Dua të bëhem president

18 Prill 2022, 09:44Blog TEMA

Dua të bëhem president

Nga Edmond Arizaj

Pse jo?! Kam disa tituj: një doktor, një profesor, një master shkencor, një tentativë për akademik. Do thoni ju se s’kam bërë ndonjë libër, ndonjë studim tronditës, apo se i kam akoma mustaqet e zeza. E çë pastaj? Thellësia e mendimit që oshëtin në kokat boshe, që unë dua t’i mbush, të atyre që nuk kuptojnë, është pasaporta ime për të kaluar nga anonim popullor në udheheqës.

Sepse unë di si udhëhiqet vendi ynë. Këtu ndryshoj nga gjithë të tjerët, nga ata që kanë premtuar, që premtojnë e që do të premtojnë sikur edhe ata dinë si udhëhiqet ky vend. Vetëm unë e di. Natyrisht që nuk e them. Nuk e them sepse megjithëse e dua vendin, jam gati të jap jetën për të, nuk mund ta jap formulën e udhëheqjes që pastaj të më thonë herës tjetër ty, se këtë herë po zgjedhim fistëkun. Si të duan. Po unë vendin dhe popullin tim i njoh me pëllëmbë.

Madje njoh dhe më përtej. Unë di se çfarë do populli im. Asnjë president deri më sot nuk e ka ditur. Madje as Enveri. Populli nuk do bukë me djathë e me dhallë, o ju plastë e mendjes. Populli do dhallën në fillim dhe pastaj bukën me djathë. Kjo është thelbësore, sepse dhalla, sidomos ajo nga buallicat e Shpiragut, ka një efekt adrenaline.

Një të pirë atë dhe me vetëm 1 mijë katundarë merr Çamërinë për tre orë dhe e shpon tejpërtej Greqinë duke i bërë një dalje passhpine në ishujt që shohin nga Turqia. Aty me zjarrin atdhetadësh në gji, hidhemi e marrim ish-Trojën e dikurshme, që ndodhet diku në Hisarlik. Është e jona. Në disa shpella janë gjetur kakërdhi delesh dhe nga ekspertizat e bëra, por që mbahen sekret nga ata që nuk e duan Shqipërinë, del se ato janë ushqyer me tërfil që përbërjen kimike e ka si tërfili i Lunxhërisë. Pastaj vitin e dytë presidencial do tentojmë marrjen e Beogradit.

Aty s’ka nevojë hiç për analiza kakërdhish, sepse realisht serbishtja është si një fëmijë shtatanik i shqipes dhe prejardhja e serbëve duket ashiqare, sidomos tek gratë e vajzat serbe, bukuria e tyre, është shembulli i qartë i kryqëzimit me shqiptarët e hershëm. Pra ta kthejmë vendin në kufijtë dhe shtrirjen që kemi pasur kur numrat nuk egzistonin ende. Mos të dëgjojmë antishqiptarët që na thonë se vendi ka prioritete të tjera, emergjente. Nuk ka më emergjencë se sa mbushja e boshësisë me krenari, krenari boshe vërtetë, po ama krenari.

Ç’të them tjetër? Unë e di që mbështetjen tuaj e kam. E di që edhe atdhetarët shqiptarë prej atyre që ankohen se s’kanë bukë të hanë, por merren me politikë, edhe ata që s’dinë të shkruajnë shqip, por ama japin çdo ditë mbështetje e mendime të pjekura për atdhedashës si unë, i kam në krahë. Problemi i vogël qëndron se duhet të zgjidhem nga Parlamenti. Vërtetë edhe këta janë zgjedhur nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë, po mua më mbeten ata 1 milionë që nuk kanë votuar.

Nëse ata 140 deputetë zgjedhur nga ky popull, nuk e marrin parasysh dëshirën e po këtij populli shprehur sidomos në faqen time të Tik-Tokut ku bëj video frymëzuese, ai është vetëm një Parlament i krimit dhe i drogës. Kjo do ishte humbje për vendin dhe për të ardhmen, jo për mua.

Dakort, nuk njoh asnjë udhëheqës shteti, as nuk di se ç‘është diplomacia, po prandaj mandati i presidentit është parashikuar 5 vjet, që katër prej tyre t’i kalosh duke mësuar. Ka ardhur koha që ne bijtë dhe përfaqësuesit e vërtetë të popullit të marrim në dorë fatet e vendit.

15 Komente

  1. k
    k

    Kur president u zgjodh një fshatar injorant,hajdut,i degraduar,rrugaç pa edukatë qytetare (në fshat nuk ka mësim edukate qytetare),mafjoz surrogato,gënjeshtar pa asnjë skrupull,etj,etj, përse mos pretendojnë gjithë të tjerët që ky i duket idiot i pashërueshëm ? Pas fshatarit injorant,kushdo ka të drejtë të pretendojë me të drejtë të jetë president. Nga këtu duhet të nisej autori për të bërë "ironi të prapambetur ballkanike".

    Përgjigjjuni
    1. N
      No fake news

      Plotesisht dakort me komentin tuaj

      Përgjigjjuni
    2. A
      Artani

      Ne funde mbetet te vine te marrin gruan tende dhe aty perfundon historia jote.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po ky c’pati

        Gjate rruges u shkrivem me shakate e kripura te Duce(Arizaj:::) ‘,,,,,,kur u bere dhe ty per ironi ,,,mos ngelte edhe nje brekkinezi pa u qi

        Përgjigjjuni
        1. p
          ppa

          Nuk ka nevoje per shaka te kripura - shih foton dhe flet vete, sidomos ai qe heq valllen.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vito kermilli, shoku i Nikos

          Po kane te drejte, kur kryeminister kemi nje legen te stervitur qe zgjodhi nje president HAJDUT te kapur me ze e figure. Kur kemi nje ish kryeminister , Sali Sheqere Berisha, kriminel dhe hajdut qe nje jave para se te linte pushtetin vodhi 70 milione euro ne hidrocentralin e Ashtes. Kur kemi nje kryeminister qe ben anetar te bordit te Bankes se Shqiperise dy nga hajdutet me te medhenj te Shqiperise Ridvan Boden dhe Anastas Angjelin, kur mban per zevendes nje hajdur te certifikuar si Arben Ahmetaj qe vidhte me kompanine e tij HERMES impulset e AlbTelekomit. Kur kemi kryeminister nje injorant te pashembullt dhe e deliron me fakir fukarenjte, kur kemi nje kryeminister nje deshtak e qe merr policia gjermane dhe e nxjerr me dhune nga avioni pse te mos enderojne te gjithe delirantet te behen te paret e shtetit.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nik

            Shto se Qeveria "Rama 3" me 1.5 milion banore reale ka 17 zyrtare te larte nder to, 5 ministresha si pellumbesha: 1.Mirela Kumbaro, 2.Frida Krifca, 3.Edona Bilali, 4.Bora Muzhaqi 5. Milva Ikonomi

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vito mashtruesi, shoku i Nikos

              Nik e di cfare pune ka bere Mirela Kumbaro para viteve '90? Ka qene perkthyese ne drejtorine e Alb-Turizmit qe i ka patur zyrat te Hotel Dajti. Ajo perkthente pergjimet qe bente sigurimi i shtetit ne ambientet e Hotel Dajtit dhe ka qene mikeshe e ngushte e Luan Pobratit, qe mbulonte sigurimin e shtetit si nen drejtor i Alb-Turizmit. Ka histori plot Mirela...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andi dhe Mehdi Bushati

                "Vito mashtruesi"! E ke shkruajtur nja 30 here kete koment ne kohe te ndryshme, si duket ke mara nga Sali Hale Berisha dosjet e sejcilit kundershtar politik per ti perdorur kur ta kesh pisk hesapin., kurse dosjet e Salihit dhe do te tjereve i keni djegur se ashtu "jane ca pune"

                Përgjigjjuni
              2. S
                Skypion

                "Nik"! Ke harruar Argita Sali Ram Berisha Malltezin, apo nuk te shkruan kalemi. Po te ishin shpellaret e Berishes ne qeveri jo 1.5 "meleone banore reale", por as 0.2 "meleone banore reale" nuk do te ishin ne Abani dhe jo "17 zyrtare te larte" po 170 maloke "petrita" do te ishin dhe nder to jo "5 ministresha si pellumbesha" por 50 "burrnesha" si Jozi do e çoraperosnin kete skute qe quhet Albani, qe per faj te malokeve po tregohet me gisht si dhi e zgjebosur nga Europa.

                Përgjigjjuni
            2. y
              ylli Panga

              Ta qift nonen Albin Kurti.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roberto

                Hahahahhaha Ylli Pranga me mire thuaj hahahhaa.Ylli Pango ka ndonje lidhje ketu?? Po Albini???? Nuk e kuptoj a ma sqaron pak o Ylli Panga?????hahhahahahaa Po Albinit i punon mo i punon????? Per televizorin e kam fjalen hhahahaaaaaaaa.

                Përgjigjjuni
              2. C
                Ceni

                Injorantet nuk dine tjeter, vec politike. Qe kur hajdutet e kriminelet u bene deputet, u bene ministra, shqiptarve u ka hipur dallga te behen presidenta. Pune bagetie.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Salì

                  Cfare cilesish duhet te kete presidenti ne Alb?

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shpëtimi

                    Ilir Meta dy kandidatë të fuqishëm ka për propozim për kandidat për president, dhe këto janë; Ardi Daullxhiu, dhe tjetri Ylli Bodinaku. Dy figura të larta për Metën, meqenëse janë të nivelit të tijë, dhe me qenëse kohën e kalon me ylli bodinakun, do bëhet pas mandatit beu saukut. O ky ka shkuar për lesh, shikoni nivelin me të cilët rrin, dhe vlerësojeni këtë mortje që e ka zënë popullin shqiptar.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje