Pleqtë e ushtrisë serbe – mosha, armiku që rrezikon ta zhbëjë forcën ushtarake të Serbisë

22 Mars 2022, 10:56Rajoni TEMA

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, me të nisur viti 2022, Serbia ka humbur 47 oficerë dhe 24 nënoficerë, ndërsa janë rekrutuar vetëm 17 oficerë të rinj, ka njoftuar Unioni Ushtarak i Serbisë, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij unioni, kjo gjë përbën shqetësim për faktin se gjysma e tyre janë oficerë deri në gradën major, dhe se në këtë gradë janë katër pilotë kyesisht të rinj.

Ky union lajmëron se Serbia nuk ka ushtri operacionale dhe se brenda pesë viteve kërcënohet me zhdukje të plotë.

“Shteti vazhdon të injorojë plotësisht kolapsin e kahershëm dhe të vazhdueshëm të personelit të ushtrisë sonë, rolit kushtetues dhe funksionimi i së cilës është aktualisht në pikëpyetje”, thuhet në reagimin e këtij segmenti ushtarak.

Për shkak të personelit tejet të moshuar dhe fluksit të vogël, ushtria serbe nuk ka ka arritur të rinojë veten, përcjell më tej “Danas”.

“Për shka ktë largimit të anëtarëve profesionalë ushtarakë dhe mungesës së ndërgjegjes dhe kujdesit shtetëror, dhe qëndrimit katastrofik të individëve, të atyreve që shteti u ka besuar lidershipin dhe komandën, menaxhaminim e ushtrisë”, shkruhet më tej në listimin e shqetësimeve drejtuar ushtrisë serbe.

“Duke nisur që nga ky vit flluksi potencial i personelit në ushtri është edhe më i ulët, sepse edhe kandidatët më të rinj të cilët kanë pasur për detyrim të shërbejnë në ushtri, janë të moshuar për t’u pranuar në shërbim ushtarak, si ushtar profesional”.

“Për shkak të këtij fakti, ushtarët në shërbim vullnetar ushtarak, në 90% të rasteve, përjetojnë zhgënjim, dhe pas përvojës rrënuese, ata heqin dorë nga ideja e zgjedhjes së shërbimin ushtarak si ushtarë profesionalë”, thuhet më tej nga ky union.

Sipas tyre, ministrat me biografi kriminale, kanë abuzuar me sistemin e mbrojtjes të ushtrisë eksluzivisht për të përmirësuar vlerësimet në sondazhe politike, derisa kanë rrënuar sistemin ushtarak.

“Derisa brenda pesë viteve ushtria kërcënohet me zhdukje të plotë”, thuhet më tej.

“Pakujdesia, nepotizmi, privitazimi dhe uzurpimi i pozitave të rëndësishme menaxheriale në ushtri, korrupsioni, krimi dhe format më të këqija të shkeljes së ligjit, kanë sjellur faktin se Serbia, fatkeqësisht, sot mund të thuhet se nuk ka ushtri operacionale që mund të t’i përgjigjet detyrës së saj kushtetuese, për të cilën gjë dikush duhet të merr përgjegjësi”, përfundon shkrimi, përcjell “Danas”.

3 komente në “Pleqtë e ushtrisë serbe – mosha, armiku që rrezikon ta zhbëjë forcën ushtarake të Serbisë”

  1. dembabadem says:

    Mos i qani hallin Serbis por shikoni te forconi ushtrine tuaj, me arme me njerez dhe me strategji.

    1. Matrapiku says:

      Po c’ne rrezikon te shperbehet ???
      Serbet (sipas propagandes se pist Arnaute) jane Racistat, shovinistat, militaristat … me te medhenj ne Ballkan.
      .
      Si ka mundesi qe populli “i keq” Serb” te injoroj Forcat Ushtarake ?
      .
      E mer majmuna, si ndryshon historia kur ju “shket goja” dhe thoni te verteta.

  2. USh gomar, Ush tri e shqipes says:

    Pse nuk marrin shembull nga ne xhanem?!
    Cfare duhet per te zevendesuar nje gjeneral? Merr nje oficer si tek ne, veri cdo tre muaj nje yll, dhe ne krye te vitit takfap nje gjeneral Brigade.
    Shih ushtrine shqiptare te NATOs!
    30 gjenerale Brigade, qe skane pare ndonjehere me sy, Jo Brigade, por as toge, bataljon, tank, avjon, nendetese. Qiellin na e ruan greku. Detin italiani. Ne toke Janulla, erdogani dhe papa. SHQUPIn e vodhi Berisha! Depot Shkerdheni. Tynelet dhe pronat e ushtrise iken per lesh. Tanket per skrap.
    Tani,
    Pastro halete e NATos me sukull! Pastro kontraceptivet e turisteve plazheve! Bej fotografi me ca automatike te dhuruar. Nxirr ne pensjon gjeneralet kullufa! Paguaju pensjonet! Sajo ca gjenerale te tjere aviacjoni, marine pa kokerr avjoni, luftanieje apo tanku. Paguaju edhe keta si gjenerale edhe genje shqiptaret per nje 10 vjet me armatosjen gjer ne dhembe te ushtrise shqiptare me 3 helikoptere amerikane, qe pastaj behen dy, edhe ne fund nuk vjen asnje.
    Bir o bir!
    Ushtri e NATOs kjo e Jona! Dridhet dynjaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje