Biden e quajti Putin “kriminel lufte”, reagon Kremlini: Janë fyerje personale, të pafalshme

18 Mars 2022, 13:49Bota TEMA

Deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për homologun e tij rus Vladimir Putin janë fyerje personale, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për homologun e tij rus Vladimir Putin janë fyerje personale, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se ai nuk donte të reagonte ashpër ndaj këtyre deklaratave duke pasur parasysh “lodhjen dhe harresën” e Biden.

 

 

“Nuk dua të reagoj ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke marrë parasysh se Biden është i lodhur dhe i harron shpejt gjërat. Prandaj vijnë edhe këto fraza agresive. Ne nuk duam të shtojmë agresivitetin”, shtoi Peskov.

Komente të tilla vijnë vetëm një ditë pasi Biden e quajti Putinin edhe “kriminel lufte”.

2 komente në “Biden e quajti Putin “kriminel lufte”, reagon Kremlini: Janë fyerje personale, të pafalshme”

  1. Aron says:

    Jane vec deklarata publike per t’ia ushqyer publikut dele te cdo ane, pasi nen rrogoz te dyja palet po punojne bashke. Rusia po punon per administraten e Biden si negociatore per marrveshjen nukleare me Iranin. Madje, negociatoret Amerikan nuk po e bejne direkt kete me Iranin, por kjo po behet nepermjet ndermjetuesve Rus. Ne kete marrveshje Rusia merr gati $10 billion, dhe do te jete kontolluesi kryesor te ketyre vendeve ne Iran ku po prodhohen keto arme berthamore. Administrata e Biden eshte duke bere nje mish-mash jo vetem tani, por edhe per te ardhmen vetem per te shtyre politikat e tyre te Gjelberta. Ne kete moment kjo administrate po furnizon te dyja palet e luftes, si Ukrainen, Rusine, por edhe Iranin nqs perfundon kjo marrveshje.

  2. shori says:

    Ky plakarruqi me parkinson, mezi i lexonte ato tri fjale qe ja kishin shkruar ne nje flete qe kishte perpara… Hapni syte dhe shikoni ku jemi katandisur…, qe superfuqia e Botes te drejtohet nga nja plak gjysmak si Biden, qe shume bukur ruset e thone qe nuk e shajme se respektojme GJENDJEN e tij…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje