Një garë tragji-komike për president Republike!

16 Prill 2022, 19:30Blog TEMA

Një garë tragji-komike për president Republike!

Nga Kreshnik Spahiu

Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon të kandidojë për President Republike.

Deri më tani janë vetë-shpallur 200-300 persona, por duke pasur parasysh se jemi 2 muaj larg garës, ky numër pritet të shkojë me mijëra.

Disa lexues mund të thonë që edhe Rama qeveris keq. Dakord jam me ata që Rama qeveris shumë keq, por ama stekën e profilit kryeministror nuk e ka ulur në nivelin që çdo delirant  apo i papunë në Shqipëri të kandidojë për kryeministër.

Në garën e Presidentit po vrapojnë gjithë të çmendurit e ngjashëm me Ilir Metën, gjithë mediokrit që s’dinë të bëjnë asgjë në jetë, të gjithë ata që njësoj si Ilir Meta nuk kanë profesion tjetër dhe vetëm një karrige shtetërore ju zgjidh problemet, të gjithë delirantët që mendojnë se Zoti i ka dërguar të drejtojnë Shqipërinë.

Fatkeqësisht, në këtë lojë komike janë përfshirë 80% e grave që janë mbi 40-vjeç në politikë. Të gjitha nën parrullën: “Koha që shtetin shqiptar ta drejtojë një grua”

Amerika ende s’ka pasur një grua presidente, madje dhe Hillari Klintonin e refuzoi me votë popullore, por këto gratë tona shqiptare e dinë veten më të emancipuara se femrat amerikane.

Gallatë e madhe në media. Nuk hapim dot rrjetet sociale se janë mbushur me fotot e kandidatëve për president.

Në fakt nuk është për të qeshur, por për të qarë.

Çdo kush mendon se plotëson kriteret për President të Shqipërisë, sepse në fakt, ligji dhe praktika e kaluar nuk kanë asnjë kriter apo standard.

Vrapojnë mileti të garojnë për President më lehtë se të aplikojnë për një vend të zakonshëm pune.

Të gjithë janë të bindur se mund ta bëjnë shumë më mirë se Ilir Meta.

Unë parashikoj që në ditët e tjera në vijim, kandidatet do të shkulin flokët e njëra-tjetrës nga xhelozia.

Çmenduria shqiptare po kalon çdo kufi, aq sa në media po vetë-shpallen edhe kandidatura nga Kosova apo Diaspora, të cilat nuk kanë durimin të lexojnë as Kushtetutën, e cila nuk lejon kandidimin e personave që nuk kanë jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri.

Koha të shohim Teatrin e radhës, aktrimin dhe zhgënjimin e mijëra kandidatëve, të cilët po ëndërrojnë një vend pune i shpallur bosh.

Disa duan thjesht të promovohen dhe të fryhen në lagjen e tyre se janë kandidatë për kryetar shteti.

Kjo çmenduri nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, deri ditën kur Presidenti i tyre, prej dy vitesh nuk ftohej nga asnjë homolog në Europë apo botë, por çdo ditë e kalonte me qentë dhe macet në plazhin e Gjirit Lalzit.

Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa sot jemi të detyruar të shohim këtë garë komike për President Republike, ku çdo shqiptar po mendon të kandidojë si kryetar shteti.

Thjesht jemi komb unik.

18 Komente

  1. A
    ASD

    Do e mbyllja me komb komik, jo unik.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shqiperia vënd muti,triumfon vetëm hajduti.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rita Mati

        President më të mirë, se Dr. Prof. Lutfi Dervishi, nuk kemi për të gjetur, mbasi vjen nga borderoja e SYRI TV dhe LAPSI.al…. Është në nderin tonë të kemi Lut Dervishin PRESILESH të vëndit…

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari e ka memorjen sa te pules

        Kur ke te drejte ke te drejte....jemi popull i veshtire prandaj kemi mbetur ne kete katandisje....tragjikomike

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni pi betoni

          Dikur në një komunë të Fierit, një gjysmë i çmendur i mbështetur nga një parti arriti të bëhej kryetar komune. Mirëpo kjo ngjalli orekset tek të gjithë budallenjtë e zonës. Kur u bë ai kryetar komune, po unë çfarë kam më pak se ai budallai që të mos e bëj detyrën e kryetarit të komunës. Dhe nuk mbeti budalla pa kandiduar. Mirë që u bënë bashkitë e mëdha se i gjithë populli i zonës filloi të mendojë: Unë pa punë jam, pse të mos bëhem kryetar komune? Dhe kjo puna e presidentit...

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Shkrim me 7 yje!!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Presidenti nga skrapari qe te pret doren

              E kam thene edhe diku tjeter se te gjithe i frymezoi ilir hajduti. Cdo budalla(qe jane me shumice ne kete pellg ose mocal) mendon ,kur kete detyre e beri krye budallai ilir(burri trularaskes) pse te mos e bej edhe une. Si thote budallai i monikes,jam ilir meta une o super budallenj. Prandaj budallenjte deri edhe sazan guri vrapojne te kandidojne. Edhe ahmet zogji ka thene se eshte mbreti i 1 milion mbreterve

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ujku Fierit président

                Une jam i mendimit qe kandidatura me e mire eshte Ujku Fierit cfare ka me shume ilir Meta . Luse sponsorin général krye - debilin e debilave Arjan Cani te filloje fushaten per kolegun e vete Ujku Fierit

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sul Koburja

                  Gjithsesi të vteshpallurit kandidatë në 99% e bëjnë më mirë se Ilir Meta,se nuk bëjnë dëme sa ky horri.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Albert

                    Nje shqetesim i drejte i autorit. Qe do te kete delirante si dje, si sot, edhe neser, kjo nuk diskutohet. Qe shume mund ta lakmojne nje vend pune pellumbash, sic eshte ai i presidentit te republikes, edhe kjo nuk diskutohet. Problemi eshte qe presidenti i ri te jete vertete nje figure e pranueshme intelektuali, figure perbashkuese e cdo kujt qe e do atdheun me shume se partite, ndoshta nje njeri pa tituj e grada, mbase edhe femer, por asnjehere nen nivelin e atyre qe sot quhen politikane dhe vetem u fryjne zjarreve te ndarjeve e percarjeve nder ne, qofshin , demek politike, apo sociale, krahinore, fetare. Shumica parlamentare i ka mundesite te na jape nje president shembull, duke nxjerre mesime edhe nga pervojat e gabuara te se kaluares. Ka nje shembull frymezues ne vendin tone te vogel dhe ende te varfer. Ai eshte Jose Mujica, ish presidenti e Uruguajt te larget, i cili shquhej per shumecka por mbi te gjitha per mendesite e nje shtetari sherbetor e jo bajraktar.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Martin

                      Meqenese Edi Rama nuk e paska "ulur steken e kryeministrit", une propozoj ministren e tij- Bora Muzhaqin - Presidente.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fetai

                        Filloj te ulerije kopeja e qeneve rugace, me ne krye plakushin vasillaq bucen!

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fetai

                          Filloj te ulerije kopeja e qeneve rugace, me ne krye plakushin vasillaq bucen!

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fetai

                            Filloj te ulerije kopeja e qeneve rugace, me ne krye plakushin vasillaq bucen!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mekat

                              Ne fakt si nuk del nje njeri i sakte? Pse dikur ishim plot me burra te mencur e te shkolluar, flas per fillimin e shekullit njezet, rilindasit qe meritonin kete emer, tani nuk kemi askend. E gjithsesi nuk jemi dhe aq te keqinj, jemi nje popull i lashte e zemerbardhe po gjithmone i telendisur si mos me keq.

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                lexuesi21

                                Kur ke president injorant si Meta dhe nje list menhanesh kandidatesh nga PS si Kodheli, Majko etc…cdo hallvaxhi dhe shites ambulant si dhe baxellat e rruges kane te drejte te aplikokne. Keni Kadare dhe intelektuale serioze dhe kontribut te cmuar ne jeten shoqerore , politike dhe shkencore beni lista hallvaxhishe, kjo tregon nivelin e kultures se ketij vendi…!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Universi shprsa ime

                                  Autori i ka rën pikës . Kur u bë dhe burri i Monës pse jo .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Futja kot

                                    Per Albertin. Qe kur lexova tek komenti yt se si duhet te jete personi qe do te duhej te behej president, i humba shpresat. Me vjen keq ta them por person me ato veti apo virtyte qe ti rreshton se duhet te kete per te qene president i Shqiperise, nuk do ta gjejme, thjesht sepse nuk ka shqiptar te tille. Shqiperia eshte vendi i hajduteve, mashtrusave, krimineleve dhe i punetoreve kur i ze rrota bishtin.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje