Turqia përsërit qëndrimin: Nuk i bashkohemi sanksioneve ndaj Rusisë

13 Mars 2022, 14:01Bota TEMA

Turqia përsëriti edhe njëherë qëndrimin se nuk ka ndërmend që t’iu bashkohet sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë në lidhje me sulmi që kjo e fundit ka ndërmarrë në Ukrainë, nën pretekstin e një “operacioni special”.

Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në forumin diplomatik të Antalias, pjesë e të cilit më herët ishin dhe ministrat e Rusisë dhe Ukrainës, Lavrov e Kuleba.

“Ne besojmë se sanksionet nuk e zgjidhin problemin. Le të marrim për shembull çështjen e hapësirës ajrore. Sipas Konventës së Montreaux ne nuk kemi asnjë fuqi që ta mbyllim atë. Ky është një detyrim ligjor”, tha Cavusoglu.

Turqia ka thënë vazhdimisht se nuk kishte ndërmend t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë që të mos dëmtonte ekonominë e saj dhe të mbante derën e hapur për dialogun.

2 komente në “Turqia përsërit qëndrimin: Nuk i bashkohemi sanksioneve ndaj Rusisë”

  1. Serbet dhe Turqit jane një lloje si Olsi Turke faqe ziu ose si Turqit Shqip foles says:

    Juve ju humet fara bashk me gjith Turqit shqip foles dhe Serbet. Po klyshi i Erdoganit në Tirane çfare thote tani për vellain e tit dhe të Turqeve shqip foles. Kjo eshte fetyra e vertet e vendeve muslimane dhe e Serbve!!! Turqit, Muslimanet dhe Serbet jane një lloje. Hajdute diktatore terrorista dhe vrase

  2. Bajram says:

    Po deboini nga NATO-ja keto qenie primitive, debojini dhe sanksinojini. Debila, njerez te ulet pa parime e moral jetese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje