Juventus bën “vetëvrasje”, Villarreal e eliminon nga Championsi. Kualifikohet dhe Chelsea

16 Mars 2022, 22:57Sport TEMA

Juventus i jep fund aventurës në Champions League, duke pasur një eliminim shokues nga një skuadër si Villareali. Skuadra torineze pësoi një humbje të rëndë 0-3 në shtëpi, teksa në duelin e parë kishte barazuar 1-1.

Ekipi italian dominoi në lojë dhe krijoi më shumë mundësi shënimi me Vlahovic, por në minutat e fundit pësoi dy gola nga dy gabime në mbrojtje.

Fillimisht Rugani shkaktoi një penallti që do të kthehej në gol nga Gerard Moreno, ndërkohë që 5 minuta nga fundi i kohë së rregullt, Pau Torres shënoi dhe golin e dytë.

Në fundin e kohë së rregullt, Danjuma realizoi golin e tretë nga pika e bardhë.

Chelsea ndërkohë respekton pritshmërit duke fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Lille.

Ekipi francez shënoi e para me Yilmaz nga pika e bardhë, por Pulisic do të barazonte në fundin e fraksionit të parë. Në minutën e 71-të, Azpilicueta do të shënonte dhe golin e avantazhit dhe të fitores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje