Muli jep prova shkencore pse ato në foto nuk janë të pasmet e Karminës 

18 Mars 2022, 19:59Antena TEMA

Pas lajmit shoqëruar me foto se Karmina gjendej në një nga hotelet më luksoze të Dubait, bashkë me një shoqe të vetën, Muli reagoi duke përgënjeshtruar foto. 

Meqë sa herë ka protesta Karmina largohet nga vendi dhe shkon zakonisht në hotele luksoze, demokratët janë të zemëruar me gjestet e saj. 

Për të ndalur zemërimin e tyre Muli dha disa argumente se ajo nuk ishte Karmina. 

Së pari, ajo vajza ngjan me Karminën, por shoqja e saj nuk ngjan me asnjë shoqe të Karminës. Ne i njohim shoqet e saj dhe ajo nuk ka shoqe të shëndosha. Të gjitha i ka elegante dhe me të pasme të vogla. Ajo nuk është tifoze e shoqeve me të pasme të mëdha. 

Së dyti, nga fotoja dalë në det pranë hotelit, duket qartë se shoqja e saj i është ngjitur shumë nga pas dhe ngjan sikur janë çift, ndërkohë që Karmina nuk ka shfaqje të preferencave seksuale me femra. 

Së treti që ka dhe më shumë rëndësi, në foton që duken vetëm të pasmet e Karminës, ato duken qartë që nuk janë të sajat. Ajo i ka më të vogla dhe të rrumbullakosura, kurse këto janë të plota dhe me majë. Nuk ka demokrat që nuk e ka të qartë imazhin e të pasmeve të saj. 

Dhe në fund, për tu dhënë zemër demokratëve, Muli njoftoi se Karmina do jetë të shtunën në protestë dhe mund t’i verifikoni të pasmet e saj. 

Pas kësaj mori ish -deputetin Ruli për ta pyetur si ju duk përgënjeshtrimi për të pasmet e Karminës. 

-Shumë mirë e kishe bërë biro, i tha Ruli. Bythët e saj kanë shumë rëndësi, se për bythën e saj kemi ikur nga pushteti e po rrimë rrugëve 12 vjet. 

  

2 komente në “Muli jep prova shkencore pse ato në foto nuk janë të pasmet e Karminës ”

  1. qytetar says:

    Si gjithmone.
    Eshte nje Gjykate ne Paris qe GJYKON. ..TE NDERSHEMERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje