Von der Leyen: Udhëtimi i Ukrainës drejt BE-së ka filluar

18 Mars 2022, 15:21Bota TEMA

Kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen është shprehur se Ukraina sapo e ka nisur rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Unë e kam siguruar Presidentin Zelensky për mbështetjen e pandërprerë të BE-së. Udhëtimi evropian i Ukrainës tani ka filluar” është shprehur Von der Leyen.

Sipas saj kohë si këto kërkojnë vizion e qëndrueshmëri për të hedhur një hap të vështirë.

“ Komisioni do të vazhdojë në këtë rrugë ” shkruan Von der Leyen në një postim në Twitter pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje