Gjatë përpjekjes për të mbrojtur veten e tij, sot Doktori pa dashje dekonspiroi dhe Mulin si pjesë e listës “non grata” angleze, duke përmendur se autoritet britanike kanë fajësuar dhe atë bashkë me disa kolegë të tij.
I alarmuar se si duhet mbyllur ky skandal, thirri Lelon të gjenin një zgjidhje.
-Më duket se nuk e kanë kuptuar mirë këta gazetarët që je dhe ti “non grata”, tha Lelo.
Prandaj më mirë ta lëmë në heshtje.
-Jo jo, tha Muli. Kam frikë se e kanë kuptuar dhe do më sulmojnë, por duhet t’i dalim para së keqes.
Të sajojmë diçka që unë të dukem sikur nuk jam i sanksionuar.
-Po çfarë të bëjmë, tha Lelo?
Vetëm të distancohesh dhe ti nga Doktori.
-Këtë nuk e bëj kurrë sa të jem gjallë, tha Muli.
-Po s’ka problem, lojë është kjo, tha Lelo.
Ti e pe që Doktori u distancua dhe nga Fazliç, dhe nga Myftari.
Tha që janë miqtë e Lulit, jo të mijtë.
Bëje dhe ti këtë.
-Çfarë të bëj, të them jam mik i Lulit? Kurrën e kurrës.
Më mirë të më pushkatojnë.
-Po atëherë të themi që ti je njeri i lirë dhe shkon në Angli.
Sajojmë një takim në Bruksel me ca militantë tanët që jetojnë në Angli dhe duket sikur je në Angli.
-Jo, se kam frikë se këta anglezët e verifikojnë dhe e bëjnë publike, tha Muli.
-Atëherë s’kemi çfarë bëjmë tjetër, tha Lelo.
Vetëm ta bësh dhe ti si Doktori, të thuash sa të jetë kjo qeveri në Angli, ti nuk shkel kurrë se kanë fyer Doktorin.
Kështu e maskojmë pak.
-Ashtu do ta bëjmë, tha Muli. Të duket sikur e refuzoj vetë.
Flamur Noka kur u aratis në Jugosllavi ata e bene agjent të UDB-SË dhe sollën në Shqipëri për t'i ndenjur afër Saliut si gjithë agjentet e tjere t UDB-SË qe kishte per rreth.Flamur te kujtohet ai shoferi qe para zgjedhjeve në selinë e PD te pruri dy canta shkolle me 500.000 mijë EURO.Ti i dole përpara e ja morre per projektin e ndërtimit tek TEGU ku ndemjetes ishte Sokol Olldashi me Saliun.Te nesërmen ti bleve makin të re.