyjnë, ata do të kenë një luftë të madhe në duart e tyre, ky do të jetë Stalingradi i tyre nëse duan ta bëjnë atë”, thotë ai, duke iu referuar betejës më të përgjakshme të Luftës Botërore, në të cilat humbën jetën rreth 1.1 milion trupa sovjetike dhe 800,000 trupa naziste gjermane dhe rumune.
Beteja e viteve 1942-43 ishte një pikë kthese, duke ndaluar përparimin nazist në Rusi. “Askush nuk do të dorëzohet, unë mund t’ju garantoj këtë,” thotë ai.
Kievi mbetet pika kryesore e trupave ruse, të cilat sipas inteligjencës britanike tashmë ndodhen rreth 25 km larg, të gatshme për të kryer një sulm në kryeqytetin ukrainas.
Edhe une mendoj qe ruset do ti thyejne keq turinjte ne Kiev. Stalingradi do te dukej parade festive ne krahasim me ate qe do te ndodhe ne Kiev. Ruset kane tanke por ato nuk hyjne ne pune brenda qytetit. Ne kete rast rolet nderrohen dhe Gjigand “Tritta Carne” behet Kievi. Mjere ruset po u futen neper rruge. Do te jete si macja qe luan me miun, dhe kete here ukrainasit do te nxjerrin dufin ne menyren me ekzemplare.
Megjithate akoma, armet helmuese jane nje e panjohur (nese do te perdoren) e tmerrshme.