Një futbollist paguan biletat e avionit, te Chelsea i shpëtojnë udhëtimit me autobus

15 Mars 2022, 21:50Sport TEMA

Sanksionet e vendosura nga qeveria britanike për shpenzimet që klubi i Chelseas mund të bëjë, do i detyronte “blutë” e Londrës që të udhëtonin me autobus për në Middlesbrough në vend të avionit.

Gjendur në një situatë të tillë, Kai Havertz ka marrë përsipër që të paguajë biletat e avionit për klubin e tij, që do të udhëtojë drejt Middlesbrough të shtunën për ndeshjen çerekfinale të FA Cup.

Bazuar sanksioneve që qeveria britanike i vendosi pronarit të Chelseas, Roman Abramovich, klubi mund të shpenzojë maksimumi 26 mijë paund për një ndeshje në transfertë.

Përballë këtij fakti dhe mundësisë që skuadra do të detyrohej të udhëtonte me autobus, Havertz vendosi ta ndihmojë duke paguar gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje