Kur dashuroje një të huaj në Shqipërinë komuniste

19 Mars 2022, 12:21Kulturë TEMA

Nga Luljeta Nelallari

Atmosfera dhe dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste vijnë të rrëfyera përmes një këndi tjetër, atij të dashurisë…

Historia e dashurisë mes studentit shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian në Shqipëri dhe se sa e dhimbshme ishte një dashuri me të huajt në diktaturë qëndron në qendër të filmit “Portreti i pambaruar” me regji të Namik Ajazit, i cili erdhi premierë në Kinema Millenium më 18 mars.

Filmi italo-shqiptar me një histori të tillë vjen edhe si një lloj homazhi ndaj atyre ngjarjeve të dhimbshme, romancave të ngelura përgjysmë, idileve të prera në mes nga ana e regjimit, i cili nuk të “falte”.

Gjithçka nis në vitin 1980 me ardhjen e ambasadorit italian në Tiranë, i cili interpretohet nga aktori i njohur italian, Remo Girone. Vajza e tij Beatrice Aiello, që është në rolin e protagonistes, shumë shpejt do të futet në vorbullën e realitetit shqiptar të atyre viteve.

Ajo do të provojë një dashuri të fortë për piktorin Artur Erzeni, rol që vjen i interpretuar nga aktori Antonio Kodrinaj, të cilit i duhet të jetojë me presionin e Sigurimit të Shtetit përgjatë gjithë historisë së tij të dashurisë.

“Në Shqipëri nuk është si në Itali, këtu ka rregulla”, janë fjalët e ambasadorit për të bijën.

Nga ana tjetër janë prindërit e Arturit, i ndjeri Guljelm Radoja dhe Rajmonda Bulku, të cilët vuajnë ankthin e asaj që mund të ndodhte prej historisë së dashurisë të të birit.

Të rrahur më shumë me atë kohë dhe të qenit në dijeni për frikën që duhej pasur nga përgjimi apo spiunimi i mundshëm, ata do ta paralajmëronin herë pas here të birin për pasojat që mund të kishte kjo dashuri.

Krahas historisë së dy të rinjve, filmi tenton të sjellë edhe atmosferën e atyre viteve të vështira për shqiptarët. Për të ndërtuar këtë histori, regjisori Ajazi ka punuar për gati tri vjet dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivën e Ministrisë së Brendshme.

Ai thotë se është mbështetur në histori të vërteta, njëra prej të cilave i qaset më shumë asaj të filmit. Por Ajazi specifikon se nuk mund të flitet për personazhe realë, pasi ka marrë copëza nga disa syresh.

“Kjo histori është e ngjashme me njërën nga 7 historitë e dhimbshme të dashurive të pamundura të djemve shqiptarë me vajza të huaja. Ne me këtë film i kemi qëndruar më shumë afër njërës prej historive. Sigurisht personazhin real unë e kam mik, ka qenë gazetar për mjaft kohë pas viteve ’90. Kjo histori është afër historisë së tij, por kemi bërë dhe një pakt që kemi thënë se kjo nuk do të jetë historia jote, kjo do të jetë historia e atyre që kishin një dashuri të pamundur”, thotë regjisori Namik Ajazi.

“Ishim një familje që e kuptuam, e mirëkuptuam shumë mirë këtë dashuri të djalit tonë, që s’kishte faj pse kishte dashuruar këtë vajzë të re, edhe pse nuk ishte shqiptare. Ndërkohë edhe e dinim, më shumë se djali vetë se çfarë mund të ndodhte”, shprehet Rajmonda Bulku, e cila mban mbi supe rolin e nënës së piktorit.

Për përzgjedhjen e këtyre temave nga e kaluara komuniste, Ajazi thotë për Gazetasi.al se vjen si një detyrim karshi një brezi që përjetoi kohëra të vështira, por edhe për t’i treguar brezit të ri se ç’kanë qenë ato vite.

“Duhet të kthejmë gjithmonë kokën nga e shkuara. Duhet të njohim ca gjëra që brezi i ri në atë vrullin e zhvillimit që ka sot, nuk ka kohë shumë të merret me të shkuarën, por janë disa piketa që duhet t’i dijë mirë, dhe unë mendoj që ne kemi detyrime si artistë të sjellim disa kulme të disa realiteteve për t’i njohur sot brezi i ri, sepse nëse do ikim dhe ne që kemi qenë djem fare të rinj në atë kohë, dhe nuk do t’i rrëfejmë këto gjëra, nuk e di se kujt do t’i mbetet. Pra do jetë një boshllëk. Gjithë bota, kinemaja, televizionet i kanë treguar pjesë të rëndësishme të historisë së tyre dhe kjo histori dashurie është njëra prej tyre”, shprehet regjisori Ajazi për Gazetasi.al.

Në fund historia e dashurisë do të ndërpritet mizorisht. Fytyra e egër e asaj kohe bën që historia e dy të dashuruarve të finalizohet keq, pasi shteti shqiptar do ta marrë dhe do ta arrestojë djalin dhe pastaj ata takohen pas viteve të demokracisë, ku edhe në këtë periudhë dashuria e tyre mbetet sërish në kufijtë e të pamundurës…

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, u vlerësua në shtator të 2021 si “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë” në Festivalin e Karlsruhe, në Gjermani, ndërsa tanimë do të vijojë rrugëtimin në kinematë shqiptare dhe ato të Kosovës.

20 komente në “Kur dashuroje një të huaj në Shqipërinë komuniste”

  1. Piro says:

    Kinematografia shqiptare e renuar prej 32 vjetesh ka kapur nje nga “problemet” kyc te epokes se diktatures,!!!!!.
    Arti duhet te jete apolitik. Aty ku futet politika vdes arti.

    1. ben says:

      Piro-ajo qe thoni me komentin tuaj eshte e vertete, por nga ana tjeter, arti mbeshetet mbirealitetin per te nxjerrevepra sa me te mira. Keto ngjarje, brezi im i ka jetuar ne kohen absurde te komunizmit

      1. qe te kuptosh says:

        Kohen “absurde” te surratit tat, o Ben kokrra e katunarit me komplekse inferioriteti! Ajo ishte kohe e lavdishme historike, me kufizimet e saj, ashtu si cdo kohe historike. Mbi te gjitha ishte kohe lufte (pavaresisht se quhej Lufte e Ftohte). Vetem debilat si ty bejne sikur nuk e kuptojne! E cfare mund te presesh te kuptoje brezi i ri sot, qe fluturon, kur psikopate si ky Beni qe e ka jetuar ate kohe “ben sikur nuk e kupton”? Sot keto “filma” jo vetem jane te manipuluara plotesisht, te ideologjizuara skajshmerisht dhe budallakisht, por jane nje shpelarje truri per shoqerine e sotme shqiptare. Kush ta haje karremin, do mbetet i semure mendor per gjithe jeten …
        ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I BUDALLENJVE DHE I MASKARENJVE!

        1. ben says:

          qe te (mos) kuptosh-vetem handikapatet mendore nuk arrijne te kuptojne se koha Enverit ishte periudha me e keqe e ekzistences se popullit tone, bile me e keqe eshe se pushtimi 500 vjecar osman.
          Meqe ra fjala, une i perkas nje dere te madhe qytetare intelektualesh te cilet i kane dhene Shqiperise qe nga fillimi i pamvaresimit te vendit nga Turqia, kurse zotrote duket qe e ke problem te qenurit katunar me komplekse inferioriteti, ndryshe nuk do i permendje ne kete koment idjot qe ke shkruar.
          Ne fakt, KOMUNIZMI ESHTE VIRTUTI I IDJOTEVE ME IQ AFER ZEROS.
          Po te ishte e vertete e kunderta, sic pretendon ti dhe ndonje hajvan tjeter i seres tende, nuk do ishte shkaterruar sistemi komunist ne mbare boten. Ato shtete komuniste qe kane mbetur, i kane transformuar popujt e tyre ne nje tufe qyqaresh qe qellimin e vetem ne jete e kane qe te mbijetojne.
          Nese te pelqen aq shume koha e merhumit Enver, shko ne Korene e Veriut qe te punosh nga mengjezi ne darke per nje kothere buke.

          1. Xhon Qinoni says:

            ..haaa.,,,s shko dot se po vajti ..,nuk e pranon Kim Suma atje,dhe sa t shkeli n tok e fusin n burg si “agjent te borgjezis kapitalizmit shqiptar”.. dhe do shijoj Spaç Kim Sum Burgun atje ..n Kore…saqe Spaçi shqiptar do i duket hotel.

          2. qe te kuptosh says:

            Ti Ben Katunari i perket races se budallenjve dhe maskarenjve, o trupeshk me komplekse inferioriteti!

            1. shqip says:

              Kurse ti je nje cope muti qe te ka ngelur ora ne kohen e Enverit.

              1. qe te kuptosh says:

                Varet nga c’drejtim e sheh oren, o Sorre!!!

        2. Chak Qorry says:

          Pse,amerikanet,budallenj dhe maskarenj jan ?!

          1. kot me t'pyt says:

            Ti si amerikan qe je, duhet ta dish!

    2. Xhimi i Malcis says:

      Tamom “kyçi”
      Ishte koha kur rinija shqiptare,s kishte as dashnore t venit,e jo per t huja qi s bohej fjal se ti fuste koqet n pranga hekri Dulla,dhe ti shtrengonte prangat sa her shifje naten nanji ondërr erotike.
      Dhe flitet per qytetaret ,qe kishin dashnore kyçin e dores,se n fshat as kishte er dashnije,..t myste era lopes n stall dhe domotes n magazin.
      Tash kan nryshu koht.
      Po t ishte gjall Migjeni,pas gjith atij dimri 50vjeçar Dullist antierotik,kur nga mosperdorimi karnat e shqiptarve u kthyn n bibilusha,kurse pidhnat e shqiptarinave ishin si fiq t that,Migjeni do shperthente me poezin e tij Kenget e Rinis pjesa dyt.
      Qinju goca qinju
      Kari asht per ju
      Dhe kurr mos u nginju
      Pidhit t,ju pallu.
      ….
      Kurse Ndre Mjeda do knonte..
      Qini shqiptar pas gjumit qini
      Pidhit me llap e me kar i bini
      Dhe mos besoni ça thot qeverija
      Feja e shqiptarit asht karapidhnija.
      ..Kurse Skenderbeu ….
      Te qimen nuk e solla un
      Ate e gjeta ktu mes jush…
      ..dikush te vazhdoj me Lazgush..Asdren..Naim..e Ismail…

      1. Tanguli says:

        Fol per tet’eme dhe tyt’ate, o Bytha Malcis …

  2. Doremi says:

    Po si mund te shkosh ne kinema e te shohesh film me regjizor baxhanakun e Vis Brinjarit?

  3. alphade says:

    O Namikoooko !?
    Pas ketij filmi te lutna na bej edhe nje film tjeter me teme:
    Prostitutat shiptare ne semaforet e Europes ! Te njohet
    rinia jo vetem me te kaluaren por edhe te tashmen e te
    ardhmen se cfare “jete roze” e pret rinine shqiptare, sidomos
    vajzat e shkreta shqiptare ……Prostitucioni , droga si ajo Lila…!

    1. Apolloni says:

      Ça flet o kar.
      Kapet nji pakic e paaft.
      shumica fiton e s nihet,veç bo rrumpall…avjon m avjon hotel m hotel plazh m plazh night club pa mas pidh dhe pidh me cilsi ….
      Ça do me teper..edhe alieni Zeus s ka bo aq qejf sa bojn sot ata qe kan xhepat plot…
      Zeusi hante pinte qinte dhe fluturonte ku ti donte qejfi por ishte n primitivitet me njers kafsh.
      Sot ke qytetnim …

      1. uhahahaaaaaa says:

        Ti dukesh qe je i “qytetnum” uahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  4. Pse? says:

    Me ne fund, per te patur efiçense edhe protestat ruse ne Tirane, vjen filmi me dashuri kur diktatura nuk lejonte martesat pa dashuri me te huajt. Tani qe femrat shqiptare, shumica , jane kthyer ne bordello, demokracia u a ka lene ne dore penisin.

  5. valter says:

    Eshte e lete te besh komente per nje kohe te shkuar, eshte e kollaj te besh krahas dhe tja fusesh kot se ne cilen kohe ka pasur me shume prostituta te cilat nuk kane munguar qe nga krijimi i njerezimit…..
    Kjo eshte nje ngjarje reale NESTI nje djal i ri i bukur i talentuar dashurohet me nje italiane dhe perfundon i masakruar….. Filmi duhet te quhej DASHURI NE KOHEN E KOLERES 2,

    1. tralala zura nje gale says:

      Pirdh, se ku i dihet edhe lirohesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. R
    Respekt per ate person, kimunistave robte e ku I k

    Deri Sa nuk Respektohen mendime e lira dhe te ndergjegjesohen njerezit.. Dhe deri Sa Spiunat e kohes se dulles, u punesuhan dhe punojne dhe sote.. Shqiperia heee krenar qe jemi budallejnte..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje