Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

21 Maj 2024, 09:39Blog TEMA
Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Nga Gjergj Meta

Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirëorganizuar nga lobe të caktuara, që kanë një agjendë të tyren, pjesë e së cilës, siç duket është bërë edhe një institucion shtetëror. Mundohem të mos jem komplotist për natyrë, por kësaj here e besoj se qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë protagonistët e një shfaqjeje ceremoniale të tillë, për interesa të ndryshme kanë vënë në skenë qëllimisht një teatër të shëmtuar, duke përdorur edhe veshjet e aktorëve madje (fustane nusërie, rroba klerikësh) e deri te fëmija që mbajnë në krahë.

Janë thënë shumë gjëra dhe nuk dua t'i përsëris, sepse nga ana ime është krejt e qartë se çfarë natyre duhet të ketë një martesë dhe se ajo duhet të jetë vetëm heteroseksuale që të quhet e tillë, pra vetëm ndërmjet një burri e një gruaje dhe kjo për gjithë jetën, derisa vdekja të mos i ndajë. Ajo që të bën shumë përshtypje, është se si një institucion publik lejon, madje bëhet pjesë bashkëpunuese e një provokimi të mirëstrukturuar. Se si kjo ndodh pikërisht në kohën kur Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është aty dhe në një kohë kur debati për familjen dhe shenjtërinë e saj po merr përmasa kombëtare, përveç debateve të tjera të këtyre ditëve.

Kjo më bën të mendoj se Bashkia e Tiranës ka një agjendë të caktuar ose se së paku segmente të veçanta të saj e mbështesin këtë agjendë. Ky institucion nuk merr parasysh ndjesitë dhe ligjet e këtij vendi, por abuzon me to, duke i shkelur me të dyja këmbët në mënyrë arbitrare, madje edhe cinike, duke i zbukuruar me lule. Këtu çështja nuk është thjesht politike, por tregon qartë se Bashkia e kryeqytetit është pjesë e një lobimi, i cili po kërkon me ngulm të modifikojë konceptin e martesës dhe të familjes, duke u dhënë atyre ngjyrime të caktuara.

Në fotot e shpërndara në median televizive dhe atë online, shihet se në krahët e njërës prej zonjave gjendet edhe një fëmijë. Unë mendoj se ky është një abuzim me fëmijën, ashtu sikurse është abuzim kur prindërit që divorcohen i përdorin fëmijët kundër njëri-tjetrit apo kur fëmijët bëhen instrumente për të kënaqur egoizmin e prindërve nëpërmjet surrogacisë ose inseminimit artificial, a rendjes drejt bankave anonime të embrioneve. Fëmija i mbartur në krahë, ndërsa gratë puthen së bashku, është kryekëput një skenar në të cilin ai fëmijë shërben si një mjet dhe asgjë më shumë. Dhe ky është abuzim.

Unë nuk jam për linçim. Ne jemi të gjithë bijtë e Hyjit, ama mendimin dhe objeksionin e ndërgjegjes nuk e ndal askush. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka pjesë të administratës së vet ndonjë katolik. Nëse ka, i bëj thirrje që të protestojnë kundër një teatri të tillë, sepse ndërgjegjja e tyre vlen më shumë sesa kritikat e shefit/ave të tyre apo larg qoftë, largimi i tyre nga puna. Nëse aty gjendet dikush që e mendon ndryshe nga ata që e kanë inskenuar një gjë të tillë, të distancohen edhe publikisht.

Mosbindja civile është një vlerë, kështu që do t'i bënit nder vetes dhe institucionit duke mos u bindur e duke protestuar, jo vetëm për këtë gjë, por për çdo abuzim për të cilin jeni dëshmitarë. Nuk e di nëse ndonjëri prej katolikëve që punon në Bashkinë e Tiranës do t'i lexojë këto rreshta, por nëse i lexojnë dhe pajtohen me mua, të dalin e ta tregojnë publikisht dakordësinë e tyre me to e mosdakordësinë e tyre me atë teatër pashije.

24 Komente

  1. L
    Leonidha

    Nuk jane te gjithe bijte e Hyjit. Jane binte e atij qe i sherbejne: te Zotit nese i sherbejne Zotit dhe te djallit nese i sherbejne djallit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

      Pa tjeter kjo eshte nje agjend e imponuar nga faktor te jashtem qe ndikojn mbi polotikan te paskrupuj qe jane gati te ulin breket dhe te bej c'tu thon duke pranuar perversitete te tilla pa marre parasysh mendimin dhe vullnetin e shumice se popullit ne kete ceshtje. Fakti qe kjo ceshtje eshte lejuar te kryhet ne ambjentet e Bashkise se kryeqytetit eshte shume domethenes dhe implikon ata qe kane lejuar kete pseudomartese te ndothe ne nje institucion shtetror, pra edhe Kryebashkarin tone perverse e pederast, Erion Veliajn me shoke. Ky lloj politikaresh, nuk kane guximin t'a ngrejn kete ceshtje para popullit dhe si skutha bejn veprime te tilla. Kujt i plas se c'orientime seksuale kane keto zonja, ato e duan njera tjetren e le te bejn c'te duan me jeten e tyre seksuale, por shoqeria duhet te ndali c'do perpjekje per te shtrembruar apo ndryshuar institucionin traicional te familjes dhe marteses. Por sic duket keto jane kushtet qe n'a ven politikaret e huaj per te hyre e per t'u pranuar si pjestar te familjes se cthurur Europiane. Ne qoft e vertet kjo, ne djall vafshin Europianet apo kushdo qoft qe mbeshtet ose promovon kete perversitet qe perpiqet te nderroj kuptimin e marteses, familjes apo gjinise! Mjaft me keto perversitete!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illo

        Na e shpifen!!!! Per te vjelle!

        Përgjigjjuni
        1. c
          chu

          edhe ti si kafshe parahistorike

          Përgjigjjuni
        2. E
          Edi

          Ky agua, therret per mosbindje civile, nderkohe qe aktin e marteses ne fjale nuk e shikon si mosbindje civile ndaj tij dhe njerezve si ai ne vacnati?! Hajde mendje e mykur hajde!!! Njeriu ka tre drejte te jetoje dashurine dhe veten e tij pa kushtezime te asnje natyre! Se cben dikush me jeten dhe ndjenjat e tij, eshte pune e tij!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            Martesa nuk eshte aty per te celebruar dashurine apo impulset dhe preferencat seksuale. Qellimi i marteses eshte per berjen dhe rritjen e femijeve, nje proces mbi te cilin ndertohen civilizimet Martesa eshte nje akt fetar, nje sakrament dhe ska kuptim jashte fese. Per shtetin eshte thjesht nje kontrate si cdo kontrate tjeter. Ta konsiderosh bashkimin e pederasteve martese, eshte nje kontradikte fjalesh. Eshte si te thuash "mish soje". Dicka e tille nuk ekziston.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tepelekun

              Keto jane brockulla, askush nuk ka eksluzivitet mbi konceptin e marteses, dhe gjykata nderkombetare do e konfirmoje kete shume shpejt. Feja eshte nje filozofi e prapambetur dhe shpesh here ne mosperputhje me parimet demokratike. Shoqeria modernizohet me ritme me te shpejta sec reformohen fete, gje qe sjell tensione kur realiteti perplaset me mendje te prapambetura si kjo e jotja.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artan

                Martesa si e njofim ne sot eshte nje krijese e Krishterimit. Perpara Krishterimit martesa nuk ka ekzistuar kurre ne kete forme, ishte me teper nje bashkjetese ku femra konsiderohej prone dhe burrat flinin me femra te tjera pa pasur nje stigme ose turp. Krishterimi e beri femren e barabarte dhe kerkoi qe ajo te jape pelqimin e saj ne martese, si dhe kerkoi ekslusivitet duke e kthyer familjen ne nje institucion te shenjte. Keshtu u krijua shoqeria e familjes jo thjesht ajo e individit. Kjo solli permiresimin e jetes dhe nje sere pasojash positive resultat i te cilave jane civilizimet moderne dhe bolleku qe gezojme sot. Baza e ligjit ne perendim eshte Bibla. Ligji, dhe koncepti i drejtesise, i te mires dhe te keqes, te drejten e njeriut etj eshte bazuar mbi moral dhe ne rastin e perendimit, mbi moralin e krishtere. Pra "parimet demokratike" kane burim fetar. Ne natyre cfare eshte eshte e drejte. Nqs ke lind skllav, ky ishte fati yt qe ta dha natyra.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tepelekun

                  I gjithe perendimi ka ligjeruar martesat e te njejtit seks, me perjashtim te disa vendeve me lider kuazi-nazik ose me afrimitete te dukshme me vende autokratike lindore. Prandaj kur fillon te flasesh per demokracite perendimore, shiko njehere se cfare legjislacioni ka kaluar pjesa derrmuese e tyre dhe pastaj merru me perjashtimet apo bazamentet e filozofive politike. Ajo dihet qe perpara shkencave politike moderne kane qene fete me linje autokratike. Problemi i shume feve eshte qe nuk kane ecur me ritmin e kohes, keshtu qe te idealizosh te prapambeturen sic ben ti eshte njesoj si te thuash qe pavaresisht se diktatura ra, njerezit duhet te vazhdonin t’i ruanin veprat e Enverit ne vend qe te fshinin menderen me to. Eshte ekzaktesisht e njejta gje. Njerez regresiv si puna jote shkaktojne dem ekonomik dhe social vetem duke artikuluar diktatorlliqet e familjes “tradicionale”, duke diskriminuar dhe perjashtuar ligjerisht dhe filozofikisht te gjitha llojet e familjeve qe ekzistojne dhe qe mund te ligjerohen duke u mbrojtur me te drejta te plota nga shteti. Mungesa e ligjeve te tilla tensionon shoqerine dhe krijon hendeqe ne rregullimin e duhur te burimeve njerezore, duke krijuar shtresa te marginalizuara, konflikte te panevojshme, vendime fatale per jeten, mosefikasitet ne menaxhimin e pasurive te perbashketa, e deme te tjera si keto. Nderkohe qe ti brrockullis per filozofi diktatoriale teokratike, shteti modern perendimor ka realitete dhe dinamika te tjera te cilat po nuk u ligjeruan perkthehen ne kosto te renda per cdo shtet. Prandaj dhe shtetet perendimore jane shume here me te pasura e me te zhvilluara, sepse ne nje pike e kane kuptuar qe po nuk paten nje legjislacion gjitheperfshires per cdo lloj grupi njerezit, dhe po nuk paten ligje qe favorizojne dhe maksimizojne bashkeveprimin ekonomik dhe ligjor mes njerezve, do kene gjithmone pakenaqesi, perplasje, humbje, kosto ne cdo aspekt te shoqerise, jo vetem LGBT. Nuk kane te gjithe ngerce mendore te prodhuara nga mbikonsumimi i filozofive antike si puna jote. Per mua perralleza te tilla vetem te printuara mbi ndonje top te bute letrash higjenike mund te kene ndonje funksion.

                  Përgjigjjuni
            2. b
              ben

              Pra sipas mendjes suaj, te jesh per familjen tradicionale, ku burri dhe gruaja kane role te ndryshme te percaktuara nga natyra, qenka "mendje e mykur"? Ne fakt, eshte pikerisht nje kaste idjotesh si puna juaj qe po e shkaterron shoqerine njerezore, prandaj kemi kaq shume kriminalitet dhe semundje qe jane shkaktuar prej deformimit te genit njerezor. Ajo qe juve nuk po arrini te kuptoni eshte se po i jepni fuqi rrymave ekstremiste qe jane per asgjesimin fizik te individeve me deviacione si keto qe dalin ketu. Vertet e doni ate kohe, kur njerezit me deviacione seksuale beheshin objekt denimesh deri nga me drastiket? Personalisht jam kunder ekstremizmit te cdo ngjyre e drejtimi, pasi mendoj se cdo njeri ka te drejte te zgjedhe ate stil jetese qe desheron, por njesoj si njerezit normale, edhe ata me devijacione duhet te rezervohen dhe te mos na dalin si keto qe paskan uzurpuar tarracen e Bashkise per te bere nje martese perverse. Ne fund te fundit, shumica ka te drejte mbi pakicen. Keto jane rregullat e demokracise. Po te dale ne publik nje person i zhveshur duke ekspozuar pjeset intime, me te drejte arrestohet, ndersa personat me devijacione lejohen te dalin edhe ne parada me bythen perjashta. Europianet po e tregojne perdite se jane kunder ketyre shfaqjeve perverse, duke votuar cdo vit me djathtas se sa votimet precedente. Po vazhdoi keshtu, do vije dita qe shoqeria njerezore do e vajtoje kete qe po ben sot, por do jete teper vone.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tepelekun

                Ti ke nje perqasje perjashtuese dhe fashiste ne mosperputhje me parimet perendimore. Njerez si ti i shkaktojne kosto te renda shoqerise dhe ekonomise se vendit. Ne nivel makro, kur behen shume mendje si ty bashke arrini te prodhoni vetem toksicitet dhe prapambetje, gje qe reflektohet edhe ne gjendjen e mjere te Shqiperise ne krahasim me shtetet e pasura perendimore. Diktaturat e cfaredolloj forme prodhojne vetem bataqe te tilla kelliroze.

                Përgjigjjuni
              2. e
                e po...

                Edi, ti dhe ca si ti ose nuk e kuptojne, ose nuk duan ta kuptojne qe njeriu eshte lire brenda shtepise apo nevojtores se tij; ne publik dhe nevojtore publike nuk del dot me poture zberthyer e me vegala perjashta se ta presin, prandaj mbaje koken mbi supe dhe mos e ço atje poshte, ate koken qe ke trute , por s'ke mendje ! Te fola ne kete menyre sepse ndonje dite mund ta pesoshe, por mund te jeshe dhe hipokrit qe e ben per te tjeret dhe per vete terhiqesh, megjithate, qe kur njeriu nuk respekton veten, mashkulli veten dhe femra veten, eshte qelbur çdo gje dhe keto behen qe te prishet familja qe te sundohet me lehte njeriu. Mos keni frike nga Putini se nuk e leshon bomben atomike, ruajuni nga prishja e familjes se kjo eshte bomba atomike pa ze, e me figure qe shkaterron gjitheçka. Qenka i lire njeriu te beje si te doje me veten dhe dashka te jetoje ne komunitet qe s'e pranon nje gje te tille ! Ky eshte krim perbindesh.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tepelekun

                  Perendimi ka dhjetra vite tashme qe i ka te ligjeruara keto martesa dhe ne fakt ka perfituar edhe me shume prej tyre, meqe me shume njerez jane martuar dhe kane krijuar edhe me shume familje. Madje familje cilesore te mireplanifikuara, jo si shume familje heteroseksualesh qe mbushin barkun cdo 9 muaj kollaj fare te krevati, dhe kur i mblidhen nja 10 kalamaj nuk kane me cfare t’i ushqejne dhe perfundojne ne edicionin e lajmeve duke degjuar te gjithe ne mbi mankthet e kobshme te familjes hyjnore e te krimbur tradicionale. Dhe sa per kuriozitet, ciftet LGBT kane nje perqindje shume here me te vogel divorcesh se ciftet heteroseksuale, keshtu qe keto fobite e tua deliroze shko qetesoi me ndonje studim te shkencave moderne sociale e mos u merr me dallavere pastorash. Se pastoret shqiptar ate duan, te krijohen sa me shume hatara midis ju heterove e te shkoni t’i qani hallet e familjes tradicionale te pastori. Mundesisht duke bere edhe ndonje donacion keshtu tek-tuk qe te bleje nje vile tjeter me pamje nga deti pastori e te mos paguaje taksa mbi te se eshte prone fetare. Hajde ik tani se dolen shume sekrete hyjnore, mos na zemerohet Zoti hahaha.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Artan

                    Ciftet pedo kane % mjaft me te larte divorci dhe dhune familjare se ato tradicionale. Perendimi i ka lejuar pedot dhe Po kthehet ne pervert, as familjes e as femije nuk bejne dhe problemin me te madh qe kan Europianet eshte se ku do shkojne me pushime, nderkohe qe konsumi i ilaceve kunder depresionit ka arritur nivele me te larta ne histori. 5 Shoqerite perendimore tashme Jane kthyer ne dekadente dhe te degjeneruara prandaj kudo Po fiton e djathta. Po e gjitha kjo e ka burimin te emancipimi i femres dhe futja e saj ne prodhim duke I kthyer ato ne burra, kurse burrat jan kthy ne njerez te tredhur pa autoritet dhe dembela. Tani femra fokusohet te kariera dhe lene pas dore familjen dhe femijen. Me tej ndryshon dhe perceptimi i realitetit ku tani kemi martesa gay, burra qe behen femra, modele te dhjamosura, etj. Normal se femra e percepton realitetin me ane te emocioneve jo fakteve, si puna jote

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tepelekun

                      Te paskan fluturu pellumbat Tano. Te gjitha statistikat e studimeve nga me te fuqishmet ne planet nxjerrin qe ciftet LGBT jane nder me solidet me perqindjen me te ulet te divorceve, nderkohe qe ciftet mashkull-femer e kane divorcin mbi 50%. Dhe as nuk eshte cudi fare, jo vetem se po i shohim neper lajme shperberjet e ketyre cifteve ne format nga me grotesket, por edhe sepse eshte pikerisht presioni i asaj familjes tuaj te dashur “tradicionale” qe shpesh i shkakton te ndahen. Nderkohe qe ciftet LGBT i mireplanifikojne familjet e tyre sepse eshte e kushtueshme te besh femije me surrogaci, ciftet hetero pjellin lart e poshte kollaj fare dhe nje dite te bukur kuptojne qe nuk ja dalin dot financiarisht dhe fillojne ndahen e haen midis tyre. Per te mos folur pastaj per ato cifte qe jane martuar vetem sa per sy e faqe nga presioni familjar e shoqeror. Te vetmet vende ku po fiton “e djathta” jane ato qenefet lindore qe kane pasur gjithmone reaksion nga demokracia qe pas renies se komunizmit. Ne vendet e tjera perendimore kur fiton e djathta eshte zakonisht provizore per nje korrektim te lehte fiskal, nese nje force e majte nuk e ben vete korrektimin. Por ne momentin qe ato forca te djathta fillojne me derdellimat e zakonshme konservatore fillojne dishezen ne pjesen derrmuese te perendimit. Ty po s’te pelqeu shko ne Hungari, po kujdes se sa here qe nxjerr ndonje perle tjeter nga goja Orbani ja kepusin fondet keta te BE. Se kujtoni se eshte kollaj ju konservatoret, merrni vrrull shpejt. :)

                      Përgjigjjuni
              3. a
                aqif

                E ke tjerur gjate Gjergj Meta:Kur nje pyetje do ta zgjidhte krejt:A e permban ligji shqiptar,martesen homoseksuale dhe pike.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tepelekun

                  Ne qofte se gjykatat shqiptare nuk i rekomandojne shtetit qe ta ligjerojne, gjykatat nderkombetare do e bejne. Gjithcka do hidhet ne gjyq. Atje tregojini kellqet se do e merrni mire pergjigjen.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  St Albans

                  Kushdo qe e mbron kete cift te semure menderisht eshte pjese e LGbt ose i e semure menderisht Ky eshte krim monstruoze qe shfaq krimin ne publik krimi eshte femija qe mbajne ne krahe eshte e dhunuar psikologjikisht dhe mbase fizikisht ky cift kryen akte seksuale ne sy te femijes ky cift ngacmon seksualisht femijen ku eshte sherbimi social,policia Sherbimi social ne Shqiperi eshte jo funksional marrin rrogen dhe rrine gjithe diten ne kafe, duhet te shkrihet sherbimi social Ky femije detyrohet te pranoj cdo forme dhune nga dy njerez psiqik dhe askush nuk ngrihet si nga institucionet dhe nga komunitetet fetare edhe populli jone qe eshte bere nje popull i zhveshur nga morali Duhen ngritur akuzua ndaj ketyre dy te semura mendore per abuzim dhe dhune ndaj keti femije kete akuze duhet ta ngrene avokatet e popullit dhe komunitetetve fetare Se shtet nuk ka jane te gjithe te shitur Fakte ka plot per akuze ndaj femijes Ngrini akuze Kur nje cift normal ndahet policia,prokuroria,sherbimi social dhe psikologia behen bashke per te rrjepur kete cift qe eshte ne divorc ne vend qe ti ndihmojne te bashkohen I gjithe zinxhiri i ketyre me lart jane shkaterimtaret e familjes Shqipetare Do zoti ne familjet e tyre te kene sa me shume divorce qe te kuptojne Amin

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tepelekun

                    Ik ne Rusi ti se te con Putini ne front te luftes direkt ty, meqe qenke kaq idhtar i ideologjive nazike. Apo s’ta mban ashtu, vetem do te shfrysh delire hitleriane nga komforti i celularit si ndonje cakall narcist mali qe padyshim je. :)

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Treni

                    Amon, Fondacioni Soros i përkrah. Kaq frikë kanë njerëzit me i përmendur emrin. Gjithë ky shkrim, dhe thuhet "njerëz me axhendë". Nuk është ndonjë sekret i madh, pasi ata e kanë publike në websitet e tyre. Fondacioni Soros ka politikat e veta dhe është e drejta e tyre të influencojnë apo përkrahin çdo kauzë që i do qejfi. Erion Veliaj ka qenë pjesë e MJAFT që sponsorizohej hapur nga Fondacioni Soros. Këta të fundit kanë ndihmuar shumë njerëz të varfër në Shqipëri, por nëse nuk ju pëlqejnë idetë e tyre, mos u asoconi me ta. Duke i bërë reklamë kësaj, ju po ftoni debat të kotë. Këto debate bëhen në SHBA, jo në Shqipëri ku humbëm një minator sot. Shikoni të ndihmoni të varfrit dhe të përkrahni njerëz jo të korruptuar sepse individët homoseksual atë punë kanë pasur e do kenë. Nuk na intereson. Mjaft na hoqët vëmendjen nga problemet e vërteta.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhordano Bruno

                      Ketij prifti nese ne nje vend si Italia katolike do ti propozohej te pozonte per revisten Playboy, do ta pranonte oferten, kjo vetem se do i lakohej emri dhe imazhi ne nje media, qofte dhe jo "ortodokse" si revista ne fjale. Por ky mendon se te gjithe shqiptaret qe do te lexonin shkrimin e tij (sic sigurisht e bera edhe une) nuk din asgje se Pap Francesku jo shume kohe me pare deklaroi si ne vazhdim: "edhe ata kan te drejten te jetojne te lumtur, pavaresisht se ne nuk aprovojme". Kjo eshte zbythja e radhes si nje veprim i QISHES KATHOLIKE qe me lezet ha mutin e saj per ti mbijetuar koherave, ketu vlen sa te kujtohet nje tjeter terheqje dhe pse pas disa shekujsh, ate te kerkimit te faljes qe ju be Xhordano Brunos.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Guliver

                        Eshte shfaqie e shpifur, por meqe e lidhe me religjonin. Me thuaj ,po une qe jam ateist cfare vendi kam ne shkrimin tend?

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pickaxhiu

                          Leni mor te qihen

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            emigranti1991

                            Fakti qe fytyra e te mitures eshte ekspozuar, dote thote se kjo foto eshte e porositur dhe e paguar cash.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje