Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të përmbushur “deklaratat e saj madhështore” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.
Duke folur në fund të një samiti të BE-së në Versajë, Macron kritikoi politikën e vizave të Mbretërisë së Bashkuar që kërkon që aplikantët t’i bëjnë ato personalisht ose në Bruksel ose në Paris, raporton The Guardian.
“Pavarësisht të gjitha deklaratave madhështore, qeveria britanike vazhdoi të zbatonte rregullat aktuale që nënkuptonin se nuk i mirëpriti refugjatët ukrainas që donin të arrinin në tokën britanike duke thënë se duhet të udhëtonin qindra kilometra për të aplikuar për vizë.
Unë do të shpresoja që burrat dhe gratë ukrainase që kanë jetuar tmerr dhe kanë kaluar Evropën për të arritur familjet e tyre në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtohen më mirë”, tha presidenti francez.
Hahahahahahaaaaaaaaaa…..,trushpelare…!!! Po Amerika sa refugjate do te marre…???!!! Evropa eshte nje bordello per anglo-saksonet, sic ka qene gjithmone…,ku e vetmja pengese ka qene dhe eshte Rusia, prandaj eshte e katerta here qe perpiqen “ta zhdukin”…