Kapanonet me pula të infektuara e të ngordhura rrezikojnë punonjësit, Ministria e Bujqësisë ende asnjë urdhër për asgjësim

22 Mars 2022, 15:31Sociale TEMA
Kapanonet me pula të infektuara e të ngordhura rrezikojnë

Kapanonet me pula të infektuara e të ngordhura po kthehen në një rrezik për shëndetin e punonjësve dhe personelit të stabilimentit në Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa Ministria e Bujqësisë nuk ka nxjerrë akoma urdhrin për asgjësimin e shpendëve.

Në mungesë të këtij urdhri që është detyrim ligjor i ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural stafet ndjehen të rrezikuara për shëndetin e tyre, ndërsa vazhdojnë të nxjerrin pula të ngordhura për t’i groposur dhe nuk mund të bëjnë asgjësimin e pulave të infektuara pa një urdhër nga ministria.

Në qershor të vitit 2021 ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi ka miratuar planin e kontigjencës për influencën aviare, bazuar në legjislacionin tonë, konkretisht në ligjin ”Për shërbimin veterinar” dhe urdhrin për miratimin e rregullores mbi gjurmimin dhe luftimin e sëmundjes së IA në shpendë.

Pavarësisht kësaj situate emergjente dhe konfirmimit zyrtar në fundjavë të dyshimeve për IA, reagimet e ministrisë së Bujqësisë dhe strukturave vartëse nuk kanë qenë në përgjigje të kësaj situate kritike që ka futur në karantinë tre stabilimentet më të mëdha në vend për mbarështimin e shpendëve.

Ndërkohë dhe rregullat e karantinës ka dëshmi që janë shkelur e vijojnë të shkelen, ndërsa dhe procesi i groposjes që po vijon nuk është konform standardeve të kërkuara për të siguruar izolim të virusit që tenton të forcohet teksa përhapet.

Rregullat përcaktojnë qartë dhe detyrimin për të deklaruar sëmundjen në mënyrë që reagimi të jetë i shpejtë për luftimin e sëmundjes brenda vatrave të saj.

Nxjerrja e urdhrit të asgjësimit është shumë e rëndësishme për menaxhimin e duhur të situatës dhe parandaluar pasojat e mëtejshme të sëmundjes infektive influenca aviare që rezulton të jetë përhapur gjerësisht dhe në fshatrat përreth stabilimenteve, ku fshatarët blejnë zakonisht zogj për mbarështim në oborret e tyre, por edhe ushqim për pulat.

2 komente në “Kapanonet me pula të infektuara e të ngordhura rrezikojnë punonjësit, Ministria e Bujqësisë ende asnjë urdhër për asgjësim”

  1. Ermal says:

    Po kush do ti nxjerrë këto urdhëra? Kush do i zbatoj edhe në rastin se dalin? E ka idenë njeri se kush punon në Ministri dhe në Autoritetin e Veterinarisë? O Zot ku je? Nëse deri dije mendonim se na qeverisin plehrat për ata që ende nuk e dinë lajm flesh në institucionet e sipërcituara punojnë dhe japin kontributin e tyre largpamës plehrat e plehrave.

    1. Ana says:

      Ore zoteri, industria e vezeve eshte biznes privat dhe jo shtetetor. Ne rast se biznesit per arsye te ndryshme makinerite apo pjeset e ndrimit i dalin jashte perdorimit, eshte detyra dhe kopetenca e tyre ti evadojne dhe zevendesojne. Pularite industriale per prodhim vezesh e kane norme pune qe mbas nje periudhe shfrytezimi te makinerive/pulave ( deri ne 18 muaj), ti asgjesojne dhe ti zevendesojne me te reja. Pra skartimi, asgjesimi eshte nje pune rutine qe e bejne perhere. Keshtu qe dhe kesaj radhe ndoshta para kohes se zevendesimit teknik, te bejne ate pune qe kane bere gjithmone. Nese nuk e bejne, duhet qe organet kopetente shteterore mbikqyrese te marin masat ndeshkuese ndaj ketyre bizneseve per mosrespektim te kontratave apo licensave dhe tu faturojne cdo shpenzim qe do kryejne ne mbrojte te ambientit dhe sigurise se jetes. Nese nuk paguajne tju sekuestrojne aktivet dhe te drejtat e pronesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje