Nga Kimete Berisha
- Albin Kurti ka frikë se nëse e bën Asociacionin e serbëve të Kosovës do ta bosnjizojë Kosovën...e Bosnja është në Këshillin e Evropës.
- Që është në Këshillin e Evropës nuk i ka penguar Bosnjës, aspak, që të jetë shteti më i korruptuar, më i pashpresi, më i varfëri, më i padrejti dhe më i braktisuri.
- Prandaj, s'ka pse të të mbetet zhig të jesh në Këshillin e Evropës, si sot si nesër - njëjë, ty nuk të ndihmon asgjë.
- Askush, përveç bandat politike, nuk është mërzitur pse Kosova nuk hyri në Këshillin e Evropës!
- Kosova është shtet i korruptuar...aq i korruptuar sa që
prokuroria e Kosovës nuk ka ngritur padi ndaj terroristëve serbë që sulmuan dhe vranë në Banjskë.
- Mjerim i madh politik është ky:
shqiptarët kërkojnë nga perëndimi ta dënojnë sulmin që nuk e dënon Drejtësia e Kosovës.
- Kosova s'ka drejtësi, s'ka barazi, s'ka siguri në punë, s'ka sigurim shëndetësor, është e varfër, e korruptuar dhe gati barbare, prandaj nuk i ndihmon gjë të jetë në Këshillin e Evropës, m'sa i ka ndihmuar Bosnës.
- Kosova, Bosnja dhe Shqipëria po boshatisen.
- Kosova u bë si një OJQ për pastrimin e rrugëve të Evropës.
Si rrobaqepësit që krejt dynjanë e qepin, ndërsa vet shkojnë me rroba të shqyera.
- Qeveria Kurti (ende nuk e di pse, por e marr vesh), me mish e me shpirt ka punuar kundër Institucioneve dhe ka prodhuar OJQ për kokë banori, nëpërmjet të cilave i ka shkatërruar dhe degraduar Institucionet deri në atë shkallë sa nuk di më kush se nga sa po shkon pasuli.
- Përveç OJQ, Kosova do të bëhet edhe burg i kriminelëve të Evropës.
Për t'u bërë burg i të burgosurve evropianë, Kosova nuk ka nevojë ta plotësojë asnjë kusht, e për të dalë nga burgu - ëhë.
- Mendoj se Albin Kurti ka bërë mirë që nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit që e la një diplomat që u largua nga misioni i tij, pikërisht pse dështoi në dialog.
Lajçaku e bëri sherrin dhe iku!
- Ndërkohë, Vjosa Osmani (me votat e Albin Kurtit) po ia tregon 'forcën pembe' Albin Kurtit.
- Derisa Vetëvendosja po i mbush Institucionet, sa po mundet, me militantët e saj, Guxo edhe më e shkathët, po ua 'ftoh'.
- Albini është më i sinqertë, por mendoj se Vjosa po luan më mirë, ajo është eksperte t'i tradhtojë ata që e mbështesin (Fatmirin, Isën etj), dhe shumë mirë ua bën.
- Albini duket sikur Vjosës ia ka 'marr' Donikën...
Se ti moj Donika, ti je vajza e heroit kombëtar e ajo është vajza e policit (që i shërbeu regjimit serb)....
dhe Donikës i ra në mend që ka përparësi patriotike ndaj Vjosës, dhe që është elherze, e nuk pispilloset si ajo.
- Gratë edhe ashtu prishen herdokur mes vete, ato nuk i lënë bashkë dy gurë, lëre më dy gra.
Kam shumë mendime të këqija për neve grave, sa i përket miqësisë.
Janë rrenëse në miqësi dhe të prejnë në besë.
Thjesht për shkak të xhelozisë, mjafton të dukesh më bukur - dhe e hëngre!
- Dhe Donika është më e sinqertë, por Vjosa është lojtare më e mirë sepse nuk ka ndjenja.
Prandaj, Vjosa e mund edhe Donikën, e sheh, hesap s'e bën.
Por, Donika e ka Albinin, e Vjosa e ka krejt botën.
- Rrugët e Kosovës i kanë pushtuar qentë, shteti s'është i zoti t'i mbrojë njerëzit nga qentë, siç i mbron qentë nga njerëzit, ndërsa Vjosa Osmani e këshillon Evropën se si duhet të mbrohet nga Rusia.
- Ndërkohë që u bë me 'perëndimin' kundër Albin Kurtit, Vjosa Osmani po udhëton nëpër fshatra të Teksasit, për t'i treguar Albin Kurtit se është lumtur dhe e dëshiruar nga krejt planeti.
- I ka vizituar edhe aktorët e Dinastisë.
Disa që i gjeti gjallë: Fellona, Amanda, Kristella...Aleksisës nuk ia gjeti shtëpinë...e Bllejkut ia vizitoi varrin.
- Vjosa Osmani po mundohet ta shfrytëzojë PDK-në dhe LDK-në si 'kalë beteje' kundër Albin Kurtit.
- Se Albin Kurti e ka zhgënjyer popullin e Vetëvendosjes, siç i thashë edhe Prindonit, unë nuhas, kam
intuitë'
- A u binde se...'Mirë e kam pasur kur kam thënë se Albin Kurti është Hugo Çavez'!
- Para se t'i dukej më i miri, Albin Kurti i është dukur Hugo Chavez.
Përshtypja e parë gjithmonë del e vërtetë.
Prandaj, do të më pëlqente ta shihja Vjosa Osmanin duke e tradhtuar edhe Albin Kurtin!
- Përveç presidentes, Albin Kurti edhe ministrat e vet i ka kundër vetes.
Ata vjedhin në emrin e tij tenderë njëburimor, e vjedhin buxhetin e i kanë vjedhur rezervat shtetërore në emrin e tij.
- Albin Kurti nuk është distancuar nga asnjëri hajn i tij, që do të thotë se po dështon qind për qind dhe po dështon shpejt.
- Për një fjalë goje, Isa Mustafa e ka shkarkuar Aleksandër Jabllanoviçin pa i bërë dy fjalë, ndërsa Albin Kurti nuk e shkarkon Hekuran Muratin që e ka vjedhur Kosovën me tenderë njëburimor.
- Dhe atë stalinisten, Rozeta Hajdarin, që vjedh miell me tepsi dhe kushdo që është kundër vjedhjes së miellit ajo e largon nga puna.
Pak i duket që Jakup Krasniqi është në burgun e Hagës, Rozeta nuk u ngop me urrejtje për të, pa ia larguar nga puna edhe nipin.
Rozeta është staliniste e tërbuar, në emrin e Albin Kurtit!
- Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor.
Janë hajna amatorë, që u shihet hajnia nga helikopteri.
- Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia dëshiroj dështimin - betohem).
Nëse Albin Kurti menjëherë nuk distancohet nga ministrat e tij të korruptuar karriera e tij politike merr fund.
- Opozita më e tmerrshme dhe armiku më i madh i Albin Kurtit janë ministrat e tij, nëse janë të tij!
- Ndërkohë që Albin Kurtin po e izolojnë, perëndimi po e krijojnë Bedri Hamzën.
- Ambasadori gjerman ka shkuar me Bedriun ta përcjell ndeshjen mes Trepçës dhe Yllit.
Dukeshin si djelmosha të gëzuar.
Një tifoz i torcidës, po thotë, tha, e ka dëgjuar Rohden duke i thënë Hamzës, si ia del ti që ta ndriçosh Mitrovicën, nga tregu e deri në Shipol, vetëm me drita të veturave (qyteti i ka poçat e fikur prej se ka shkuar Agimi).
- Perëndimi nuk kërkon politikanë profesora që i japin nasihat Evropës, por shqiptarë nornal, praktik, jomegalomanë dhe të tokës, siç është Bedri Hamza.
Bedriu e ka një aftësi klasike të të bëj t'i besosh, të ndjesh siguri...është si babëlok, nuk është i paparashikueshëm, mendjemadh dhe impulsiv, bash qysh ka qejf perëndimi.
- Po duket sikur të gjithë janë bërë bashkë kundër Albin Kurtit.
Nëse nuk kupton me fjalë se si i ka punën Albin Kurti, e kupton më së miri kur e shikon fotografinë ku për t'ia shtrirë dorën Edi Ramës, Albin Kurti kërruset, e Edi Rama e ngrin kurrizin, nuk lëviz, dhe Edi Rama duket si perverz i frustruar, që përkuljen e ka rezervuar veç për grekun Mitsotakis.
- Mua Edi Rama m"u duk si ata që i ka kapur zori i sh.rrës, por popullit iu duk si nënçmim!
Se Edi Rama nuk ia fal Albin Kurtit që deshi t'ia marr pushtetin...!
Prandaj nuk na e çel më derën, Edi Rama u bë një jabanxhi për Kosovën.
- Pra, duke deshur bashkim kombëtar, Albin Kurti u prish edhe me Shqipërinë.
P.S. 'Çapaçule, të rrehi me papuçe, se ia huqe'.
- Varg nga kënga e re e Luizit dhe Getit, që bëjnë si macho por duken thjesht si dy budallenjë të moçëm, të patalentuar.
- As në librin 'Poezia e popujve primitiv' nuk kam lexuar vargje më primitive!
Drejtuesit tanë duhej të luanin në nivelin tonë, jo të kundërshtarit. Kjo është bërë gabim...
Kimete, tani behu gati nga sulmusat e chatit te Al- bin ladenit. Bini me parate e buxhetit te kosoves ka ndertuar nje skuader goxha te madhe, te cilet ne momentin ku gjejne hapsire leshohen si qen te terbuar te kafshojne gjithkend qe nuk I thur lavde Binit. Keshtu qe kimete pergatitu.
o "Daullxhi", na hengersh ate te Kimetes!
EDI RAMA PO BEN DREJTESI NEPERMJET SPAKUT DHE NUK KA NEVOJE PER PELQIMIN TEND ATE E PELQEN 80% E SHQIPETAREVE PUNTIRE DHE TE NDERSHEM.
Me ulje ngritje, me sene te meçme dhe me plot budallalliqe, sikur ja ke hyp shilarsit ke shkrujt, çudi me ty. Duket sikur ke probleme vetvlersimi. Gjynah.
E keqja eshte sepse gomari Kurti
Albini per Kosoven eshte si puna e karkalecave ne behar,kalojn,bejne demin dhe largohen,dhe Albini do bej demin dhe do iki,kaq.
Na moj Kimete ngadal se I ke hyp kalit mbrapsht!!! Si mundet ta krahasosh Shqipërinë me Kosovën e Bosnjën??? Ps: vetëm me shqipet mos u merr ke Kos e Bos me u marr sa të duash.
Kush ta ka thene ty moj znj Kimete se Shqiperia po boshatiset si Bosnja dhe Kosova? Me siguri Sali Berisha dhe Ilir Meta qe femijet e tyre, niperit dhe mbesat jetojne ne vila luksoze ne Evrope. Se dyti, ta falim dialekektin tend toske, sepse edhe keshtu per hir te se vertetes te tngellon bukur, por nuk mund te jemi dakord me ty qe perdor fjale serbisht. Ne shqip groshes i themi edhe fasule, ndersa pasul i thote serbi.
Bravo Kimete. Kurti ka dek per dardanet tashme, se per shqiptaret nuk ka ekzistu noihere.
Pini i lengun Albinit e mos na cani trapin, se s’po i kercet bytha kujt ne se koqevaret I ka marre malli te futen prape me deshiren e tyre, ne stanin e Serbise. Per kete nuk us ka fajin as Rama e as Ali Ahmeti qe e bete lesh e li
O, bo, bo, booo! Sa lodhshme kjo Kimetja. U përpoqa ta lexoja deri në fund, por aha, e pamundur. Thjesht u dorëzova!
Kurtoviçi kunder Kosoves dhe kunder vetvehtes per interesat e Serbisë Kurtoviçi më Serbi kunder Kosoves dhe kunder Shqiperisë argat i Serbisë dhe argat i Rusisë
Oj ti K..., të ka helmuar me kohë helmi që nxjerr.
Kurti do të votohet përseri nga dardani,kjo nuk është kontestuese sepse vetëm ky është udhëheqës shqiptar i pa korruptuar dhe me nivel intelektual i pari nder shqiptar.Ëdhtë gjithashtu e sigurt se urrehet nga shumica e shqiptareve të Shqipërisë të cilët për pak pare të serbit shkstrruan çdo gjë në Shqipëri,Ushtrinë,ekonominë,fabrikat dhe çdo gjë shqiptare.Tani publikisht po thuhet se për dy gota raki po i blen shqiptaret e Shqipërisë Serbia.Së shpejti do bëhen pishman por do jet von.Nuk shkon fort shumë kohë kur do ndahet jugu i Shqipërisë,tek atëher do u bie nder mendë se Serbia ua ka fut trut e gomarit.
Hajdutet nuk e duan Albinin...e urrejne..u ka prishur Banketin...dhe ata te Tiranes se u thote ka dhe politikane te paster
Sigurisht, pot se pari nxirrni Kosoven nga sanksionet e Evropes, pa te tjerat ndreqen