Zgjedhjet serbe në Kosovë, Sejdiu: Procesi të jetë logjistik, mos ta cenojë sovranitetin e vendit

19 Mars 2022, 12:46Rajoni TEMA

Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë.

Megjithatë Sejdiu potencon se procesi në fjalë duhet të jetë logjistik, e assesi të cenojë sovranitetin dhe funksionimin e institucioneve të vendit.

Sipas ish-presidentit OSBE është një mekanizëm që praktikisht ka ndihmuar qytetarët serb të Kosovës për të votuar duke menaxhuar qendra të caktuara.

“E rëndësishme është që në çdo proces që mund të jetë tip i logjistikës i cili nuk cenon interesat dhe sovranitetin e vendit dhe nuk cenon funksionimin e institucioneve të vendit. Por Qeveria duhet ta studiojë më mirë dhe ka informacione më shumë dhe besoj se ka plasuar qëndrimin e vet”, ka thënë Sejdiu për Ekonomia Online.

Sjediu, thotë se serbët nuk duhet të tentojnë të krijojnë njësi zgjedhore në Kosovë, në atë mënyrë që institucionet e Kosovës të shndërrohen në trampolinë të veprimeve të këqija të tyre.

“Unë nuk them se duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por unë them se mund të jetë sikur situata e mëhershme në ndonjë qendër që është e monitoruar edhe ndërkombëtarisht”, ka shtuar ai.

Për Sejdiun, strategjia e Serbisë është që të pengojë proceset për një njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, prandaj sipas tij udhëheqësit institucional duhet të jenë vigjilentë ndaj Serbisë, në mënyrë që të mos bien pre e gracave të tyre.

“Është një proces jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe deri tash i komplikuar për Kosovën. Kjo ngecje ka rezultuar për shkak të obstruksioneve të vazhdueshme që pala serbe i ka bërë. Ne e dimë se dialogu ka filluar në fazat e mëhershme dhe ka pasur disa nga marrëveshjet që janë nënshkruar dhe ato nuk janë realizuar. Strategjia e Serbisë është që të prolongojë proceset dhe në finale të mos dalë diçka që do të jetë zgjidhje për raportin e relaksit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.

2 komente në “Zgjedhjet serbe në Kosovë, Sejdiu: Procesi të jetë logjistik, mos ta cenojë sovranitetin e vendit”

  1. Gali says:

    Jo lajme me koqevare se na vjen per te vjelle, ju lutemi.

  2. lushi says:

    Per mndimin tim te gjithe qytetaret Serbe qe jeton ne Kosove ,nuk kane perse te zhvillojne zgjedhje ne teritorin e Kosoves por mund tu jepet mundesia qe te shkojne prane shtetit te tyre dhe te votojne ne qendrat me te afreta per ta!Ndryshe bishti do e kete dardhen perpara dhe jo dardha bishtin mbrapa!E thene ndryshe shqipetret qe jetojne ne Itali dhe Greqi kur Shqiperia ka votime duhet tu krijohen kushtet per te votuar ne vendet respektive ku banojne ,gje qe eshte e papranueshme per keto vende,ndaj duhet aplikuar e njejta gje edhe per Serbet e Kosoves qe nese kane deshire te votojne te shkojne ne shtetin e tyre ame!Kjo eshte zgjidhja me e drejte e parimore per ta,sepse vjen nje dite e Serbi keto zona mund ti shpalle “Republika Serbcka ” siç veproi babai i tyre shpirteror Putin ne Ukraine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje