Presidenti ukrainas: Ushtria ruse ka regjistruar humbjet më të mëdha në dekada

12 Mars 2022, 13:11Bota TEMA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të re drejtuar kombit të publikuar në rrjetet sociale deklaroi se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada.

Sipas tij 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë bërë të paaftë për të luftuar.

Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.

Zelensky thotë gjithashtu se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje