Enigmat e zbuluara nga “Rrugëtimi im”. Fjala e një mjeshtri

19 Maj 2024, 12:10Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Enigmat e zbuluara nga “Rrugëtimi im”. Fjala e një

Në çdo shëtitje në natyrë njeriu merr shumë më tepër sesa ai kërkon. Në Lezhë ajo e ka ndikuar njeriun për fat më shumë se ai atë. Mes malit dhe detit, fushës e lagunave, muzgjeve të përflakura të verës apo stuhive dimërore, secili individ në mënyrën e vet, flet me gjuhën e natyrës dhe të historisë. Piktorët me dhunti më të eperme, ku e ku më shumë. Pashk Përvathi e ka bërë me qindra vepra në telajo, së fundmi edhe me kujtimet sipas toposit “Rrugëtimi im”. Kjo e fundit (historia) me dy mijë vjet krishtërim, kishat e vjetra me afreske të shpërndara aty-këtu mbi kodra e bashtina si rojtare e pishtarë ende flasin me njerzit dhe vendin.


Fillimi i rezistencës kundër otomanëve me ‘lidhjen’ e 2 Mars të vitit 1444  apo nostalgjia që jep ajo tokë e cila mbështolli heroin e amzës Gjergj Kastriotin-Skenderbeun në misterin e përjetshem në janarin e 1468, në atë kolanë po aq ‘koncili i Arbnit’ , ‘seminari i Troshanit’, Ati madh Gjergj FISHTA, Ndre Mjeda i pazakonti, Frati i kujtimeve At Zef Pllumi, Kështjella mbi qytet e shumë tjetër,  shfaqen si fari në detin e gjërë për tu ankoruar në portin e lirisë, identitetit dhe të qytetërimit. Po arti çfarë është? Për të ka përkufizime pa fund! Ndër shumë syresh thuhet “iluzion i lirisë”. Ky iluzion me gjasë është vertitur mbi qiellin e Lezhës duke i bërë fëmijët pavetëdijshëm të ënderrojnë poezinë apo pikturën,  dhe ne të rriturit duke shpërnadrë farën e saj iluzive kudo nëpër Shqipëri.  Vit pas viti Preç Zogaj, Pashk Përvathi, Rudolf Marku, Nikolin Ivanaj, Ndoc Gjetja, Agustin Shyti, Marash Mirashi, Ymer Metalia, Tonin Çobani, Mikel Paluca, Martin Luca, Alban Bala, Frano Kulli, Salvador Gjeçaj, Kujtim Dashi dhe Paulin Zefi i cili historinë ende e jeton, e shumë  e shumë të tjerë.


I shoh bashkë poetë e piktorë lezhjanë se piktura është poezia e heshtur dhe poezia piktura që flet.

Do e kisha më të lehtë ta filloja këtë shënim pët librin me kujtimet  e Pashk Përvathit, me stilemat e zakonshme siç në këto raste ndodh, por e ndjeva të pamundur sepse gjithë këto indicje, gjurmë e shënja të lartë permendura kanë pjesën e vet pos talentit e punës,  shkollës e këmbënguljes në realizimin e autoportreti publik të mjeshtrit t madh që të gjithë njohim.


Nëse dikush më pyet mua, si e ka shkruar librin e jetës piktori Pashk Përvathi, e kam menjëherë përgjigjen. Bukur, të emocionon, mbetet vetvetja në të.


Aty është historia e gjithkujt që ka luftuar centimetër për centimetër për të dominuar rrethanat, për të përmbushur vetveten, të djalit nga Manatia që së pari kërkon mundësi për të çliruar talentin e vet i cili atij I jep famën dhe ne shijen e së bukurës.

 


Në fillim emrin ta venë prindërit pastaj bëhesh ti prindi i emrit tënd. Aty gjej historinë e personaliteteve  që më sipër shkrova! Aty gjej historinë time ku të përbashkët kemi fuqinë për ti buzëqeshur jetës përtej një sistemi të thatë, varferisë e periferisë.


Pashk Përvathi na ka pikturur të gjithëve dhe nl kujtime na rrëfen sesi e ka bërë qysh i vogëe e deri më sot. Ai ka ëndërruar të pikturojë dhe tani pikturon ëndrrën e vet. Sot ai shfaqet, unik, si poeti i peisazhit, duke kataloguar gjeografinë e Shiperisë në raport me njeriun e shumë vende të botës.

Më ka nderuar duke më bërë pjesë të kujtimeve të veta siç ka bërë me shumë të tjerë të cilat jeta i ka perfshirë në kombincionet e komunikimit njerëzor nga At Zef Pllumi tek Ismail Kadare, tek Sali Berisha e Edi Rama e të tjera spikama tl universit të madh.


Në "rrugëtim e tij" një ditë befas hyra edhe unë dhe të dy bashkë u nisem për Shkoder në Kuvendin Françeskan nga ku u kthyem me portretin historik tashmë të At Zef Pllumit dhe kujtimin e një bisede të paharrueshme mes Fratit dhe Ismail Kadaresë, si koncentrat shekujsh e prognozë për ata që vinë. Më vonë nga ajo aromë temjani e tinguj lahute doli edhe portreti i Padër Gjergj Fishtës.


Në një përfundim me qiti “rrugëtimi im, ynë” i dhjetra djemve e vjazave të Lezhës e Shqipërisë se  “pak janë ata, të medhenj mjaftueshëm për të ndryshuar rrugën e historisë. Por ndonjëri prej nesh mund të ndryshojë një pjesë të vogël të gjërave, e më shumën e gjithë këtyre veprimeve, do të shkruhet historia e këtij brezi”. Pashku e ka bërë dhe po e bën! Rruga vazhdon. Të gjitha të çojnë tek e bukura !

8 Komente

  1. R
    Real

    Dakort per te gjithe,po cfare tu desh qe ne kete shkrim te permendesh edhe spiunin e ish sigurimit. Cifteline more i uruar se e njohin te gjithe,sepse ka kaluar ne vazhdimin e e profesionit te vjeter, se sot eshte bere::::::lepirsi me i thekur i pushtetit kriminal te ripjelljes.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jim

      Pene e forte. I pa pare Gjeka i Markut!????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne

        Tip qe nuk mban pergjegjesi per fytyren e vet

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lezhiani

          Prap ky loqja . Doni me per Belulin . Mero je i share shpalle nongrada kete budall .

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jemi në shekullin e 21...

            Fatkeqsisht, Gjekmarkaj është një paradoks i tribalizmit dhe provincializmit folklorik, që shtrëngohet të shitet për kulturë. Nuk është i keqkuptuar, është vetëm 200 vjet mbrapa. Servilizmi, mungesa e shtyllës kurrizore, mungesa e skrupujve, deliri, kapadai- llëku dhe gjithë " virtytet" që mishëron, i gjen rëndom edhe tek më qytetarët dhe modernët mes kodoshave, por bëhen motiv humori dhe bullizmi vetëm tek dikush që e ka orën 200 vjet prapa.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Altin Pellumbi

              “Pak jane ata,te medhenj te mjaftueshem per te ndryshuar historine” shkruan zotrote duke ju referuar disa figurave te spikatura intelektuale dhe artistike qe ka nxjerre treva e Lezhes, por sidomos Pashk Pervathit per te cilin e ke bere enkas kete shkrim. Deri ketu shume mire! Ata si perkasin vetem Lezhes por dhe Shqiperise! Pyetja eshte(jane shume): Po ju, me qendrimet dhe veprimet tuaja ne te perditeshmen tuaj mendoni se keni kontribuar sadopak per lartesimin e qytetarise Lezhjane “mjaftueshem per te ndryshuar historine”? Ti ndjehesh i nderuar qe Pashk Pervathi te ka futur ne kujtimet e tija! Dhe shume mire ka bere! Po ju ke do fusnit ne kujtimet tuaja kur ti shkruani nje dite? Ata burra dhe gra intelektuale te treves se Lezhes si nen rregjimin komunist dhe nen rregjimin”demokratik kane treguar karakter mbi te gjitha, dhe pasurine e shpirtit te lire! Po ju?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lezhjani

                Epo perfundimisht or tej, je kokrra rrockes

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana

                  Kur e kap deliri i hijes.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje