Nga Afrim Imaj
“Jam Jani Lufi, flas nga Krasnodari”. Më në fund, nga krahu tjetër i telefonit dëgjohet zëri i njeriut që kemi kërkuar prej ditësh. I gatshëm për të rrëfyer, ushtaraku shqiptar që ka ngrysur jetën në Rusinë e largët, fillon të flasë me një shqipe të qartë, duke e ndërprerë hera-herës me ca “da, da” të shkëputura.
“E keni fjalën për konfliktin e brendshëm Rusi-Ukrahinë?”, thotë në përgjigje të interesimit tonë për gjykimin e tij rreth luftës më të fundit që ka urdhëruar Vladimir Putini. Për vetë statusin e oficerit madhor dhe karrierën që ka bërë në ushtrinë ruse, gjenerali shqiptaro-sovjetik ndihet disi ngushtë të flasë hapur e të vërë pikat mbi “i” për një konflikt të tillë të armatosur. Megjithatë, me aq sa shpjegon, të lë të kuptosh se dy popujt, dikur vëllezër, ai rus e ukrainas, po përjetojnë dramën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Përvoja dhe të dhënat që disponon nga miqësitë e vjetra me qarqet ushtarake e kanë bindur se konflikti, siç shprehet, do të përfundojë shumë, shpejt, në fund të marsit apo në fillim të prillit.
Në rrëfimin e mëtejshëm, njeriu që përgjigjet në shqip nga Krasnodari i largët thotë se jeta i ka rezervuar një fat të çuditshëm, por është krenar që ka ditur të ruajë ekuilibrin e të mbetet ballëlart përpara të njohurve dhe atyre, me të cilët e lidhi profesioni dhe detyra e përbashkët. Gjithsesi, për të jo çdo gjë ka rrjedhur kreshendo. Gjysmëshekulli larg familjarëve, shokëve, miqve, larg njerëzve, me të cilët u rrit e u shkollua, ka qenë sfilitëse e dramatike njëherazi. Ca më tepër, shton Jani Lufi, mënyra si është përfolur në Shqipëri qëndrimi në Moskë pas divorcit të viteve ‘60, më ka brengosur tej mase e më ka mplakur para kohe. Shpërfillës ndaj akuzave në adresë të tij, mundohet t’i kujtojë duke qeshur, së paku aq sa ka marrë vesh nga versionet e ngritura nga Sigurimi i shtetit. “Kanë thënë se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, kur jam martuar pas dhjetë vitesh nga prishja e marrëdhënieve midis dy vendeve. Më kanë quajtur agjent të KGB-së kur vazhdoja të mbaja teserën e anëtarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë”. “Kanë thënë se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja gjatë luftës, kur isha partizan e ndiqja këmba-këmbës okupatorin në vendin tim”.. E vërteta është se Tirana e atyre viteve ka konsumuar një fluks akuzash për studentin e “Frunze”-së që nuk u riatdhesua pas prishjes me BS. Në rrëfimin për “Panorama”, Jani Lufi, njëherazi me opinionin për luftën në Ukrainë, sjell një retrospektivë nga jeta e tij, duke filluar nga vitet e fëmijërisë në Sofratikën e Gjirokastrës, ato të betejave partizane në radhët e batalionit “Thanas Ziko”, ditët skënderbegase, ato të studimeve në akademinë ushtarake, periudhën kur shërbeu si oficer në Tiranë, atë të studimeve në “Frunze” në ish-BS e deri te çastet e gradimit me yjet e gjeneralit…
Përshëndetje, zoti gjeneral. Me sa kemi mësuar këto ditë, keni pasur 91-vjetorin e lindjes. Me këtë rast ju urojmë jetë të gjatë e të lumtur…
Faleminderit për urimin. Veç diçka për të qenë të saktë: Nuk jam 91, por 92 vjeç. Fakti që më uroni nga Tirana, më emocionon tej mase. Se vërtet jam gjeneral rus, por sakaq jam shqiptar, shqiptar 24 karat. E kur e dëgjon në gjuhën e nënës përshëndetjen për ditëlindjen, është një gjë hyjnore. Pastaj jeta ime ndahet në dy pjesë gati të barabarta, gjysma në Shqipëri dhe gjysma tjetër në Rusi. Nuk ke çfarë t’i bësh, kështu më ka qëlluar.
