A e bashkon dot Enkelejd Alibeaj PD-në? 10 pika ku ai avantazhohet dhe disavantazhohet

18 Prill 2022, 09:55Blog TEMA

A e bashkon dot Enkelejd Alibeaj PD-në? 10 pika ku ai avantazhohet dhe

Kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj ka bërë publike platformën e tij për bashkimin me PD duke patur mbështetjen e 31 deputetëve nga 51 që ka grupi parlamentar, pa Sali Berishën e përjashtuar. Ka arritur të ketë shumicën mbështetëse në grupin parlamentar por jo të mbështetësve në bazë. Por a mund të jetë kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, ai që mund të pajtojë dhe bashkojë Partinë Demokratike?

Nga Roland Qafoku

Duket se që nga takimi më 5 prill me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Aliebaj ka marrë zemër. Vërtetë ka një mandat si i pazgjedhur dhe i pavotuar, vërtetë është futur në histori si kryetari që drejton partinë në momentin më të keq të saj, vërtetë Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë Komisionit të Rithemelimit, por vetëm të shtunën shprehu publikisht bindjen që mund të jetë ai personi që mund ta bashkojë partinë. Lexoi një për një emrat e 31 deputetëve që e mbështesin platformën e tij për bashkimin e PD-së dhe njëherësh tregoi po publishkisht se nga 52 deputetë që ka grupi parlamentar vetëm 21 janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit nga 31 që janë mbështetës të tij. Sigurisht që në grupin prej 32 deputetëve ka edhe nga ata që nuk janë mbështetës as të zotit Basha e as të zotit Berisha e as të Enkelejd Alibeajt. 

Por fakti që janë 10 deputetë më shumë se grupi tjetër është një domethënie shumë e madhe. Por pyetja e madhe në këtë situatë është a mund të arrijë pikërisht Enkelejd Alibeaj ta pajtojë dhe bashkojë Partinë Demokratike? A mund të jetë ai persni që ta kthejën në normalitete këtë parti dhe ta nxjerrë nga një krizë që të paktën deri tani më shumë ka shkuar drejt shpërbërjes se sa drejt një bashkimi? A mund të arrijë ta realizojë këtë ai që deri dje vërtetë ishte një emër i rëndësishëm në parti si nënkryetar dhe kryetar grupi parlametar si mbështetës i Lulzim Bashës dhe pjesë e humbjeve të tij seriale por tashmë po kthehet në një faktor? Të marrim me radhë.

1.Enkelejd Alibeaj ka avantazhin që të paktën deri në një vendim të Gjykatës së Apelit ai mban zyrtarisht detyrën e kryetarit të partisë. Kjo i jep atij shumë akses në parti duke u bërë zyrtari kryesor i pjesës zyrtare të partisë. Çfarëdo të jetë, çfarëdo të ketë dhe sido të funksionojë PD, kontaktet zyrtare, drejtimin zyrtar, komunikimi zyrtar janë nën drejtimin e tij. Firma dhe vula ia japin këtë dhe si i tillë, kjo e avantazhon atë të ndërmarrë nisma, veprime dhe aksione politike që e bëjnë faktin kryesor në këtë parti. Nëse edhe Gjykata e Apelit i jep të drjtë, sigurisht që fuqia e tij politike do rritet ndjeshëm dhe pjesa kundërshtare e partisë, ajo e Komisionit të Rithemelimit nuk do ketë më atë pushtet që pati pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë që i dha të drejtë.

2.Enkelejd Alibeaj ka avantazhin që mbështetet nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht ai amerikan. Takimi i ambasadores Yuri Kim me të më 5 prill në ambjetet e Kryesisë së Kuvendit ishte më shumë se sa një takim rutinë. Ai ishte një mbështetje e hapur që do të thotë se SHBA jo vetëm mbështet Alibeaj por kërcënimi i saj se SHBA do ndërpriste çdo raport me PD nëse në krye të saj do zgjidhej Berisha është mëse real. Ky qendrim ka stepur edhe ata që e mbështesin Berishën dhe dilema se një PD pa SHBA nuk mund të jetë një parti normale është gjithnjë e më e parhapur këto kohë mes demokratëve. Dhe kjo e avantazhon jo pak Alibeajn që e ka mbështetjen e tyre pa asnjë kufizim.

3.Enkelejd Alibeaj ka avantazhin që i përket një brezi relativisht të ri politikanësh dhe të pakonsumuar në pushtet ekzekutiv. A është brezi i politikanëve rreth të 50-tave dhe përfaqëson të djathtën dhe idealet e saj. Si pinjoll i një familje të përndjekurish, Alibeaj në aspektin e përfaqësimit ka edhe energjinë, formimin dhe formatin e një politikani që e ka bërë karrierën gradualisht dhe ka arritur jo pak sukses. Detyra e tij në kohë të shkurtër si ministër i Drejtësisë në qeverinë e Sali Berishës është pjesë e përvojës dhe ai nuk është akuzuar për afera dhe abuzime me pushtetin. Kjo padyshim që i jep atij dimensionin e një politikani të një brezi tjetër që këkron të zëvendësojë brezin e vjetër.

4.Enkelejd Alibeaj ka avantazhin që ka mbështetjen e një grup më të madh deputetësh se sa grupi i deputetëve që mbështet Komisionin e Rithemelimit. Fundja beteja politike bëhet në parlamenat aty ku janë zgjedhur nga vota e popullit të gjithë deputetët dhe derisa aty ai ka mbështetjen më të madhe, kjo i jep atij një avantazh shumë të madhe. Shtoji kësaj edhe faktin që përveç kryetarit të komanduar të partisë është edhe kryetar i grupit parlamentar, kjo padyshim që i jep një plus më shumë. Jo më kot edhe publikimin e platformës së tij ai nuk e bëri nga selia e PD-së që tashmë ai e quan të pushtuar nga Komisioni i Rithemelimit, por në kryesinë e Kuvendit dhe kjo nuk është pak.

5.Enkelejd Alibeaj është një politikan i paanatemuar nga media. Ai kurrë nuk ka qenë pjesë e sulmeve dhe kritikiave të medias përgjatë karrierës së vet. Edhe për shkak të natyrës së vet, ai ka marrëdhënie as të afërta, e as të largëta me komunitetin e gazetarëve. Si i tillë, Alibeaj nuk futet te politikanët që kanë qenë anametuar dhe targetuar nga media dhe kjo i jep avantazh të madh.

6.Enkelejd Alibeaj ka disavantazh të madh faktin që nuk është kryetar i votuar Partisë Demokratike. Duke qenë i komanduar, kundërshtarët e tij në parti dhe jashtë saj e kanë shumë të lehtë ta anatemojnë atë si pa mbështetës. Nuk janë të pakta rastet që disa ia kanë përmendur këtë duke e shoqëruar me faktin që më shumë e njohin si kryetar të grupit se sa si kryetar të partisë që për Komisionin e Rithemelimit ai është i shkarkuar. Realisht në bazë, Alibeaj në rastin më të mirë nuk dihet sa mbështetje ka dhe në rastin më të keq shumë pak janë ata që besojnë te ai. Dhe kjo e bën atë të palidhur me thelbin e Partisë Demokratike.

7.Enkelejd Alibeaj ka disavantazhin e madh se partia zyrtare që ai drejton ka shumë më pak vota se Komisioni i Rithemelimit dhe kjo u tregua në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ku doli në vend të tretë. Kjo është madje pika më e dobët e tij dhe e partisë zyrtare që Alibeaj ka. Si vota e anëtarësisë dhe vota e zonës gri janë pjesë më e paavantazhuar e tij dhe kjo i jep atij statusin e një kryetari pa vota.

8.Enkelejd Alibeaj ka disavantazh faktin që ishte pjesë e stafit të ngushtë të Lulzim Bashës. Si mbështetës i një kryetari që dështoi në të gjitha garat elektorale në 9 vjet gjatë drejtimit të PD e bëjnë Alibeajn jo më pak fajtor se Basha. Për më tepër që Alibeaj ishte pjesë e stafit të ngushtë të Bashës që dështoi jo vetëm në zgjedhjet e fundit parlamente të 25 prillit 2021 por edhe në një sërë dështimesh që kishte vetë Basha dhe lidershipi që ai drejtoi.

9.Enkelejd Alibeaj ka disavantazhin që vetë deri më sot nuk ka treguar ndonjë aftësi të veçantë si politikan në politikë dhe garat të zhvilluara si përfaqësues i PD. Ka humbur gara si kandidat për kryebashkiak në Fier, ka humbur në gara si ajo kur ka qenë i deleguar në Shkodër dhe ka humbur në gara që ka patur vetë PD ku ai ka qenë nënkryetar. Dhe këto nuk japin besimin se ai mund të fitojë këtë betejë në PD që është më e vështira se të gjitha betejat që ka bërë në karrierën e vet. Kundërshtarët në parti ia përmendin këtë disa herë duke e veçuar si pika më e dobët personale e Enkelejd Alibejat.

10.Enkeld Alibeaj ka disavatanzh që edhe në rastin e paraqitjes së platformës së bashkimit nuk ka ndonjë mbështetje të madhe në media, madje edhe akses në të. Në raport me Komisionin e Rithemelimit që është shumë më i organizuar dhe shumë më i mbështetur nga media, Alibeajt madje i mungon dëshira të komunikojë me median dhe po sillet me të njësoj si Lulzim Basha, i cili do mbahet mend si kryetari i PD me sjelljen më preferenciale dhe selektive në histori. Dalje në intervista pa pyetje që ai bën në një emision dhe në një televizion të cilin edhe Lulzim Basha e preferonte sepse i montonte atë që donte ai, nuk e bën fare të avantazhuar. Kjo i jep mundësi shumë herë më të madhe grupimit tjetër, Komisionit të Rithemelimit, të jenë më prezentë, duke kujtuar se rregulli i artë në politikë është se kanali i komunikimit të një partie me publikun realizohet vetëm nëpërmjet medias. Të paktën deri tani Alibeaj nuk e ka kuptuar këtë.

18 Komente

  1. q
    qytetar

    Pse 10 pika dhe jo 9 ose 11 !?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ligji

      Partia ehste bashkim vullnetar i individeve.Askush nuk mund te flase ne emer te pervecem duke perfaqesuar te pergjithshmen.Aq me keq kur kerkohet qe kete ta vendose nje vendim gjykate.Pse prone u be kjo ? Se kush i bashkon apo kush i ndan demokratet kete e dine vete ato, anetaret e Partise Demokratike.Vota e antaresise do ta vendosi qendrimni qe do mbaje ne vijim kjo force politike.Ndersa inidividet qe duan te marrin ne pronesi partine e kane te kote kesaj rradhe.Data 30 prill, kurorezimi i rruges qe do te ndiqet.

      Përgjigjjuni
      1. T
        The truth

        Nuk ka demokratet Alibeaj o Qafok. Keshtu qe te gjitha avantazhet qe ti permend bashke me ty bejne nje m… te madh dhe ate keni per te marr. Pergjigja do te jete me e thelle se ne 6 Mars. Enderroni!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Me 30 prill 2022 Partia e quajtur "Demokratike" do te bjere nga shiu ne bresher.

          Përgjigjjuni
        2. O
          Olti Hipopotam Curri

          O Qafok pa qafe te ngli sahati te 10 pikat.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Konti i MonaKrrabes

            Te gjithe i referohen 6 Marsit, por ne te vertete Shtepia e Lirise ka brenda votat e paguara me thesarin e Krrabes! Qe kur Meta vodhi thesarin e shtetit dyshja Berisha-Meta kane kontrollin e mercenareve qe ata paguajne por ata asnjehere nuk mund te paguajne shumicen e votuesve shqiptare dhe per rrjedhoje, kurre smund te vijne ne pushtet! Thesari i Krrabes po paguan mediat, gazetaret dhe analistet qe ta bejne fakt te kryer sikur Berisha ka shumicen ne PD. Se sa mbeshtetje ka non-grata u pa ne sulmin e selise ne Janar! Keshtu o Qafok, rithemelimi mund ta marre seline dhe nje pjese te mire te PD-se, por kurre shumicen e opozites dhe aq me keq te fitoje zgjedhjet! Shkodren ndoshta, por jo Shqiperine.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taksidari

              Me fal nje pyetje kisha, me mirekupto. Kur ndodhi apo u vodh thesari i Krrabes, Ilir Meta, cilen parti perfaqesonte? Pergjigje shteruese dua, pa koment.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhelepi

                Kujt i thone "pergjigje shteruese"?

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qytetar

                  Taksidar ! Hajdutet Parti kane Pasurine e grabitur Jo me kot Saliu e quajti LIKE FLORIRI. Pra Taksidar ! Partia e Ilirit ka qene FLORIRI.

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dakord

                  Ore po fix. Saliu ka shumicën e anëtarëve të PD por në elektorat nuk e arrin as 17-20%. Ja këtë tregoi 6 marsi.

                  Përgjigjjuni
                3. q
                  qytetar

                  Or taj QAFOK ! Pika e 11 : PeDe - ja eshte Prone e Xanun dhe Pronari I Saj do marre LEGALIZIMIN.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bimi

                    Une mendoj se te gjithe po tallen me Enkelejden. Nuk ka Enkelejdi parti. Partia eshte baza e saj. Superstruktura del nga baza. Edhe deputetet qe ka ky jane pa parti ne baze. Ata jane te merdhif. Nuk kan asnje mbeshtetje fare ne bazen e PD. Ketu do te jemi dhe do te shikojme. Ata deputete nuk dalin me te tille. Platforme e tyre nuk pranohet. Po te jene te afte te krijojne parti te re. E provoj Jozefina Topalli parti te re dhe mori zero vota.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eh

                      E provoi Bamiri , Nuk doli as vete deputet,e provoi Patozi nuk fitoi as vete, e provoi Rudina me Kimin ne krah dhe k… n moren.

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Terezina Meta

                      Ah mo Roland Qafoku mbete nje ushtarak gomar ndonese ke 20 e kusur vitesh qe meresh me gazetari. Je nje analist I dobet pa patur kurefare intuite ndaj te sugjerij te maresh me shume mend nga koka plot e Fernanda Cenkos, se kete e degjon edhe Tan Lame si keshilltare speciale. Sot ke zgjedhur te ecesh me mendjen e Alibeajt keshtu qe m.. do hash.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shpetim K

                        PD u krijua(nuk lindi) nga Ramiz Alia per te shpetuar bythen e tij. PD e kreu misionin e saj historik si nje parti "amalgame" ku me shume mbizoteruan komunistet me ortodokse te PPSH, per te qene te sigurte nga krimet qe kishin bere dhe lloj lloj shtresash te ndryshme ku ne mes te tyre ishin dhe "naivet" qe mendonin se kjo ishte nje partri e djathte. Sali Berisha me djallezi komuniste, per te shpetuiar vehten dhe Ramiz Aline, "absorboi" urrejtjen popullore duke eliminuar skenarin e Rumanise ku antikuomunistet e vrane diktaorin e tyre Caushesku...ETJ... Sot jemi pak a shume ne te njejten situate. Sali Berisha, njelloj si Ramiz Alia, nuk ka hallin e shqiperise apo te PD. Ai ka hallin e vet, bile ne kushte shume te te renda se Ramiz Alia. Sali Berishen Amerika e ka akuzuar direkt si armik te demokracise. Pra ajo indirekt e akuzon si "komunist" ortodoks. Ne kete kuader Sali Berisha nuk mendon per Shqiperine dhe as per PD. Ai mendon te shpetoje koken e vet dhe mbi te gjitha ai lufton te shpetoje edhe familjen e tij te korruptuar. Ne kete kuader per te eshte e mjaftueshme qe ai te jete lider. Per te eshte e mjaftueshme qe ai te jete 'udheheqes" dhe nuk ka rendesi se cperfaqeson. Per te rendesi ka qe ai te kete emrin si udheheqes i PD, qofte edhe sikur ajo te jete nje fraksin i vogel i te djathtes. Ai parnon te jete lider i PD, partise se "tokes se Xanum" vetem e vetem per tju paraqitur Amerikes si faktor i rendesishem ne stabilizimin apo ne berrjen rrumpalle te Shqiperise. Ky eshte qellimi i Saliut, qe nuk ka te beje fare me qellimin e Alibeaj apo te Amerikes per te pasur ne Shqiperi shtyllen tjeter te demokracise qe eshte e djathta demokratike. Shqiperia ka vetem nje shtylle qe eshte e majta dhe keshtu nuk mund te vazhdohet... Pra artikullshkruesi ka dhene avantazhet e Alibeaj, por keto nuk kane fare llogjike per Sali Berishen qe ka hall tjeter. Nga ana tjeter, per te mos u zgjatur me shume, Alibeaj nuk duhet te vazhdoje me me platformen e "bashkimit" te PD. E djathta e vertetet demokratike nuk ka nevoje per Sali Berishen dhe per ata qe e mbeshtesin. PD duhet te vazhdoje rrugen e saj normale ku ajo te shkaterrohet dhe ne vend te saj te lindi e djathta e vertete, si alternative e te majtes. NQS Alibeaj kerkon vetem emrin e partise ai mund te vazhdoje ne rrugen "ligjore" dhe nqs e humbet kete beteje, ai te dhjesi dhe emrin dhe te vere nje emer tjeter partise. Shqiperia ka nevoje per parti te djathte dhe jo per nje amalgame ideshe qe mundohen te bashkepunojne per te jetuar brenda PD....Alibeaj nuk ka pse te kete frike, ashtu sic ka Sali Berisha qe sot eshte ne te njejten pozite sic ishte babai i tij Ramiz Alia. Alibeaj nuk ka pse te kopjoje Saliun, sepse ai nuk eshte agjent i Saliut sic ai ishte agjent i Ramizit. Ec perpara Alibeaj, sepse kjo eshte me e mira per Shqiperine dhe mos prit Saliun te te bashkohet. Ai ka qellime te kokes se tij dhe jo te prosperitetit mbarekombetar....

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tahiri

                          Qafoku cthote shiku, vazhdon akoma part time apo po puno me kohe te plote.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Coli

                            Shkurt,Alibeaj nuk ben per ate pune.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Një qytetar

                              Ç'domethënë bashkim në PD? Përse u dashka bashkimi? Dhe për më tepër çfarë nënkupton bashkimi në PD? Termi 'bashkim' është zgjedhur me mjaft kujdes nga Berisha për të zëvëndësuar dhe fshehur qëllimin e tij real, nënshtrimin e PD. Pra ai përdor fjalën 'bashkim' në vënd të fjalës 'nënshtrim'. Edhe sa kohë dashkan deputetët dhe anëtarët e PD të marrin vesh se PD është një garnizon ushtarak pa liri, ku për ligj absolut është fjala e Berishës dhe se çdo mendim ndryshe nga i tij është i destinuar të asgjësohet pa mëshirë? Në liri kurrë nuk mund të përdoret fjala 'bashkim', në liri bashkimin e realizojnë bindjet e njëjta ose të përafërta, bashkimi nuk realizohet me platforma parafabrikate ose të stisura sipas qëllimeve të udhëheqësve. Berishës nuk mund t'i qëndrohet përballë me platforma, atij i qëndrohet përballë vetëm me burrëri, duke ja plasur të vërtetat në sy. Vetëm tre vetë ka frikë Berisha në PD, ata janë Lulëzim Basha, Enkeleida Alibeaj dhe Fatmir Mehdiun. I ka frikë sepse këta dinë shumë për të. Për të tjerët as që do t'ja dijë nëse rrojnë apo janë gjallë.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje