
Nga Lorenc Vangjeli
Fjala e kryeministrit Rama në Kongresin e partisë së tij ishte një nga më të rëndësishmet e karrierës së tij. E ngjashme ndoshta vetëm me fjalën dramatike që mbajti në nëntorin e largët të nëntë viteve më parë, në krizën e improvizuar të armëve kimike siriane. Fjalimi 99 minutësh ishte i rëndësishëm jo për çfarë tha, por për çfarë e mendonte pa thënë. Jo aq për çfarë mendonte pa e thënë, por çfarë duket se është i detyruar nga rrethanat që të bëjë. Tufa lozonjare e torrollakëve të cekët që ka përballë dhe cinikëve profesionistë, të yshtur në yxhym nga urrejtja dhe jo nga logjika, tipat që gozhdojnë atë që flet, por i japin karar të mos gjykojnë se çfarë thotë, ju sulën me yrysh dhe urra presë së rradhës. Naivë si balenat që ndjekin në det fuçinë e peshkatarit duke harruar varkën e tij, ata kafshuan me rrokopujë grepin e kryeministrit. Që tani përton edhe t’i vejë karremin. Rasti klasik kishte të bënte sidomos me dy momente, me mundësinë e legalizimit të Cannabis-it për qëllime mjekësore dhe amnistinë gjithashtu të mundshme për emigrantët.
Të gjithë sulmonjësit antiCannabis, rëndom tipa të cekët me xhepa të thellë, u zhytën në internet dhe gjetën që në datën aq e kaq, Rama kishte thënë ekzaktësisht të kundërtën. Dhe me eurekën e rradhës nën sqetull, menduan se e shkurtuan të gjatin në pikën e tij të dobët: bën të kundërtën e asaj që thotë dhe thotë të kundërtën e asaj që bën! Pa kuptuar të vërtetën e thjeshtë që çfarë bën dëm njëherë, mund të sjellë dobi herë tjetër. Përdorimi i aspirinës para dhembjes së kokës është marrëzi, siç nuk është gjë e mençur, refuzimi i saj në kokëdhembje. Thelbi është gjetkë. Njëlloj si në rastin e amnistisë, kryeministri tentoi të thotë që Shqipëria, nën peshën e tre fatkeqësive të njëpasnjëshme, tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë, është nën gjëmën e krizës.
Financat e shtetit, ekuilibret ekonomikë apo e thënë thjeshtë, garantimi i rrogave dhe pensioneve, furnizimi me energji dhe spiralja e eksituar e çmimeve, janë kërcënim për të gjithë. Kryeministri tentoi të shpjegojë se po tentonte të gjente burime të tjera të ardhurash. E vetmja kritikë racionale me idetë e tij, ishte pikërisht ajo që askush nuk ja tha dhe që kishte të bënte me një seri pyetjesh. A ishin këto masat e duhura dhe dhe lëvizjet e mjafta, a do të ishin të mundura për t’u realizuar në praktikë, a ja vlente qeraja që mund të fitohej në krahasim me barrën që do të mbahej, a ka fusha të tjera më produktive dhe parasjellëse, sa mund të shkojë fatura, a janë garancitë e duhura që këto instrumente të mos përdoren nga krimi, e të tjerë e të tjerë.
Duke njohur urrejtjen si karburantin që frymëzon kritikët e tij, Rama as denjoi t’i konsiderojë këto përgjigje. Në të kundërt, arrogant dhe cinik, mendjemadh dhe i parrezikuar nga ta, i la të gjithë të dehen me aromën e Cannabis-it ligjor dhe shijoi faktin e pandryshueshëm që marrëzia është i vetmi fakt që nuk mund të aministohet me vendim qeverie. Dhe se mençuria nuk mund të fitohet as me shpallje dekreti presidencial.
Kongresi i PS nuk ishte ai që u pa në ekrane. Dhe as ai që u komentua në studio televizive. Ai ishte 99-shi i minutave të Ramës dhe kontrasti estetik mes mitingut të PD-së së Saliut dhe gallatës së Lulit. Në të parin delegatët ishin tifozë, në të dytin ndodhi mrekullia anatomike, ku për çdo prehër, kishte gjashtë palë këmbë! Kongresi socialist dëshmoi se Rama ende mendon se ai është prehëri i hekurt që mund të mbajë partinë dhe qeverinë mbi vete. Siç kanë bërë të gjithë përpara tij, që nga Zogu i Parë që mbeti edhe i fundit, nga Enveri, tek Saliu. Siç ëndërrojnë mbas shpinës së tij që të bëjnë të gjithë ata që e adhurojnë nga halli dhe e urrejnë me mall në Tiranë.
Pse jeni aq naiv??!! Lereni njeher te vetme injorancen o njerez dhe vndsni ne pune logjiken!
Nuk po e marr vesh a ka fol mire apo keq aahahahahah , ca gazetaresh jan kta aman ku i gjen kta mqafsh
Lorenc Evgjitit ja shkruan fjalimet Gjekmarkaj !! Interesant. O Lore Jevgu! Ta ka qejfi te kthehemi ne shpellat e monizmit, por sna nxë të gjithëve o lëkurëfeçe. Janë shtuar shumë të ngjizurit në koçekët e misrit si puna jote. Mqs stë nxë sirtari I "sarkazmës folklorike" të Gjekmarkajt, bëj gati arkivolin. Ska më nevojë për specien tënde.
Vangjeeeeel ! te lutem ndysho foton e profilit se dukesh si mos me keq me dhembet perjashte.
Vangjeeeeel ! te lutem ndysho foton e profilit se dukesh si mos me keq me dhembet perjashte.
Ku u be me fol dhe ky nje pseudo “gazetar” qe dy fjale mezi i lidh
Rama esht nje politikan rrace ! Unik ne llojin e vet dhe fjalimet e tij jo gjithmone kan nje kuptim te drejtperdrejt . Per mendimin tim ai po e drejton PS drejt nje uniteti absolut dhe nje bashkimi per fitimin e zgjedhjeve lokale
Cfare rrace eshte Edvini o shoku polic?
Pse u merzite or ti shoq? Saliu dhe Rama janë politikanë të zotë. Se si jane si njerez, kjo është gje tjeter, por si politikanë, Jane baraz me Zogun dhe Enverin. Kontributi, karakteri, dhe morali i tyre mund të diskutohet gjate, por jo prej teje, sepse ti je partizan. Lideri yt i madh ta ka hequr trurin, dhe ne vend te syve the ka venë dy gogla. Opo lere fare. Kujt i flas edhe unë. Sikur ha logjikë ti. Llafos kot. Vari hejbet.
Qënke pe Korçe o aga ! Se po na llafos e po na llafos plot pështymë o shoku polic. Sna the atë punën e rracës o shkërdhatë komunistësh.
Pseudogazetar! Artikull i pasakt dhe subjektiv. Aspak profesionale
Qente le te lehin karvani gjithmone ecin perpara!
Me thene te drejten dhe pse jeni bere te gjithe bashke kunder atij, ju nuk e mposhtni dot sepse ai ka bere ndryshimin ne kte vend
Ju i transmetoni fjalet siç doni ju por nuk e banalizoni dot figuren e Rames sepse ai eshte shume i qarte ne gjerat qe thote dhe nuk le vend per gabime
Kongresi i partise socialiste e dha mesazhin e tij duke treguar qe partiw socialiste eshte e hapur per tr gjithe , eshte e hapur per ide te reja dhe per mendime ndryshe . Nen qeverisjen e partise socialiste me kabinetin qeveritar te saj shqiperia u ngrit me pozicionin e saj ne poltiken nderkombetare dhe ka hedhur hapa te sigurt drejt hapjes se negociatave per ne bashkimin europian
Ka pun ka po ska profesionista. Turp cfar gazetaresh kemi ne ket vend.
Ka pun ka po ska profesionista. Turp cfar gazetaresh kemi ne ket vend.
Lorenc,tenton te fshehesh servilizmin tend ndaj nje DIKTATORI si Rama me lojra fjalesh,shumica pa kuptim,qe kundershtojne njera tjetren! Fjalimi i Rames ishte ulurima e nje DIKTATORI TE VERTETE ,qe i ka te gjithe nen kembe,ndaj beri sikur i kercenoi te korruptuarit se do i merrka per veshi duke i cuar ne prokurori! A e pe mimiken e percudnuar te Rames,qe leviste syte sa majtas djathtas si i droguar ose si i tmerruar nga ndonje lajm i zi ,qe mund te kete dmarre per vete? A degjove te fliste ndonje gje per aktivitetin e PS -se si kongres partie qe ishte,por u muarr me pushtetin? Lorenc,ti nuk je analist,por lolo oborri i pushtetit,qe paguhesh per sherbimet ndaj tij ,por jo ndaj popullit shqiptar! Rama eshte fatkeqesia e shqiptareve,qe kurre nuk u sherbeu fukarenjve por oligarkeve!
Tani se kuptoj ku eshte synimi i ktij lajmi dhe i ktij gazetari , ku e more ket shkrimin te kancelari sala
Lajm shum pa vend. Mos u tregoni budallenj o njerez. Rama esht i vetmi qe po e con vendin para. Shikoni investimet e fundit, menaxhimin nw menyre te shkelqyer te krizes sidomos ne situaten e luftes, le te kujtojm pastaj marrdheniet me vendet e tjera qe do ndikojn pozitivosht te ne. Lajm pa baza. Mezi paska lidh dy fjal gazetar pa lidhje
Kongresi ishte super i organizuar, fjalimi i Rames ishte bazuar dhe ne veprat qe ka ber gjith kto koh per popullin. Ca ka ber PD per ne, ASGJEE Leje pastaj ta gazetaret qe bejn lajme vetem per interesat e tyre.
Oo mir i thot ai kazan ktyre lloj gazetaresh. Skan ca bejn edhe hajde shkrujm nje gje pa pik lidhje
Sikur ty o lorenc te plas shum per shqiptaret ti vetem per vemendje e ban
jeni bere te gjithe gazetar duke nxjerr lajme te pahijshme dhe kerkoni te merrni vemendje me keto idiotlliqet tuaja
Ky palo gazegar po synon per tperfituar per vete se spo e vret mendjen per njeri. Pa pik profesionalizmi del e shkruan neper gazeta e portale.
ore vangjeli ku e ke parku g classin
Nuk të kuptova o Lorenc në atë që doje të thoshje. Pse e tirni kaq shumë atë që kini në plloqe,flisni me metafora dhe frazeologji gjoja të zgjedhur po asgjë nuk thoni.
ok