Si çdo prag zgjedhjesh, qofshin këto lokale, kuvendore apo presidenciale, si këto të radhës, nuk mungon falli politik.
Fillon nga gazetarët që kanë rastin të provojnë zarin; të harruarit që ju kërkojnë gazetarëve t’i hedhin në treg se mbase kujtohet njëshi për ta, dhe mitomanët që i shkelin syrin pasqyrës.
Por këto presidenciale nuk do të kenë asnjë surprizë. Presidenti është vetëm ai që ka në mendje Edi Rama, i cili nuk ka kohë dhe nerva për një njeri që t’i bëjë shaka gjatë qeverisjes. Jo se presidenti ka gjë në dorë. Maksimumi të japi shfaqje si Meta. Por tashmë Rama as për këtë nuk ka nerva. As edhe vendi nuk ka nerva për shfaqje karagjozësh. Ndaj do të jetë një njeri i urtë, pa dëshira karriere dhe pa ambicie politike. Madje duhet të jetë edhe pa dëshirë për shfaqje mediatike.
Ndërkohë PD, pasi ka gjashtë muaj që leqendiset gjysma me gjysmë, pretendon të ketë kapitullin e saj në zgjedhjen e presidentit.
Për hir të së vërtetës, nuk e meriton. Ajo nuk ka respektuar asnjë marrëveshje xhentëlmenësh që parashikonte zgjedhjen nga opozita të presidentit apo kryetarit të kontrollit të shtetit. Sa herë ka pasur votat e ka zgjedhur vetë dhe ka shkelur me këmbë socialistët. Madje edhe kur nuk i ka pasur, i ka blerë votat.
Për më tepër, në kushtet kur askush s’e di se cili është përfaqësuesi zyrtar i kësaj force, thjesht nuk ke me kë të bisedosh. Saliu ka një vendim gjysmak gjykate, ndërsa Alibeaj ka selinë. Një parti e cila nuk është në gjendej të zgjedhë kryetarin e saj, e cila jep shfaqje që as këshilli bashkiak i Fierit dikur nuk i ka dhënë, nuk mund ti lihet në dorë as propozimi se cili do të jetë president. Pasi eksperienca ka treguar që e shumta, nga tridhjetë vite demokraci, kanë mësuar të sulmojnë godinat e institucioneve, përfshirë të tyre./dritare.net
Brilant gazetar, Jo llafe ne kafe te madhe si shumica e gazetareve te lagjes te madhe Shqiperi!!?
Dritan, propozojani Ramës zonjën Ermelinda Meksi ! Shumë e zonja, e ekuilibruar, ekonomiste e përgatitur, njohëse e jetës politike dhe shtetërore si dhe politikës së jashtme, e respektuar, e qetë dhe impozante. Nga pamja e jashtme, një Anxhela Merkel e vërtetë... Do ti bënte nder Shqipërisë.
Jo Dritan, e ke gabim. Rithemelimi ka kandidatura shume serioze, ka Mul Noken, Klevis Balliun, apo siç e thrresin Shreku, ka Evis Kakalariqin, ka Boçin. Baçin, Qim Peken, ate babuinin e Rrushtem Gjates, e hu sa te tille ka.
Ke shume te drejte Hila, presidenti duhet te jete nje kukull e urte ne duar te Rames, shqiptaret kete meritojne. Po nuk e kuptoj a ia vlente mundimi te shkruaje nje artikull te Tere per te na shpjeguar kete fakt qe e kemi para syve. Ashtu si eshte para syve stili i shkrimeve te tua, ne gjunje me b. Perpjete Duke iu falur imamit Rama.
Kushti i pare per President duhet te jete nje jurist konstitucionalist...
Presidenti i duhur?Sali Birisha karaxhici.Keshtu i do mushka drute
Më pëlqeu thënia babuini i Rustem Gjatës.Agjentit të çertifikuar të UDB DHE SIG.SHTETIT,apo dopio rolit.hahaha.
Edhe mua me kenaqi - babuini i Rushtem Gjates; une do shtoja, meqe duhet nje jurist - diplomat konstitucionalist : pse jo - giboni i Gaqo Neshos!