
Nga Skënder Minxhozi
Sa herë që SHBA hap listat e zullumqarëve në Shqipëri, efekti më i parë është ai i hutimit. Në derën e Parlamentit kishte shumë gazetarë kuriozë për shpalljen non grata të një politikani dhe një bosi mediash por deputetët e ministrat që kalonin para tyre kufizoheshin me ndonjë batutë apo gjysëm fraze të hedhur në nxitim. Efekti që futja në listat e zeza amerikane të emrave të rinj të politikës e biznesit shqiptar shkakton, ka brenda gjithnjë hutim dhe frikë. Të dyja të justifikuara.
Skedimi financiar i Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit përfliteshin prej muajsh në ambjentet e politikës e medias. Në thelb ishte një lajm që priste vetëm të zyrtarizohej. Edhe sot, si në të shkuarën, përfaqësuesit e qeverisë u fshehën pas shprehjes “vendimet e SHBA nuk diskutohen” kurse opozitarët më së shumti thanë se nuk e kishin lexuar akoma lajmin.
Vendimi i radhës i DASH dhe Departamentit të Thesarit në SHBA përfshin edhe figura të njohura të politikës rajonale. Milorad Dodikut, aq të përmendur nga përkrqahësit e Berishës muajt e fundit, i janë shtuar ish-kryeministri maqedon Gruevski të cilin amerikanët e përcaktojnë si të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion. Vathës ballkanike të të padëshëruarve i shtohen edhe ish-kryetari i federatës Serbi-Mali i zi në vitet 2003-2006 Maroviç dhe deputeti boshnjak Saraljiç si dhe kryeprokurorja e Bosnje-Hercegovinës Tadiç.
Siç shihet, as që bëhet fjalë për falje mëkatarësh nga Uashingtoni, siç abuzohet shpesh me rastin e Dodik nga Rithemelimi dhe mediat pranë tij. Përkundrazi, selektimi i emrave të mësipërm, bashkë me ata shqiptarë, tregon se SHBA po fillon ta plugojë në thellësi nëntokën e rajonit tonë, në kërkim të identifikimit dhe skedimit të personave me rekorde kriminale, korruptive apo minuese të sigurisë dhe interesave amerikane në këtë pjesë të botës.
Skedimi i Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit është një nga ato raste të arta që Sali Berisha nuk mund t’i shfrytëzojë për interes politik. Të ishte për diçka tjetër, do të kishte thirrur një Foltore jashtë radhës e do kishte bërë namin, por për shpallje non grata kjo është e pamundur. Sa do donte që t’ja numëronte edhe një herë të tëra Qifes, një e nga një. Por ja që në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litarin, thotë proverbi.
Në anën tjetër, zgjatimi i listës së non gratave shqiptarë dhe atyre ballkanikë, dëshmon se procesi amerikan i goditjes po shkon drejt intensifikimit, e jo drejt zbutjes si fjala vjen përmes padive si ajo e gjykatës së Parisit, ku Berisha ka varur shpresat për të marrë mbrapsht të drejtën e shkeljes në tokën pëërtej Atlantikut.
Hapi i rradhës i autoriteteve amerikane për të skeduar dy figura të njohura publike në Shqipëri, një politikan dhe një pronar të rëndësishëm mediash, shënon një sinjal të qartë se makineria amerikane e identifikimit dhe goditjes së asaj pjese të elitës që konsiderohet si e korruptuar dhe e inkriminuar nga SHBA, vijon me ritmin e saj të patrazuar nga asnjë turbulencë apo situatë e caktuar që mund të prodhohet në Shqipëri nga shfaqja e emrave të bujshëm në listën e zezë.
Mund ta shajnë e urrejnë sa të duan Amerikën, por mirë është ta mbajnë njërin sy e njërin vesh nga ajo derë se nuk i dihet. Që të mos mbeten si deputetët tanë në dyert e Kuvendit sot pasdite. Pa fjalë dhe duke shpejtuar hapin!
SPAK hiç fare fare ….ASPAK… U be zhurme e madhe, per SPAK-un, populli priste shume, por e gjithe kjo, doli nje shkume sapuni per rruajtie tek berberi… asgje me shume. Prit gomar, te mbije bar, por populli nuk ha më bar, o SPAK-u ynë njelloi, si shoket qe u hoqen nga vetingu me parë. Perralla me mbret…SPAK .pune muti.
Zhgenjimi na Spaku sa vjen e behet edhe me i madh e po shnderrohet ne nje cunam te madh.Durimi i shqiptareve po soset dhe kjo ka vetem nje emer.Ai quhet Arben Kraja.Ina Rama,nje grua trime e kurajoze ne kohen kur Berisha te vriste pa nje pa dy guxoi dhe i doli perballe,duke veshur pantallonat e kryeprokurores i doli perballe si Shote Galica,kurse ky i sotmi,kur Berishes i kane rene dhe dhembet dhe i shpetojne nje e nga nje dhe ka vetem nje dhemb ne goje te cilin po kerkon Ristani t'ja gjeje bashke me Kellicin e Bylykun e Bashajve nuk guxon ti hedhe as edhe nje sy dosjeve me titull "Berisha-Nje cmenduri shqiptare",megjithese dhe zoti Eskobar u shpreh se nese doni te dhena per Non Graten na thoni t'ua dergojme! Po kush t'ua kerkoje? Ketu eshte puna!
Minxhoz SPAK-u eshte bere si ato furgonat dikur ne Unaze qe merrnin ke donte shoferi e jo kush priste te hypte.Ndaj mos na entuziazmo shume se nuk durojme dot e per rrjedhoje demoralizohemi shpejt!Mos haroi dashur qe Amerika me levat e saj ka 32 vite qe shikon e bene ç'do ajo ,ndaj me me pak rezerva fol se ne kemi nje jete e jo dy e nuk duam te ikim nga kjo bote me merak.