Kronikë gare e ethesh pas tortes “Belinda”

15 Gusht 2024, 19:21Blog TEMA
Kronikë gare e ethesh pas tortes “Belinda”

Nga Agron Gjekmarkaj

Antoneta Dhima prej një jave nuk fle mirë.

Ajo qëkur mori lajmin se Bela do vinte në Fier ndoshta edhe si drejtuese politike nuk po e zinte vendi në vend nga gezimi. Darkave mblidhej me njerzit e besuar qysh do të organizonte pritjen!


Disa të lidhur ngusht me tabanin popullor propozuan menjeherë këngë e valle në hyrje të qytetit !


Pastaj ajo u kujtua se ato janë për Babon për Komandantin për të cilin populli lë punet e ares e fushes dhe i jepet haresë e kënges me spontanitet!


Ti presim një dash tha dikush të kryqezimi!!

Joooo u degjua njëri, mos, atë bëri Muçua kur mori bashkinë e Tiranës pastaj nga aty Babo mori spunton dhe shkroi “Kurbanin” Biblen dhe Kuranin e Rilindjes sonë!

Apo mos doni që Belen ta bëjmë kurban? Tu thaftë goja , tu bëftë shkrumb u degjua zëri i Netes. Koha po ikte me galop, netet shkimeshin njëra pas tjetres dhe po afrohej momenti i sihariqit dhe ënde asnjë gjetje për të qënë në lartesinë e mikpritjes fierake!

Antoneta ra në pikellim dhe vetmi. Aty vendosi të bëjë një shetitje anes së lumit naten vonë!

Yjet i ndriçuan mendjen, puhiza i freskoi mendimet. Një boçe pishe e ndeshi lehtë në kokë si molla Njutonin!

E gjeta e gjeta, e gjeta thirri furishem duke terhequr vemendjen e qytetarve!! Tortë , tortë, tortë me emrin Belinda vikati dy a tri herë! Aty për aty i telefonoi Baftos i cili ka qënë Kryetar Bashkie, me vrap tha shko kotec me kotec e mblidhi ca veze të fresketa.

Baftua lepur u nis, erë u kthye me kaçilet plot. Pulat moren arratinë duke kakarisur.

Po ashtu i çoi haberr Ismet Beqirit të sjelle gjalpë dybeku nga dhitë e Mallakastres dhe ai nuk zhgenjeu, vetë e kishte tundur, me dy çapra plot u shfaq pas një gomari të shtruar!

Braçja turivarur nuk deshironte të mbetej pas e mblodhi miell nga gruri i Divjakes! Qershtitë për cepat e embëlsirës i këputi në sabah Bujari i Lushnjes të lyera me vese në një bahçe.

Kështu Dhima me të kenduar gjelat u dha duarve dhe torta erdhi avash avash duke marre formë!

Belinda u kënaq kur e pa, bëri një resme duke i bërë karshillek në embelsi dhe pastaj u tha hani e kryeni punë se vjen Gaz Bardhi pastaj e na bën hesapin në e bëme me tender apo qysh dhe ju çon në Spak , kaq vezet, kaq vaji, kaq pana, etj si mua për tunelin.

I paudhi, malukati, i poshtri u dëgjuan aty këtu hungerimat! Shaka shaka bëra tha Bela se këtë tortë e bëri dashuria e popullit fierak për mua dhe ajo nuk matet me para! Por kjo tortë hapi një bela të madhe!

Një garë e çuditshme filloi ngado ! Ithtaret e Mamices e moren këtë si sfide e sajuan një elikzir që të shkrihej në gojë dhe e quajten kokteili i shijeve “Mamica”! Nga Libohova gatuan qifqi sa një bina dhe i ngjiten emrin Tezja! Një Byreku të madh i shkruan mbi peta hallë Ikonomi! Një kungulli në Devoll i skaliten gërmat Nikoqiri! Një xaxiqi në Dropull Pirro Vëngu!

Një kusie me tasqebap i vunë etiketen Xhemali! Një domixhani me raki Skrapari atë të Nasos! Sallates së fshatit atë të Pirdenit. Një sultiazhi me reçel kumbulla stambolle nga brënda atë të Ogit! Një bidoni me kos deleje atë Shalsit! Një sallami të bërë me mish viçi në Dibër e thirrën Ulsia! Një kukurec të madh e nderuan me emrin e Tonit! Një pispilie i zografisën përsipër-Blero! Ca llokmave të thara në Librazhd atë Taos.

Një revanie me sherbet i gërryen atë të Etildës! Një vozge me ufuth në Berat i mbërrthyen atë të Ermos.

Një mali me pilaf në Vlorë i vunë emrin e Klosit ! Putargave të thara në Himarë marka Damo!

Një Bifkteku atë të Dilos! Një speci të madh në Divjakë atë të Braçes! Një mezati në hell atë të Majkos! Një kulaçi të pjekur në saç me thengjill atë të Çuçit!

Në një mense ushtrie supes atë të Gjeneral Kollçakut! Një cope djath lope atë të Aniles! Një kutie me sardele të konservuara të Delinës! Një sahani me përshesh atë të Petros mbi kapak! Një pule të pjekur atë të Pranverës!

Një pjate me njoki atë të Mimisë! Një groshe të zier tek policia e shtetit atë të Hoxhes! Një kavanozi me turshi atë të Petrit Malajt ( ministrit) ! Ca patellxhanëve të mbushur ju ngjeshen atë të Etjenit. Një tasi me gjizë e hudher atë të klodit! Një petaniku të Pendavinjit! Një trahanaje të doktoreshë Klodit! Një piteje të Eni Xakes!

Një thesi me kripë atë të Xhafes. Një shishe me vaj ulliri e thirren Bora! Një veze të zier Ciu! Hall i madh i zu kur duhej ti gjenin një meze për ti vënë emrin e Babos! Dikush tha ti lëmë një të pergjithshem bereqeti, një tjeter zahireja, ndonjë buka por atë punë e ndau Çyrbja! Ai rëndë rëndë pyeti – rrini pa pirë ujë ju, jetoni dot? Jooooo thanë të gjithë- le ta therrasim burimi i jetes ,uji i bekuar dhe ashtu u bë!!

Salianji që njihet per njeri i mirë dhe pa të keq tha populli pasi e ka ngrënë nga këta tani do ti shijojë duke i ngrënë si mish, si buk, si meze, si embelsira , duke i lepire si akullore, dhe duke i pirë si ujë për t’ja kthyer nënës natyrë! Qerratai!

15 Komente

  1. C
    Coli

    O ZOT cfare mban mbi dhe ......... Doli ky NEVOJTORJA PUBLIKE ..........

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpendi

      Ky hyzmetqari i Lulo-Saliut qe hiqet si shkrues i parlamentit , ne fakt eshte nje rural I thelle e i pa civilizuar . Mundohet te tallet me dialektin e deputeteve qe pergojon , po nuk e kupton qe injoron vehten me nivelin e ulet kulturor dhe gjuhesor qe ka . Ky kungull vetem rolin e lolos se parlamentit mund te beje mire , se per te tjerat eshte i neveritshem .

      Përgjigjjuni
      1. c
        ccc

        Shpesh kam menduar qe te ka kapur nje dalledi e perkohshme, por jo. Ti perfundimisht je asgje, nuk ngjite dhe te krijon peshtirosje e neveri per krijesa te sojit tend.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Fillo e shkruaj greqisht tani se shqiptaret nuk i lexojnë me hartimet tuaja,ndoshta dikush ne Himarë ti lexon

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nevei per krimberine

            Karakteri langaraqi , nga I perbetuar kunder Berishen , Tani Po I lepihet si kurve . Gjirizore....!!!!

            Përgjigjjuni
            1. O
              Odi

              Burrë-grua,fantazist i sëmurë.Shih femrat e shtëpisë tënde,apo të ka zgjedhur Lezha për humorist fshati. Mos kujton se të lexojmë pacavuret or ti, Mark Gjek Markaj???

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                Gone po te hahet sic duket nje cope torte.Po do ta japim o gone edhe ty nje cope torte qe te kesh takat te prodhosh bejte se ti me keto bejte je mbajtur tere kohes si i ditur i mencur akar-demik etj etj.Gone mos u lodh kote se nuk te kanditon doktori ne 2025.Nuk e di ti gone qe lista eshte bere dhe jy qe ne fillim u rreshtuat kunder tije jeni ne rreshtin e pare te perjashtimit .Gone nuk e kam mire parasysh nr e ligjit mos gaboj te 1992 per largimet nga puna ne nje nen apo kriter te tije mos gaboj me perafersi thuhej"kush ka ardhur u fundit do te largohet i pari."Pra ka me lak vite pune se te tjeret.O gjek ai ishte ligj i qeveris meksi por mos harro se president ne ate kohe ishte doktori Gone dua te them se doktori e njeh shume mire kete ligj dhe dk ta zbatoje edhe per zgjedhjet e 2025.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Urimi

                  Ky anallisti fillozof qe her bahet me bashen her me berishen si ka mbetur gje pos te merret me "bejte" dhe sikur ka kapur nje karrote te sali berishes ne fije dhe thith ter kohen bile edhe kur flen gjume, por nese i ka ngelur merak torta me emrin Belina une kam prodhuar nje enkas per Ty dhe qiftat e salianjit me nofken "karamurat" dhe do ta dhuroj me knaqsi, me kusht qe ta hani te gjithe bashk mundesisht edhe gani gecin ta ftoni dhe fazlliq shkaun, keshtu ose do ju ngordhe te gjitheve ose do ju mbushe mend edhe pse ju mendjen tek barku keni, profesor magar si ty moti skam pare.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesia.

                    Ahhh ç'na shkrive me kete shkrim o idiot, me ate fytyre si gjel i kuq. Nuk dini çfare te beni e thoni nga zilia e cmira. Ik ore mbushu. Debil, te genjen mendja se di te shkruash bukur.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adriatik

                      Shkurt njeri i ndyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demokrati i tradhetuar

                        Ky kulishi i Derrkucit te Mirdites eshte lepires me pagese i Sali NonGrata Vicidolit Neo Feudslit Alpin ( Maloki , Shpellari...) . Po more Mutgjirizmuti i Saliut ne pushtetin Tribal Neo Feudal ie Saliut vetem fisi njihet dhe katundi i Sali Kermes..

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati i tradhetuar

                          Ky kulishi i Derrkucit te Mirdites eshte lepires me pagese i Sali NonGrata Vicidolit Neo Feudslit Alpin ( Maloki , Shpellari...) . Po more Mutgjirizmuti i Saliut ne pushtetin Tribal Neo Feudal ie Saliut vetem fisi njihet dhe katundi i Sali Kermes..

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I drejti

                            Une qaj per Griden

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              e po...

                              Te kam shkruar ne shkrimin hartimor me larte, nuk mund me te harxhoj me ty dhe buzeçperveshjen tende , Agron. Je nje fantazem e kohes!

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Himarioti

                                A i keni pare ndonjehere filma me derrkuca qe jepen ne televizion per kalamajte. Nje "derrkuc" i tille i vetekenaqur eshte dhe Agroni yne hokatar dhe servil i te gjitheve. Ndersa "miku" i tij Marku e la mandatin. Ky kerkon nje tjeter. Sigurisht qe do tja jape Saliu dhe Gazi. Ai eshte figure e rendesishme. Ku eshte ai e ku eshte Gazi. Ai eshte "mish i kuq" i pa pjekur.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje