Gjykata e Lartë e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta tejkalojë sindromën e “vulës”

18 Maj 2024, 10:45Blog TEMA

Gjykata e Lartë e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta

Nga Namir Lapardhaja

Sagës së stërzgjatur të historisë së logos dhe vulës së Partisë Demokratike të Shqipërisë duket se do t’i vijë fundi. Vendosja e datës 11 qershor për shqyrtimin e çështjes në themel, është një lajm i mirë për shoqërinë dhe e tejkalon fatin e një grupi politik, sepse në gjithë këto kohë mbajtja “peng” e saj, ka reflektuar negativisht në qartësinë e njerëzve se cila është PD.

E gjithë retorika e “Rithemelimit” të Berishës është ndihmuar nga një kakofoni mediatike që në shumë raste e ka prezantuar atë si kreun e PD-së dhe njerëzit e tij si funksionarë dhe zyrtarë të lartë të kësaj force politike. Rast i paprecedent ky, kur një grupim ilegjitim dhe i panjohur nga gjykata me vendim të formës së prerë, të prezantohet dhe të marrë peng simbolet e një force politike, të falsifikojë logon dhe vulën dhe të ushtrojë aktivitet në ambiente të zaptuara me dhunë.

Duhet thënë se burimi i konfliktit dhe i përçarjes në PD nuk është vula dhe logoja e kësaj partie, as nuk është shtruar ndonjëherë diskutimi se kush ka të drejtë ligjërisht dhe se si mund të zgjidhet konflikti në rrugë ligjore dhe institucionale, sepse ata që e kanë ideuar, nxitur dhe çuar përpara këtë “axhendë” përplasjeje, përpara ligjit kanë treguar forcën dhe dhunën, përpara arsyes, kanë ulëritur për “shumicë”, duke vepruar bash si “revolucionarët” qëmoti, se e drejta dhe e vërteta është atje ku është “shumica” dhe forca dhe jo atje ku e thotë ligji dhe gjykata.

Pikërisht nën këtë frymë dhe “filozofi” kanë kryer të gjithë “aktivitetin” e tyre prej momentit të parë të mbledhjes në stadium, pa asnjë procedurë dhe rregull statuor të zbatuar, e deri më sot, gjë që i ka ekspozuar ata si thellësisht të paligjshëm dhe në mospërputhje të plotë me të gjithë normat dhe standardet juridike, sepse, në dallim nga “logjika” e tyre, gjykata nuk do dalë dhe do të numërojë se kush është “shumicë” dhe kush është “pakicë”, por ajo do të shoh procedurat, faktet, zbatimin e ligjshmërisë dhe Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si referenca të vetme prej nga udhëhiqet dhe drejtohet vendimmarrja e gjykatës.

Vlen të kujtohet se në demokraci nuk ka shumica dhe pakica absolute dhe të përhershme se përndryshe do të kishim diktaturë dhe nuk do të realizohej rotacioni politik, ndryshimi dhe qarkullimi i elitave. Në dallim nga statizmi i diktaturave, demokracitë janë dinaminke, gjë që parakupton edhe lehtësinë e ndryshimeve dhe përmbysjeve të raporteve dhe balancave mes shumicave dhe pakicave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit që pritet të jepet është paraprirë nga vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila, në një farë mënyre, e ka orientuar Apelin në nxjerrjen e përfundimeve dhe konkluzioneve, të cilat do ta zgjidhin ligjërisht paqartësinë dhe tymnajën e asaj se cila është PD dhe kush e përfaqëson atë ligjërisht. Në vendimin e Gjykatës së Lartë qartësisht është thënë se nëse Apeli ka njohur Alibeajn dhe Bashën si përfaqësues të PD-së, ashtu sikurse Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, kur u trajtua çështja e përfaqësimit në zgjedhjet e fundit lokale, atëherë ka qenë e gabuar që ai nuk ka dalë me një vendimamarrje të qartë, sepse është alogjike që edhe t’i njohësh si palë, edhe të mos japësh një vendim në favor të tyre, për shkak të moszbatimit të asnjë procedure ligjore dhe statuore nga pala tjetër.

Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike e Shqipërisë, edhe pse është sulmuar dhe anatemuar nga të gjitha palët në mënyrë të pandershme dhe thellësisht joproporcionale, duhet ta tejkalojë sindromën e “vulës”, duke vijuar aktivitetin e saj jo me sytë nga vendimmarrja e gjykatës, por nga qytetarët shqiptarë, duke gjetur rrugë dhe mënyra të reja komunikimi se si duhet t’u shkojë dhe përçojë mesazhin dhe programin e saj të ndryshimit, që të gjithë e presin, por duan mënyrën dhe njerëzit e duhur për ta përkrahur.

13 Komente

  1. P
    Poseidon

    QYQJA O NAMIR PORDHA PO JU JENI NJESOJ SI TE SALI KRIMINELIT DHE TE LULBASHOVIC KRIMINELIT ......JANE NDARE PER TI HEDHUR HI SYVE NDERKOMBETAREVE POR NE RASTIN ME TE PARE DO BASHKOHENI........KA QENE NJE TIP KRAHASIMI NE MES TE KAPITALISTEVE E REVIZIOONISTEVE.......NJE BAJGE E MADHE LOPE QE E NDAN RROTA E BICIKLETES NE MES....SINDOZOT PUNA JUAJ........VETEM FORCEN DINI TE PERDORNI SEPSE JENI KRIMINELE....TE LUTEM A NUK QE LULBASHOVICI BASHKE ME SALIUN KUR U VRANE KATER TE PAFAJSHEM NE BULEVARD DHE KY SHOKU JOT A KA TREGUAR SE KUSH E DHA URDHERIN PER TI VRARE??????? SEPSE ESHTE VETE VRASESI OSE BASHKEPUN ETOR....... PO NE ELBASAN ME BARDHEN KU U VRA DOKTORI PA ASNJE ARESYE.........(KA QENE I PA ARMATOSUR DHE JU E VRATE) JENI TE TERE KELYSHE TE BUSHTRES SALIKARAXHICI VRSSES I POPULLIT SHQIPETARE....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci

      Dy pake zgjedhje de rezultati flet qarte se kujt i perket sigla e perfaqesimit te PD. Ata qe nuk duan te jene me shumicen mund te krijojne partine e tyre dhe aty tra tregojne sa u vlen bytha e Namireve

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Namir, sa i takon sagës së vulës për çka shkruan ke shumë të drejtë. Sa i takon asaj, personalisht qysh në zanafillë, pavarësisht shërbimit që i bëri "non gratës", Zhukri, vegla qorre e tij, kam bindjen se gjykata do marrë një vendim të drejtë. Tani, nuk po zgjatem shumë në këtë pikë, se është e qartë për këdo. Sa i takon shkrimit, por dhe shumë të tillë prej teje, gjithmonë kam kontestuar, që pavarësisht tezave tuaja në parim, më ka bërë përshtypje është te miopia juaj në atë formacion (jo vetëm e jotja), dhe këtë e them me bindje sepse sipas meje, jeni gabim në dy drejtime: E para se lejuat 'rikthimin' e Bashës. E vura në thonjëza rikthimin, se formalisht ai ishte kryetar; dhe e dyta, më e rëndësishmja, është se ju duke e pranuar ende për lider atë besoni se me të do fitoni ndonjëherë!!! Gabim, i madh ky, që do ta provoni në kohën e duhur, por atëhere do të jetë vonë. Nëse ngushëlloheni me faktin se mjafton të jeni një partiçkë, (si shumë të provuara gjatë tranzicionit), dhe kështu me 4-5 deputetë, do jeni një zë në politikë, atëhere vazhdoni. Por vendi ka nevojë për qenë një alternativë pushteti dhe këtë me Bashën nuk do arrini KURRË, edhe pse e di që thuhet: "Never say never!". Gjithsesi, suksese në 11 qershor për 'vulën', por siç thashë, me Bashën në krye, në pranverë të 2025 e dyshoj atë.

        Përgjigjjuni
    2. S
      Sokoli

      Vula duhet te qendroi aty ku eshte. Edhe Saliu po te ishte ne vend te Bashes ,kurre nuk do lejonte qe ti merej vula. PD -ja ka pjelle shume parti te trjera ,por asnjehere nuk ka ndryshuar vendi i vules. Vula e logua i takon PD-se se themeluar me 12 Dhjetor 1991. As nuk ka dale jashte ligjit,as nuk ka kryer veprimtari qe nuk perputhen me ligjistracionin e partive politike. Neser mund te lindi dhe nje fraksion nga PS , athere kjo do mari vulen e logon e PS? Apo e partive te tjera. Rithemelimi te krijoj vule e logo tjeter. Kjo eshte rruga me e drejte . Shumice mund te dalesh ,por nuk ke te drejte te marresh vulen e partise se ligjeruar me pare. Po i more vulen PD egzistuese do tye thote se ajo duhet te shkrihet ? Po pse ? Po parite qe kane vetem nje kryetar a duhet te shkrihen ?

      Përgjigjjuni
      1. Analist

        Ha ha.....S'kini turp si e imagjinoni se ka gjykate ne bote te legjitimoje veprimin e nje gomaria idioti a krimineli a fashisti a non grata a shkateruesi te pasurise dhe vlerave demokratike te ketij vendi aq te mire ti shkoje pas se nuk shkon ne gjukate dhe te beje parti pa fund deri sa te pellcase.Nqse ja ha mendja se do veproje si deri me sot dhe Gjykata e Apelit nuk i trrgon ligjin .Atehere ajo gjykate duhet te shkrihet dhe te ribehet pas ligjit nga e para.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ethem Lalaj

          OK.Gjykatat kan patur FRIKË NGA NON GRATA,Ndonse dihej se me shpalljen non grata nga DASH,ANGLIA,Sb nuk krijon e drejton më PARTI,Pasi DO TË HANIN BAR(Yuri KIM). -Me arrestimin e Sb,Gjykata duhet të kishte vepruar me kohë,por lejoi Sb të bënte Masakrën e BOMBARDIMIT TË SHQUP..DHE TË BËNTE COPASH PD-në -Me këtë rastë,PD Zyrtare e Lulit( që nuk po ndahet mirë nga babi politikë) të marr çelësat e SHQUP.KËTU MERR FUND BERISHIZMI FATKEQSI KOMBËTARE..!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Soni

            O Namir mavri me boje Berisha me mavri Basha..kaq dhe ata qe ka pas ....po ti mer ndonje rroge aty a te keqen...

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoriristi

              Me 11 qershore do te rinise saga e vules.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dajti

                Duke mbajtur Vulen e PD ne qafe te nje njeriu si Basha qe nuk ka anetare pas (evidentuar kjo ne zgjedhjet e fundit lokale) sado qe kenaq ca militante truthate rilindjote, i nxjerr plotesisht ne drite Rames surratin e Regjimit qe ka frike nga nje 80 vjecar edhe pasi e ka mbyllur ne arrest shtepie . Vula eshte e Anetareve te PD, jo e Gjykatave, e ata anetare jane te Rithemelimi. Tjerrja me tej e kesaj loje me gjykata e me Vule te qafa Lylit vetem do binde kedo qe ka arsye e jo bajga rilindjote ne koke, se Rama eshte nje Regjim frikacak qe trembet nga opozita reale ndaj tij.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fcb

                  Shko re Bole .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vranakonti

                    Vula i takon PD-ke qe eshte e regjistruar,me kryetar Lul Bashen. Edhe pse Basha nuk ka aq aftesi,por e verteta eshte se ajo parti eshte parti e vertete. Po e them me bindje,nqs i jepet vula PD-ke te Bashes,kini per te pare se te gjithe deputetet qe sot jane me rithemelimin do shkojn me PD-ke te Bashes. Pra ata do shkojn te vendi qe kane qene dhe e ne fakt aty u takon. Sali Berisha po deshi le t'i verin emrin tjeter si t'i doj qejfi.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      Cfare impralitet! Rrezon dhe parimin baze te demokracise, ate te shumices… turp per artikullshkresin…

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Personalisht kam përshtypjen se gjendja ndryshon ne favor te PD natyrale neqoftese vula i lihet Bashës.Gjykata nuk vendos mbi bazën e numrit te votuesve por mbi bazën e historikut qe ka ndodhur dhe me ate rast favorizohet PD e Bashës,sepse ajo parti ka patur nje statut dhe mbi bazën e tij gjykohet e jo me statutin qe ka nxjerre Berisha.Gjykata nuk merret me deshmitare se ështe gjyq me letra ,me dokumentacion dhe ligjerisht Basha ështe kryetar i PD.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje