TAP, hijet e një skandali!

12 Prill 2022, 09:09Blog TEMA

TAP, hijet e një skandali!

Nga Dritan Hila

Prej disa ditësh Dritare TV po transmeton dëshmitë e ish-drejtuesve të EGL, kompania që krijoi atë që sot e quajmë TAP. Dëshmitë zbulojnë një nga skandalet më të mëdha shqiptare e cila nuk po shqetëson asnjë parti politike. Madje as shoqërinë civile e cila del në protestë edhe për një qen që shtypet në Ndroq.

Historia me pak fjalë është kjo:

Në fund të viteve të qeverisë Nano, konsorciumi EGL kontakton ministrinë e ekonomisë që të mundësojë kalimin e një gazsjellësi i cili do të transportonte gazin azerbajxhanas në Greqi e Itali.

Projekti shqiptar konkurronte me atë grek. Kalimin në territorin grek e përkrahte edhe qeveria e Berlusconit. Por pas fizibilitetit fiton varianti shqiptar si më i lirë, me rreth 5 miliardë euro. Gjatë negociatave të qeverive Nano dhe Berisha 1, flitet që Shqipëria të përfitojë dalje gazi dhe taksë tranziti.

Por me ardhjen në krye të ministrisë së ekonomisë së ministrave të LSI, gjithçka mjegullohet dhe në fund, në prill 2013, nënshkruhet marrëveshja ku Shqipëria nuk përfiton asgjë. Nuk përfitonte as taksë tranziti dhe as dalje gazi e cila mund të përdorej nga termocentralet (TEC-i i Fierit u shkatërrua në 2012 si vendim politik i Berisha-Meta dhe i Vlorës që po rri në pritje), ose të depozitohej në kavernat nëntokësore të zbrazura nga nafta dhe gazi në fushat naftëmbajtëse Shqiptare.

Duke bërë një përllogaritje të përafërt ku minimalisht Shqipëria duhet të merrte vetëm si taksë tranziti 60-100 milion euro në vit, tregon se kjo marrëveshje ishte poshtëruese. Shqipëria nuk u përzgjodh si rezultat lobimi i Berishës por për shkak të leverdisë ekonomike që kishte TAP për kalimin më territorin Shqiptar. Shqipëria ka një marrëveshje poshtëruese por ku duken edhe hijet e një korrupsioni skandaloz.

Është largmendësh që ata që kanë hedhur firmat në këtë marrëveshje e kanë bërë nga budallallëku. E kanë bërë thjesht se kanë marrë ryshfetin ose kuota aksionare. Ata që mburren se kaluan TAP në Shqipëri, në fakt i kaluan një rubinet xhepave të tyre. Kush krenohet se TAP ka zhvilluar infrastrukturën rrugore, në fakt nuk ka bërë asgjë pasi rrugët që ka bërë TAP-i janë thjesht në interes të shtrirjes së tubacioneve dhe nuk kapin asnjë qendër të banuar. Është qesharake të thuash se TAP ndihmon në zhvillimin e vendit pasi askush nuk bën turizëm mbi tuba gazsjellësi.

Për fat specialistë shqiptarë që ju dhimbset ky vend si Naskë Afezolli, Bashkim Baholli dhe Pajtim Bello, folën. Tani duhet të flasin institucionet.

Janë minimalisht 100 milionë euro në vit që humb ky vend dhe miliona metra kub gaz në vit. Në kushtet kur lufta në Ukrainë është më shumë luftë për zotërimin e qymyrgurit dhe gazit të Donbasit; kur luftërat e së ardhmes do të jenë për burimet dhe tregjet energjetike, ne nuk mund t’i lejojmë vetes të jemi kaq të paaftë. Dhe ky skandal kërkon para së gjithash rinegociim./dritare.net

23 Komente

  1. A
    Alfons B.

    Kur ka dale shoqeria civile ne proteste per nje qen te shtypur ne Ndroq? Pallkarino, te q*fsha krahasimet qe vete i shpik, vete i duartroket.

    Përgjigjjuni
    1. p
      patrioti

      Po ty Alfons , t'u prek ne seder shoqeria civile e leshit ?! Diskuto more per problemin aq shume te rendesishem qe ngre Hila , lere shoqerine e bythes menjane .

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        te rrofte LEXHENDA alfons!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora1912

          Alfonco P*rdha Eshte nje Metafor, dhe eshte e ekzagjeruar..........Se, Shoqeria Civile ne Shqiperihanen tone,,,,,," Proteston" dhe mban koferenca vetem ne Hollet e Hoteleve me Pesw a Gjasht Yje, per gjera shuuuuuum me te rendesishme se Qente......Si psh Macet, dhe pordhet dhe te drejtat e Shoqeris Qivile

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deda

            “Bravo” alfons bytha se më shumë mend të paska ajo se sa koka

            Përgjigjjuni
          2. N
            Naftetari

            E drejte. shume e dhimbshme cfare ka ndodhur dhe mjerisht vazhdon e njeta sjellje e pa pergjegjshme, kriminale dhe me pasoja te demshme afat gjate. Askush nuk do te dije, institucionet jane te topituar dhe te lodhura mbas interesave te shefave si dje, sot dhe neser!.. Naftetari

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sojnik

              Afera e TAP duhet te dale ne drite!!! Bravo Hila qe si askush nga analistet oportuniste dhe te paguar tregon se eshte patriot dhe e do vendin e tij. Jam kurioz pse nuk merret Fevziu dhe te tjere analiste me kete super vjedhje????

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poli

                Sa shkurt qe I re o Hila....kot per kuriozitet a bere ndonje shkrese shtetit tend e te pyesje si paguhet e sa paguhet?.... sa per dijeni negociatat per fi I ka bere qeveria Rama qe ty sta mban ta permendesh....shko e pyete ...aty e ke

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eni

                  Negociatat eshte e vertete I ka bere nje zv drejtor tatimesh I lsi ....por ka qene qeveria Rama, e Berisha skishte asnje roll...ai kaloi Tapin fyti vendin ne Nato e hoqi vizat....ky pafillua I gjate vetem trotuare e beton ka hedhur

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ani

                    Po ky Pajtimi eshte Patriot I madh posi...ik o Hila mos na hap barkun

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aliu

                      Juve Ani duhet te beni nje krahasim mes dy grupeve negociatore. Konkretisht te grupit negociator qe negocoi marrveshje detare me palen greke dhe ketij grupi qe negocoi per gjurmen e kalimit te TAP. Grupi i detir firmosi variantin e propozuar nga pala greke kurse Grupi TAP qendroi ne variantin e pales shqiptare qe TAP te kaloje neper Shqiperi. Marrveshja e firmosur nga palet negociatore per TAP eshte depozituar ne BE, ne zyrat e respektive te Brukselit. Nese pala jone do te kishte firmosuar variantin grek cfare do t'iu thoshnim dhe si do ti cilesonim tani?!.. Dallimi duket qarte, nese ju kini probleme personale me dike shprehini ne tjeter rast, grupi negociator nuk ka qene nje person por personi qe juve pergojoni ka patur rolin e tij ne ate grup. Gjejeni marrveshjen dhe lexojeni, pastaj shprehuni me qesendi apo si te doni!.. Aliu

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taulant

                        Po mire mo Ali, po cfare fiton shqiperia nga kalimi i tubacioneve neper teritorin tone a di te me thuash? Dhe cfare fiton Greqia nga kalimi i tubave ne teritorin e saj? Se mos me thua se ja u shperblyen pronaret e tokave nga kalon gjurma, pra persona privat se nuk ben sens. Ata do shperbleheshin edhe sikur te kalonte nje rruge, por rruga te pakten ka te mirat e veta se lehteson transportin e ul kostot, por tubat vetm sa shemtojne ambjentin.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aliu

                          Prsh Taulant. Jane dy probleme te ndryshme. Grupi negociator shqiptar kembenguli dhe fitoi nje te drejte tonen qe tubacioni i gazit te kaloje ne per territorin shqiptar. Institucionet e tjera qe vijne pas tyre duhet te perjigjen per tranzit fee dhe per sasine e gazit qe duhet te marre Shqiperia prej tubacionit. Ne kete puptim nuk ka perse te pergojohet grupi i pare negociator. Per cfare ka perfituar spo doperfitoj Shqiperia ky eshte edhe shqetesimi jo vetem i juaji apo imi por ne thelb edhe i emisionit Dritare te Rudines. Besoj se jemi te qarete

                          Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kajo Karafili

                      Pyetni djalin e Valentina Leskaj se ai esht marr me projektin

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teli

                        Kjo eshte per ulurime. Si valle i kane bere keto poshtersi? Bravo Hila. Teli

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vlonjati

                          Nen cdo gur qe te ngresh gjendet Haxhinasto,Tit Buf Vasillaqi,Monika etj me firmen e Ilir Floririt-Espinozes shqiptar.Por deri kur keta do flene te qete per demet qe i kane bere ketij vendi e ketij populli dhe do gezojne e perdorin miliardat qe kane fituar ne kurrizin e popullit e te shqiperise? Deri kur i ashtuquajturi Spak,i pritur si ujet e paket dhe per me teper FBI-ja shqiptare ,allios BKH do qendroje indiferent dhe kur do filloje,apo kur ti mbushet mendja e ti dale frika Krajes qe te hetoje per keto afera te ndyra???

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Llaf dibre

                            Edhe per nje makine qe parkexhon ne ane te rruges paguhet takse; takse qarkullimi brenda e jashte vendit... Tap-i jo. Kaq budallenj te kene qene firmetaret - dhe nepermjet tyre shteti shqiptar? Jo, aspak! Ata, ketu e 30 vite, na kane konsideruar e vazhdojne te na konsiderojne per budallenj ne, si popull. "Popull çilimi", na patì cilesuar dikur Mehdi Frasheri, "don me e bere me qeshe, qesh; don me e bere me qarë, qan". Siç duket kemi "evoluar", edhe si klase politike, edhe si popull...

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Adi

                              Gjithcka e qarte. Puna u be gjate qeverise se Berishes dhe Nanos dhe u menderos ne 2013 kur erdhi ne qeveri halldupit drogaxhi ... sigurisht ministri i LSI -se nenshkroi, po Kryeidhjeri c'beri pervec llollollove?!

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hamdi Jupe

                                Ia ke fut kot, plako. Nuk e njeh fare problemin e TAP dhe as ben perpjekje per ta njohur. Gazetari siperfaqesore thashethemesh, qe mbeshtetet te theniet e ca pleqve te rrjedhur qe duan te bejne heroin atje ku nuk ka arsye. Nuk eshte e vertete qe TAP nuk paguan takse kalimi ne Shqiperi. Pyet atje ku duhet dhe mesoje. Nuk eshte e vertete qe TAP ia ka mbyllur tubacionin Shqiperise. Ajo, Shqiperia, nuk ka dashur te beje marreveshje deri tani, por mund ta lidhe marreveshjen me TAP ne cdo kohe qe te doje. Ka edhe zhviòllime te reja plako, per vajtjen e TAP ne Vlore etj. Ka folur ministra perkatese per keto. Per me shume, vu, vu, vu. oh. e mjera gazetari! Tung

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vili

                                  Studioni dhe verifikoni me kujdes kontraten dhe krahasoni me vende te tjera si zbatohet.gazi nuk eshte i yni truallin e tubacionit e bleu tap vende per dalja ka ne vlore dhe mundesi negocimi ka per te mate gaz. Ne nuk kemi projekte per perdorimin e tij. Mbase duhet gjykuar me qetesi perpara kembanave te afrrave....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mario

                                    Afera e TAP njesoj si afera e shitjes se Detit, jo vetem per ti dhene Grekut me teper kufinj por edhe nafte e cila ndodhet ne ate zone. Saliu dhe Meta duhet te varen per gjuhe ne mes te sheshit te Tiranes dhe jo te vozhdoje ky popull i paditur akoma nga mbas.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      katarakti

                                      Shkrim me vlerë. Kësaj çështjeje i duhet shkuar deri në fund. Gazetarët dhe analistat e leshit shqiptarë si Fevziu, Bushati, Zheji etj duhet të merren me këtë çështje çdo ditë. E para gjë që duhet bërë: tê publikohet marrëveshja me emrat e ministrave që e kanë firmosur. Edhe kryeministri i kohës duhet të përgjigjet nëqoftëse ka firmosur. Me sa e di unë kryeministri Rama e mori pushtetin në shtator më duket dhe jo nê prill! Njëkohësisht SPAK-ut i duhet dhênë urdhër që ta zhbirojë këtê aferë. Ndryshe drejtuesit e SPAK-ut duhen çuar para gjyqit edhe ata si mbrojtës të korrupsionit në vend. Boll është bêrê tallava Shqipëria. E kam thënë edhe mê parë që Shqipërisë i duhet një dorê e fortë që të “pastrohet”. Por më duket se “klasa” zotëruese, politikanët, media, drejtësia dhe oligarkët janë të gjithë të përlyer. Dhe korbi korbit nuk ia nxjerr sytë. Edhe mediat “serioze” nuk dinë të bëjnê punên e tyre investiguese. Duhen nxjerrê nga hiri në dritën e diellit të gjitha koncesionet dhe privatizimet e kryera që nga viti 1992 deri më sot. Me emëra, shifra dhe fakte. Dhe do e shihni si do të dridhen tê gjithë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nje mergimtar

                                        Shume komentues merren me problemin,a u demostrua per qenin e ngordhur apo jo.Problemi qe Z.Hila ngre,edhe perciptas,kerkon sqarime nga qeveritaret aktuale.A ka leverdi vendi per kalimin e ketij gazesjellesi dhe neqoftese po cila eshte kjo leverdi.Disa komentues hidhen ne sulm kunder Rames,disa kunder Berishes e te tjere kunder Metes.Eshte detyre e organeve te pushtetit, qeveri , parlament,opozite te thone fjalen e tyre.Vendimore ,pas hetimeve eshte SPAK-u dhe organet e "Rilindura" te drejtesise.A ka korrupsion,a ka shkelje te interesave te vendit dhe kush i ka bere?Per sa kohe do te marrim ne mbrojtje njerezit qe kane bere korrupsion ,pensioni do te jete vetem per buke thate.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje