Gjatë seancës së sotme në Parlament, Doktori bëri një deklaratë që e tronditi Mulin.
Ai tha se rusët e Gazprom-it i kishin ofruar shuma përrallore, që të mos merrte pjesë në gazsjellësin e TAP.
Në atë kohë, Muli mban mend që Doktorin e thirri Alievi në një zyrë ku ishin vetëm ata të dy dhe tek këmbët mbante një çantë të zezë, të pazakontë në udhëtimet e tij.
Tani kur dëgjoi që Doktori nuk kishte marrë lekët e rusëve, Mulit i shkrepëtiu ideja se Alievi mund t’i kishte ofruar atë çantën që mund të kishte më shumë para se ajo e Gazpromit.
-Mendoj që Doktori ka bërë mire, i tha Muli, Zenit.
Po ti kishe marrë ato para atëherë, çfarë do bëje?
Ja do blije një jaht në Francë dhe ndonjë hotel.
Tani me këtë listën e zezë ku kanë fut Doktorin, Sorosi, do t’i merrnin.
-E vërtetë është, tha Zeni.
Po të paktën i kishim për këto protestat.
Më 2019 ata të Rusia Today dhe portalet ruse na kërkonin përditë lajme me zjarre e flakë nga Shqipëria.
Dhe ne i bënim pa lekë.
I torturuam dhe gazetarët që punonin për mediat ruse.
As një sufllaqe su blinim dot.
Po më mire, tha Zeni, se tani do na dilnin “non grata” dhe nuk do kishim njerëz të mbështesnin “Foltoren”.
Përfytyro sikur të na kishin ndëshkuar Çim Pekën, me kë do do ta drejtonim TV tani!
-Problemi është se dhe këto protesta që po bëjmë, po i bëjmë me lekët tona, tha Zeni.
Ata i kanë prapë qyl.
Të paktën të na hiqnin shpenzimet e fonisë.
-E vërtetë është, tha Muli.
Ne po u bëjmë që po u bëjmë nderin pa lekë, të paktën të kishim marrë lekët.
-Për mua bëri mirë që e tha në Parlament, tha Zeni.
Të paktën ta dëgjojne rusët që na i kanë borxh.
Nderin ua kemi bërë dhe pa para.
-Unë kam një frikë, tha Muli.
Ky Lul Basha mund të na i ketë marrë ato paratë e Gazpromit me ata rusët që kanë paguar lobistët në SHBA.
Doktori i refuzoi, por ai mund t’i ketë marrë duke u thënë se e rregulloj unë, se me Doktorin flas unë.
-Ka shumë mundësi, tha Zeni.
Ku i gjeti ai gjithë ato para për të blinduar SHQUP.
Lekët tona do ketë marrë.
-Atëherë në protestën e radhës i duhet shkuar tek PD, tha Muli, me parullën “Duam lekët tona”, “Dorëzo lekët”.
Me siguri ai na i ka marrë.