Muli i shqetësuar nga votimi grek për martesat gay 

16 Shkurt 2024, 20:28Antena TEMA

Ne Greqi pjesa më e madhe e shumicës së djathtë të Mitsotakis bashkoi votat me opozitën e Syriza dhe një pjesë të Pasok, dhe miratuan ligjin për martesat gay.

Kështu, udhëheqësi i opozitës, Stefanos Kaselakis, mund të martohet me Tyler McBeth. 

Muli nuk kupton mirë nga këto lajmet e botës, ndaj pyeti Lelon. 

-Si ka mundësi një parti e djathtë e bën këtë? 

-E ka bërë për respekt të liderit të opozitës, i tha Lelo.

Nuk është si qeveria jonë që persekuton liderin e opozitës.

Në vendet perëndimore është traditë që lideri i opozitës respektohet, madje i mundësohet dhe martesa, qoftë kjo martesë brenda një gjinie. 

-Kam frikë se do jetë shembull i keq, tha Muli.

Se këta të Micotaqis kanë bashkuar votat me të dy opozitat.

Është sikur Edi Rama të marrë vota dhe nga ne dhe nga Lul Basha. 

-Ashtu duket, tha Lelo, po nuk është.

Se kjo është tradhti specifike, se lidhet me faktin që lideri i opozitës është gay dhe ka pas nevojë të martohet. 

-D.m.th ti thua që ne nëse duam të ruhemi nga tradhtia, nuk duhet të caktojmë udhëheqës opozite ndonjë gay, tha Muli. 

-Këtë nuk e them dot, tha Lelo.

Se dhe po ta vëmë, ne nuk kemi qeveri që respekton opozitën dhe s’ka për ta bërë këtë gjest xhentil.

Kështu që nuk ka kush na vë në provë. 

-Sidoqoftë, tha Muli, mirë është të marrim masa që mos t’u japim shans për të na vënë në provë, se kjo pastaj nuk i dihet si merr puna.

Se hajde duro njerëzit pastaj të na thonë, “ua falëm që na shitët për Lulin, por se do na shisnit dhe për bythën nuk ua kemi borxh”.

Lini një Përgjigje