Muli pranon ta përkujtojë 8 janarin si “Kryengritja e Vulës” 

9 Janar 2023, 20:30Antena TEMA

Lelo vendosi të diskutojë sot me Mulin se si të krijojnë një fabulë që 8 janari të mos ngelet si një ditë humbje e Doktorit.

-Ai nuk e ka shumë qejf atë ditë, tha Muli.

Po ti mendohu njëherë.

-Unë mendoj se duhet ta shpallim si ditë të revolucionit botëror kundër Sorosit, tha Lelo.

Një vit pas nesh më 8 janar në Brazil u sulmua Kongresi, Senati, gjithë institucionet.

Edhe aty betejë për legjitimitetin është.

Lula thotë kam vulën, Bolsaniero thotë kam zyrën dhe u përplasën.

Nuk është rastësi që u përplasën më 8 janar.

Foltorja ka dhënë sinjalin e parë.

-Kjo është interesante, tha Muli. Këto nuk i dija.

Por ky që sulmoi në Brazil, i majtë apo i djathtë është?

-I djathtë me Trumpin, si ne, tha Lelo.

Ai që ka fituar është Lula, komunist i shkolluar në Shqipëri.

Ka pas Servet Pëllumbin pedagog.

-Po ne sikur u gëzuam që fitoi Lula, tha Muli.

Mbaj mend që e bëmë festë.

-Ne u gëzuam për shkak të moshës, tha Lelo.

Meqë Lula po shkon 80, ne deshëm t’u tregojmë shqiptarëve se dhe Doktori po shkon 80 si Lula, por do fitojë.

Por kjo nuk e ndryshon faktin që ai ka marrë pushtetin me mashtrime.

-Pra ti thua që, meqë edhe në Brazil trazirat për legjitimitetin e pushtetit ndodhën më 8 janar, ta shpallim si ditën e frymëzimit ndërkombëtar të lëvizjes për vulën dhe zyrën.

-Afërsisht po. Mendoj ta quajmë Kryengritja e vulës.

Dhe të shpjegojmë se ajo kryengritje vërtet nuk pati sukses në Shqipëri, por frymëzoi gjithë botën dhe hyri në histori. 

-Dakord jam, tha Muli.

Ta ketë dhe Doktori një ditë ndërkombëtare të vetën, që lidhet me kontributin e tij, se që nga 97 nuk i ka dalë më emri në botë për ndonjë gjë të madhe.

Lini një Përgjigje