Si ushtarak veteran dhe me përvojë të gjatë në ushtrinë ruse, si e vlerësoni luftën e fundit, ose më mirë agresionin e urdhëruar nga Putini ndaj Ukrainës?
Unë kam gati tri dekada që jam në rezervë, gjeneral në pension dhe në njëfarë mënyre nuk kam kontakte me atë çka ndodh zyrtarisht me ushtrinë ruse. Pavarësisht lidhjeve e miqësive të vjetra, aktualisht nuk zotëroj ndonjë informacion të dorës së parë, siç ndodhte kur isha nën armë. Situatën e ndjek rregullisht e me interes të jashtëzakonshëm. Ca më tepër këtu ku jetoj, në Krasnodar, teatrin e luftimeve e kam shumë pranë. Edhe po të dua ta harroj për një çast jehonën e luftës, nuk më lë gjëmimi i predhave dhe i raketave që dëgjohet deri këtu…
Besoj se në përvojën tuaj të gjatë si ushtarak madhor në Rusi, nuk e keni përjetuar tjetër herë një luftë të tillë…
E kam përjetuar, por kjo çfarë po ndodh aktualisht në Ukrainë, është një konflikt i një lloji të veçantë…
Që do të thotë…
Që do të thotë, se përtej luftës klasike, është një konflikt i brendshëm…
Sidoqoftë, gjithë ky agresion, gjithë kjo përballje me të gjithë arsenalin e armëve, i kapërcen kufijtë e një konflikti të brendshëm…
Konflikt i brendshëm që ka arritur deri në përballje ushtarake. Kjo duket haptas. E mira do të ishte mos të arrinte deri këtu, por ja që kështu rrodhën situatat.
Çfarë keni parasysh kur thoni se kështu rrodhën situatat?
Kam parasysh konfliktin e kahershëm midis autoriteteve të Moskës dhe Kievit. Përplasjen që ka filluar qysh me shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik. Problemet dolën në evidencë qysh atëherë dhe me kalimin e kohës u bënë edhe më të koklavitura…
Megjithatë, bota e vlerëson të pamotivuar një agresion të tillë të një ushtrie të madhe si ajo e Rusisë ndaj popullsisë së pambrojtur të Ukrainës…
Këtu jemi në rrafshin e interpretimit, por çështja duhet parë në kompleks. A duhej t’ua kishim rezervuar dy popujve tanë këtë që po ndodh? Patjetër, por problemet e brendshme u trashën e u trashën dhe arritëm këtu ku jemi. Arritëm tek armët. E gjëmimi i tyre dihet se çfarë sjell…
Katastrofë, atë që përjeton Ukraina aktualisht…
Patjetër, po kanë qenë të gjitha mundësitë, që dhe Ukraina mund të bënte më shumë për t’i paraprirë kësaj së keqeje…
Çfarë mund të bënte ndryshe Ukraina?
Mund të bënte më shumë kundër grupeve seperatiste antiruse. Ka pasur prej kohësh një zhurmë të madhe në Rusi për këto grupe. Se në këtë aspekt nuk është fjala vetëm për të drejtat e njeriut…
Për të drejtat e pakicës ruse në Ukrainë…
Në Ukrainë rusët nuk janë pakicë, siç flasin rëndom mediat këto ditë. Me sa di unë, diku te gjysma e popullsisë ukrainase janë rus. Pastaj mos harrojmë se rusët e ukrainasit kanë jetuar si vëllezër të të njëjtit gjak…
Gjeneral, ju e njihni mirë logjikën e luftës, sikundër dhe pasojat e dhimbshme të saj. Pse duhej martirizuar një popull i tërë kur shumë mirë çështjet mund të zgjidhshin politikisht. Lufta në Ukrainë nga dita në ditë shënon kosto të tmerrshme dhe ngjan me një katastrofe të padëgjuar që nga Lufta e Dytë Botërore…
Është luftë, është përballje ushtarake, është konflikt i armatosur dhe pa dyshim që do të ketë dhe kostot e veta…
Kosto me jetë njerëzish të pafajshëm, me fëmijë e pleq që vriten e gjymtohen pa asnjë shkak vetëm pse janë brenda shtëpisë së tyre…
Kam përshtypjen se në këtë aspekt ka ekzagjerime. Ka patjetër dhe aksidente që nuk mund të evitohen në një teatër të madh luftimesh. Po nuk janë ato që shtjellon media. Ky është dimensioni më i dhimbshëm i një konflikti ushtarak. Kur të mbyllet konflikti e do të ulen gjakrat do të gjykohet zyrtarisht dhe ky aspekt…
Kosto të tmerrshme ka sakaq dhe përballja në front…
Besoj se u referohesha të dhënave që konsumojnë palët në konflikt. Ato për mua nuk janë të besueshme. Secila bën politikën e vet me shifrat e të vrarëve dhe arsenaleve të shkatërruara. Deri tani nuk kemi ndonjë burim të pavarur që të na konfirmojë të vërtetën. Nga përvoja dhe të dhënat që kam unë, shifrat e kumtuara janë disa herë më pak.
Keni të dhëna nga burimet ushtarake ruse?
Unë, siç të thashë, kam gati tri dekada që jam shkëputur nga ushtria. Kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar. Megjithatë, fal eksperiencës prej 40 vitesh si ushtarak madhor, shto këtu dhe miqësitë e vjetra me qarqet ushtarake, më mundësojnë një gjykim objektiv rreth asaj që ndodh në teatrin e luftës.
Nisur nga ky status i veçantë, si e gjykoni fundin e këtij konflikti?
Gjykoj se lufta po shkon drejt fundit. Fundi i marsit, qameti fillimi i prillit, armët do shkojnë në vendstrehime. Pjesa më kritike e konfliktit tashmë ka kaluar, pavarësisht ndonjë incidenti që do vijojë dhe më tej…
Çfarë keni parasysh kur thoni se lufta po shkon drejt fundit, ndërkohë që dita-ditës nga Ukraina vijnë lajme të tmerrshme?
Kam parasysh shumë gjëra të nxitura nga instinkti i profesionit, por jo vetëm. Kam parasysh ndërkaq ecurinë e negociatave politike e ushtarake.
Ato akoma janë larg produktit final?
Unë e shoh diçka më ndryshe. Kanë njëfarë ecurie të matur që premton. Shkurt konflikti është në aktin e fundit të tij…
Megjithatë, qysh me fillimin e luftimeve, njerëzit kanë qenë të frikësuar nga një shpërthim i mundshëm i Çernobilit. A mendoni se ka kaluar ky rrezik?
Stacioni dhe impiantet e Çernobilit janë katërçipërisht të sigurta. Janë disa sisteme sigurie që e garantojnë. Rreziku, pra, është O. Qysh nga shpërthimi i viteve ’80, Çernobili është vënë në masa të rrepta ruajtje e sigurie. Këtë e them me kompetencë, sepse e njoh mirë…
Tani, diçka për historikun tuaj. Si arriti një shqiptar të gradohej gjeneral i ushtrisë ruse?
Unë pata fatin të bëja akademinë në Moskë. Po pata dhe fatkeqësinë që t’i përfundoja studimet në momentin e divorcit të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Krejt për arsye subjektive mbeta në Rusi, kur të gjithë shokët e mi u kthyen në Tiranë. Vazhdova studimet dhe karrierën në Moskë. Dhe jeta më kaloi jo keq..
Çfarë kujtoni nga Shqipëria, sidomos nga vendlindja?
E kam thënë gjithnjë me krenari se jam shqiptar, djalë i dy prindërve fatkeq nga Jugu i Shqipërisë. Kam lindur në fshatin Sofratikë të rrethit të Gjirokastrës. Sofratika është një fshat i bukur, i rrethuar me male dhe gryka të ngushta që përfundojnë te lumenjtë e vrullshëm poshtë gjunjëve të tij. Aty jam bërë tetë vjeç, pastaj kam ikur dhe nuk jam kthyer më kurrë…
Keni qenë edhe partizan gjatë Luftës Nacionalçlirimtare…
Kam qenë partizan që 14 vjeç në batalionin “Thanas Ziko”. Ka qenë ajo një periudhë sa e vështirë, aq dhe e bukur. Edhe tani që jam 92 vjeç i mbaj mend të gjithë shokët e shoqet e batalionit. Ajo kohë e zjarrtë prodhoi trima e njerëz besnikë të vendosur për idealin dhe atdheun e tyre…
Pas luftës kryet studimet në akademinë ushtarake në Tiranë…
Fill pas luftës u regjistrova dhe nisa studimet në shkollën ushtarake “Skënderbej”. Ka qenë një shkollë e shkëlqyer. Për ne që vinim nga lufta, ajo u bë si shtëpi e dytë. Dhe mbeti e lavdishme tërë jetën si shkollë që përgatiti breza e breza të tërë oficerësh. Nga shkolla “Skënderbej” pastaj shkova në akademinë ushtarake ku mbarova me rezultate të shkëlqyera. Bukur më shkoi dhe karriera pas diplomimit. Përzgjedhja për të kryer akademinë në Bashkimin Sovjetik ishte një tjetër privilegj që m’u dha në atë kohë. Dhe kështu vazhdova një karrierë të suksesshme deri te garda e gjeneralit.
Deri kur do te vazhdoni me genjeshtra e shtremberime trashanike, sipas oreksit o Mero, per cdo gje qe shkruani…???!!! Ja keni kaluar dhe gazetave te Enverit, kot e shani ate…, jeni te tere bij te devotshem te tij…! Konkretisht, Jani Lufi, eshte minoritar grek dhe jo shqiptar, ku familja e tij u persekutua eger nga regjimi, per shkak te tij…
Ore shori! Po sikur nuk e thote Moroja qe ky Jani Lufi eshte shqiptar, por e pohon vete Jani qe eshte “shqiptar, shqiptar 24 karat”.
Kot po lodhej
Amerika
erdhi ky
nga Sofratika
me një fjalë
Botën shpëtoi
LB3
Parandaloi.
…
Komentuesit
gjithë zjarr
është grek
a është shqiptar!?
…
Gjenerali
në pension
da da da
nis e tregon
veç me punë
djersë e nderë
në Rusi
bëri karrierë.
Vitet shkuan
rrodhën lumë
KëGëBë-ja
flinte gjumë.
Po ai thote vete në interviste qe jam shqiptar 24 karat. E di vete Jani apo e di ti o aziatik?
Shori ska lidhje me ate qe thua .Un kam gruan nga Sofratika dhe di pak me shume se ty . Jani ka qene familje minoritare e vertete por ne Rusi ka shkuar si shqiptar e me pasaporte shqiptare . Ai kurre nuk ka deklaruar kombesine greke sepse Greqia ishte ne Nato dhe harroje qe bente karriere ne nje vend te traktatit te Varshaves . Kjo ka qene nje veprim i zgjuar i tij se pavaresisht se Shqiperia doli vone nga traktati i Varshaves nuk konsideroheshte vend armik per Rusine asnjehere .pastaj eshte dhe relative kombesia . Gruaja ime ka lindur ne Tirane bashke me vellezerit . I jati minoritar por ishte drejtues i larte ne Ministri dhe asnjeri nga femijet nuk dinte nje llaf greqisht . Ne jetojme ne Usa ka vite .vertet gruaja dhe vellezerit se kane mohuar origjinen e ketu shkojne ne kishen greke kryesisht per festat por shoqerohem vetem me shqiptaret se te thashe varet si je rrit ne jete . Lind e rrit ne Tirane kane mare ato zakone e smund ta mohojne Shqiperine . Nuk mund ti futesh gjithe minoritaret ne nje kallup. Nje pjese jo e vogel kane pas poste drejtuese ne ate sistem sidomos ne sigurim e propagande .respekte. Ju lutem kursejini komentet negative per kombesine e tjetrit . Te gjithe jemi bij te Zotit
Andon pershendetje.Mos u lodh t’ju shpjegosh gjera dythundrakëve .
Po ti u shpjegove o pathundrak pisoglendi?
Andon ,ti mund ta ndiesh veten si te duash,por Jani nje njeri me karakter te l’arte,fisnik, e thote vete qe eshte shqiptare dhe ate 24 Karate.Cka ka per te diskutuar ketu? Janit gjithe te mirat!
e naimit i mjafton që jani deklarohet 24 karatsh dhe mbaroi muhabeti!!
që jani është një koqe gomari,një kokërr tradhëtari!?
nuk duhet vënë në dyshim!!që jani jo vetëm tradhëtoi shqipërinë por dhe po tradhëton njerzillëkun!!
po mbështet me bythë diktatorin e rusisë,dhe quan “luftë të brëndëshme” agresionin e një biri kurve kundër një shteti!!
dhe për habinë e jani kurvës,megjithëse(si e thotë ai)50% na qënkan rusë,prapë të gjithë ata dhe ajo gjysma tjetër jo ruse,luftojnë si të tërbura kundër kërmës që ka në zemër bedeli jani,tradhëtari që mero qerosi e paraqet si “gjenerali që nuk ju bind enverit dhe tradhëtoi shqipërinë”!!
çfar nderi i madh!!
robt ku i ka ky bastard 91 vjeçar!!
tipa si ky janë turpi i shqiptarëve!!
Ose më saktë arumun,vlleh.
Femija lind femije. Pastaj osé è mesojme te dashuroje osé e mesojme te urreje. Cfare eshte me e mira? Te kaloje jeten me urrejtje e lufte apo me dashuri dhe paqe? Kur s’kuptohet kaqe gje… jemi shume keq.
O Shori…
Nga Derviçani je mo pedhaqi mu.
Po shkrimin nuk e ka bërë Merua ,po e ka huazuar nga Panorama mo Shoti mu.
Po vetë Ioani e thotë që jam gjysëm rus dhe gjysëm shqiptar.Mesa duket që e ka haruar që është minoritar.
Vodka Jani, pi vodka dhe mos fol kunder luftes. Se Putini i tredh dhe te moshes tende.
Nuk pritej ndonje pergjigje tjeter per pyejtjet me “spec” te gazetarit. Iu pergjigj deridiku me diplomaci.
Mos te harrojme qe ka jetuar 3/4 e jetes ne Rusi. Pastja dhe eshte e veshtire sot qe te shprehesh, sidomos me ate qe po u ndodh ne Rusi atyre qe dalin kunder luftes.
KLM!
Hajde Jani ku-Lufi hajde…
Jeni te sigurt qe Jani ka folur shqip !?
Po o shoku po minoritar grek esht ,sic ishte akili,Aleksandri,odisea dhe vete jezusi.
Biles dhe enver hoxhen e bet grek CA kohe..ate jau japime qejf.
Shifni se.mos esht dhe zelinski minoritar grek
O koqe, po jani ka qejf e deshire te thote qe jam shqipetar. Ku eshte e keqja ketu? A ka lindur ne Shqiperi? A flet shqip? A ka lutuar per clirimin e shqiperise ne luften e dyte? Po, po,po.
sa pa vlere qe jeni te gjithe perfshi gazeten tema?! Si i merret interviste ketij trapi dhe ju shitet shqiptareve si hero, qe na qenka bere gjeneral ne Rusi. Ai mund te jete ndonje gjeneral prapavije qe conte fasule ushtait sovjetik. Rusia ka 1 milion gjenerale. I erdhi radha dhe e bene. Mbi te gjitha ai eshte dezertor i ushtrise shqiptare dhe si i tille percmohet, perdhoset dhe jo levdohet. Po te ishte Rusia ne lufte me shqiperine ai do ju hidhte shqiptareve raketa ne koke. Ai ndenji atje se i pelquen ato kurvat bionde per bythen e tij. Eshte po aq mut muti sa dhe Sali Ceceni Ai eshte nje mut muti dhe na plasi kari se zihen sllavet. Ne luften e shqiptareve te maqedonise Ukraina coi helikoptere per te vrare shqiptaret, ju beni be e rrufe per ukrainen.
Ky SHORI qeka RRK komplet, sigurisht qe familja e tije do te keqtrajtohej sepse ne radhe te pare duhet te mendohej mire Jani Lufi perpara se ti braketiste…. Regjimet diktatorjale keto pasoja te sillnin….
Kot po lodhej
Amerika
erdhi ky
nga Sofratika
me një fjalë
Botën shpëtoi
LB3
Parandaloi.
…
Komentuesit
gjithë zjarr
është grek
a është shqiptar!?
…
Gjenerali
në pension
da da da
nis e tregon
veç me punë
djersë e nderë
në Rusi
bëri karrierë.
Vitet shkuan
rrodhën lumë
KëGëBë-ja
flinte gjumë.
Ky zarbe edhe pa u prishur maredhenjet me BS e quante vehten Grek dhe e mohonte kombesine Shqipetar megjithse se kishte bere betimin si ushtarak Shqiptar dhe u dergua per studime nga ky shtet
Nuk hyn ne pune Enver Hoxha
Ai eshte thjesht dezertor ne rastin me te mire ose agjent ne rastin tjeter
. Boll i ngjallet Keta renegatë.
Plak legen.Mendoi vetem per bythen e tij ,se ai e dinte cdo i gjente ata qe la ketu ,ku asnjeri nuk ja kishte per borxh Perndjekja do ishte qe nga krushqite e deri te afermit fare.Shume kane dale dhe ate periudhe jashte ne boten perendimore dhe mund te qendronin por kane menduar pasojat e atyre qe do linin pas dhe jane kthyer
Kur thua qe Ruset perbejne 50% e poillsise ne Ukraine thua nje genjeshter… pasi jane 10-11 milioni banore me origine ruse nga nje popullsi totale 42 milion banore..
Dhe kjo lufte kriminale eshte nisur nga filo- ruset diku nga vitet 2014 te ndihmuar nga Moska e Put- tanes… vafshi ne djalle ju Ruset qe lufta ne Ukraine eshte ne syrin e gjithe botes… ku vrisni e shkaterroni nje Komb qe flet nje gjuhe te kundert nga ajo e juaja… dhe sot ju ruset thoni qe s’eshte lufte por je n’derhyrje speciale per te eleminuar sipas jush neofashistet Ukraines… kuptohet qarte qe kerkoni te merrni me force Ukrainen me ndihmen e fioruseve per nje Rusi te Madhe eshte qellimi dhe pike…. Po ate kasapin e cercenve miku juaj ke per te thene gje z.Gjeneral i puneve t’kota ???
Jani ka qene jetim prandaj e kishte me te lehte te mos kthehej ne Shqiperi edhe mire beri. Vazhdoj karrieren e vet ne Bashkimin Sovjetik edhe e doli ne pension si komandat divizioni, gjeneral major (vetem nje yll ne spaleta). Po te kishte ardhur ne Shqiperi pas 90 do ishte detyruar te emigronte ne Greqi ose te punonte te Fondacioni Xhaferi apo te Koco Kokedhima. Si te gjithe shoket e tij.
Jani mund te jete me origjine minoratire. Por flet shqip e quan veten shqiptar edhe eshte shqiptar. Njesoj se arvanitasit ne Greqi qe flasin greqisht edhe e quajne veten greke edhe jane greke.
enton ke të drejtë
dhe kurvat të jëjtën arsye japin!!kemi kaluar një jetë të mirë,kemi mbajtur sipër çdo gomar që paguante!!
duhet të jesh rracë putananash!!
Kapter jari, dmth qirje jani, qe eshte bere tavarish gjenerali ne mitera rusija, eshte bere edhe strateg lufte. Kelyshi I kgb-se u be I gjalle pa 100 vjet ne gjume, si e bukura e gjetur qe e zgjuan bombat e Putin putanes.
Sa shumë tradhëtarë të till fatkeqësisht ka Shqipëria edhe sot.Aq më keq që nxan vend në portale e mjete tjera të informimit meqenëse këtu e bënë pushtetin Vuçiç.
Ti je nje prej tyre o tyrceli islamist!