
Nga Ilir Yzeiri
Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa nga grupet kriminale më të rrezikshme në vend meriton të përshëndetet dhe gjithë shoqëria shqiptare duhet të gjejë mënyra që të lavdërojë punën e tyre sepse në këtë mënyrë tregojmë më në fund se ne, shqiptarët, po ndërtojmë shtetin që na duhet. Në historinë e re të shtetit shqiptar, forcat e rendit dhe ato të sigurisë, në pjesën më të madhe të kohës, janë përdorur nga pushteti për qëllime ideologjike. Pas shpalljes së Pavarësisë, u ndërtua një sistem i sigurisë me një ushtri e forca të rendit që arritën të kontrollojnë territorin, të bëjnë çarmatosjen e popullsisë dhe të vendosin e të sigurojnë rendin e qetësinë në vend. Pavarësisht Revolucionit të Qershorit dhe kundërrevolucionit, rendi, siguria dhe strukturat e tyre kishin nisur në embrion të krijonin themelin e një strukturë të besueshme. Lufta Nacionalçlirimtare dhe pushtimi i vendit i shpërbëu këto struktura dhe, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, ato u ngritën nga fillimi sipas modelit sovjetik. Qëllimi i parë i tyre ishte të ruanin rendin dhe qetësinë dhe të mbronin popullin nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Siç thonë konstitucionalistët, në kohën e socializmit shqiptar kishte rend, por nuk kishte ligj. Pas rënies së komunizmit, ne i shkatërruam të gjitha. Nuk ditëm që të ruanim profesionistët që kishin shërbyer gjatë komunizmit, por e zhbëmë ushtrinë, policinë dhe shërbimin e inteligjencies. Menduam se ishte e lehtë ngritja nga fillimi e tyre. Këtu ndodhi tragjedia më e madhe. Sistemi i drejtësisë u përmbyt nga rekrutimet e personave që mjafton të kishin një shkollë të lartë, të kishin lidhje me PD-në e pastaj me një specializim 6-mujor, mund të bëheshin gjyqtarë, prokurorë e drejtues policie. Njësoj si komunistët që rekrutuan partizanët dhe simpatizantët e tyre në strukturat e sigurisë, ashtu bëri edhe PD-ja. Policia e Shtetit, strukturat antikrim dhe shërbimi i inteligjencies, ashtu si gjithë shoqëria shqiptare humbi drejtpeshimin njerëzor dhe edhe ata shpallën si ideal të tyre fitimin me çdo kusht. Atdheu ose shërbimi në të shihej vetëm si një mundësi për t’u pasuruar. Trafikimi i njerëzve, femrave dhe i drogave, bëhej në një pjesë të madhe edhe në bashkëpunim me policinë. Kurrë më parë Shqipëria nuk kishte njohur një kriminalizim aq të thellë të strukturave të rendit si gjatë periudhës që pasoi rënien e komunizmit dhe deri në vitin 1996. Pastaj erdhi viti 1997 dhe gjithçka u shkërmoq. Shqipëria mbeti pa shtet e pa polici e pa shërbime inteligjente. Ringritja e tyre nisi ngadalë por edhe këtë radhë plaga që ishte hapur nuk u mbyll. Policia, rendi, drejtësia, në pjesën më të madhe të tyre, ishin aty për t’u pasuruar dhe jo për të na mbrojtur e për të dhënë drejtësi. E gjithë kjo katrahurë vijoi derisa u shkallmua godina e parë e kalbur që ishte ajo e drejtësisë. Shqiptarët po e shohin tani se në çfarë llumi kanë jetuar. Gjyqtarë e porkurorë që dalin nga sistemi me pasuri kriminale të jashtëzakonshme, policë e drejtues policie që bashkëpunojnë me grupet kriminale. Është hera e parë në këtë periudhë tranzicioni që prokurori, polici dhe gjyqtari kanë marrë përsipër të kthehn nga bashkëpunëtorë të krimit në ëngjëjt tanë mbrojtës. Nuk mund të ketë shoqëri normale dhe nuk mund të ketë zhvillim një vend që nuk ka ata që i quan « ëngjëj mbrojtës ». Ne, për fat të keq, flasim pak për ata dhjetëra e dhjetëra profesionistë që ndjekin, mbledhin prova dhe arrestojnë banditët e rrezikshëm. Shoqëria jonë, arti, televizioni, filmi nuk ka arritur të identifikojë këtë figurë dhe ta bëjë heroin e kohës sonë. Mediat tona janë bërë të neveritshme se pas çdo aksioni të policisë dalin disa gazetarë që e kthejnë gjithë këtë punë të këtyre njerëzve në një mitologji apo legjendë urbane dhe nisin e tjerrin nëpër studio sagën e romanit policor me një subjekt e me një fabul që shtillet në mendjet e tyre delirante. Askush nuk thotë asnjë fjalë për ata heronj të vërtetë që kanë vendosur të përballen me të keqen. Përkundrazi nëpër studio tregohen « heroizmat » e banditëve dhe shkathtësia e tyre si të ishin ata heronjtë tanë dhe jo të tjerët, ata që i ndjekin dhe i arrestojnë. Në çdo vend të botës shoqëria e ndërton figurën e heroit që mund të keqen dhe identifikohet me të. Shihni filmat amerikanë, italianë që i kemi këtu pranë dhe do të bindeni për këtë. Ne akoma flasim për Katanin e famshëm të filmit « Piovra » dhe vetë si shoqëri nuk duam, nuk dimë dhe nuk arrijmë të krijojmë heronjtë tanë. Që të bëhet kjo, në radhë të parë duhet të ndryshojë perceptimi i shoqërisë për jetën. Edukimi që duhet të fillojë në familje, në shkollë e në media duhet të ketë si synim kuptimin për jetën. Miti apo kulti i parasë dhe i pasurimit, luksi apo jeta vanitoze që tregojmë në ekranet tona me personazhe idotë e idote nuk duhet ta zëvendësojë kultin e jetës normale dhe të thjeshtë. Këtë mund ta bëjmë duke promovuar më shumë pikërisht këta heronj të prokurorisë e të policisë që kanë zgjedhur të luftojnë të keqen dhe jo të pasurohen duke bërë aleancë me të.
Nuk mjafton te kesh kulture letrare per ta kuptuar se pse u zhduken strukturat e shtetit socialist ne Shqiperi; historia e Ballkanit Perendomor na meson se Shqiperia ka qene, eshte e do te mbetet objekt shkaterrimi per agjenturat shoviniste serbo-greke qe na rrethojne.
Dardan je me politikat klasike te Shqipetareve armiq. Dardan Berisha dhe Rama kane shkuar te bashkpinojne me Serbet dhe Grekerit per tu pasuruar duke shitur toke dhe nderin e vendit tyre.Leri tehorite shoviniste dhe agjenturat te cilat i perdorin Shqipetaret armiq te shqiperise.
Berisha dhe Rama në një fjali është për kollaj po s’janë një.
Aman kur flet dhe ky MIUSHI Gazetaruc
Na hengesh dakun o daku.
Shkrim që spjegon shumëçka. E keqja më madhe nuk gjendet te fqnjët siç shkruan dikush,, por te geni i shqiptarit dembel, bandit, i paskrupullt etj etj. Me një fjalê shqiptarët, në shumicën e tyre të vrazhdë, të pagdhëndur dhe të paqytetëruar, e kishin hak dhe pak diktaturën e Enver Hoxhës. Dhe me gjithë shkollat dhe vatrat e kulturës që ai hapi, genin tonë nuk e ndryshoi dot. (Kokë lashë, kokë solla! Po e vrave atë në anije me të parën, do të fal këtë krëhërin e thyer! "Ushtari i mirë Shvejk"). Ja maloku nga Viçidoli. Plot libra kishte lexuar, por prapë se prapë geni nuk i ndryshoi. Dhe e ktheu në shkretëtirë dhe djegurinë gjithë Shqipërinë për vetëm 6 vjet: 1991 - 1997. Ne jemi më të dhënë të ndjekim BBV dhe Pêr-puthen sesa veprat dhe shembujt e mirë. Psh të SPAK-ut që disa e urrejnë nê kulm!
Pershendesim SPAKUN
Ilir bjondi i komunitetit rom berdomi u kput tu dhene mend
O i nderuari Yzeiri asnje popull nuk do qe te kete kriminela neper kembe se ata ngjallin friken e pasiguri po vecse nje gje edhte e sigurte qe ata te vegjlit e gjejne si qorri qe gjen puzin vete se sic vrasin edhe e vrasin , halli i madh eshte nga ata kriminelat e medhenj qe Spaku nuk guxon ti arrestoje . Shume mire u be qe u kapen po nuk e kane per here te pare , psr nuk arrestuan asnje prokuror apo gjukates qe i ka pasurne dore perpara e i ka lene te lire , po tere ata prokurore e gjukates qe u nxorren nga vetingu per vjedhje e e per te meta ne gjukim po vec aq sa i lane pa pune e gjene e vjedhur ja u lane te gezojne . Ndersa kriminelat me kollare qe kane vrare ne Gerdec jo pak po 26 plus Trebicken e gjore e nxorren per gjah = 27 njetez i poqen te gjalle lushedi sa ngelen invalida te perhershem nuk dihet sakte demi ekonomik . U vrane kater njerez ne mes te bulevardit bile zotoheshe se do vrisnja jo kater po 30 - 40 bile efhe 300 - 400 bile edhe liderin e opozites nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe ka 13 vite e Spaku gjoja e ka izoluar ai per dita i shan si prokuroret e gjukatesit e pre dita mban fjalime ndershmerie mane pallatit po na ben edhe takime me ca idiota . Likja nje tjeter kriminel qe ka vjedhur sa eshte mekur na i ben presion Spakut e rendit kushtetues na ben edhe trimin e Spaku ala heton gkoja pret leter porosite po ka frike kur nga ai nuk e rruan fate as e shoqja Mona ja tha mu ne mes te konventes diten qe u vet shpall president i pl .
Shume te gjate e ke kete paragrafin! Apo keshtu ju kane mesuar ne Shqiperi?
Ky gazetar i shitur është DEBIL
Xyz ai eshte profesor more budalla,nuk eshte debil.Debil e kaluar debilit je ti.Me njerez si ti bota shkon prapa.
Ne socalizem thot zoti Yzeiri,kishte rend por nuk kishte ligj. Nuk eshte keshtu,ne socializem kishte rend dhe ligj dhe ligjet beheshin nga populli dhe miratoheshin ne kuvendin popullor te Republikes se shqiperise. Pra ligjet mbanin miratimin dhe vulen e popullit. Prandaj siguria e jetes se njerzeve ishte e sigurt,madje shume e sigurt. Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Cdo gje mbeshtetej ne popull. Nje shtet qe mbeshtetet te populli ai eshte shume i forte, se ka themelet ta ai popull qe e ka krijuar dhe i ka besuar atij.Kurse sot shqiperia eshte bere han me 100 porta qe hyjn e dalin me mijra derra e dosa.
O popull.,sa shume spekullohet me emerin tend ,sa poshtersira dhe krime behen ,kete e beri dhe Vrana Konti ( konti leshit ) se Enveri dhe qehajane e zhduku !
Eh more Beqo! Sa te kuptosh te verteten ti,qe nuk ke per t'a kuptuar kurre,u dogj Stambolli. Vazhdo bjeri fyellit.
Gazetar me kot qe ekziston ne shqiperi ky eshte militante i thekur i partise
Iliri hodhi vrer per ato gjyjtare te cilet mbaruan 6mujorshin. O Ilir Ps ka qene 8 vjet njehere dhe 11 tani ne qeverisje. Perse nuk na thoni sa gjygjtare e prokurore kishte gjithsej ne vitet 92 deri 96 dhe sa ishin ato 6 mujoreshet. Perse nuk na thoni ndonje prej tyre te lidhur me krimin sic po dalin sot, te cilet nuk jane besoj 6 mujoreshat, por te emeruar dhe seleksionuar nga ju socialistet. Perse nuk na thoni o i nderuar se sa drejtesi marrin sot 95% e qytetareve dhe ne sa kohe e marrin kete. Drejtesi e vonuar, Drejtesi e mohuar
Kasem zgjohu! Ndryshimi është që sot bëhet vetting, hetoen gjyqtarë, prokurorë, politikanë e qeveritarë kurse në kohën e sali kriminelit emëroheshin gjin gjonët me shokë. Sali kërma dhe soji i tij sulmoi krye prokuroren dje dhe sulmon Dumanin sot. Zgjohu kasem.
Vari lesht kasos
Kur mbahet dhe ky gabel per te dhen mend mo. Ytt rrace e keqe.
Respekte profesor. Me gamor shpellare dhe koke gamor katundare shqipja nuk ben persembare...persembare.
O IDIOT,SPAK po ben punen e vet fale mbeshtetjes te madhe te SHBA,por te thuash se me kete po vepron shteti ligjor,duhet te jesh idiot! Ne Shqiperi nuk ka shtet ,por SUNDIM DIKTATORIAL OTOMAN! Te kane plasur syte se per cdo gje del ne media vetem Rama dhe asnje minister? A ke degjuar ,qofte edhe nje rast qe Rama dhe ndonje zyrtaruc te pranoje ndonje kritike? KURRE NUK KA NDODHUR! E po kjo tregon qarte ,se ky eshte DIKTATURA OTOMANE E NJE ANTISHQIPTARI SI RAMA!
Ore Dakort, jam zgjuar gjithnje. Do thoja qe jeni ju pergjumesh. Mu pergjigj persa pyeta, po te shtoj dhe nje tjeter pyetje, Me thoni pra ndonje 6 mujorsh apo punonjes policie, apo kryebashkiak, apo nje zyrtar te larte te lidhur me krimin, gjithnje po flas per vitet 92 deri 97, jo per me vone, pasi i nderuari Ilir merret dhe me kete periudhe. Jam per saktesimin e te vertetave, sigurisht qe sulmet ndaj drejtesise i denoj kur nuk behen me fakte dhe ne institucione qe kane detyre t'i zgjidhin.
Shume gomere komentues si partiake qe jane gjeja e pare qe thone eshte kur u be dhe ky me na dhene mend. A jane te qarte ne ate qe kane lexuar sepse autori ska bere autobiografi.Ore koqe kur do nxini mend ore koqe lereni edhe nje here personin por merni dhe diskutoni ate qe ka shkruar eshte e sakte apo jo ku qendron problemi qe kemi kaq krime dhe kaq vjedhje kaq grupe te fuqishem kriminal qe ju dihen emrat sipas shtypit dhe asgje presim kur do te bejne krimin e rradhes atehere kujtohemi qe e dinim qe do ndodhte. Mund te kete pasaktesira ne kete artikull sepse nuk mund te kete rend pa ligje ishte vertet diktature por ishte funksional si shtet pavarsisht formes se shtetit. Tani mund te thuhen shume prralla per ate kohe por krimi tregohej si gojedhana per Mujin dhe Gjergj Elez Aline. Nuk mund te arrihet te maksimilizohet zbatimi dhe vendosja e rendit dhe ligjit ne kete sistem sa dhe vende shume te zhvilluara se ne kane probleme te theksuara si Italia psh por idea e zotnise per nje shembull qe te terheq vemendjen pozitivisht ne rendin e lekut me duket utopi. Shiko programet televizive dhe ky autor i ketij shkrimi si anetar i bordit te RTV shqiptar cfare propagandojne keto emisione te ketij gjigandi te medias cfare ato ofrojne dhe a eshte e mjaftueshme ajo por me kryesorja a ndiqen nga publiku ne raport me kanalet e tjera private ku kurveria eshte ulur kembekryq dhe nderohen partneret si breket ku bytha dhe cica eshte plani i pare televiziv? Une mendoj se ky popull ka shkuar per lesh sepse kur shikueshmeria per keto bordello emisione eshte maksimale ne lodhemi kot te flasim per rend dhe ligje a per hero pozitiv sepse heroi ne kete rast eshte Luisi ose Romeo ose dikush tjeter ska rendesi pasi ate e shohin perdite dhe ketu mbaron diskutimi. Duhet nje ligj a platforme per median televizive qe te jete ne unison per disa standarte te cilat nuk duhet te kalohen apo anashkalohen se si popull i lehte qe jemi ne genjehemi kollaj nga fjalet e bukura dhe nga pamja dhe gjithmone kujtohemi per gabimet kur e kemi brenda. Te kerkosh nje hero per kete kohe me duket pak pa shprese sepse edhe aty ku kemi varur shpresen nuk veprohet me te njejtin standart kapet dikush qe eshte pothuaj anonim kurse ata qe kane nje mal me akuza ju dhjesin mbi koke ne menyre figurative. E fundit ne vete nuk bejme dot gje po e presim nga Miku yne i madh dhe heroi yne ngado qe ta kapesh eshte nje dhjerraman krenar !
Çflet o derdimen kur ben krahasim kur ben zgjedhjen e kuadrit kur erdhi PD ne pushtet me me ate te viteve te pas luftes. Ku ti gjenim ateher kuadrot me shkolle, kurse pd i gjeti po donte militantet pa shkolle. Te jane errur syte o gazetar militant i. Pd dhe tash i ps. Dhe ata te pasuftes ishin njerze te ndershem dhe jo zagare, pavarsisht arsimimit te perkushtuar per punen per atdheun e tyre.
Z ILIR,më vjen mirë që shkruani je pjesërisht objektiv,s.p.s ngatëron kekun me byrekun, më aspektin që ata që zbritën nga mali krijuan institucionet e forcës,lor duhet të dish që ato jan krijuar që 1941 në 1945 u institualizuan.Ata pjesën më vitale e patriote e bëri pjesë të luftës ANTFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE.Bashkëpuntorët morrën rrugën me okupatorin, por JO si sot që të pa motalshmit (në1992)mbushën rradhët e strukt. të SHISH E POLICIS DHE U BËNË GJENERAL PA SHKOLLË. NUK ju lejohet profesor haresa(me ose pa)dashje.Ai shtet i shkolloi në shkollat mëtë mira në botë ushtarakët me vite dhe jo me kurse ditore këtë mos e haro për herë tjetër.