“Mos na prekni Saliun!”

13 Prill 2022, 20:28Blog TEMA

“Mos na prekni Saliun!”

Nga Frrok Çupi

Ai tregonte bukur, aq bukur sa nuk përsëritet. Pa shkollë kushedi- sigurisht, por ku ka shkodran ‘pa shkollë’ në tregimtari. “Nuk ishte err hala, i hymë bregut të liqenit të Shkodrës dhe e krehëm mirë. Kur shoh një thes të mbushur plot, diku te një trung peme”.

-Ma sill pak- i them policit tjetër.

Ai e mori dhe ma vuri përpara. E hapa një pëllëmbë, e çfarë shikoj. Lek… Jo lek, por plot me marka dhe dollarë.

I them policit ‘hajde me mua, do të nisemi për në Tiranë. Marr makinën dhe nisem

 (Deda, sa hyri demokracia e deri sa shkoi në amëshim, ngiste një makinë të modelit të vjetër, Mercedes Benz- 240). Ishte një nga aktivistët më të vendosur për Demokraci, anëtar i PD; në 14 janar 1990, bashkë me disa miq të tij rrëzuan bustin e Stalinit në Shkodër dhe i burgosën…

-Polici nuk më pyeti hiç ku po shkonim. U ndala para zyrës së Presidentit dhe i thashë të më priste. Mora thesin e shkova te gardhi. ‘Te Presidenti jam nisë… Thuaji se ka ardhë Dedë Kasneci”.

Nuk më lanë të hyja, “ka thënë presidenti hajde nesër’, më thanë. “Sonte- i thashë, se kam një punë urgjente këtu me vete… E ku ta lë gjithë këtë thes!?, u them rojeve.

Rojet morën e dhanë dhe më në fund më thanë ‘hyr, po të pret Doktori!’. Me thesin në dorë e drejt e në zyrë… Më tha ‘si je Dedë? Ça asht ai thes?…’ I thashë se e lanë trafikantët e naftës në buzë të liqenit, e ua solla…, ju i dini këto punë…

“Mirë, mirë- më tha. Lëre thesin aty në qoshe e shko tani”.

… U nisa natën për në Shkodër, e prapë nesër roje buzë liqenit…

Dedë Kasnecin e kishin emëruar përgjegjës të një turni policor në breg të Liqenit të Shkodrës.

Me ca sy të ndritur, që në rini do të ishin nisur për sy të kaltër; me një sinqeritet që i buronte gjithë fytyrës, Deda tregonte historinë me thesin e parave, pa e ditur se po dëshmonte një krim shumë të rëndë të kreut të shtetit. Presidenti Berisha e kishte hapur rubinetin e naftës dhe të armëve për t’i dhënë jetë regjimit të egër anti- njerëzor të Sllobodan Millosheviçit. Që nga viti 1992 deri në vitin 1996, presidenti i Shqipërisë, Berisha, i dërgoi miliona tonë naftë dhe miliona armë regjimit gjakatar të Milloshevicit, që u derdhën e shkatërruan jetën e popullit boshnjak dhe të shqiptarëve të Kosovës. Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës, më ato fuqi të përcjella nga Tirana, u vranë 8 mijë burra në tre ditë. Ndërsa në Kosovë u krye mizoria e njohur shtetërore.

Presidenti i republikës së Shqipërisë kishte thyer embargon e Kombeve të Bashkuara, të Amerikës dhe Europës, që ndalonte çdo pikë furnizimi me naftë për regjimin e ‘kasapit të Ballkanit’. Njësoj, krejt njësoj si sot me mizoritë e presidentit Putin. Ukraina e sulmuar prej armës së egër e gjakatare të Putin është e mbjellë me varre masive dhe kufoma rrugëve të qytetit. Bota përparimtare ka shpresë se fuqia e regjimit të egër të Putinit do të fiket bash në momentin kur bota nuk do të marrë më asnjë pikë naftë prej rezervave të tij ruse.

E njëjta gjë kërkohej nga bota përparimtare në vitin 1993, kur Deda gjeti një thes me para dhe i dërgoi në zyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Rrugët e naftës transportonin me gjithçka: Me bote, me karroca, me kova e me serbratorë makinash, që nga liqeni i Shkodrës, në Qafë Morinë- pesë kilometra nga fshati Viçitol, në Dibër e në Qafë Thanë….

Shqipëria e presidentit Berisha ishte hallakatur zorrësh për t’i dhënë jetë regjimit vrastar të Millosheviçit… Çfarë ka mbetur sot? Kanë mbetur kujtimet, tregimi i Dedës, varret në Bosnjë e në Kosovë, dhe… sulmi i Berishës kundër Shteteve të Bashkuara pse qeveria amerikane e shpalli Berishën ‘minues të demokracisë, shantazhues të drejtësisë dhe të korruptuar deri në qelizën e familjes”. Sikur t’i vijë rasti, Berisha do të ishte në krah të Putinit që t’i marrë frymën Amerikës dhe Perëndimit, njësoj si në vitin 1992-96…

E pastaj njerëzit pyesin ‘pse e shpallin non- grata, Amerika është e keqe, Berisha është i mirë’.

Nuk pyes thjesht për një thes, por për gjithë fitimet kolosale që nxori Presidenti i Republikës nga trafiku personal e familjar i naftës dhe e armëve. “Në një qoshe të zyrës së presidentit”, ishte vetëm pakogjë. Milionat dollarë i erdhën rrotull jetës së njeriut dhe e lidhën për vdekje. Fillimisht u futën për larje në gropën e piramidave financiare, që shkaktuan luftë civile, luftë të shtetit kundër qytetarëve, vdekjen e mijërave dhe shkatërrimin deri në rrënjë të vendit.

Sot prapë na vijnë rrotull ato para, me to bëhen Foltore, paguhen militantë, paguhen militarë dhe zjarrvënës në emër të shefit të trafikut të vitit 1992- 96.

Po shefat e tjerë të mafies, ku janë vallë?

Firma trafikante ‘Shqiponja’ e krijuar si biznes familjar PD- Berisha, rron në hije. Ajo mblodhi miliona dollarë nga sfida e ‘Shqipërisë’ kundër renditt botëror për mbrojtjen e jetës së njerëzve…, po ku janë!?. Amerika ka rënë në gjurmë të tyre dhe ka vënë alarmin se ‘Berisha është i rrezikshëm për Sigurinë’.

Ku janë leitnantët e Berishës?

Drejtori i firmës së PD- Berisha, e quajtur ‘Shqiponja’, ishte Tritan Shehu. Ai sot është deputet i Kuvendit, i ngjitur pas Berishës, si i martuar ‘në të keq e në të mirë’.

Me siguri Hetimi dhe titulli ‘Non Grata’ nuk vonojnë. Pse pyesin atëherë ‘kush e ka radhën?’

Ku është Genc Pollo, administrator i Shqiponjës? Zyrtar besnik i Berishës, afër një kontingjenti për Spak e për ‘non- grata’. Ku është Pjetër Arbnori, koordinatori me tregun serb?

Vdiq në rrethana misterioze, i hedhur poshtë nga Berisha. Ku janë Ali Kazazi dhe Ali Spahia, drejtorë të marketingut të ‘Shqiponja’? Të vdekur në rrethana misterioze, në të njëjtin spital me ‘shokët’. Veçse të birin e Aliut të Dytë nuk e ndan nga vetja Berisha.

Ku është Safet Zhulali, njeriu që garantonte mbrojtje fizike sekrete të trafikut? Edhe ai ‘të shokët’, pas një vdekjeje misterioze në të njëjtin spital. Veçse dhëndrin e tij nuk e lëshon Berisha.

Ku janë Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede, menaxherë të firmës ‘Shqiponja”? Edhe këta ‘te shokët’, të vdekur në rrethana misterioze në të njëjtin spital… …

Atëherë nuk paska mbetur gjë mbi këtë tokë, veç tregimit të Dedës dhe protestës anti- amerikane “Mos na prekni Saliun!”

20 Komente

  1. N
    Ndreke Pashk Kthira

    Me vjen keq per Deden, por paska qene “tamam komunist”…. Nuk i mori ti conte ne shtepine e vet, por ja fali UJKUT SALI…. Deda ma katolik se Papa…. I shkreti …..

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me emër

      Dy tituj I njëjti shkrim....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na ruajt zoti

        Edhe nga Përmeti kunati i deputetit niste autobote që i mbushnin në Greqi e i çonin në Mal të Zi...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beno

          Tani një diçka me habit me Frrokun !! Thotë se Ygosllavia s'kishte armë !! I mori tek Saliu . Pastaj armët vranë njerëz !! Çupi kujton se lexuesit janë budallenjë e Çupi ti mbertheje ato !! Ha Çupi, ha Çupi.

          Përgjigjjuni
          1. O
            On

            Mos ishte Saliu Frroki do vdiste per buke.....ka 32 vjet qe vetem prej tij ushqehrt....interesant

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              E more Frrok,sa i madh je ,sa i mire je. Shkrua të vërteta, dhe njerzit ti besojn,përvec njerit,Sali Berisha dhe ata që i venë pas bythës së tij.Unë të them,ruhu nga Sali Berisha,se ai te vret me bandat e tij mafioze si vrau të gjithë ata që përmënde ti ne shkrimin tënd,si vrau Sokol Olldashin etj.Saliu është i pa besë.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bota Rrotullohet

                E keni vene re, sa here nis te mashtroje e fillon fjaline me fjalen "absolutisht" Mos i jepni mikrofonin. Lidheni qenin se po na tremb femijet.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hiç, po them

                  O Frroqi, e di ku nuk me del hesapi mua me kete histori? Po kush qe ai lanet qe hodhi nje thes me marka e dollare qe e gjeti Deda, qe paska qene aq idiotalist, me fal idealist, qe me nje fryme ia çoi Saliut drejt e ne zyre? Shif se ai Deda o ishte noi korier i Shqiponjes, o eshte "fiksimi" (fiction) jot.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sul Koburja

                    Esat Pashë Toptani si figurë e historisë shqiptare më sjell zotët tek goja,Sali Berisha po më bën për të vjellë edhe më shumë. A mund ti shuajmë si figura sikur nuk kanë ekzistuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kol Tepelena

                      Po,asht nji histori e vertete qe ma ka pase tregue vete i ndjeri Dede Kasneci .Mbasi là thesin e pareve Berishes (qe nuk dihet se ku perfundoi),Deda mendoi se Berisha do te ndalonte korrupsionin me naften ,por ,Ai nga Berisha mori si pergjigje pushimin nga puna.Paradoksalisht vetem kur ne pushtet erdhi Fatos Nano, Deda u rifut ne pune!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gerdeci

                        Hej me te lumte pena. Te gjithe "miqte" i çoi ne te njejtin fund misterioz. Çfare monstre. Djall e kaluar djallit me te gjithe ata qe i rrijne rretherrotull. U shofshin sa me pare se na e shkaterruan kete vend e na krijuan "njeriun e dhimokracise" arrogant e prepotent qe njeh vetem parane per te cilen te shet e te vret. Shembulli me i fresket, 26 policet kufitare ne Kukes.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Ethem Lalaj

                          OK,F.Çupi.Shkrimet dhe analizat në medje i ndjek me vëmendje.Janë 100 % reale.Megjuthse populli kërkon dënimin dhe sekuestrimin e pasurisë së Sb e të tjerëve që kan bërë namin në 32 vite të vjedhjes së 350mild.$..përsëri SPAK nuk po lëviz. -Dihet që Sb nuk dënohet se është psiko ose spiun e shumfisht që në 1968..8 nëntor.. që mbrohet nd/kombëtarisht.Athere si i bëhet që të shpëtoi PD dhe Shqipëria..? -Nëse Sb nuk e eliminon zoti..kush tjetër veç Amerikës do e bëj këtë e cila nuk po i del për zot Ukrainës..!!

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            vildan

                            Sa te trashe jane shpellaret dhe sidomos ata kosovare qe nuk e kuptojne se kush eshte krimineli Sali non grata.... Po keshtu dhe vellaznit shkodrane qe u pasuruan duke cuar kontrabande nafte Milloshevicit per te vrare vllaznit kosovare..... Nga Shkora deri ne Han te hotit kane qene mbi 50 karburante.... Prandaj vdesin keta derra per non graten.....

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LAÇJANI

                              He more Çup sa mut që je! Përralla të bukura tregon, për të vënë fëmijët në gjumë. Po si nuk shkrujte njëherë për Kristaqin me shok se aty ka qelbesirllek me shumicë, mjafton pasardhësi që na la, apo të pret rrogën ky i gjati, si përfundim kishe qenë shumë i pafytyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rronxhobonxhot e Sali Banditit

                                Mos na prekni Sali Penicilinen! Kjo thirrje eshte per Arbenin e Krajajve,se ai e ka shume merak,sic nenkuptojme ne shqiptaret e thjeshte qendrimin aktual te ketij organi shpresedhenes te drejtesise qe duhet te jape drejtesi per te gjithe,por deri tani te pakten perjashtojne banden e Saliut dhe kuptohet kryebanditin,dora vete Sali kriminelin e korruptuar e te padenuar.Ndryshe nuk ka si te spjegohet qe hetohet e denohet kushdo tjeter qe nuk quhet Salih Berisha,qe nuk eshte vicidolas,qe akuzohet per sherbime ndaj disa agjenturave te huaja perfshi dhe sigurimin shqiptar te dikurshem,qe nuk ka vile madheshtore ne Lalez ,qe s'ka marre thesin plot me para nga Deda,sikur te merrte nje cope leter...(kuotohet qe oreksi i diktatorit kishte filluar te hapej avash avash deri sa te behej ai qe eshte bere,i nginjur deri mbi veshe me krime,para,pislleqe e vese si askush tjeter jo vetem ne shqiperi por edhe me gjere ne Ballkan e me gjere)dhe qe nuk e ka perdhosur kodin penal ne cdo nen dhe qe qe nuk ka kryer krimet e tij deri me sot ,duke futur ketu edhe dashin me kembore te presidences,Espinoze Meta Ilir Floririn,i cili ushtron detyren si president duke hequr dite per dite nga nje flete te saj per nevojat e tij personale dhe qe megjithese kete e di i madh e i vogel ne kete vend e jashte tij deri tek presidenti amerikan etj etj,per cudi te te gjitheve vetem GJK e SPAKU nuk e shohin,sepse ai dhe Munika vijne ne radhe pas tij.Kujdes se mos i prishni qejfin Plakut Mere zoterinj te SPAKUT E TE BKH-se se pastaj ai do tu haje m...,por nuk kini faj,perderisa ne GJK ka tipa si Xhaferllari ,Bejtja,Tusha e ndonje tjeter apo ne SPAK prokurore qe ndonese formalisht i plotesojne kriteret,inaktiviteti i tyre ndaj problemit kryesor te ketij vendi,marrjes si te pandehur te ketij eksponenti te krimit e politikani te felliqur , tregon se ne esence vene ne plan te pare interesine tyre vetiak,rrogen dhe poziten shoqerore te tyre,pa se cfare bejne Berisha,Metaj,Monika,Noka,Paloka,Tritani,Pollua,Bylykbashi i kompleksit Partizani,Imami...vasillaqi i LSI-se ,Haxhinasto e te tjere rroxhobonxho pune e madhe dhe kjo sepse sic thote populli frika e ruan veshtin! C'u duhet atyre te kruhen me Berishen kur pula s'kane e ish te bejne,le te merret Amerika me te,pavaresisht se ata jane "zgjedhur e perzgjedhur" per tu marre me keto pune!Skandal me te madh se ky qendrim i SPAKUT nuk besoj se do te kete! Dhe kuptohet se prokuroret e spakut nuk veprojne ne anarki,qe te hapin e hetojne nje dosje ata duan urdher nga shefi dhe ketu edhe dore e Krajes qe te pakten deri tani po ndjek gjurmet e Llales sepse edhe Llalla premtonte,njesoj si Kraja, se se shpejti do shihnim peshq te medhenj te bien ne rrjete,peshq te cilet nuk i pame kurre deri sa ra vete brenda,por mbase nuk do shohim te njejten gje dhe me shefin e SPAKUT sot,larg qofte se kjo do te ishte zhgenjimi yne total,do te ishte kulmi!Eshte ne rendin e dites qe Kraja,[per mendimin tim dhe jo vetem,te behet jo shume por sa gjysma e Ina Rames dhe te guxoje te hape dosjet qe shqiptaret presin prej 30 vjetesh dhe ato mbajne emrin e Salihut e te Ilir Metajt,sepse emrat e tjere vijne pas tyre.Po nuk beri Arben Kraja kete,nuk ka bere asgje,te tjerat shumezohen me zero.Nese nuk e kupton kete,me apo pa dashje konsiderohet si i kapur nga kjo dyshe famekeqe dhe e rrezikeshme!Ky eshte dhe kushti i BE per hapjen e bisedimeve.Derigimi perpara drejtesise i politikaneve te inkriminuar dhe emrat qe permenda me lart jane disa prej emrave me te perfolur e me te rrezikshem per demokrcine e brishte shqiptare.Cndokush tjeter vjen pas tyre!Te shohim vazhdimin...!

                                Përgjigjjuni
                                1. v
                                  vlonjati

                                  O , Frrok Cupi,ti bashke me Meron keni jetuar me buken qe ju dha Saliu dhe jetoni edhe sot e kesaj dite prej tij por me nje ndryshim,dikur duke ju lepire Saliut ndersa sot duke sulmuar(vetem) Saliun duke ju lepire Rames.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    sss

                                    Ne listen e emrave te vdekur me semundje te "papritura", une kujtoj nje vlonjat nga Dukati i Vlores; , M.H. i denuar politik, qe kishte vuajtur gjate ne burgun e Burrelit; pas viti 1990, doli nga burgu, ishte i fuqishem dhe vital, u mor me biznesin e naftes (administroi edhe nje cisterne nafte disa mije tonshe); ishte shume i fuqishem ekonomikisht; e kam takuar personalisht ne Vlore; vite me vone mora vesh se kishte vdekur pasi vuajti papritur nga nje semundje te keqe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Ndoci i Vici-dolit

                                      Dede Kasneci,dhe kasnecet e tjere,heroj te demokracise,hajduter ordinier,problematik ne komunitet,njerez pa personalitet,keta ishin pjese e lupenizmit,qe perdori i biri i Karaxhicit,per te vjedhur,vrare,trafiqe ,tjetesim pronash,zaptues,anti-komb,i pa bese,spiun,qe ka mbas vetes persona me te njetat te dhena,qe pretendojne te lufte me ameriken,njerez delirant,qe i kane caktuar vetes menyren fundore te jetes se tyre politike,keta jane halet e ketij vendi,qe pastrimi i ketyre haleve,do te jete ringritja e ketij vendi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fred

                                        Po prokurorin Xhevat Hana qe merrej me dosjen e Gerdecit kush e vdiq ne lule te moshes??? SB-se nuk i mbaron lista e viktimave qe i çoi ne varr. Vrasesi perbindesh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shkodrani pa buke

                                          Kete histori me Deden e besoj sepse kam njohur personalisht Deden ,ne vitet 1979-80 kur po ndertohej hidrocentrali Komanit ,Deda ishte i internuar .Ne nje moment stuhie doli nga shtrati Drini dhe ishte gati te merte perpara te mbyste nje eskavator te fuqishem qe punonte ne shtratin e lumit Deda doli vullnetar dhe shpetoi eskavatorin .Askush nuk i tha nje fjale te mire ,sepse ishte internuar...Deda nje njeri fisnik dhe i sinqerte .....indrite shpirti atje ku eshte

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje