Trajneri i Spanjës, Luis Enrique shpalli listën e lojtarëve që do të grumbullohen për miqësoren me Shqipërinë që do të luhet më 26 Mars, por edhe pas asaj të 3 ditëve më vonë ndaj Islandës.
Në listë vërehet mungesa e Sergi Busquest, i cili është lënë pushim, por gjithësesi Enrique tha se këto takime vlejnë shumë edhe pse janë disa muaj para finaleve të Kupës së Botës 2022.
Luis Enrique: Nuk do të jenë dy ndeshje miqësore për këta lojtarë. Me afrimin e Botërorit, këto takime do të shërbejnë për të parë nivelin dhe urinë e ekipit.
Miqësorja me Shqipërinë do të luhet në stadiumin e Espanyol në Barcelonë me organizatorët që presin një stadium të mbushur.
Kombëtarja jonë ka vetëm humbje ndaj asaj spanjolle në takimet e zhvilluara deri më tani që kanë qenë vetëm ndeshje zyrtare. Shqipëria më 29 qershor do të luajë edhe një tjetër miqësore, atë ndaj Gjorgjisë në Tiranë.