Nga Brizida Gjikondi
Përshëndetje zonja Lindita!
Me një shpresë të vagëllt po ju shkruaj këto rrjeshta, duke dashur të ndez tek ju dritën e një Nëne dhe besimtareje shqiptare, pak të politikanes por edhe atë në shërbim të dy të parave.
Po hyj në temë.
Siç jeni në dijeni për shkak të funksionit tuaj, pranë Kuvendit të Shqipërisë ka ardhur një projekt ligj i quajtur “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”
Projekt/ligj i cilë në tërësinë e tij lexuar me qetësi dhe vëmëndje (pasi dihet që djalli fshihet përherë në detaje)godet barbarisht Institucionin themelor kur ngrihet shoqëria dhe shteti shqiptar, godet Familjen.
Për shkak të besimit tuaj që është i njëjtë dhe me timin besoj se jeni e familjarizuar me Shën Mërinë e Fatimës, që sot ka dhe ditën, dhe që është ndër të paktat raste e njohur dhe nga Vatikani. Motër Luçia e mbijetuara e asaj ngjarje mistike, bashkëkohëse e Nënë Terezës dhe Papa Gjon Palit të II’të, ka lënë të shkruar në ditarin e saj se “përplasja finale mes të ligës dhe të mirës do të jetë mbi Familjen dhe martesën, kush do të luftojë për shenjtërinë e tyre të mos trëmbet edhe pse do të vuajë”
Si dhe fiks 30 vjet më parë Papa i shenjtë i shqiptarëve, Papa Gjon Pali i II’të në maj të 1994 i sapo dalë nga spitali në sheshin Shën Pjetër u shpreh me dhimbje “ Familja është nën kërcënim dhe sulm duhet ta mbrojmë qoftë dhe duke vuajtur” Pikërisht atë vit, ai e quajti viti i familjes.
Po çfarë ju ofron si risi ky projekt ligj familjeve shqiptare ?
Shkurtimisht po ja u kallëzoj.
1. Sipas këtij projekt ligji, çdo shqiptar ose shqiptare i garantohet me ligj pa asnje shkak mjekësor ose ligjor ti plotësohet dëshira e tij për tu sterilizuar, ose siç e shpjegon ky ligj “Sterilizimi është një procedurë mjekësore kirurgjikale, me anë të së cilës kryhet ndalimi i përhershëm i aftësisë për riprodhim të një individi” ... dhe të mendosh që ironikisht këtë “të drejtë” e kanë vendosur tek Neni i quajtur “planifikimi familjar”
2. Adoleshentët dhe të miturit nën moshën 16 vjec mund të bëjnë abort edhe pa pëlqimin e prindit, ndërkohë ky paradoks që do e quaja thikë në shpirt të familjes shqiptare dhe të autoritetit prindëror, bie ndesh me trajtimin që i bëhet të miturve në Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e Familjes, Kodin Civil, Kodin Penal etj.
3. Rritet mosha e abortit për fetuset dhe lejohet aborti edhe në javën e 22. Dmth 5 muajsh e gjysëm. Dhe për mua ky është një nga Nenet më kriminalë. Domethënë falë teknologjisë së përparuar tashmë është vërtetuar që në javen e 22 të jetës, fetusit i rreh jo vetëm zemra e vogël dhe i janë krijuar të gjitha organet por tashmë i janë krijuar edhe shënjat e gishtave, ai është 27 centimetra, dhe peshon 380 gram por për hartuesit e këtij projekt ligji kjo vrasje nuk përbën as krim, as mëkat.
4. Femra pa partner. Lejohet dhe njihet që edhe një femër pa partner të përdorë teknika mjekësore për riprodhim të asistuar mjekësor. Dmth për vec egoizmit në piedestal aplikohet edhe një tjetër shkallmim i themeleve të familjes dhe shoqërisë shqiptare, fëmijët pa prindër natyralë dhe pa familje.
5. Nënat surrogate, sipas një marrëveshje me shkrim (biznes i pastër) mes dy grave njëra do mbart fetusin e tjetrës dhe do të lind fëmijën për llogari të porositëses.
6. Çdo shtetasi shqiptar ose i huaj, qoftë dhe pa shtetësi fare i ofrohen këto "te drejta" në territorin tonë.
Ky projekt ligj kryekëput i zymtë dhe për mua anti kombëtar, jo vetëm që bie ndesh me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë që në Nenin 53 të saj sanksionon “ MARTESA DHE FAMILJA GEZOJNE MBROJTJEN E VECANTE TE SHTETIT” por bie dhe ndesh me realitetin shqiptar, ku edhe pse familja shqiptare po kalon kriza të thella stabiliteti dhe agresioni nga antivlerat dhe imoraliteti që sundojnë, dhe nga interesat individualiste që kjo epokë po ushqen, ajo vazhdon të mbijetojë, ndaj kurrësesi ky projekt ligj jo vetëm nuk mbron interesat e saj, por përkundrazi godet me varé në shtyllat mbajtëse dhe identifikuese të saj.
Të flasësh për familjen shqiptare dmth të flasësh për diçka shumë të brishtë dhe të plagosur të shoqërisë, nga traumat e së cilës derivojnë shumë palumturi dhe tragjedi të shoqërisë sonë.
Unë nuk e idealizoj familjen, pasi ne jemi qënie të gjalla dhe ajo e parë nga afër është jo perfekte siç jemi edhe ne, çështja është që mos bëhet kompromis me thelbin e saj. Kjo epokë po i mëson shqiptarët të jenë individualistë dhe të pashpirt, po na mëson dhe orienton të duam dikë osë të kujdesemi për dikë vetëm nëse na duhet ose na shërben, dhe kur mos na duhet më, ta flakim.
Në rast se këtë projekt ligj do e kishin propozuar klinika private ose segmente me orientime jo mbisunduese të shoqërisë edhe mund ta mirëkuptoja, por që ky projekt ligj të ofrohet nga shteti shqiptar, kjo më flet jo vetëm për dështimin e tij të thellë përballë dështimit (abortit) por dhe për një orientim totalisht miop dhe të dyshimtë drejt shtyllave bazë të një shoqërie dhe shteti, popullsia dhe institucioni i shenjtë i familjes.
Shumë shumë ligje të këtij shteti sidomos në fushën e shëndetësisë dhe të mbrojtjes së jetës së shtetasve kanë dështuar, kanë dështuar pasi jo vetëm nuk janë bazuar në realitet dhe statistika konkrete por edhe sepse ky shtet nuk ka strukturat dhe personelin shëndetësor, mbulimin e territorit me këto struktura, edukimin e popullatës dhe filozofinë pro jetës që duhet ta udhëhiqte.
Ky projekt ligj është një projekt ligj kundër jetës, agresiv dhe ekzekutues i saj. Ky projekt ligj i pa konsultuar nga mbarë shoqëria shqiptare është i varfër në logjikën mjekësore, juridike dhe sidomos humane. Dhe mos harrojmë ky projekt ligj nëse aprovohet është porta e ferrit të degjenerimit, imoralitetit dhe modelit kriminal që i ofrohet të rinjve shqiptar si normalitet.
Kurse për sa i përket abortit, dua të them me pak fjalë vështrimin tim.
Aborti është një çështje morale dhe kombëtare, personalisht mendoj se kurrë nuk mund të shkëmbejmë një krim (vrasjen e një qënie të gjallë) për një të drejtë të grave.
Çdo abort është jo vetëm një fëmijë i vrarë por edhe një shtet i dështuar në ekzistencën dhe politikat e tij sociale dhe shëndetësore.
Aborti është një traumë e madhe që pak gra nuk e kanë përjetuar. Dhe kush e ka përjetuar është e pamundur mos ta mbart me vete si dhimbje shoqëruar me pyetjet, si do ishte ai fëmijë në fytyrë, cfarë fati do të kishte, sa do e doja..
Egoizmi nuk mund të fitojë mbi jetën. Aborti nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e grave por edhe të drejtën e jetës. Fetusi ka trupin e tij, zemrën dhe të drejtën të jetojë.
E rithem fortë, që vetëm një shtet dështak që ka dështuar me vizionin e rritjes së popullsisë (fatkeqësisht ende nuk kanë dalë rezultatet e censusit të vitit që shkoi) që ka dështuar, në edukimin, mbrojtjen dhe mbulimin e territorit me sistemin shëndetësor bën kësi projekt ligjesh dhe autogolash.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara një viti, kthyen sytë dhe Kushtetutën në filozofinë e pro jetës, shumë shtete të Evropës po i rezistojnë, sulmeve, degradimit dhe zhbërjes së familjes, ndaj ky nxitim i shëmtuar i këtij projekt ligji që nuk reflekton realitetin shqiptar është i frikshëm për kulisat dhe interesat anti kombëtare që e kanë mbrujtur.
Dhe për ta mbyllur, dua të sjell në vëmëndje diçka, shpesh ne shqiptarët tradhëtojmë simbolet tona kombëtare dhe ndërkombëtare, këtu e kam fjalën jo për Skënderbeun, por për Nënën tonë Terezë, e cila është Shenjtorja e të varfërve, familjeve dhe fëmijëve kurrë të lindur. Në fjalën e saj që tronditi më të fuqishmit e botës në dhjetor të 1979’ës kur mori çmimin Nobël, ajo ndër të tjera tha..
“Ne që po qëndrojmë këtu, qëndrojmë sepse prindërit na kanë dashur. Nuk do të ishim këtu, sikur prindërit të na abortonin. Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, nuk është lufta, është aborti, Me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënave të tyre! Ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot! Kur nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë ajo me ty dhe mua kur nuk ka asgjë midis nesh? Pikërisht për këtë apeloj.., apeloj kudo! “
E nderuar zonja Lindita, shpresoj shumë që në shpirtin tuaj qoftë dhe si besimtare të ndizet dritëza pro jetës dhe familjes, duke mos harruar fjalët që thoshte Don Bosko “ nëse Zoti është me ne, ne jemi shumica”
Punë të mbarë dhe gëzuar festën ndërkombëtare të familjes që është në 15 maj.
Brizida.
Nje sirene alarmi qe duhet degjuar. Ky projekt - ligj ka shkuar ne Kuvend tanime, domethene ai eshte miratuar ne qeveri, ku shumica e ministrave jane gra. Cfare turpi! Bashkohem me shqetesimin e autores. Poshte qeveria.
Bravo,bravo zonja Brzida! Te lumt mendja. Shkrim eshte brilant dhe nuk mund t'i heq asnje presje. Te gjitha sa shkruan,jane te verteta. Duhet vene gishti kokes se dashje padashje po behen krime. Te parandalohen me lgj nga parlament.
Biba që i kanë dhënë çekiçin e parlamentit ndjek vetëm udhëzimet e "supersocialistit" që ka kam qiellin me dorë
Ky agresivitet ndaj ketij projektligji po behet absurd. Cdo nen i ligjeve per shoqerite qe synojne rritjen e standardit te jetes (dmth lirine dhe begatine individuale) ka parasysh individe qe u privohet nje mundesi per nje jete normale. Dmth sipas kundershtuesve, fakti qe mund te kete individe qe abuzojne eshte i mjaftueshem per te mos e lejuar nje proces? Hajt ti heqim makinat, bicikletat, thika e pirune, se ka kriminele qe i perdorin per krim.
Nuk dua të komentoj projekt-ligjin në tërësi, gjykoj se nuk më takon mua. Por dua të ndalem pak vetëm në rastin e abortit, për të cilin Brizida ka ndalur gjatë, dhe kuptohet që është kundër tij. Është debat i madh ndërkombëtar, "pro dhe kundër", ky. Deri këtu dakord dhe me Brizidën. Por po ajo, me të drejtë, shkruan: "Aborti është një traumë e madhe që pak gra nuk e kanë përjetuar. Dhe kush e ka përjetuar është e pamundur të mos mbart me vete si dhimbje shoqëruar me pyetjet: si do ishte ai fëmijë në fytyrë, ç'fat do kishte, sa do e doja...". Pra, po prej saj nënvizoj: 'aborti është një traumë që pak gra nuk e kanë provuar...', që në invers duhet kuptuar se ai ka qenë një fenomen. Edhe pse ky diku lejohet/lejohej, dhe diku sipas principeve që rrjeshton Brizida, ndalohet/ej. Po edhe aty ku ndalohet, ndalohej, si psh në regjimin komunist, gjithsesi edge atëhere, ai kryhej ilegalisht, diku nga mjekë (rrallë), por më shumë, për qëllime përfitimi nga gra injorante, që shpesh shkaktonte dhe vdekjen e nënave. Atëhere, një gjë që është fenomen, lind vetiu pyetja: Si do ishte më mirë, të 'lejohet' aborti të kryhet ilegalisht, pra në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë kriminal, apo të lejohet me ligj, që nga kjo anë do ishte formalisht jo 'kriminal', sepse do ishte i pandëshkueshëm, paçka se nga ana e principeve që rrjeshton Brizida, antihuman? Epo ky është debati! Në fakt tek ne sot me ligj, abordi lejohet, kundërshtimi është vetëm tek koha se deri kur. Pra të lejohet ai, deri në 22 javë siç është në projekt, nga 18 javë siç ështe aktualisht? Me ç'kuptohet Brizida, është kategorikisht kundër abordit, por me që midis "pro dhe kundër", hendeku është i thellë, atëhere dhe kjo si çdo kontradiktë shoqërore, zgjidhet me ligj, siç dhe kudo është zgjidhur, pra dhe në Shqipëri, ku tashmë aborti lejohet.
Thirje qe duhet mbeshtetur. Bravo Brizida.
Brizida, shqetesimi eshte aq i madh sa une do ta quaj katastrofe per shuarjen e rraces shqiptare, por bota kapitaliste drejte kesaj shkon dhe dalengadale ja ka arritur sepse ligjin tani nuk e bejne me ata qe gjoja i voton populli dhe ne e quajme demokraci, por ata qe kane grumbulluar miljardat. Shiko Ameriken qe ma merrni si etalon demokracie ! Kush eshte Trampi?! Kjo eshte familja sot dhe urdherat tani dhe per Shqiperine vijne nga larte. Duam apo nuk duam, ne do vdesim me ngasherim per ata qe do ngelen mbrapa si gjallesa por jo si njerez, prandaj ne mitingjet formale, lih se s'te degjon njeri; du gishtat larte dhe dy kembet larte. S'ka rruge tjeter. Me fal per ndonje shprehje por realiteti pellcet edhe syte e buallit e jo me te njeriut. Une deshtova!
Erdhi koha qe femijet nuk do kuptojne se kush eshte babi apo kush eshte mami. Dy burra apo dy gra qe bashkjetojne e qe duan nje femij, prindi 1 o prindi 2. Sterilizim me deshire, abord kur te doj qejfi, lindje artificiale dhe e fundit prinderit qe nuk kane fuqi mbi femijet e tyre. Dua tu kujtoj ketyre debilave qe vendosin ligjet se fjala MAM (mami) dhe qe eshte fjala e pare qe nje femij SHQIPTON mam,mam,mam,mam do te thote se femija ka nevoj per ushqim dhe per te pire, ka nevoj per te jetuar dhe ritur doni apo s'doni ju. Femija trashegon nga prinderit e tij genet me te mira dhe persosura dhe percjell tek pasardhesit AND-n e identitetit, ose shqip te gjakut, te krenarise dhe te trazhgimis brez pas brezi, percjell fisin, percjell FAMILJEN. Dhe ju doni te dilni mbi natyren, te krijoni gjallesa ne laborator, te krijoni familje artificjale apo te vendosni denimin me vdekje te nje femije qe pak dite e ndajne qe te shoh diellin. Ky eshte krim, antinatyrore, antifamiljare dhe mbi te gjitha antikombetare!
Kam një pyetje për ty o goce: mirë Maria ishte e virgjër, po Liria si ka qënë? E çpueme apo e zgafllueme?
bravo brizida,skm cfar shtoj me,vertet kan ik mendsh
E dashur Brizida, Problemi qe ngre ti eshte aq i math sa ka ngateruar tere boten e civilizuar. Me duket se vetem per kete shakak ja ke futur kot se kerkon te drejten tende ne vend te gabuar. Ne bejme si bejne te tjeret....
KY ESHTE LIGJI I DJALLIT SORROS QE PO E APLIKON NE VENDET PERENDIMORE.PRANDAJ ELON MUSK THOTE QE SORROSI E URREN NJEREZIMIN.
Te lumte mendja dhe pena!
Te lumte mendja dhe pena!
Solidarizohem plotësisht me z. Brizida dhe i bashkohem kësaj thirrje:z.Nikolla mos lejoni miratimin e këtij p/ligji duke patur parasysh të gjitha ato që rreshtoi z. Brizida. Unë do tu lutesh duke parë nivelin ekonomiko - social të shoqërisë shqiptare le të bëhet në një kohë tjetër një ligj për të cilin personalisht nuk do ta votoja kurrë. Rrespekte për të Dyja Zonja të nderuara.
Ooo na jane bere te gjithe Trampista ketu...dmth sipas jush 1 min ohoho dhe gjithe jeten obobo eshte e drejte
Jam shume dakord me ju Znj. Brisida. Duhet ta bertasim shume kete projekt ligj, nuk duhet miratuar ne Kuvend. Te ngrihemi te gjithe per ta ndaluar kete krim.
Psikolog ke nevoje per psikolog o loqe kandari.
Pse niuk ma pranoni Komentin..zotereinj botues te gazetesTEMA?! ... *Dhimbie madhe Popull*
Ke gjetur kishe ku te falesh o Brizida: Lindita Nikolla eshte nje femer e klonuar, robot i gjigandit te Rodit Shqiptar. Rraca shqiptare duhet te shuhet, keshtu tha edhe Vulini.
Ju prifte e mira sa argumetoni Ju e nderuara Znj. Brisida Gjikondi,perkete shqetesin te ralle sa te domozdoshem, per Shoqerine tone-NJERZARE...lidhur me VIJIMESINE e shoqerise njerzore-me VIJIMESINE e JETES NJERZORE-sigurimi vijushmerise se Pasardhesve ne familie-Ligji Natyres Ky Ju degjofte e nderuara Kryetare e Kuvendit t-Atdhut tone--Lindita Nikolla-Krye-NENA SHQIPTARE* aktualisht Lindita Nikolla; per te MOS e MIRATUAR kete Ligj-*ANTI NJRERZOR*. Ju Ju lumte sa argumentlni sa mjaft mbeshtetes me KOMENTET e Tyre. Po e neneshkruaj kete KOMENT si *DHIMBIA e Madhe POPULL*-une - me nekrah- *Pasardhes veterane* te mbare Atdheut tone, ne emigracion..( kohe qe perjeton -me dhimbie-Atdheu Yne- aktualisht). Me Ju dhe Atddheun JETOJME-sa per ate-Mbrodhesi e LIGJESI NATYRORE sa NJERZORE*-kerkojme.!
Se sa femije do bej cifti fisnik varet nga shekulli ku jemi e te tjera! As prinderit as gjysherit nuk e vendosin. Sygjeroj cdo cift te lere te pakten dy femije mbrapa! Vellezer motra!