FOTOT: "S’kam patur eksperienca lidhjesh serioze...isha një vajzë naive", Armina flet për fillimet e lidhjes me Shkëlzen Berishën

17 Mars 2022, 09:31Lifestyle TEMA
FOTOT: "S’kam patur eksperienca lidhjesh serioze...isha një

Blogerja Armina Mevlani ka folur rreth nisjes së lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën, djalin e Sali Berishes. Ajo ka theksuar se kjo ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta e saj ka ndryshuar shumë kur kjo marrëdhënie u bë publike.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze.

Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksionin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt.”, rrëfeu ajo.

Ndër të tjera ajo dha edhe një këshillë për vajzat e reja.  “Ajo që unë do ti thoja vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës time është që të besojnë shumë pak, të tregohen shumë të zgjuara dhe  të jenë shumë të fokusuara te jeta e tyre intime.

Është një shprehje që thotë “mos tregoni rrogën, jetën intime dhe projektet e ardhshme”. Sidomos dhe projeket e ardhshme kanë qenë diçka që mua më është sabotuar për shkak se unë kam folur me të tjerë në lidhje me plane, projekte ose gjëra të mia personale. Ndoshta unë e kam ndier më shumë sepse jam person publik sepse dikush tjetër ndoshta edhe s’do iu kishte marrë vesh, por kështu funksionon”, tha ajo.

2 komente në “FOTOT: “S’kam patur eksperienca lidhjesh serioze…isha një vajzë naive”, Armina flet për fillimet e lidhjes me Shkëlzen Berishën”

  1. Krrc Krrc says:

    Nuk ka pasur lidhje serioze para se te njihte Zenin? Ato eksperiencat e me parshme kan qene si te marresh nje plumb qorr, apo e thene ndryshe bjeri ti biem, ose fut e bjer, ose ku te dhemb e ku te djeg, Bravo Karmina.

  2. Askushi says:

    JETA ESHT E SAJ AS NUK NA SHKIN MENDJA TA NDJEKIM SE KEMI HALLET TONA , SHKELZENI E KA NE TEREZI SE I JATI KA VJEDH DHE I KA BER DHE FEMINET HAJDUTER SI VETEN E VET DMTH FAMILJE HAJDUTESH , SI KETA SI TE GJITH NGA EDI RAMA E ILIR DHE MONIKA FLORIRI DHE LUL KOK NGJYMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje