Nga Denis Dyrnjaja
Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook ka adresuar disa pyetje, të cilat krijojnë një tablo për gjendjen e Shqipërisë sot sipas këndvështrimit të tij. Në të mirë të një debati të shëndetshëm publik, vendosa të parashtroj disa argumente të ndryshëm që në njëfarë forme replikojnë me argumentet e z Manjani. Më poshtë gjeni të nënrenditura parashtrimet e z Manjani me pikëçuditese dhe replikat alternative.
Ylli Manjani❗️Spitalet janë gropë çnjerzore nga keqmenaxhimi e korrupsioni;
Denis Dyrnjaja ⭕ Nuk është plotësisht e vërtetë se spitalet janë gropë njerëzore. Në spitale mund të ketë probleme, por jo kudo dhe për gjithçka. E kam të provuar e jo të perceptuar këtë që them. E kam të parë e jetuar me të afërm të mi dhe njerëz të tjerë që kam parë çfarë shërbimi spitalor kanë marrë. Sot në ato spitale që janë rinovuar si kushtet, si shërbimi mjekësor janë si dita me natën me para 10 vitesh ku për një stendë zemre duhej të prisje me javë ose muaj ose duhej të shkoje te monopoli privat. Pavijonet e dikurshme të spitaleve ishin njëlloj si nevojtore të mëdha papastërtie. Por për të bërë propagandë e politike është çështje tjetër. Korrupsioni nuk ka tesera partish kështu që ai që është i ndershëm në profesion nuk ka lidhje me krahun politik në të cilin aderon.
Ylli Manjani ❗️Shkollat vatra analfabetizmi;
Denis Dyrnjaja ⭕ Po arsimi ka probleme edhe në standarde të mësimdhënies dhe në kurikula. Por nuk ishte më mirë dhe u bë me keq. Është në një pështjellim të vazhdueshëm dhe kërkon vërtetë një reformë reale e integrale. Por nga përgjegjësia e degradimit nuk mund të shpëtojë opozita e sotme që ishte dje në pushtet dhe i shndërroi universitetet në kioska për të dhënë diploma pa karar për studentët e forumeve rinore të partive që qeverisnin. Si diplomën edhe patentën e makinës e merrje edhe pa dhënë fare provime por vetëm duke dhënë zarfin me lekë ose me urdhër partie në rektorat a dekanat. Pra aksidentin fatal ta shkaktonte edhe mësuesi militant edhe individi në rrugë që merrte jetë njerëzish se kishte marrë patentë pa prova.
Ylli Manjani ❗️Mjedisi i ndotur në ekstrem me mbetje urbane dhe tashmë edhe toksike;
Denis Dyrnjaja ⭕ Po mjedisi nuk është sot në kuotat e pretenduara apo të duhura. Por është si dita me natën ku ka qenë. Kujtoni si e la gjendjen kjo opozita e sotme e qeveria e djeshme e doktorit ku tymi kanceroz e toksik i plehrave që digjeshin në Sharrë helmonte gjysmën e Tiranës. Dhe prej atij tymi toksik sot ke numra alarmant të kancerit. Po është e vërtetë që inceneratoët që duhet të ishin zgjidhje rezultuan dështim korruptim, por kjo nuk e bën më të ndershme dhe më të mirë qeverisjen e djeshme që nuk kishte asnjë vizion si zgjidhet kriza e plehrave dhe si të menaxhohet pastërtia e ambientit.
Ylli Manjani❗️Ekonomia e gjitha nën kontrollin e shumë pak klientëve të pushtetit dhe e ushqyer fiktivisht me para droge.
Denis Dyrnjaja ⭕ Tani të themi troç të vërtetën me emra jo me lloqe kot në tym. Këta klientë si psh Zamirin, Çetin, Bashkimin, apo Damirin i krijoi Edi Rama apo Sali Berisha?! Pse nuk i përmend me emra këta doktori kur nuk lë kuç e maç pa përmendur kur nuk i puqen interesat?! Po versionin e pasurimit të shpejtë përmes projektit pilot të hashashit në Lazarat kush e krijoi dhe e lejoi?! Bota mbarë fliste për cilësinë e mahnitshme të marihanës shqiptare. Damir Fazlliçin, një biznesmen serbo/boshnjak plot dritë/hije e kujtoni kush e futi në tregjet e energjisë dhe sipërmarrjes në Shqipëri?! Ishte mik i Z Berisha të cilin e ka pohuar dhe rikonfirmuar disa herë. Me çfarë statusi ky personazh u ul krah kryeministrit Berisha në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku ishte prezent edhe Sekretari Amrirkan për Sigurinë e Brendshme Tom Rich?!
Ylli Manjani❗️Puna dhe profesioni nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk je mik me pushtetin, për pasojë as Liria ska kuptim;
Denis Dyrnjaja ⭕ E kur ka patur kuptim profesioni në Shqipëri, kur policla, gjykata, prokuroria, dogana apo tatimet u mbushën me militantë injorantë që nuk shkonin as në punë, por përveç rrogës qyl bënin edhe dallavere e merrnin ryshfete si taksidarët e Turqisë së kamotshme. U ndërtua një administratë mediokre ku drejtorët “votonin” te ministrat por edhe kuota te partia. Edhe në ministrinë e drejtësisë si në shumë minsitri është “votuar” për meritokraci.
Ylli Manjani❗️Territori praktikisht pronë private e një njeriu të vetëm, i cili e ka për kulla ose për kampe emigrantësh gjithfare, si qokë për foto e mbështetje ndërkombëtare;
Denis Dyrnjaja ⭕ Po kullat janë fenomen i kohës, sikurse ishin dikur kioskat e shëmtuara që vranë e qelbën urbanizimin e qyteteve në mënyrë më të tmerrshme, sepse ata që drejtonin ishin pa vizion dhe pa interes për masakrën që ndodhte në territor. Qytetet sot nuk kanë të krahasuar me qytetet e 10 viteve më parë. Po është e vërtetë se ka më pak gjelbërim, ka më pak zhdërvjelltësi në qarkullim, por ka më shumë rregull e pastërti.
Ylli Manjani❗️Shteti si qendër eksperimentale reformash të shpikura dhe që nuk ofron as barazi e as drejtësi;
Denis Dyrnjaja ⭕ Po ky shtet ka 30 vjet që është eksperiment reformash. Ka nisur që me reformën e famshme të prokurorëve e gjyqtarëve të plepave 33 vite më parë. Me një kurs 6 mujor bëheshe gjyqtar ose prokuror. Ata ishin turpi i drejtësisë dhe shtetësisë. Ishin themeli i korrupsionit që u shtresëzua në gjykata. Kishte dhe çmime referenrce për t’u emëruar prokuror, gjyqtar, e deri te noter e kancelar.
Ylli Manjani❗️Të drejtën që ke fituar mund të mos e gëzosh sepse ta marrin pa proçes e pa problem;
Denis Dyrnjaja ⭕ E vërtetë. Me mijëra dosje mbivendosjeje pronash qëndrojnë ende pirg nëpër gjykatat e drejtësisë që dhanë plepat duke marrë lekë me zarfe me të cilat blenë vila në resortet luksoze apo rezidencave të tjera, dërguan fëmijët nëpër shkollat më të shtrenjta jashtë vendit, sepse në Shqipëri shkollat i shndërruar në rrumpallhanë për punësim mësuesish militantë
Ylli Manjani❗️Shoqëria e gjitha me tru të shpëlarë dhe që beson në trutë e gomarit që i hedh bosi në mediat me pagesë, nuk ka sesi të jetë demokratike. Për zgjedhje të lira as që bëhet fjalë;
Denis Dyrnjaja ⭕ Po e vërtetë është që kjo është një shoqëri e sterilizuar dhe e keqinformuar nga mediat. Por duhet thënë kush i hodhi themelet dhe e ndërtoi këtë formë. Doktori i madh kërkonte që TVSH të fliste vetëm për arritjet e qeverisë së madhërishme të tij dhe u katandis në një ekran që se ndiqte më asnjeri. Mjafton të kujtojmë vetëm rrugën e kombit qe u faturua dyfish dhe korrupsioni i saj u mbyll me procedurë në gjykatë e me propagandën se rruga ishte më e rëndësishme sesa vlera e llahtarshme korruptive e saj, sikurse veprat e tjera të asfaltit elektoral. Kështu ndodhi edhe me disa TV private që konkurronin me TVSH të promovonin sukseset e se kush t’i bënte më shumë fresk qeverisë e partisë shtet të doktorit. Për zgjedhjet pastaj ç’të thuash. Mjafton vetëm cirku që u bë për t’i dhënë me çdo kusht Lul Bashës fitoren në zgjedhjet lokale të 2011-ës në Tiranë. U angazhua gjithë shteti dhe Ben Ristani e di çfarë hoqi në atë histori për të bërë atë akrobaci për t’ia hequr Ramës fitoren dhe për t’ia dhënë Lul Bashës në tepsi. Po, po këtij Lul Bashës që e degjenerojnë sot këta që çfarë nuk kanë bërë për ta ngritur në piedestal se ishte beniamini i doktorit dhe e ardhmja e politikës së re.
Ylli Manjani❗️Varfëria e gjithanshme i ka bërë njerëzit të besojnë se fajin e ka gjithmonë viktima, i vdekuri, i sëmuri, i pamunduri;
⭕ Po njerëzit ashtu besojnë për fat të keq. Që kur e drejta e pronarit legjitim nuk u mor kurrë parasysh, që kur të përndjekurit u tallën dhe u sorollatën e me ta u bë propagandë se here iu desh doktorit komunist për të bërë antikomunistin. Për varfërinë po sjell si shembull vetëm statusin e minatorit që qeveria e doktorit se bëri kurrë se ishin interesat e oligarkisë në paradhomën e tij që se linin të merrte vendime në favor të minatorëve e punëtorëve.
Ylli Manjani❗️Në vendin me diell dhe pasuri natyrore mungon energjia dhe uji, ose janë aq të shtrenjta sa është njësoj sikur mungon;
Denis Dyrnjaja ⭕ Këtu tani një shembull i thotë të gjitha. Doktori dha me koncesion dy hidrocentrale në Valbonë. Ishte kulmi i marrëzisë dhe makutërisë kur dha lejen për të futur ujin e kësaj mrekullie natyrore në tuba betoni. Dmth kjo ishte strategjia për të bërë vendin fuqi energjitike.
Ylli Manjani❗️Jemi shteti i vetëm që më shumë se gjysmën e popullsisë e kemi përzënë dhe, kur ajo vjen në shqipëri e llogarisim si turizëm. Për këtë shkak llogarisim si sukses rritjen e numrit të pasagjerëve në Rinas…
Denis Dyrnjaja ⭕ Shqiptarët kanë emigruar, emigrojnë dhe do emigrojnë gjithnjë, sepse janë njerëz me ambicie për veten dhe jetën. Dhe ata që emigrojnë nuk kanë ndërmend të presin kur të ftillohen qeveritë e këtij vendi. Ritmi dhe dinamika e tyre e jetës dhe pritshmërive, janë në një frekuencë tjetër nga pushtetet, ndaj kjo puna e ikjes dhe e ardhjes së tyre nga Shqipëria dhe në Shqipëri është e pavarur, se sa mirë apo keq punon qeveria. Ata mund të ikin edhe nga keqqeverisja por ikin se dhe alternativa për ata që pretendojnë të rikthehen në qeverisje është edhe më keq. Të njëjtët njerëz e fytyra u larguan me 1 milion vota për korrupsion, të njëjtën pretendojnë të bëjnë sot revolucion.
Ylli Manjani❗️Kur na rritet turizmi na ulen të ardhurat dhe na rriten çmimet, pra shpenzimet;
Denis Dyrnjaja ⭕ Të ardhurat nuk janë ulur por janë rritur sipas të dhënave referenciale, sikurse është e vërtetë që janë rritur edhe çmimet dhe madje besoj se me këtë trend shqiptarët pas 5 vitesh do kenë problem të bëjnë pushime në vendin e tyre, sepse tregu ka dalldis e makutëria për fitim është çakërdis. Por qeveria nuk do marrë e të bëjë menunë e çmimve të hoteleve e lokaleve. Ky është treg i lirë. Po qeveria mund të mos pompojë suksese të pakuptimta, ose të marrë merita pa sens për çka si takon sikurse janë sipërmarrjet dhe iniciativat private që janë meritë e atyre që guxojnë dhe investojnë. Qeveria ka meritë nëse krijon klimën dhe kushtet për investime.
Ylli Manjani❗Ka edhe më, por kaq mjafton për të pyetur vërtetë, a jetohet në këtë vend?! Me këtë pyetje retorike Manjani mbyll sintezën e tij për gjendjen në Shqipëri.
Denis Dyrnjaja ⭕ Unë do shtoja diçka që e kam me merak për të theksuar se nuk mund të jemi hipokritë me të vërtetën. Para disa vitesh shërbimi diplomatik dhe ambasadat u mbushën me farefis e krushqi, banka e shtetit, e shumë institucione të tjera u shndërruan në çerdhe familjare pushtetarët e deputetësh se merrnin rroga e dieta të majme qyl e të pamerituara. Kjo tregon një mendësi primitive kolektive sesi e trajtonin pushtetin ata të opozitës së pafajshme që Manjani me ironi thotë pse prapë fajin opozita e ka?! Po opozita nuk ka sot faj por edhe moral të kërkojë pushtet sërish nuk ka. Të drejtë të kërkojë ka gjithë ditën, por moral jo.
Denis Dyrnjaja ⭕Ka edhe të tjera por mjaftojnë këto për të thënë se ka një mal me kusure kjo qeveri, si çdo qeveri por gjysmë e vërteta duke amnistuar atë qeverinë që i shtroi themelin e abuzimit kësaj qeverie nuk është e ndershme.
Denis Dyrnjaja ⭕Konkluzioni: populli nuk di më se ku mbaron qeveria e ku fillon opozita. Opozita madje që duhej të ishte shpresa është dhe më keq se është e zhytur në mediokritet sa nuk pranon as realitetin e paaftësinë e vet lëre pastaj që pretendon dhe për moral e integritet.
Pyetja është a ndryshojmë dot dhe si⁉️
O Denis e fitove teseren e partise dhe pagen e patronazhistit.
Lepirja sport popullor
Ylli kurva Manjani ka te drejte kur thote qe ne Shqiperi nuk jetohet por duhet ta theksoje sepse ata qe nuk mund te jetojne ne shqiperi kane marre rrugen e kurbetit ndersa ju qe jetoni ne shqiperi dhe Ylli bashke me ju jeni ne rregull sepse jetoni duke vjedhur ate popull..
Ankohen njerëz hajdutë e kriminel që janë pasuruar pa punuar asnjë ditë,këta plehra si Manjani me cfurkun e Ilirit,familjet e Berisha Meta e të gjithë politikanëve të tjerë që jetojnë në luks,ankohen se janë të pëkanaqur me aq sa kanë vjedhur,këta langaraq të na tregojnë se me se meren fëmijët e tyre,sa harxhojne,ku i bëjnë pushimet dhe si janë pasuruar dhe sa % të Shqipërisë zotërojnë këta dhe sa populli që punon dhe nuk ankohet si këta sheikët qaraman që duan të ikin
ylli ka shume te drejte po kujt ja bene keto pyetje tia bej vetes se ka patur ne dor dicka per te bere ndryshe te iki ne emigracion se vijme ne edhe bejme dicka kane 34 vjet doktrri doktrri meta rama Basha manjani etjer etjer
O Durnja mos nxito te krahasosh...se dukesh I politizuar...nuk ka qene me mire por eshte prape skandal...kaq...nuk na e ndjen se pd se ps.
O Denis, Te rrime shtrember dhe te flasim drejt:11 vjet ne pushtet jane mjaftueshem per te bere gjera te duhura, dhe jo duke u fshehur pas deshtimeve te qeverive te meparshme.Sidoqoft nje gje eshte e sigurt; Edi Rama, ben eksperimente te here pas hershme me popullin,duke marr vendime qe duken qarte te pavlefshme .Dhe mendoj qe eshte shtetar i deshtuar( por politikan i zoti).
Asgje me baze...bjeri ti bime...asnje studim thjesht emotione momenti..nxitim kudo.
Asgje me baze...bjeri ti bime...asnje studim thjesht emotione momenti..nxitim kudo.
Me ata politikan qe ka albanistoni seshte e veshtire te ehesh i zoti.
Bravo Denis. Përgjigje të një njeriu me tru, të meraqeve të Majanit klloçk.
Po sot e di si e ke sherbimin diplomatic me Fate elektricistin ambasador...po BQ ka me pak fis e farefis?
Shihi mbiemrin ketij qorri te qorruar ne gjirhcka..ke5ij mutlepiresi dyrrrnjaja..spat faj arian cani qe e degjeneroi ne nje tv disa kohe me pare..po ku ka turp ky mut..sja vlen te merrwsh nje nje qorr me mut ne koke
Po nga mbiemri gjykohet njeriu mor te qifsha te gjalle e te vdekur. Te vdekshin kalamajte dhe ata qe ty te dhemb me shume. Te vdekshin dhe ti jetofsh duke i pare si vdesin o fis shkerdhyer
Ky geniusi i mësipërm , klysh shpellar berishian , është komentuesi më idiot e më i pështirë i forumeve , që vetëm helm nxjerr nga barku . I ka vënë vetes edhe një nick të huaj Accidentally genius !? Se ku është gjenialiteti i këtij plehre berishiste , një Zot e di .
Ky shkrim me kujton komisionin parlamentar te para 20 dtesh per ndyrshimet ne kodin e fuksionit te policise. Deputet Socialisi ish ushtarak ( ne kete rast me plot fjalen e meriton emrin Dyrrnja) shprehte cuditjen e tij qe policia propozonte qe nje person i paakuzuar nuk mund te mbahet me ne rajonet policore me shume se 9 ore nderkohe qe ishte 24 ore. Dhe ky deputeti( dyrrnaja) e perseriti nja 20 here sesa e cuditshme dhe shume demokratike i dukej ky ndryshim, aq sa propozoi qe te rrishikohej orari i mbajtjes pa akuze ne rajon. Der sa T. Balla pas nja dy oresh u deryrua ti thoshte “ eshte direktive e be-se” dhe nuk mund te ndryshonte. O dyrrnajaaaa. Ndyshon mentaliteti qeverrises dhe ai qytetar shume thjesht me nje te rene te lapsit. Kurre me me parlamet njerez qe mendojne si “ ty” dhe ato 700 direktivat e be-se qe la pasi mbaroi procesi i vlersimit( screening) te plotesohen nje me nje.. Nga keto 700 direktiva 560 jane vetem e vetem per sistemin e drjtesise dhe sidomos per te drjtat njerzore qe ti dyrrnaja i koncepton pas 30 vitesh si “ ashtu ishin edhe me berishen”. 560 direktiva o dyrrnaja qe ti te behesh NJERI
U boshatis Golloborda.Ne fillin rane ne Lezhe .Me pas yxhym ne Tirane.Tani kerkojne te shkojne dreqoll!?
Mjere ne me ministrin qe na poftisën Ky nuk është tru shpëlare ,e dini pse se ky në vënd të truve ka bajgë lope që ka edhe bajga disa vijëzime të dukshme por kjo lloj bajge as lahet dhe as thahet ,ajo mbetet një masë viskoze për referencë të truve të këtij idiotiish ministrec
Po me qylagjiun me te madh te Tiranes merresh o Denis. Ky Ylli hunderri njihet si njeriu qe nuk fut kurre doren ne xhep, por do vetem tavolina te shtrenjta dhe vetem qyl.
Me cfurrkun që ke ti, jetohet pse nuk jetohet, futja në byth Ilir Metës atë që tu vijë mëndja në vënd të dyve, se që të dy kini ikur për lesh, njëri hidhet nga shkëmbi, tjetri me cfurrk në dorë, o të dhjefsha shkollën që kini bërë juve. Ky Manjani është më i çmëndur se Meta, se kam nja një vit që nuk e ka hequr cfurrkun nga dora, bile edhe në zyrë me cfurrk shkon në punë. Do që të trëmbi Edi Ramën.
e si mund te jetosh ne nje shqiperi ku ti sje minister ? fytyre e ndyre lagur nga jarget e lepirjes ,nje yll i shuar tashme .tenton te ndricosh ,por vetem eresire afron .
Bravo Denis! Në dy postimet e fundit të Manjanit botuar këtu në "Tema", pati mbi 150 komente kundra Manjanit, shumica e tyre denigruese për të (me të drejtë, nuk kam parasysh fyerjet), që këdo me pak sedër e dinjitet do ta bënin jo të skuqej (Manjani nuk besoj se skuqet), por të ishte i pari të zhdukej nga sytë këmbët (meqë këtu, sipas tij, nuk jetohet dè, edhe po të ketë pará si ai). I thashë këto më sipër se ato 150 komentet që përmenda, s'janë gjë hiç (sfumohen) para kësaj replike konstruktive të gazetarit me integritet si D.Dyrnjaja. Publiku, në shtresëzime nivelesh të shumë të ndjeshme, për t'u orientuar drejt rreth problemve që e shqetësojnë në përditshmërinë e tij, për të tilla ballafaqime të realiteteve ka nevojë. Dhe kush mund ta bëjë këtë detyrë më mirë se media dhe gazetarët brenda saj? Dhe jo sporadike, por vazhdimisht. Të tilla duhet të gëlojnë në mjedisin tonë shoqëror, se mbi të gjitha ato shërbejnë dhe për të rrisin nivelin e shoqërisë (kam këtu parasysh edhe emancipimin politik të saj), që për hir të së vërtetës, duhet pranuar se është larg qytetërimit europian ku aspirojmë të integrohemi një ditë. Ky i zotit Dyrnjaja, i thjeshtë, i qartë dhe i ekuilibruar, është një shumbull për t'u përshëndetur!
Pergjegje e argumentuar hajdutit Manjani. Sahan-lepires
O Denis Dyrnjaja o zhapik,po pse more duhet te krahsaohemi me nje dekade me perpara e dijme ne kohen e Sales ishte tmer por tani me 12 vite ne pushtet akoma me tmer,hapi syte o te plaçin cdo gje po deformohet e po shkaterohet.Vidhe te vjedhim eshte parulla e rilindjes komuniste,te vrafte mali i "Tomorit" ty e te gjithe ata qe mundohen ta pudrosin halene e madhe komuniste.Pa vdekur komunistet e vjeter si Saliu me kompani qe shkateruan kete vend zor se behemi.
Ylli pa drite ka te drejte te ankohet sepse aqe sa kishte vjedhure ishin te mjaftueshme per 8 vjete. Kur I mbaruane leket ( jo fare) u kujtua qe nuk u jetoka ne shqiperi. Kazan Dyrnjaja mire bene qe ja kujtone sepse themelet e shtrembura Ylli me kompani ja vuri, por nuk munde te shikoshe vetem 10 vjete mbrapa. Keto krahasime I bejne vetem Enveristet per te justifikuare diktaturen. Dyrnjaja mos harro qe edhe 4 vite te tjera ne pushtete me ate stafe qe ka skenderbeu vetem do te thellohet korrupsioni ndersa bota e zhvilluare ka prere biletat per te shkuare ne planetin Mars. Ne mgjthse paguajme miliona per satelitin nuk marrim dote nje certifikate pronesie sepse dukhet ta shperdaje KM per fushate. Ti ke te drejte qe Berisha e shpiku kete dhe ne prandaje e perzume, por ja ta zevendesojme me nje Berishe me te gjate. Nqs ti e pranone kete shenje barazimi atehere ky I gjati duhet te iki, nqs jo atehere ti je pjese e kazanit qe mendone si gazetaret Dulles ku udheheqesi eshte I pa vdekshem dhe ne duhet te presim dera sa te vdese ky I gjati ose te ikim te gjithe.
Nuk vjem dot në pushtet vetëm duke sharë. Koha po tregon se qytetarët janë para politikës, sidomos para atyre që i ka provuar.
O njerez qe shkruani kot me nje tastier ne dore,kete Yllkèn e keni ne Green Coast gjithe diten me ate suratin si qen ... sa peshtirosje me vjen kur e shoh qe del e leh si bulldog... te pergjigjet pak mo si e bleu pastaj ate qe ka tja fusi vetes
Cdo shqiptar e di se cfare i ofron atdheu i dashur prandaj edhe ikja pa kthyer koken pas.
Denis! Je i pa parë! Denis një brravo të madhe ke që ja përplase në turij këtij servili ,bq,hajduti, byth lëpirsi, këtij hajduti kur ishte Ministër i Drejtësisë.Dhe së fundmi mik dhe zagarë i TVsë mëtë ndyrë të Shqipërisë , me një vrasës si Çim Peka zagari i familjes Berisha.Denis je shum drejt perdrejt zoti të ruajt ! Dhe armiqtë të hashin atë wë nuk thuhet...
Denis! Je i pa parë! Denis një brravo të madhe ke që ja përplase në turij këtij servili ,bq,hajduti, byth lëpirsi, këtij hajduti kur ishte Ministër i Drejtësisë.Dhe së fundmi mik dhe zagarë i TVsë mëtë ndyrë të Shqipërisë , me një vrasës si Çim Peka zagari i familjes Berisha.Denis je shum drejt perdrejt zoti të ruajt ! Dhe armiqtë të hashin atë wë nuk thuhet...
Po thuaj edhe këtë o Denis..... . Si ti besosh kësaj opozite, si ti besosh Yllit, kur thotë fajin e ka populli......................... . Po atëherë kjo opozitë kaq e mirë, të shkojë diku tjetër, nëpër botë dhe të gjejë të bëjë për vete e të punojë me një popull tjetër............. . Po si mund të votojë për ktë opozitë ky popull, kur ajo bën politikë antikombëtare si në Himarë?...... Po si mund të votohet Berisha, kur ai çfarë nuk ka thënë për këtë Belerin dhe vete e lëpin atë që ka pështyrë....... . Si mund të votohet kjo opozitë kur vetëm brenda një jave Berisha, vetëm për tu dukur se po takon dikë nga jashtë, nuk lë kriminel apo mashtrues pa takuar?..... .... Nuk e di a hyn Ylli Manjani te Sorrat apo Laraskat e ish-LSI për të cilat Ilir Meta para dy ditësh tha se do ti shkatërronte, por a votohet kjo opozitë që kur njerëzit sa janë me ta, janë të mirë, kur largohen bëhen të këqinj....
Faleminderit Denis! Kështu i do mushka Manjani drutë, dmth përgjigjet. Sa për atë se mori anën e qeverisë? Mendoj se është treguar me mjaft ekuilibër, ai shpreh mendimin e tij, siç bëri dhe Manjani, dhe mjaft me qytetari krahasuar me këtë të fundit. Fundja të ikë Manjani! Një hale më Pak.
I ke thene te gjitha, kush do i kupton.
Denisi një gazetar më mendje të kthjellët, Përgjigje brilante Manjanit dhe manjanëve!Errësirën e verbon drita.
O Denis, futja atij Manjanit cfurkun ne b....! ha ha ha
Tê gjithë ata që nuk kanë argumenta të kundërshtojnë Dyrnjanë fillojnë shajnë si gore që janë! A i kundërshtoni dot argumentet dhe faktet e Dyrnjasë?! Këtë bëni! Boll lehët si zagarë. Dhe mos u lodhni më kot o malokë se PD-ja më parë shkrihet sesa fiton ndonjëherë zgjedhjet. Dyrnjaja në këtë replikë është treguar i saktë dhe i paanshëm. Po ku ha zdrug koka e malokut?!
Denis si person inteligjent je gabim. Manjani personazh nuk e njoh se paragjykoj dot. Por duhet pranuar që ka të drejtë 100%
Të dyja anët e argumentit kanë logjikën e tyre. Por një e metë e kësaj përgjigjeje është se bën krahasime me të kaluarën, shpesh herë 30 vjeçare, njëlloj si komunistët e viteve '80 bënin krahasime akoma me Shqipërinë e vitit 1938. Ylli Manjani, mes shumë të folurash figurative, duket sikur ankohet se Shqipëria po mbetet mbrapa në krahasim me kohën që këto 12 vjet të Ramës në pushtet nuk ka ndenjur aspak në vend.
Qeveria eshte problemi, opozita eshte shpresa...dhe shqiptaret po largohen sepsa problemet nuk kane te sosur dhe shpresa ka vdekur. Bravo Denis qe i je pergjigjur me argumenta ketij nazistkinit Yll Menjani.
Ky që komenton shkrimin e Nanjanit NUK MER VESH FARE NGA DYNJAJA. Më mirë le t'i bëjë krahasimet me vitin 1938.siç bëheshin dikur. Por dhe kështu si komenton Manjanin dadhur pa padashur pranon se Ylli Manjani ka të drejtë ne konstatimet e tij. DYNJAJA duhet ta dijë se premtimi shendetesi falas nuk duket aspak në horizont pir dhe le të jetojë në qelbësirllëk anë e kend Tiranes dhevlevtë shesë dhe brekët e tij që të paguhet inceneratori
Hajde pergjigje hajde! Eshte e vertete qe cdo gje eshte keq por e filloi I pari Saliu. Ky Edi Rama ka 15.vite ne pushtet dhe perseri e ka fajin Saliu. Saliu, Iliri, apo Basha qene bij qenesh jane, por ka nje kufi kur fajeson Saliun per cdo gje. Socilastet kane qeverine, Presidential, dhe parlamentin dhe mund te bejne cfare te duan. Por nuk kane bere asgje pervec ca palo rruge dhe pallate per te pasuruar oligarket. Kryeministri numeron turistet ne Rinas dhe ne Ksamil.
Pushteti i ripjelljes identik me pushtetin e nongrates ,banda qe luftojne per pushtet per te vjedhur popullin. Kishte pritshmeri para 2013 se opozita e kohes do jete ndryshe kur te merrnin pushtetin por u zhgenjyen dhe humben besimin dhe shpertheu largimi biblik i popullates nga vendi. Kjo eshte pergjigja pse ndodhi largimi ne ato permasa i njerezve pas 2013. U burgosen njerezit e thjeshte per nje rreguulim catije kurse oligarket shtuan katet pa leje ne bashkepunim me pushtetaret e ripjelljes. Gjithsesi ti u provove si nje bythelepires i pushtetit te hajnave te ripjelljes. Nuk pres te botohet ky koment sepse e nxjerr ripjellen lakuriq ne kundershtim me synimin tend qe po i ben gojore pushtetit te hajnave te ripjelljes.
Kur do flasi për vilën e tij, si e bleu tokën, si e ndërtoi, sa pagoi dhe kush ja pagoj. Sigurisht ky, manjsku ndjen erën e mutit që po i vjen në brez, dhe po ndjek rrugën e shefit tijë meta, duke sharë institucionet, që neslr të quhet viktimë se shau qeverinë, të njëjtën që bën meta. Mjafton ti shikosh pamjen dhe i lexon shpirtin. Ky hajdut, duhet mbajtur në mbikqyrje se do kafshojë njetëz, ku parametrat e shëndetit mendor, tregojnë regres qysh kur u lirua nga një post, ku të burgosurit e berishës dhe metes, nstën flinin nëpër shtëpia dhe ditën çfaqeshin në burg, sot ato njerëz po ndërtojnë gradaçielën e parë shqiptare në qëndër të tiranës, bashk me ramën. A ikshu manjak apo jo, hepra të tana i din njerzit e skan mujt me fol, tash po flet ti, e po nigjojm na. Kjoft e lehtë dita sikur të pytesh në drejtsi.
Te gjitha pergjigjet e "Dynjase" jepen duke u krahasuar me qeverite e meparshme te kesaj opozite. Me kujton E. Hoxhen qe vetem krahasohej me "kohen e Zogut". Nuk ecet me keshtu, o "Dynja".
Mos harro se para 11 viteve ti nuk i kishe mbjellë flokët.... Nëse në Shqipëri do vijë ndonjëherë dita e mirë njerëz si Denisi duhen dënuar ti bien kazmës,sepse këta të zezën e të ndyrën e kriminelëve të pushtetit e bëjnë të bardhë.... O Denis ,dikur Sami Dume nga Dangëllia, që nuk e di përse i thërrasim me emrin e fshatit të origjinës Frashëri,kishte shkruar një traktat me titull:" Shqipëria mut ka qenë ,mut është dhe mut do të bëhet"! Por tipa si yt atë e ndryshuan titullin.... Por thelbi mbetet ama!
Fran komenti me i goditur.
Braaaaavoooo !
Po po ngeli ky popull te marre mend nga ky birbo Mutjani , at,'here ne djall te shkoje . Mutjani me duket se ka pak te drente se ketij po ja ngacmojne si shume gruan , si si i thone goja flet e gruaja pret , ja kane bere tabelle qitje te gjoren grua . .
Po po ngeli ky popull te marre mend nga ky birbo Mutjani , at,'here ne djall te shkoje . Mutjani me duket se ka pak te drente se ketij po ja ngacmojne si shume gruan , si si i thone goja flet e gruaja pret , ja kane bere tabelle qitje te gjoren grua . .
Te kritikosh punen e qeverise eshte veprim i drejte dhe i pa kritikueshem por ne gojen e ketij zoterie merr nje kuptim tjeter. Nese kritikat i ben vetem kur kryetari i qeverise aktuale nuk te beri deputet apo drejtues megjithese ke punuar per shume vjet nen drejtimin e tij ne bashki e nuk degjuam kritika atehere del se je pa karakter apo servil e karrierist bashke. Te respektueshem jane ata qe kritikat nuk i bejne per poste apo per hakmarrje se nuk moren poste. Nuk gjen dot nje politikan ne asnje parti shqiptare qe te jape doreheqje se nuk i pelqen puna e qeverise apo drejtuesit te partise se tij por vetem kur ngelen pa poste mendojne per popullin e hallet e tij.
Këtij gazetarit i duket Shqiperia Los Angelos, jo o zoteri se nuk ka më rregull e pasterti heret e fundit qe isha ne Tirane ishte mbushur Tirana plot plehra ngado qe shkoja vetem plehra me zinte syri. Ske trotuar me ece me femijen me karroce etj etj. Eshte me mire thote ai dhe cdo e gje e lidh me pushtetin e mëparshëm. Arsyetim i dobët.
Sa i shëmtuar është ky njeri!
Per z. Ylli Manjani fajin do ja vendosja plotesisht Z,Edi Rama.Edi Rama ka faj se nuk u mor fare me Ylli Manjanin per te inkurajuar nje kontroll sa ishte Minister Drejtesie dhe me pas ku eshte larguar. YLLI manjani sa ishte Minister Drejtesie ne kohen kur LSI ishte ne pushtet ka bere korrupsion si ma i miri minister.Vec te tjerave z.Manjani minister ka dhene licensa noteresh duke marre per cdo njerin nga 100 mije deri ne 200 e 300 mije euro.Shikoni noteret si jane pa shkolle te mesme fare,jane ne ndjekje penale etj etj,prandaj eshte faji i Edi Rames . Por ne pergjithsi me mire se i din problemet dhe korrupsionin Ai qe i ka bere nuk i din kush,prandaj edhe shkruan bukur per keto gjera.