Dhjetë pyetjet që Muli u shpërndau demokratëve sot në Fier për Doktorin 

14 Maj 2022, 20:14Antena TEMA

Për t'i bërë më interesante takimet e Doktorit dhe për të shmangur të dehurit të ngjiten në skenë, Muli vendosi sot të shpërndajë sot vet dhjetë pyetje të sakta për Doktorin, me qëllim që biseda të merrte rrjedhën e duhur. 
Të dhjetë pyetjet ua ndau demokratëve më të besuar, të cilët i lexuan dhe i mësuan përmendësh. 
I pari u ngrit një burrë i moshuar: 
- Doktor kam ardhur të të them vetëm dy fjalë si burrë në moshë që jam. Po si i durove gjithë ato vuajtje 9 vjet nën Lulin mo burrë? 
Doktori: Ne demokratët jemi rracë e fortë, tha Doktori.  
Pyetja e dytë: Doktor, po si e zgjodhe atë Lulin kryetar mo burrë, dhe le besnikë si Flamuri rrugëve? 
Doktori: Kemi ba dhe gabime, po vota e lirë po i korrigjon. 
Pyetja e tretë: Doktor veç një pyetje kisha: A do e bësh më atë gabim që bëre me Lulin? 
Doktori: Kurrë nuk ju tradhtoj më! 
Pyetja e katërt: Doktor kur e kuptove që Luli të tradhtoi? 
Doktori: Kur u përpoq të prekë sovranitetin e PD. Aty e kuptova që është tradhtar. Sovranitetin nuk e dorëzojmë kurrë. 
Pyetja e pestë: Doktor, A kishe dyshuar ndonjëherë që Luli do të tradhtonte? 
Doktori: Nuk e kisha menduar. Jam njeri i sinqerte nuk jam njeri i intrigave. 
Pyetja e gjashtë: Doktor, në vazhdim të parafolësit, po si s'të shkoi mendja mo burrë që do të tradhëtonte? 
Doktori: Epo kur je vetë i ndershëm i di gjithë njerëzit si vetja. 
Pyetja e shtatë: Doktor, po sikur ta shikoje që ai punonte pas shpine po të mos kishte shkelur sovranitetin e PD, a do e zboje? 
Doktori: Vota e lirë e demokratëve do t'i jepte përgjigjen që meritonte. 
Pyetja e tetë: Doktor, a është e vërtet që Luli është i futur nga amerikanët në PD më 2005, të të tradhtonte ty? 
Doktori: E vërteta është se ka qenë njeri i Xhorxh Sorosit, por kam menduar se do reflektonte. Me sa duket mbeti agjent. 
Pyetja e nëntë: A ka mundësi që ky tradhtar mund të jetë paguar nga Milosheviçi kur ka qenë në Hagë, për të shkatërruar PD? 
Doktori: Të gjitha opsionet janë të hapura. PD do hetojë të vërtetën deri në fund. 
Pyetja e dhjetë: Doktor, a mos na tradhton dhe ky Ed Paloka? 
Doktori: Edi Paloka ka dhënë prova se ka qenë gjithë jetën kundër tradhtarëve. Provat janë prova. 
Duartrokitje. 
Ky ishte dhe takimi më i suksesshëm i Doktorit në fushatën parazgjedhore. Pyetjet e përgatitura e dhanë efektin e tyre. 
 

Lini një Përgjigje