Vuçiç fton Putin dhe Zelensky-n që të bëhen “tradhtarë”

19 Mars 2022, 13:20Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ftoi homologët rusë dhe ukrainas që të bëjnë lëshime të konsiderueshme për hir të paqes.

“Për të zgjidhur një konflikt ushtarak duhen dy persona. Prandaj i them Putinit dhe Zelenskit që ta pranoni këtë faj, të bëheni tradhtarë, të humbni zgjedhjet por të shpëtoni vendin”, u shpreh ai gjatë një interviste për televizionin serb, TV Përva.

Ai më tej pyeti dy presidentët nëse dëshirojnë fundin e luftës apo fitoren, duke pohuar se frika është që palët po presin për fitoren. “Nëse është kështu, mund t’ju them se situata në ditët, javët dhe muajt në vazhdim vetëm sa do të përkeqësohet”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se në fund Putin dhe Zelenski do ta nënshkruajnë një marrëveshje të mirë dhe shtroi pyetjen pse nuk e bëjnë tani, pasi në këtë mënyrë shmangin shkatërrimin e mëtejshëm të Ukrainës. Ndër të tjera foli presionin e madh ndërkombëtar për të dënuar pushtimin rus, duke theksuar se Serbia po detyrohet që të humbasë të vetmin aleat në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

8 komente në “Vuçiç fton Putin dhe Zelensky-n që të bëhen “tradhtarë””

  1. asd says:

    Vucic po flet korrekt.

    1. Roberto says:

      Kush tha qe Vucic po flet korrekt?? Nga e kuptove ti???Kush e sulmoi Ukraninen Ukraina apo Rusia?? Rusia hengri Mut dhe tani ta mbaje e mos kerkoje qiqrra ne hell qe te ulen e Ukraina te pranoje kushtet e Moskes??? Moska sic u fut te kthehet mbrapsh me bisht nder shale dhe mos kerkoje qe te dale pa lagur me marveshje. Ja hyri kesaj rruge??? Le ta coje deri ne fund por po rrenohet si shtet dhe Putinit i erdhi fundi ndersa ti kerkon ta mbash akoma ne kembe nje kale te ngordhur?? Vucic shiko punet e tua,prano Kosoven si shtet dhe mos e largo vemendjen diku tjeter.Po sikur Keshilli I Sigurimit ta perjashtoje Rusine c’fare do besh ti??? Rusia ka bere dhe po ben krime lufte ne Ukraine njesoj si babai yt Sllobo prandaj ti te pakten mos fol.

  2. Vertet says:

    Jep mendje te tjerve kur s’di c’te beje me serbine.

  3. Umor Isti says:

    Vucic, behu ti tradhetari i pare. Jep shembullin personal. Thyeje akullin i pari.
    Njihe Kosoven. Do marresh cmimin Nobel per paqe.
    Duke te pare ty, mbase edhe Putinit i mbushet mendja.

  4. Umor Isti. says:

    Vucic, behu ti tradhetari i pare. Jep shembullin personal. Thyeje akullin i pari.
    Njihe Kosoven. Do marresh cmimin Nobel per paqe.
    Duke te pare ty, mbase edhe Putinit i mbushet mendja.

  5. emigranti says:

    Vucic po tregohet hipokrit , pasi ate qe po u propozon Putinit dhe Zelenskit duhet se pari ta beje vete me sjelljen e tij me Kosoven qe megjithese paraqitet ne bisedime sa per tu dukur e vetem duke kerkuar, pa njohur me pare krimet e shtetit te tij ndaj popullsise shqiptare ne Kosove si dhe nuk le gur pa levizur per destabilizimin e saj.
    Me teper me kete paraqitje desh te justifikohej para Putinit per qendrimin e “detyruar “kunder luftes ne Ukraine.

  6. Tirana says:

    Po Ukraina qe krijoi Rusia Cariste dhe ajo Bolshevike a do t’ja ktheje territoret e marra Moldavise, Rumanise, Polonise dhe Rusise?
    Vetem tre te parave u ka marre gati 150.000 km2. Dhe jo shume larg nga 1939 deri ne 1945.
    Po ky kingu i Ukraines perse nuk i ka shpallur ende lufte Rusise e cila e pushtoi dhe po e shkaterron perdite?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje