Apeli shtyn seancën për Armand Dukën dhe dy zyrtarët e FSHF

17 Mars 2022, 16:28Sport TEMA

Gjykata ka shtyrë për nesër seancën ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Sipas gjykatës shkak është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës, i cili nuk ka qenë dakord me përbërjen e trupës gjykuese dhe për këtë kërkoi kohe te paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.

“Për ti dhënë mundësi mbrojtësit që të paraqesë kërkesën në formën e kërkuar nga ligji, seanca gjyqësore u shty për në datën 18.03.2022 ora 10:00”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Edhe pse u zgjodh për herë të gjashtë në krye të FSHF-së, Armand Duka mbetet ende nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndërsa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga detyra.

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet”, i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.

Numri i lojtarëve të federuar është përcaktues sipas statutit të FSHF-së dhe Shoqatës Rajonale Tiranë për përfaqësimin në asamblenë e përgjithshme nga delegatët e çdo shoqate apo klubi pjesëtar.

Duke qenë se numri i lojtarëve të federuar, sipas sistemit “Comet”, nuk korrespondon me atë faktik në dosjet e klubeve, lind dyshimi i arsyeshëm se mund të jenë shtuar/regjistruar fiktivisht lojtarë të cilët nuk kanë kartelat përkatëse në dosjet e ekipeve.

Për këtë arsye është vendosur edhe masa e pezullimit për Armand Dukën dhe Ilir Shulkun.

Ndërkohë, edhe pse i pezulluar nga detyra, Armand Duka u rizgjodh në krye të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje