Nga Ornela Çuçi
Ka ca kohë që ëndrrat i shoh të gjitha në Hazmurat. Sa tek sheshi i Çuçatëve duke u llafosur me Nilën, sa mbi portë tek Xhikua, sa në oda të madhe, me nënë Nezon, ku çdo mëngjes të diele bëja përralla me mëndje duke e shfrenuar fantazinë me rozetat e tavanit. Përralla nga ato “merr nga koshti e fut brenda”, sic thoshte nëna Nezua.
Fëmijëria është shija që na përndjek gjithë jetën, apo është thjesht tregues se mund të bëj ca të dua që të jem e re në fytyrë, por vitet e thërrasin në të gjitha mënyrat plakjen?! Ec e merre vesh tashmë që me pasqyrën mund të luash si të duash …
E ka një fuqi të çuditshme ajo shtëpi e vjetër, e lindjes. Ende, në heshtjen e netëve, gjej veten duke ecur nëpër dhomat e saj të njohura, si një vizitor në një kohë të largët. Të largët e kaq të ëmbël për mua. Dera e nëndivanit që gërvishtet ngadalë kur e hap me mendje, e ndjej aromën e pllakave të zeza lyer anash me boja të kuqe, të sapolara. Nëna që me vendosshmëri i lante me gjunjët në tokë, se ndryshe nuk laheshin omërshuarat. Pastaj, gëzimi im kur nëna më tha që I kisha mësuar t’I laja siç duhej për herë të parë, e as nuk di nëse kisha shkuar në klasë të pare ende.
Aty, në ëndërr, çdo gjë është si më pare. Dhogat që kërcasin nën peshën e hapave të kujtimeve, dritaret e odasë që ndriçohen nga hëna e zbehtë, dhe ora e kalasë përkarshi. Nga turizmi ende shihen dritat e tarracës, e unë ende më mëndje shikoj njerëz që hanë akullore, zupa apo pasta. Pastat, që ende I blej me ngulm tek pastiçeri “Zagoria” këtu në Myslym Shyri. Më duket gjithnjë se blej pak fëmijëri, pak shije nëna Nezo që më çonte në turizëm “Pa na marrë vesh njëri, kallogreee”.
Në atë shtëpi, koha ndalet. Ora nuk tregon më sekonda e minuta, por frymëmarrje të qeta të jetës që kam lënë pas. Minderi me mbulesat e punuara me grep përsipër, kordinaqet me figura zogjsh, dollapi në qoshe duket i paprekur, pasqyra me shenjat e kohës a të egrasisë ende aty, si të kishin pritur me vite që të rikthehem.
Çdo natë, kur ëndrrat më çojnë tek ajo strehë aspak e njëjta tashmë, eci pa zhurmë dhe ndihem sikur bisedoj me hije të fëmijërisë sime, me fantazmat e dëshirave të dikurshme, me ato ëndrra që u strukën nën çatinë e saj, në një pritje të përjetshme për të lulëzuar.
Është çudi, si mund të jetë ende kaq e gjallë gjithshka në ëndrra.
Thëniet e nënës ende kumbojnë para darkës së shtruar, ndërsa I hiqte pjesën kujt mungonte në tavolinë. “Tjetrin mos e duaj, por pjesën ia ruaj”, gjithnjë nësoj. E habitshme si njeriu për të cilën thuhej përherë kjo shprehje, asnjëherë nuk zbatoi asnjë parim të nënës. “Lipsur qoftë, kromoshqilari”, do të thoshte Nezua e përsëri do të hapte rrugë, si bënë edhe ata që aq shumë e deshën.
Ka vende që, edhe pse të braktisura nga dëshira për t’iu qasur, mbeten përjetësisht të plota në shpirtin tonë. Shtëpia e vjetër është një prej tyre. E aty, unë gjithmonë do të jem një fëmijë që vrapon pas ëndrrave që nuk vdesin kurrë. Është sikur çdo prag, çdo mur, çdo gërvishtje e dëgjueshme mban një thënie të nënës, të fshehur vetëm për mua. Ato mure qëndrojnë si dëshmitarë të heshtur të rritjes sime, të puthjeve të pafundme të gjyshërve kur më vinin në gjumë, të qeshjes së çiltër që gumëzhinte në avlli. Dhe unë, edhe në largësi, ndihem më pranë vetes kur jam në shtëpinë e ëndrrave të mia, të shtrënguar nga dora e ngrohtë e kujtesës. Andaj, edhe ëndrrat na çojnë ku na ka rrahur më ëmbël zemra.
Nga fisi Çuçi, ishte dhe nëna Gjylo, e ëma e Enverit. Kanë dalë prova se jepte pare me fajde, ka qenë kriminele. Dokument i vitit 1938/ Gjylua e Enver Hoxhës merrej me fajde; “zanatin” ia la babai Jonuz Çuçi, stërgjysh i ministrit Bl Shkruar nga Pamfleti FAKT/ Nëna e diktatorit, njihej në Gjirokastër dhe krejt jugun e Shqipërisë, si fajdexheshë aq e fortë dhe e pamëshirshme, sa për mos-shlyrje të vlerës e përqindjes; i sekuestroi 45 parcela toke edhe krushkut Hazbi Omari Një dokument i zbuluar nga studiuesi Vasfi Baruti; dëshmon se edhe “Aneja” nënë Gjylua e ish-diktatorit Enver Hoxha; në kohën e pushtetit dhe mbretërinë e Ahmet Zogut; ka qenë fajdexhie në Gjirokastër e krejt jugun e Shqipërisë; duke ushtruar aktivitet fajdesh. Prej 25 vitesh deri më 1944, nënë Gjylua punoi bashkë me babain e saj Jonuz Çuçi; stërgjysh i ministrit Bledar Çuçi dhe të dy së bashku, jepnin para me fajde, por me kushtin, që përqindja të ishte në monedha floriri; ndërsa paratë, jepeshin me peng pasuror e persona “dorëzanë”, të njohur të palëve fajdexhi-borxhli, të cilët duhet të kishin pasuri dhe merrnin përsipër garancinë e shlyerjes në rast rreziku. Ata që nuk shlyenin shumën e marrë dhe përqindjen e paracaktuar të vlerës së fajdes; sekuestroheshin me kërkesën gjyqësore të fajdexhesës Gylo Hoxha, drejtuar komisionit shtetëror lokal e gjykatës, e cila autorizonte Zyrën e Përmbarimit, që publikonte në gazetë urdhërin për sekuestro dhe njoftimin me të dhënat konkrete të palëve. Gjylo Hoxha, ushtronte “profesionin”e fajdexhies, duke dhënë para me kamatë vetëm në “napolona ari-metal” në Gjirokastër dhe njëra nga qindra fajdet, është ajo e datës 8 dhjetor 1932 (me kontratë ligjore), dhënë gjirokastritit Hazbi Omarit, krushk i familjes Hoxha. Pa bërë koment, po publikojmë pjesë nga vendimi i sekuestros, shpallur në gazetën “Vatra”, datë 30 gusht 1934: Shpallje-Ankandi, për interesa të kreditores Gjylo Hoxha. Zyra e Përmbarimit në Gjirokastër, me vendim Nr. 157/34/ D. C., bën “Shpallje-Ankandi”: Bëhet “shitja e arave” të Hazbi Omarit (debitor), në zbatim të vendimit të gjyqit, për interesa të kreditores Gjylo Hoxha, e bija e Jonus Çuçit dhe bashkëshorte e Halil Hoxhës, nga Gjirokastra. Gjylo Hoxha, i ka dhënë Hazbi Omarit, 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) “napolona ari-metal” me kamatë vjetore 12 (dymbëdhjetë) për qind, por huamarrësi Hazbi Omari, ishte jo korrekt në kthimin e huasë dhe kamatës e puna shkoi në gjyq dhe e fitoi Gjylo Hoxha përfundimisht, me noterin publik Vangjel Koça. Zyra e Përmbarimit-Gjirokastër, nxjerr në ankand 46 (dyzetë e gjashtë) parcela toke, pronë të Hazbi Omarit, me trashëgimi nga Isuf Omari, (babai) nga Gjirokastra. Debitori origjinal Isuf Omari (babai i Hazbi Omarit), nuk është kontaktuar në këtë Zyrë dhe të paguante 116 napolona ari-metal, bashkë me kamatën e tyre 12 (dymbëdhjetë) për qind në vit, që nga data 8-12-1932 e deri sot, në favor të kreditores Gjylo Hoxha, bijë e Jonus Çuçit dhe e shoqe e Halil Hoxhës nga Gjirokastra. Në bazë të detyrimit në fjalë dhe në mbështetje, të rregullores së Kryesisë së Përmbarimit më datë 4-7-1934, pasi u kryen veprimet e duhura ligjore, kjo zyrë nxjerr dhe shet në ankand, 46 pjesë të arave të poshtëshënuara dhe të zotënueme nga debitori Hazbi Omari, sipas kopjes së regjistrit kadastral të lëshuara nga Zyra e Hipotekave të Libohovës”./Përmbaruesi, Javer H. Grapshi, Gjirokastër.
Perse bankat cfa4e pune bejne sot. Te rrjepin...me mire me anene.
Lexo o ti hajvani shqiptar ,qe nepermjet nenes se Enverit ,kerkon te shashe Veron tone. Po ke fatin te fluturoshe ne perendim ,lindje ,jug dhe veri te ketij ruzulli te parat qe te dalin ne sy te kesaj pjese te botes ,jane bangat ,qe japin para me kredi ,por nuk i akuzon njeri si kriminele ,por si ndihmus te jetes se qytetarit . Verua eshte nje tjeter histori [ degjeneratash komuniste ] me vlera te ndyra .Persa i takon Omarit nje mut mutit ,qe mer hua dhe nuk e jep te nesermen ,atij i takon te ripet si nje i pa pergjegjshem ne marjen e huas ,ooooooo hajvani i miletit shqiptar .
Javer futi nja dy dopje... e dine qe Gjylistani e kishte mbiemrin e vajzerise Zeko pra ishte bile Zekatesh
goxha hartim ke bere moj bije, si per klase te 5-te s'eshte keq... nuk na thua ku ha buke ti?
Sa nevoje kemi te gjithe per endrra te femijerise! Dhe per nje gjuhe te tidhe…
Shkrim i mirë, më kënaqi. Edhe unë, pas emigrimit në Gjermani, për një vit të tërë kam pa në ëndërr shtëpinë time çdo natë. Nuk arrita ta shoh edhe një herë sepse e dogjën ata që synonin zhdukjen tonë si popull.
Shyqiriut te Cucit [ dajkos se Enverit ] kur i thane nje dore patriotesh nga shqiperija ne Amerike,,,,,Po c ben e ri ketu ne amerike o Shiqo ! Aty ne shqiperi nipi tend eshte i pari i vendit,,,, Shyqua i Cucit ju a ktheu : Nipi tim Enveri eshte i pari i breke grisureve te atij mileti .Ju kerkoni qe une dajkua i Veros te ngelem pa breke ,se ketu ne amerike kam dy pare nje pale te perdorura nje pale te reja.
Nostalgjia per vendin tend eshte normale, por Gjirokastra eshte province, e ne provincat e Shqiperise mezi shtyhet dita sidomos ne dimer!
Num besoj ka shkruar serozisht kjo,ne te kunderten para se te marri lapsin i ka hequr nje vize.Kjo fare e keqe nuk na u nda,cuditerisht ja njesoj,po prape me mire keta se krimineli Tropojes.
Fshtati eshte i bukur kur shkon per dy-tri dite,por te jetosh aty eshte tjeter gje.... A e di ti zonje, qe ketu ne Gjirokastren tone te dashur,ne oren 21:00 nuk shikon kembe njeriu rrugeve..?! Ma thoni dot arsyen?
jeni kurnace prandaj
Nuk ka njerez Jorgo,ka ik te gjithe....
O ti i pari i konentuesve, po që na rokanise kokën me shkrimin tënd dhe na e ule nivrlin e shqerit që mora nga artikull. Po ik a ditëzi e shkruaj një kibër me kujtime e mos na dërdëllis si mokrra e kafes! Ty moj çupë tu bëftë dita 1000, më ke kthyer në fëmijëri, kur unë vija në Gjinokastër me të, kështu thoshte ajo jo Gjirokastër po Gjinokastër, dhe kënaqesha aq shumë sa nuk di të tregoj dhe kam aq shumë kujtime. Shoku komentues, se nuk mund të jesh zotëri, çfarë më hy në punë e çfarë lidhje ka artikulli me familjrn e Enverit, kujt po i plas, na fal për shprehjen, për familjen e tyre? Askujt vetëm ty, pra ik se na rokanise trutë.