
Altin Dumani, Drejtuesi i SPAK-ut, ka kërkuar disa herë publikisht që kolegëve të tij t’u jepet mundësia për të aplikuar për një mandat të dytë si prokurorë të SPAK-ut. Dhe këtë kërkesë të tij e përkrahin 3/4 e shqiptarëve, siç rezultoi nga sondazhi më i fundit që zhvillova për Report TV.
Kuptohet që sondazhi nuk është zhvilluar me 1100 juristë, por me 1100 banorë të rritur krejt të rastësishëm nga Konispoli në Vermosh. Dhe ata mund të mos jenë bazuar në argumente të thella juridike, kur kanë shprehur përkrahjen ndaj kërkesës së Dumanit. Gjasat janë të mëdha që ata të jenë nisur thjesht nga rezultatet e derisotme të prokurorëve të SPAK-ut.
Edhe unë bëj pjesë tek 3/4 e shqiptarëve që duan t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK-ut për një mandat të dytë. Dhe ja përse mendoj kështu:
Së pari, mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre do të cënonte pavarësinë e prokurorëve të posaçëm, por dhe statusin e tyre si magjistrat, mbështetur edhe në parimin e funksionalitetit të sistemit të drejtësisë. Mospërcaktimi i qartë i statusit do të ndikonte edhe në vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit të kërkuara nga SPAK, duke marrë parasysh nivelin e lartë profesional tashmë të akumuluar, si nga përvoja profesionale, por edhe nga trajnimet e shumta të specializuara të përfituara nga prokurorët e posaçëm gjatë mandatit të parë.
Nga ana tjetër, do të cënohej edhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK-u. Duhet theksuar për SPAK-un mezi u gjetën 17 prokurorë të denjë për të deri në fillimin e vitit 2022 (85% e numrit total të prokurorëve sipas organikës). Me përfundimin e mandateve të tyre, plotësimi i numrit të vendeve të lira do të kërkojë kohë, duke e vënë në vështirësi të konsiderueshme funksionimin e SPAK-ut dhe vijimin e hetimeve të dosjeve të rëndësishme, që ndiqen nga prokurorë aktualë.
Së dyti, në lidhje me mundësinë e ripërsëritjes së mandatit, Dumani nuk ka kërkuar rinovim automatik, por ka thënë që pas mbarimit të mandatit, t’u jepet mundesia prokurorëve të SPAK-ut që të aplikojnë sërish dhe të kalojnë të njëjtën procedurë sikurse çdo kandidat tjetër. Kjo, për të ruajtur barazinë në garë.
Nga ana tjetër, teksa gjykatësit e SPAK-ut kanë mandat të përjetshëm, ky kriter nuk është ndjekur për prokurorët e SPAK-ut. Të paktën dhënia e mundësisë për ri-aplikim mund ta minimizonte riskun e firos profesionale dhe cënimin e ruajtjes së standarteve te larta në SPAK edhe pas përfundimit të mandatit të aktual të prokurorëve. Për të mos thënë që atyre ndoshta u duhet dhënë një mandat i përjetshëm, njësoj si gjykatësve të SPAK-ut!
patjeter qe e meritojne dhe duhet tu sigurohet me ligj e me vule nje mandat te dyte.Ne te kundert ata nuk do te ndihen te sigurt per veten,per familjen e tyre dhe per karieren e tyre.Kush tjeter me shume se ata e meriton nje mandat te dyte? Apo ata te hetojne,arrestojne e denojne grupete strukturuara kriminale, politikanet mafioze dhe pas disa viteve tu thuhet "Ciao,arrivederci?!" Ku jemi ketu? Misioni i tyre eshte historik dhe statusi i tyre nuk eshte me pak i rendesishem se ai i gjyqtareve te GJKKO qe kane status te perjetshem.E njejta gje duhet te behet dhe me prokuroret e SPAKUT dhe kerkesa e Dumanit eshte normale,llogjike dhe e realizueshme.Ne te kundert,mos pranimi i kerkeses se tij do te thote dhe nenkupton se segmente te politikes ,majtas e djathtas duan me apo pa ndergjegje qe puna e shkelqyer e nisur nga SPAKU te mos kete vijimesie te vazhdoje ne pershtatje me koniukturat politike,rruku rruku, duke fvorizuar mafien , korrupsionin dhe krimin e organizuar ne Shqiperi.
Z.Harizak ka nje qasje sa humane aq dhe intelektuale te ceshtjes.Keta dy te rinj jane sulmuar shume rende ne ate qe e kane me te shtrenje, Padijen.Per gjithe kalvarin e urrejtjes se gjithollogeve pellazge qe eshte derdhur mbi keto dy krijesa pafajshme qe prodhon ne seri arsimi shqiptar nen lidershipin e Akademise se Shkemcave, keta meritojne te marrin titullin Martir te Injorances.Keta duhen mbrojtur me te njejtin pathos qe Profesor Vebiu mbrojti, Bubulinen greke.Keta dy ish gazetare jane shembulli i qarte i te ardhmes se ndritur te rinise shqipfolese qe ka idhull mandin e nish tulles dhe brumoset shqiptarisht nga dy arianet, qani dhe qurri.