VENDIMI/ Apeli penal rrëzon zgjedhjet në FSHF, Gjykata: Asambleja e FSHF-së e pavlefshme, Duka i pezulluar me vendim të formës së prerë

18 Mars 2022, 13:28Sport TEMA

Gjykata e apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit të Armand Dukës në krye të FSHF.

Me vendimin saj të formës së prerë, Apeli ka rrëzuar zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Apeli ka vendosur që Duka dhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku të pezullohen me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu, në vendimin e sotëm është vendosur që dhe Asambleja e FSHF-së është e pavlefshme sëbashku me presidentin Duka.

Gjykata i ka cilësuar të drejta akuzat e ngritura, duke gjetur shkelje të rënda nga Duka dhe Shulku.

Në vendimin e saj, Gjykata thotë se shkeljet e realizuara nga Duka dhe Shulku përbëjnë vepër penale

6 komente në “VENDIMI/ Apeli penal rrëzon zgjedhjet në FSHF, Gjykata: Asambleja e FSHF-së e pavlefshme, Duka i pezulluar me vendim të formës së prerë”

  1. tifozi says:

    Ha, ha, ha, Duka president i ketij timit.
    Ky vendim me mbush me shprese se Drejtesia ne Shqiperi po zgjohet nga gjumi letargjik i korrupsionit dhe se me ne fund FSHF-ja do pastrohet njehere e pergjithmone nga plehrat.
    Hajde me kembe te mbare. Te shohim tani se si do reagoje UEFA dhe FIFA.

  2. Petrit durres 21 says:

    pirdhu Duka, vodhe gjithe keto vite.
    Emer i urryer nga sportdashesit kudo jane.

    te fala sali berishes

  3. shelegura says:

    DREJTESI ,
    JEPI SHPRESE VENDIT PER KETE POPULL KAQ TE VUAJYUR ,BEHENI SI NE BULLGARI.

  4. Roberto says:

    Ore kaq te pazote te jene ata qe duhet te veprojne kunder Dukes??? Nuk na duhen njerez qe kerkojne para,qe manipulojne rezultatet apo ndikojne tek arbitrat etj etj jo se te tjeret jane fytyra me te mira se i kemi pare. Te gjithe nje surrat kane por te pakten te jete njeri qe nuk manipulon,nuk vendos rezultate fikse ne tavoline duke ofenduar ne kulm te gjithe tifozat e futbollit. Boll me me Duken. Kupa eshte derdhur prej kohesh.

  5. Muhameti says:

    Ta marri situaten ne dore ministria e kultures dhe sportit , e cila te caktoj provizorisht nje drejues te FSHF dhe nje komitet provizor me detyre qe per 3-6 muaj te organizoj zgjedhje te rregullta per te gjitha strukturat e FSHF. Te pezullohen te gjithe ata qe ka emeruar dhe paguan Duka ne Federaten e Futbollit.

  6. pipi says:

    nuk ka gje me te temerrshme sesa degradimi kesisoj i pushtetit gjyqesor. ky vend ka falimentuar prej kohesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje