Ditët e fundit, Tirana pati kënaqësinë të shijonte spektaklin alternativ të kompanisë teatrale franceze “Ilotopie” në kuadër të javës kulturore franceze. Shfaqja “Fous de Bassin” (Lolot e Ujit) ngërtheu shikuesit me imazhe surreale e të mbushura me simbolizëm ku, mes të tjerash, një makinë përpiqet të lëvizë mbi ujë, një burrë lexon gazetën teksa lundron i pashqetësuar mbi liqen dhe një tjetër ëndërron në shtratin e vet pluskues. Megjithatë, performanca shkaktoi gjithashtu reagime negative, veçanërisht në lidhje me një skenë ku figura të ngjashme me perceptimin tonë të demonëve, veshur me kostume të një lakuriqësie teatralisht të ezkagjeruar, lundrojnë në liqen të rrethuar nga mbretër dhe klounë.
Sipas disa kritikëve, shfaqje të tilla synojnë të promovojnë kulte satanike dhe degjenerim të një koncepti të ngushtë mbi moralin; moral që, në shumicën e kohës s’është tjetër veçse përpjekje për t’i imponuar shoqërisë standardet e tyre të gjykimit dhe të jetuarit. Siç e do zakoni i kritikëve kulturorë konservatorë, rreziku vjen gjithmonë nga jashtë dhe pikërisht ky “rrezik i huaj” është më shqetësues se sa krizat e brendshme shoqërore, që shpesh lidhen me tradita primitive, mendje të mbyllura dhe mendësi të deformuara nga përzierje perverse të traditave me dëshirën për fitim pa marrë parasysh pasojat ndaj familjes, shoqërisë, mjedisit. Por, nuk duhet të harrojmë këtu se, edhe betejat e mbrojtësve të vetëshpallur të moralit shoqëror, pavarësisht grupit kulturor që përfaqësojnë, janë në fakt të importuara nga jashtë. Në betejat e tyre kulturore kundër “rrezikut të modernizmit,” të gjitha referencat iu përkasin kulturave të tjera, qoftë lindore a perëndimore. Ndaj, nuk është fjala për ruajtjen e ndonjë identiteti shqiptar por, thjesht importim i një konservatorizmi të frymëzuar nga rrymat e reja konservatore amerikane ose nga rryma të tjera, më të vjetra, që vijnë nga lindja. Më tepër se sa dëshirë e sinqertë për të ruajtur ndonjë traditë, identitet, apo çfarëdo ideologjie a dogme në të cilën thonë se besojnë, beteja e tyre ngjan më tepër me një luftë për të fituar ndikim e popullaritet në publik.
Megjithatë, le të kthehemi tek shfaqja “Fous de Bassin,” me të cilën kritikët moralë kanë mbetur në sipërfaqe, ashtu siç aktorët e këtij teatri lundrojnë përreth një orë mbi sipërfaqen e liqenit. “Fous de Bassin” na paraqet një version të përmbysur në mënyrë komike të botës në të cilën jetojmë. Është një botë, në të cilën jeta e përditshme është e mbushur me absurditet dhe pasiguri. Vetë akti i të performuarit mbi ujë, një medium i paqëndrueshëm, simbolizon pasigurinë dhe paparashikueshmërinë e jetës. Por, pavarësisht rrethanës së çuditshme në të cilën gjenden, personazhet vijojnë aktivetet e tyre të përditshme. Një pastrues qyteti lundron mbi ujë me fshesë në dorë, pa rrugë të cilat do të duhej t’i fshinte. Një makinë e ngarkuar me baule (ndoshta një familje që shpërngulet, emigron, apo shkon me pushime) lëviz me vështirësi mbi ujë. Shumica e personazheve, ndonëse nuk i kushtojnë rëndësi rrethanës së pazakontë në të cilën gjenden, në një mënyrë a një tjetër ndikohen prej saj. E vetmja që duket se nuk ndikohet, është një grua, kostumi i të cilës na shtyn të mendojmë se është pjesë e aristokracisë së dikurshme europiane. Fustani i saj, i ekzagjeruar në madhështinë e tij, as nuk e prek ujin e liqenit, ndërsa ajo qëndron mbi një rrotë gjigande, nga ato në të cilat vendosen për të vrapuar kaviet dhe minjtë e laboratorit. Rrota vihet në lëvizje nga një skllav, i cili vrapon vazhdimisht, vetëm për të mundësuar lëvizjen sa më të lehtë të padrones së tij, pa mundur vetë të arrijë askund. Ai është i burgosur pozitën e tij shoqërore, nga e cila e ka të pamundur të dalë
Shfaqja, përmes absurdit dhe komikes vë në lojë mitet që secili prej nesh ngre në lidhje me botën tone dhe që iu besojmë aq seriozisht. Ajo vë në lojë vetësigurinë që ne ndiejmë, ndonëse jetojmë në një botë krejt të pasigurtë. Gjithashtu, ajo na vë në dukje absurditetin e marrëdhineve të pushtetit mes shtresave të ndryshme shoqërore, por edhe mes individëve të secilës shtresë. Në pikën e saj kulmore, performanca shpërthen, me plot kuptimin e fjalës, në një spektakël fishekzjarresh, ku monarkë, aristokratë, klounë e demonë lundrojnë në një një lloj makthi kaotik teatral, që na vjen sa i frikshëm aq edhe komik. Dhë është pikërisht ky moment që duket se ka trazuar kritikët e shfaqjes “Fous de Bassin.” Me sa duket, një kostum teatralisht i ekzagjeruar për të dhënë një paraqitje groteske të lakuriqësisë, mjafton për t’i rënë kambanave të mbrojtjes së moralit. Por, të para pak më thellë, këto kostume të perceptuara si kontraverse dhe si një sulm ndaj moralit shoqëror nuk duken aspak të tilla. Atyre iu mungon provokimi dhe pahijshmëria. Madje, ekzagjerimi gjer në grotesk i elementeve të lakuriqësisë dhe simboleve satanike, shërben më tepër si parodi se sa promovim i tyre. Thënë ndryshe, nëse i zhveshim këto simbole nga interpretimi që jemi mësuar t’iu japim, bëjmë të mundur që ato të shihen në gjendjen e tyre para-ideologjike. Mënyra e vetme që një shoqëri të mund ta luftojë “perversitetin” është duke e zbërthyer atë në elemente minimale të spektaklit e performancës, sado komike qofshin; në të kundërt, nëse vazhdojmë ta shohim gjithçka me syzet e moralit, rrezikojmë vetëm të intensifikojmë “perversitetin” rreth nesh. Le të mos harrojmë se janë shoqëritë kulturalisht të ndrydhura ato që shfaqin edhe tiparet më ekstreme të perversitetit. Në këtë aspekt, performanca e trupës "Ilotopie" na fton të vëmë në pikëpyetje dhe të qeshim me gjëra, që shpesh i marrim më seriozisht se ç’duhet.
Nga ana tjetër, trajtimi i një performance artistike si një çështje morale, vetëm sa na shpërqendron nga probleme sociale shumë më shqetësuese për shoqërinë tonë. Në media shpesh reklamohen medikamente që më pas rezultojnë jo-efektive, apo edhe më keq, të dëmshme, por askush nuk shqetësohet për këtë. Teologë të besimeve të ndryshme përpiqen të justifikojnë veprime dhe sjellje të dhunshme apo shtypëse që bien në kundërshtim me ligjet. Intelektualë të ndryshëm publikë bëjnë deklarata relativizuese duke arritur deri aty sa të inkurajojnë abuzimin seksual ndaj femrave apo t’i fajësojnë ato kur janë viktima. Megjithatë, asnjë nga flamurmbajtësit e moralit nuk është shqetësuar për këto. Madje, edhe nëse dikush merr guximin t’iu kundërvihet, shpesh akuzohen si censurues apo shtypës të fjalës së lire.
Shfaqja “Fous de Bassin” solli një këndvështrim alternativ dhe provokues në një qytet ku ankohemi se kultura dhe arti publik mungojnë. Performanca duhet vlerësuar për meritat e saj artistike dhe aftësinë për t’i përfshirë shikuesit në dialog në lidhje me natyrën e ekzistencës sonë. Shoqëria shqiptare e ka provuar se ç’do të thotë kur shteti dikton se si duhet të bëhet arti. Në të shkuarën, ka provuar edhe si është të jetosh nën një perandori ku feja dikton aspekte të rëndësishme të kulturës, artit dhe jetës shoqërore dhe në të gjitha rastet i ka refuzuar. Ndaj, pranimi në këtë epokë të zhvillimit shoqëror i ndërhyrjes së shtetit apo fesë mbi kulturën dhe artin, do të shenjonte hapa të frikshëm pas.
Në çdo film shënohet mosha e shikuesit. Në teatre eksperimentalë si ky i liqenit nuk është nevoja që satanai tu paraqitet publikut dhe fëmijëve që ishin atje me allate dhe cica. Dhe mos u përpiq të japësh mend për moral modern dhe "lirinë" e artit o Bjorn filozofi
O Bjorni rrushi! Te vihet kufizim moshe, o Gari!
Deri ktu ok...por allatet jashte ne mes te qytetit nuk eshte normale
Keta lloj bajgash per fat te keq jane shtuar shume.Keta reklamojne qe te kemi baballare me pidh dhe ,nena me kar.Qelbesirat.
Shkrimi eshte nje perpjekje e mjere dhe e turpshme per t'i bere thirrje ndergjegjes shoqerore te heqe dore nga cdo vlere dhe parim moral dhe, madje, te mos merret fare me kete ceshtje " tabu ". Autori i shkrimit duket qarte qe eshte fare mendjelehte, i siperfaqshem dhe dallkauk. Nuk ka plage shoqerore per te cilen dikush te mos e kete ngritur zerin, dhe jo sic pretendon autori pa identitet. Ndersa e ashtequajtura " kulture moderne " apo " postmoderne " nuk eshte gje tjeter vecse shfaqja ( ne shumicen e rasteve ) e imoralitetit si arritje kulturore-shkencore. Te gjitha veset njerezore, te perbuzura dhe kritikuara nga librat fetare dhe mendjet me te ndritura te njerezimit nder shekuj, sot kane gjetur te drejten e shfaqjes skenike ne te gjitha format e saj dhe kush nuk i pranon apo perbuz ato, shpallet anakronik dhe madje " i rrezikshem "...nga tipat si Bjorn e Horrn.
"LIRI ARTISTIKE" ? FU. Merrni femijet tuaj per dore dhe shkoni ne ato shfaqje skandaloze mostra.
Liqeni i tiranes, ka qene strehe e shume perversiteteve dhe perveresve. Ata ishin te ndrojtur, me frike ne zemer benin paudhesite e tyre. Artistikisht, lundronin mbi nje varke te rrezikeshme, mbi ujra te pa sigurt, dhe blla, blla, blla,. Tani ja bene fora. Ky eshte sukses, francez, por fabula eshte vendase. APO JO Bjorn?!!!!!