Pse deputetët e PD qendrojnë si para Enverit dhe jo para një njeriu që është i mbaruar politikisht?

12 Prill 2022, 17:42Blog TEMA

Pse deputetët e PD qendrojnë si para Enverit dhe jo para një

Nga Namir Lapardhaja

Unë nuk e di se si ndihen sot në PD apo në grup parlamentar ata që thoshin nuk jemi me Berishën, por vetëm ai mund ta heqë Bashën.

Tani që Basha iku, pavarësisht se Berisha nuk e hoqi dot "me pekule", siç tha që do të bënte, këta birbollanët çfarë mendimi kanë për zhvillimet në PD?

Pse askush prej tyre nuk ka guxim të ngrejë zërin e t'i thotë Berishës ik edhe ti në shtëpi dhe lëre PD-në të lirë?

Pse kanë frikë dhe nuk deklarojnë publikisht ato që pëshpërisnin dikur tavolinave?

Ç'është kjo frikë në bark sipas parimit "për miun kafsha më e egër e pyllit është macja"?

Ç'është kjo mungesë dinjiteti dhe karakteri si të ishin para diktatorit Hoxha dhe jo para një njeriu që është i mbaruar politikisht?

Ç'është ky adhurim ndaj liderit dhe kjo mungesë individualiteti? Ç'është ky servilizëm i tejskajshëm deri në pështirosje?

Mos u ka ndodhur edhe atyre ajo që i ndodhë Don Kishotit të Servantesit, i cili, duke qenë se shoqërohet për një kohë të gjatë dhe në plot aventura nga Sanço Pança, nga fundi i romanit  del se është sançopançizuar dhe Sanço Pança shfaqet i donkishotizuar?!

Këta do të na përfaqësojnë ne? Këta janë shpresa e shqiptarëve?

Personalisht e kam refuzuar gjithmonë këtë shtirje dhe mungesë dinjiteti, këtë servilizëm dhe konformim me të keqen.

Unë e neveris adhurimin e liderit. Mua më hap barkun kjo shpinëkrusje e skajshme.

Unë mendoj se të këqiat e mëdha këtij vendi i kanë ardhur pikërisht si pasojë e këtij oportunizmi dhe servilizmi, kësaj memecërie kur duhet dhe turmës së ububushme në përbaltje apo kur të shket këmba.

Jo vetëm sot me Berishën, por janë të njëjtët edhe dje me Bashën. Edhe dje i kam neveritur po njësoj si sot. Me Bashën nuk kam qenë edhe si pasojë e tyre, e jo më sot me Berishën.

Me një pjesë prej tyre e kam çuar edhe më në ekstrem, duke u tallur kur kam qenë zyrtar lokal i PD-së. Ata e kanë merituar edhe për shkak të sjelljes dhe servilizmit të tyre ndaj Bashës, ashtu siç bëjnë edhe sot me Berishën.

Ashtu siç vetëm ata dinë të bëjnë, në fakt. Janë kategoria e servilit me shefin dhe arrogantit me vartësin. Nuk mund ta fshehë që ndonjëherë kam ndjerë edhe kënaqësi nga kjo sjellje me ta.

Ndaj sot Enkelejd Alibeaj, i vetmi në PD, po bën  atë që nuk e bëri, madje, as Basha.

Ndaj sot ka rëndësi çdo zë që ofron zgjidhje për Partinë Demokratike, duke i hequr asaj prangat e adhurimit dhe nënshtrimit ndaj "Njëshit".

Ndaj sot Partia Demokratike ka nevojë të "shërohet" prej vetes së sëmurë.

Ky nuk mund të jetë mision i turmave. Si e tillë, turma kërkon vetëm shpagim. Ajo nuk mund të ofrojë asnjëherë zgjidhje.

Turma është për për t'u udhëhequr, jo për t'u manipuluar. Turma është në "të drejtë" e saj, por ata që justifikohen me të, e kanë gabim.

15 Komente

  1. K
    K

    PD është parti me strukture mafjoze. Aty nuk drejton kush eshte me i zoti apo kush mund të kontriboje me shume per partine. Aty komandon kapo banda që i ka të gjithë në thes , qoftë me ryshfete qoftë me dosje apo me dhune.

    Përgjigjjuni
    1. m
      malsori

      KUR SALIU NGA KOMUNIST U BE DEMOKRAT I MBROJTI TE GJITHE KOMUNISTET DHE TANI ATA JANE TE BASHKUAR PER TE MBROJTUR KOMUNISTIN SALI TE GJITHE ATA QE I SHKOJNE NGA MBRAPA SALIUT JANE MBETJE TE KOMUNIZMIT (LEPILESA)

      Përgjigjjuni
      1. L
        L

        O lapardha ,Ku jeton ti? Ne mars? Kta te PS I ke pare si behen para krietarit? Njeri I thot skenderbe, tjetri marrsh NGA ditet Tina etj etj. Kjo esht semundje e deputeteve shqiptar ne te gjitha krahet e Jo vetem te pd.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xeni

          Opla Foli edhe Lapordhoja, I mbaruar politikisht thote!!!! Si duket vazhdon telenovela REALITETI VIRTUAL I LULIT DHE MBESHTETESVE TE TIJ.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gita

            Sepse jane pasuruar si sheiket me ndihmen e kriminelit, qoftelargut Salih

            Përgjigjjuni
            1. R
              RRahman Rrajca, deputet.

              Jo or vellezer, ne ne PS para Rames qendrojme kryelarte e ai i perulur! Ne i bertasim, ai skuqet nga zori! Ne i themi - Do te cojme per veshesh ne SPAK...e ai nuk merzitet ASPAK!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Sali Berisha,ka qene turpi edhe i komunisteve,po keshtu edhe sot eshte turpi i PD-ke dhe i gjithe popullit shqipetar. Eshte turp qe ne PD.ke eshte nje njeri i njollosur me damken e zeze qe i kamvene SHBA-ja dhe te pranuar nga i gjithe populli shqipetar.Por eshte turp edhe per PD-ke e dhe ajo e rithemelimit qe e mbajne perseri ne mesin e tyre.Saliu sot eshte fatkeqesia e kombit shqipetar

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Levendi

                  Zerat e llogjikshem e intelektuale si te zotit Lapardhaja kane nevoje te mbeshteten e te shtohen.Vetem keshtu mund te largohen nga ajo parti bashibozuket e tipit Noka,Paloka,Vokshi,Spaho pacavurja, e te tjere bythelepires te kriminelit Non Grata,fatkeqesise kombetare te ketij vendi!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Një qytetar

                    E keni parë filmin me diktatorin Truhillio të Republikës Domenikane, i cili i kërkoj ministrit të kabinetit të tij ti sillte vajzën virgjëreshë për kënaqësi perverse seksuale dhe po ashtu për t'a poshtëruar deri në infinit dhe ministri vetëm për të qënë në detyrën që i kishte dhënë diktatori ja çoi vajzën e vogël për t'a përdhunuar? Ja këto janë mardhëniet Berisha-vartës në PD. E bija iku në Amerikë dhe nuk i foli të jatit sa ishte gjallë. Këtë meritojnë edhe këta skllevër pa moral që i shkojnë pas kësaj fantazmë të poshtërsitë njerëzore.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Balo

                      Mbaje mbaje o Xeni dhe L....keni për t'ja pa sherrin .. Rama,ky mut muti në fuqi të pestë,mbretëron edhe në sajë të një Opozite të dhjetë,me Saliun në krye edhe më e tillë.. Them edhe sepse fajin e kemi ne...se në vend të flasim si minj pas emrave të rremë për të mbrojtur qelbësirën përkatëse,Ramut apo Salikak, duhet të ngrihemi ti shporrim,se po na shkatërrojnë....

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dhjetoristi

                        Misioni i nongratës Sali është një dhe vetëm një PD -ja pronë private tapinë nuk mund t'a ketë askush tjetër veç bacës Sali. PD-ja dhe gjithë demokratët në Shqipëri duhet të punojnë për nongratën familje Berisha. PD-ja dhe demokratët duhet të mendojnë e veprojnë si Saliu të vrasin,vjedhin,korruptojnë,e tradhëtojnë si baca Sali e familja e tij,kush nuk mendon e vepron si ai nuk është demokrat dhe si i tillë duhet nëmur për të mos thënë më shumë,se ca e ca që diç kanë guxuar dihet si kanë përfunduar,kujdes Salinë,stoli kot baba Taku. PD-ja dhe demokratët duhet që për të ruajtur dinjitetin që në fakt nuk ka,nderin që në fakt është vet pandershmëria,dhe prestigjin që ja ka" cënuar" DASH të ngrihen e të luftojnë për bacën Sali e taborrët e tij që për 30 vjet çfar si kanë bërë Shqipërisë e shqiptarve. Vetëm se ketë herë duhet luftuar kundër atyre që krijuan demokracinë dhe krijuan Shqipërinë,se pa Amerikën e DASH në hartë nuk do kish Shqipëri ,por sot për rithemeluesit ajo që ka rëndësi është baca nongratës Sali e familja e tij e misioni do apo s'do dikush në PD duhet përmbushur me çdo çmim e sakrificë.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arber iliri

                          Shifni Zenin,Gitën me burrin dhe supermbesën(e dini ku zdërhallet),pastaj mendoni oër Saliun dhe Lirinë.Këta të dy kanë pjerdhur tani ,por idiotët bërtasin për Saliun pa menduar se po mbrojnë pasuritë e Zenit dhe Armiqësore,Gitës dhe Jamarbërit supermbesës.Idiotë të lindur dhe persona të kapur prej Saliut si rezultat i korrupsionit dhe krimeve.Kjo është gjithë ekuacioni.Më vjen keq për idiotët anembanë vendit.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bashkqytetari

                            Respekte Namir !

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetari i Thjeshtë

                              Eshte shume e thjeshte i nderuar, i ka tredhur dhe jane deficente nga te gjitha anet! Po ti marresh ti analizosh te gjithe me radhe asnjeri prej atyre qe i qendrojne gatitu nuk ka personalitet, te gjithe jane vemje qe kane vegjetuar ne hijen e kamunistit Saleh Birisha. Por me siguri ai u ka informacione pikante qofte me te shkuaren e tyre te larget qofte me kohen e tranzicionit.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E sinqerte

                                "Turma është për për t'u udhëhequr, jo për t'u manipuluar. Turma është në "të drejtë" e saj, por ata që justifikohen me të, e kanë gabim."Epilogu i ketij shkrimi mendoj se thote lajmotivin qe duhet promovuar me shume se cdo gje tjeter sot!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje