- Unë e kam refuzuar një takim me Albin Kurtin, pasi që kam pranuar ta takoj, ama unë jam ndryshe, mua më ka hije.
- Në çastin e fundit i kam thënë ndërmjetësueses 'e kam nanën smutë', arsye e prapambetur kjo, e di, por kurrë s'kam pasur tjetër arsye për t'u nxjerr nga situata.
- Unë e refuzova, jo nga mosrespekti, por, sepse në atë parti veç Albinin e marr seriozisht.
Sigurisht kjo më bën të dukem mendjemadhe, por ja që jam.
Çfarë po ndodh?
- Janë nervozuar gjindja pse Memli ka pranuar të takohet me Albinin?
- E pse janë nervozuar?
Pse qenka keq të takohesh me Albin Kurtin!
- Avdullah Hoti u mërzit edhe më shumë se Lumiri.
Lumiri nuk pranon të takohet me Memlin, por pretendon se duhet ta mësojë Memlin se më kë duhet të takohet ai.
- Sikur ta kishte takuar Lumiri (e ardhmja e odave tona), ndoshta Memli s'do të takohej me Albinin....se me dikë duhet të takohet Memli.
- Avdullah Hoti u nervozua më së shumti: Atij më i keq po i duket takimi i Memlit me Albinin sesa vetja kur takohej me Vuçiqin dhe kur Vuçiqi e pyeste 'a di ti serbisht', e ky i përgjigjej si nxënës 'pomalo'.
- Se demek nëse di pak serbisht je 'patriot' në krahasim me atë që e di serbishtën ujë, si unë.
- Para se Albin Kurti të bëhej 'armiku' i PDK-së, 'armiku' më i madh dhe armiku jetësor i PDK-së ka qenë LDK (me apo pa arsye, s'më intereson).
- Të gjitha akuzat që e kanë portretizuar PDK-në si 'kriminale' dhe monstruoze janë bërë nga LDK-ja.
- Pra, PDK i është nënshtruar një gjyqi publik 20 e kusur vjeçar dhe po vazhdon të gjykohet edhe sot lufta për liri, shkaku se LDK kurrë pa pushuar ka thënë: 'PDK janë kriminelë'.
- Vetëvendosja është e vonshme, s'ka as akuza të vetat.
Vetëvendosja e kanë huazuar propagandën e LDK-së për ta bërë PDK-në të duket 'lugat'.
- Dhe, kjo nuk e ka penguar Hashim Thaçin të merret vesh me Isa Mustafën, anipse nga akuzat e LDK-së nuk është liruar as sot e kësaj dite.
- Para se Memli Krasniqi të hante peshk me Albin Kurtin....s'ka lënë kush pa u takuar me kënd.
Dhe, Isa Mustafa ka bërë qeveri me Listën Serbe!
- Ani çka?
Vakti e ha kashtën.
- Ama tash po çuditen që Memli është takuar me Albinin.
A është e mundur?!
LDK u bë xheloze se rrezik Albini po ua merr Memlin, me të cilin, që thashë, as nuk pranojnë të takohen.
- Është gjest i prapambetur ta refuzosh ftesën për paqe dhe për marrëveshje!
Por është mençuri të kuptosh se pse Albin Kurti ka nevojë për PDK-në?
- Sepse e ka provuar LDK-në.
LDK është 'ishe' e Albin Kurtit!
- Pse LDK ia lejon vetes të kaluarën 'e pandershme' kur ka bërë qeveri me Albin Kurtin, e PDK-së nuk ia lejon të bëhet 'e pandershme' në të ardhmën, duke u takuar me Albin Kurtin.
- Pse veç PDK u dashka të jetë 'e ndershme' e të mos e provojë me Albin Kurtin!
- Albin Kurti është i 'madh' në numër, por PDK i duket e madhe në vepra.
- Albin Kurti ka treguar se ka nevojë për PDK-në.
Që është krejt normale.
Atij i pëlqen PDK se i duken trima, prandaj dëshiron ta ndajë rrezikun me trima.
- Të gjithë të hidhëruarit nga ky takim, duhet ta dinë se nuk janë më të mirë se Albin Kurti.
Ama, aspak. As nuk i afrohen.
- Këtu gara është cili është më i keq, se mirë e mbarë s'kemi parë ende.
- Mua do të më pëlqente që Vetëvedosja të bëhej bashkë me PDK-në!
Pse jo?
Ali hoxha - hoxhë Alia!
P.S. Para hundëve të Memlit përmbi tavolinën e takimit ishin vendosur një tufë lule të bardha, që sigurisht të dielën në hotel i ka harruar ndonjë nuse e dalldisur!
Abelardit veç çka s'i kish hyrë gjyli i bardhë në gojë se saksinë me lule e kish edhe më afër...
Dukej i shkrirë i tëri...Abelardi.
- E, që peshku i madh e ha të voglin, askush nuk ka faj.
Po që Albinit i hyftë peshku në bythë, a e di ti Kim Ber Ish ?
Kimete kush çka te dojë le te thot por ti je nji sokoleshë DRENICE qe te kemi më kimet Ti je shum e kjartë dhe e guximshme në qendrimet tua politike Te lumtë penda dhe mendja per ate qe shkruan dhe per ate qe mëndon Burreria jote është më e madhe se e disa burrecave te LDK ALEANCES NISMES DHE RRUGAQVE TE VV dhe te listes GUXO te cilet burra jan por besë as burrëri nuk kan
Kosova ka hyre tashme ne fushaten elektorale, nje sfide e veshtire per opoziten, presidenten Osmani, dhe menyra si do perfshihet Amerika dhe treshja Europiane ne keto zgjedhje vendimtare per ekzistencen e Kosoves. Nqse keto me siper nuk bejne nje aleance, sado e piste, te shkarkojne Albin Kurtin nga Kryeminister, ti cojne zarfat e emigranteve ne nje anije qe nuk arrin kurr ne Kosove , sepse dihet qe votat e tyre jane te gjitha VV. Ata nuk kane familje ne Kosove, nuk ju behet vone nese fillon perseri lufta, as Albinit nuk i behet vone, familjen e ka ne Suedi. Te vetmit qe do vriten perseri jane UCK, ata do rrjeshtohen perseri te mbrojne Kosoven, por kete rradhe pa ndihmen e Amerikes, Ameriken e lodhi Albin Kurti, ashtu sic lodhi Ameriken Joser Arafati, dhe Amerika e leshoi, shikojeni cfare po behet atje. Nje gje eshte e qarte, blloku i kundershtareve te Albin Kurtit duhet te triumfojne, me te gjitha menyrat e mundshme.
Kimete kush çka te dojë le te thot por ti je nji sokoleshë DRENICE qe te kemi më kimet Ti je shum e kjartë dhe e guximshme në qendrimet tua politike Te lumtë penda dhe mendja per ate qe shkruan dhe per ate qe mëndon Burreria jote është më e madhe se e disa burrecave te LDK ALEANCES NISMES DHE RRUGAQVE TE VV dhe te listes GUXO te cilet burra jan por besë as burrëri nuk kan
E semure mendore. Kurohu te lutem Kimete.
Pa ofendime Luan.
Kimja apo Qimja, i Qimi i Pekajve, Berati i Bzhalajve, arjan qani, jane lexhenda! Yje e te Pashuar!
Ha ha ha, mire e ke!
Unë e refuzova, jo nga mosrespekti, por, sepse në atë parti veç Albinin e marr seriozisht, thote midis te tjerave Kimetja dhe une habitem me naivitetin e saj. Akoma nuk kuptoj ne se Albini e ka dhjere ate parti apo eshte dhjere ne ate parti. Une di qe eshte dhjere ne burg dhe dhjeu ne pari...