
Ai tregonte bukur, aq bukur sa nuk përsëritet. Pa shkollë kushedi- sigurisht, por ku ka shkodran ‘pa shkollë’ në tregimtari. “Nuk ishte err hala, i hymë bregut të liqenit të Shkodrës dhe e krehëm mirë. Kur shoh një thes të mbushur plot, diku te një trung peme”.
-Ma sill pak- i them policit tjetër.
Ai e mori dhe ma vuri përpara. E hapa një pëllëmbë, e çfarë shikoj. Lek… Jo lek, por plot me marka dhe dollarë.
I them policit ‘hajde me mua, do të nisemi për në Tiranë. Marr makinën dhe nisem
(Deda, sa hyri demokracia e deri sa shkoi në amëshim, ngiste një makinë të modelit të vjetër, Mercedes Benz- 240). Ishte një nga aktivistët më të vendosur për Demokraci, anëtar i PD; në 14 janar 1990, bashkë me disa miq të tij rrëzuan bustin e Stalinit në Shkodër dhe i burgosën…
-Polici nuk më pyeti hiç ku po shkonim. U ndala para zyrës së Presidentit dhe i thashë të më priste. Mora thesin e shkova te gardhi. ‘Te Presidenti jam nisë… Thuaji se ka ardhë Dedë Kasneci”.
Nuk më lanë të hyja, “ka thënë presidenti hajde nesër’, më thanë. “Sonte- i thashë, se kam një punë urgjente këtu me vete… E ku ta lë gjithë këtë thes!?, u them rojeve.
Rojet morën e dhanë dhe më në fund më thanë ‘hyr, po të pret Doktori!’. Me thesin në dorë e drejt e në zyrë… Më tha ‘si je Dedë? Ça asht ai thes?…’ I thashë se e lanë trafikantët e naftës në buzë të liqenit, e ua solla…, ju i dini këto punë…
“Mirë, mirë- më tha. Lëre thesin aty në qoshe e shko tani”.
… U nisa natën për në Shkodër, e prapë nesër roje buzë liqenit…
Dedë Kasnecin e kishin emëruar përgjegjës të një turni policor në breg të Liqenit të Shkodrës.
Me ca sy të ndritur, që në rini do të ishin nisur për sy të kaltër; me një sinqeritet që i buronte gjithë fytyrës, Deda tregonte historinë me thesin e parave, pa e ditur se po dëshmonte një krim shumë të rëndë të kreut të shtetit. Presidenti Berisha e kishte hapur rubinetin e naftës dhe të armëve për t’i dhënë jetë regjimit të egër anti- njerëzor të Sllobodan Millosheviçit. Që nga viti 1992 deri në vitin 1996, presidenti i Shqipërisë, Berisha, i dërgoi miliona tonë naftë dhe miliona armë regjimit gjakatar të Milloshevicit, që u derdhën e shkatërruan jetën e popullit boshnjak dhe të shqiptarëve të Kosovës. Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës, më ato fuqi të përcjella nga Tirana, u vranë 8 mijë burra në tre ditë. Ndërsa në Kosovë u krye mizoria e njohur shtetërore.
Presidenti i republikës së Shqipërisë kishte thyer embargon e Kombeve të Bashkuara, të Amerikës dhe Europës, që ndalonte çdo pikë furnizimi me naftë për regjimin e ‘kasapit të Ballkanit’. Njësoj, krejt njësoj si sot me mizoritë e presidentit Putin. Ukraina e sulmuar prej armës së egër e gjakatare të Putin është e mbjellë me varre masive dhe kufoma rrugëve të qytetit. Bota përparimtare ka shpresë se fuqia e regjimit të egër të Putinit do të fiket bash në momentin kur bota nuk do të marrë më asnjë pikë naftë prej rezervave të tij ruse.
E njëjta gjë kërkohej nga bota përparimtare në vitin 1993, kur Deda gjeti një thes me para dhe i dërgoi në zyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Rrugët e naftës transportonin me gjithçka: Me bote, me karroca, me kova e me serbratorë makinash, që nga liqeni i Shkodrës, në Qafë Morinë- pesë kilometra nga fshati Viçitol, në Dibër e në Qafë Thanë….
Shqipëria e presidentit Berisha ishte hallakatur zorrësh për t’i dhënë jetë regjimit vrastar të Millosheviçit… Çfarë ka mbetur sot? Kanë mbetur kujtimet, tregimi i Dedës, varret në Bosnjë e në Kosovë, dhe… sulmi i Berishës kundër Shteteve të Bashkuara pse qeveria amerikane e shpalli Berishën ‘minues të demokracisë, shantazhues të drejtësisë dhe të korruptuar deri në qelizën e familjes”. Sikur t’i vijë rasti, Berisha do të ishte në krah të Putinit që t’i marrë frymën Amerikës dhe Perëndimit, njësoj si në vitin 1992-96…
E pastaj njerëzit pyesin ‘pse e shpallin non- grata, Amerika është e keqe, Berisha është i mirë’.
Nuk pyes thjesht për një thes, por për gjithë fitimet kolosale që nxori Presidenti i Republikës nga trafiku personal e familjar i naftës dhe e armëve. “Në një qoshe të zyrës së presidentit”, ishte vetëm pakogjë. Milionat dollarë i erdhën rrotull jetës së njeriut dhe e lidhën për vdekje. Fillimisht u futën për larje në gropën e piramidave financiare, që shkaktuan luftë civile, luftë të shtetit kundër qytetarëve, vdekjen e mijërave dhe shkatërrimin deri në rrënjë të vendit.
Sot prapë na vijnë rrotull ato para, me to bëhen Foltore, paguhen militantë, paguhen militarë dhe zjarrvënës në emër të shefit të trafikut të vitit 1992- 96.
Po shefat e tjerë të mafies, ku janë vallë?
Firma trafikante ‘Shqiponja’ e krijuar si biznes familjar PD- Berisha, rron në hije. Ajo mblodhi miliona dollarë nga sfida e ‘Shqipërisë’ kundër renditt botëror për mbrojtjen e jetës së njerëzve…, po ku janë!?. Amerika ka rënë në gjurmë të tyre dhe ka vënë alarmin se ‘Berisha është i rrezikshëm për Sigurinë’.
Ku janë leitnantët e Berishës?
Drejtori i firmës së PD- Berisha, e quajtur ‘Shqiponja’, ishte Tritan Shehu. Ai sot është deputet i Kuvendit, i ngjitur pas Berishës, si i martuar ‘në të keq e në të mirë’.
Me siguri Hetimi dhe titulli ‘Non Grata’ nuk vonojnë. Pse pyesin atëherë ‘kush e ka radhën?’
Ku është Genc Pollo, administrator i Shqiponjës? Zyrtar besnik i Berishës, afër një kontingjenti për Spak e për ‘non- grata’. Ku është Pjetër Arbnori, koordinatori me tregun serb?
Vdiq në rrethana misterioze, i hedhur poshtë nga Berisha. Ku janë Ali Kazazi dhe Ali Spahia, drejtorë të marketingut të ‘Shqiponja’? Të vdekur në rrethana misterioze, në të njëjtin spital me ‘shokët’. Veçse të birin e Aliut të Dytë nuk e ndan nga vetja Berisha.
Ku është Safet Zhulali, njeriu që garantonte mbrojtje fizike sekrete të trafikut? Edhe ai ‘të shokët’, pas një vdekjeje misterioze në të njëjtin spital. Veçse dhëndrin e tij nuk e lëshon Berisha.
Ku janë Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede, menaxherë të firmës ‘Shqiponja”? Edhe këta ‘te shokët’, të vdekur në rrethana misterioze në të njëjtin spital… …
Atëherë nuk paska mbetur gjë mbi këtë tokë, veç tregimit të Dedës dhe protestës anti- amerikane “Mos na prekni Saliun!”
Kete Deden sado shkolle qe te kete duhet ta bejme president se major e beri Sala. Nese deputetet nuk jane dakort, athere mire eshte ta bejme President kete pushtin Frrok. Nese perseri nuk jane dakort athere po e bejme kete pushtin Frrok Hoxhe ose Imam.
O Zot! A ka Zot! Ke zbuluar, i nderuar, vetem majen e ajzbergut te ketij perbindshi. Bravo...
Në mbështetje të shkrimit me "Dedë" të Frrokut po jap një episod si methënë mbështetës Një ngjarje kjo e jetuar dhe e treguar nga P Kalakula, ish i përndjekur politik, anëtar i kryesise, deputet, ministër dhe kryetar i PD së Tiranës, deri në vitin 1994. Njeri me integritet moral të spikatur, kur pa se ç'përfaqësonte klani Berisha u largua, dhe krijoi me disa idealistë të tjerë, PDD, Partia e Djathtë Demokrate. Ja episodi i treguar prej tij: Kur në 14 shtator 1998, Berisha organizoi dhe kreu "Grushtin e Shtetit"; kur Nano, dhe gjithë ministrat e tij u fshehën vërave, me gjithë katrahurën që pasoi, në zyrë qëndroi vetëm presidenti Mejdani dhe i ndjeri Perikli Teta, aso kohe ministër i Rendit. Mejdani tepër i shqetësuar për situatën e krijuar, mendoi të thërrasë për këshillim Kalakulën, njeriun e mençur, por njëherazi dhe njeriun që e njihte më mirë nga afër Sali Berishën. Mbas diskutimesh, Mejdani e pyeti: -Atëhere ç'të bëjmë? -Arrestojeni!-I tha Kalakula me vendosmëri. Mejdani i befasuar, por mesa duket edhe i dyzuar, reagoi duke thënë: -Kë të arrestojmë mo! Atë që ka para sa të blejë gjithë Ballkanin? Dhe natyrisht, as atëhere dhe as deri në ditët tona, kur në shpinën e tij të kërrusur rëndojnë aq shumë zullume e krime, ai jo vetëm nuk është arrestuar, por i sfidon të gjithë: shtetin opinionin publik, drejtësinë bile edhe SHBA-të!?!?. Lind natyrshëm pyetja: Ku e gjen forcën ky përbindësh? Vetëm tek "thesi i parave" të Dedës? Një mendje e shëndoshë të thotë se është e vështirë ta pranosh këtë. Atëhere cili është shkaku, ku qëndron forca e tij?! Kjo pyetje medoemos e do një përgjigje. Sigurisht nga ata që i kanë të gjitha në mendje, në dorë dhe nëpër dosje, ose siç thuhet ndryshe, edhe 'gurin edhe arrën'. Nuk mund të lejohet më kurrësesi kështu kjo gjëndje absurdi.
Bureto, ti me duket nuk e ke mare vesh akoma, qe gurin e mban Saliu dhe nuk ia jep njeriu. Sa per arrat, rri e rri e leshon nga nje kokerr e te gjithe i gjemojne arrave qe leshon Saliu. Saliu nuk mund te arrestohet se per cilindo qe do ta arrestonte Saliu ka historirat perkatese.
Atëherë nuk paska mbetur gjë mbi këtë tokë, veç tregimit të Dedës dhe protestës anti- amerikane “Mos na prekni Saliun!” Frrok Cupi je legjend pe ate zot, mjaftojne rreshtat e fundit dhe kam qesh me lot Bravo o trum
A bir e bir e bir! I fuqishem ky rrefim! E tmerrshme kjo histori! Zot ndihmoje Shqiperine! Groposeni shtate pash ne toke kryekriminelin e Shqiperise! Amin!
dhe kujtesa e njerezve qe sado te kelthase nuk shkon pertej pragut te dyerve te insitucione.... ka dhe aty qen roje sot e kesaj dite....
Ke bere shume gabim Frok qe ke nxjerre historine e Dedes sepse "Deda" qe ka hypun ne postin me te larte te drejtesise ka me dhanun urdher me e eleminue Deden e shkrete qe mos te kete deshmimtar qi i ka dorezue thesin me para "guvernatorit" te tyre!Ndaj prite kur te therasin Deden ne organet perkatese . Ndersa persa i perket eleminimeve te deshmimtareve e bashkepunetoreve te tij ,te lutem mos i zgjo nga gjumi ata te ASPAK-ut se kane do pune me do socialista -komunista qe kerkoje me e permbys kete sistem qi qysh prej 90 ka pjellun vetem kuçedra me dy gishta lart tuj bertitun "Liri -Demokraci" ku lirin e donin me vjedhun ,vrare e pervehtesue pasuri e demokracine per mos me u marre kurr me ta.
Si ka mundesi kaq qelbesira pa gjak e beqira qenkan keta femijet,vellezerit motrat e te afermit e gjithe ketyre legenave qe ka eleminuar kryelegeni,kryekrimineli i kombit tone Sali kerma.Pacin faqen e zeze
Bravo Frrok, Po dergoi nje kopje shkrimi atyre te SPAK she Byrose se Hetimit, Po dhe nje kopje ne Kuvend qe ta lexojne...se lodhen e vijne si kali ne leme...me pak fare bereqet.. Na shkruaj perseri....se qetesohemi...
Kur ky Saliu paska qene kaq i Zoti qe paska eleminuar e vrare gjithe keta burra me pushtet, si nuk e zhduk nje miush si ky Frroqi? Mua me duket se Saliu nuk e rruan hiç, po hiç fare per ket Frroqin. Ky ka qef te lefi, e ka nja 30 vjet qe kete pune ben, veç lef.