Franca: Nëse do të jetë e nevojshme do të rrisim sanksionet kundër Rusisë

22 Mars 2022, 10:44Bota TEMA

“Ne nuk do të hezitojmë të rrisim sanksionet kundër Rusisë sa herë që do të jetë e nevojshme”. Kështu deklaroi sekretari i shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Clement Beaune gjatë një takimi në Bruksel.

“Ne do të shtojmë presionin ndaj Rusisë. Nëse do të jetë e nevojshme të miratojmë një tjetër paketë sanksionesh, do ta bëjmë”, tha ai.

“Ne kemi miratuar tashmë një paketë sanksionesh, por nëse lufta e Rusisë vazhdon, ne do të rrisim çmimin dhe presionin,” përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje