Që Edi Rama të bjerë nga pushteti!

17 Gusht 2024, 10:07Blog TEMA
Që Edi Rama të bjerë nga pushteti!

Nga Namir Lapardhaja

Sot nuk ka asnjë dilemë se me këtë gjendje ku ndodhet opozita, me një Parti Demokratike të marrë peng nga një familje dhe për hallin e një personi, me një shumësi figurash politike që përveç servilizmit dhe hallit të karriges së deputetit nuk rrezatojnë asgjë tjetër, është thuajse e pamundur që rrotacioni i pushtetit të ndodhë.

Paradoksalisht Edi Rama është më i korruptuar se dje, është më i konsumuar, me afera korruptive më të mëdha gjatë qeverisjes së tij, ndërkohë që opozita është më e dobët.

Koha ka treguar se nuk mjafton konsumimi i kundërshtarit dhe korrupsioni i madh në radhët e qeverisë, që opozita të ngrihet dhe të shndërrohet në alternativë.

Ndryshimi i pushtetit nuk mund të vijë nga ‘egërsia’ e ligjërimit të Berishës nga ballkoni i katit të 8-të dhe pastaj nga pazari me pushtetin për të mbajtur gjendjen të pandryshuar.

Që ndryshimi të ndodhë, që Edi Rama të bjerë, që vendi të ketë të domosdoshme një qeveri tjetër, duhet që opozita të rregullohet, të shpëtojë nga pengmarrja, të krijojë një fizionomi të re, një ligjërim të ri, larg figurave të së shkuarës dhe në partneritet të plotë me aleatët euroatlantikë.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita duhet të japë një alternativë politike me figura që nuk luftojnë kundër drejtësisë dhe SPAK-ut, por janë pasqyra ndryshe e një qeverie të dështuar dhe korruptuar si kjo e Edi Ramës.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita, së pari, duhet të fitojë betejën me veten, duke gjetur forca që elementët pozitivë të mbizotërojnë ata negativë, që të ndershmit të triumfojnë mbi të korruptuarit, që progresistët të mundin promovuesit e regresit, që euro-atlantikët të triumfojnë mbi mendësinë bizantine.

Kjo PD me në krye Sali Berishën, që nuk mund të jetë zgjidhës i halleve të opozitës për sa kohë që i është bërë asaj halli më i madh mbi shpinë, shfaqet sot më e lodhur se kurrë, më e përçarë se asnjëherë tjetër dhe më e vjetëruar se vetë e vjetra.

Është ky mjerim dhe kjo situatë e sotme e opozitës, ajo që e mban Edi Ramën në pushtet.

Dhe përderisa demokratët të mos e kuptojnë një gjë të tillë, thjesht do të besojnë alibinë e radhës nga ballkoni anti SPAK: Pushteti na vodhi votat i ndihmuar edhe nga tradhtarët e jashtëm dhe të brendshëm në radhët tona.

24 Komente

  1. d
    dorzoni edhe lopcarin salianji

    qe edi rama te bjere dhe saliu te shkoj ne burg e jo ne katin e 8,duhet qe partia dhjerokratike te dorzoj vrasesit (qe jane te shumte)dhe hajdutet 30 vjecar qe kane vila kudo ne Shqiperi dhe neper bote.Ashtu sic ben edi rama me hajdutet e vet,ate te bej edhe partia e dhjere e jo ti mbroje.Te gjithe keta muter qe akuzojne njeri tjetrin duhet te dalin hapur cfare dine dhe cfare ka vjedhur x apk y,le te behen pentito qe nga luli e te iliri e monika qe keto familje bashke me ish qeveritate e deputet zoterojne 50% te Shqiperise...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Ore PD duhet të shkrihet fareeee se nuk është parti por bandë. Që Rama të bjerë pra.

      Përgjigjjuni
      1. r
        reti11

        Yes, karteli i viçidolit. Eshte fatkeqesi qe s'ka opozite. Rama do vazhdoje te tallë kart!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Eh more Namir. Problemi është që ti po u flet të konvertuarve, siç thonë anglezët. Elektorati gri, dhe ata të djathtë që kane tru, edukatë qytetare, dhe edukatë familjare, e dinë kete gjë. Ata presin një force të djathtë të besueshme per të votuar kunder Ramës. Por, dhe një por e rendesishme, është pjese fanatike, rrumpalliste, dumbabiste, haxhiqamiliste, pa tru, dhe me dhembe tek tuk ne gojë, që mbajne Saliun në kembe dhe e kanë bere PD-në si gropë haleje, dhe mbledh vetëm miza multi si Nul Noka, Salianji, Aldo Bumçi, Debil Balliu e të tjerë. Si rrjedhojë jane larguar dhe nuk afrohen ata që mund të ofrojne vërtet vlera. Ne këtë mes ndihmoi edhe Lulezim Basha qe shkaterroi pjesen tjeter të PD-se. Kombinim me fatkeq per të djathtën nuk mund të gjendej. Pra vetem një force e re mund të jetë alternative pushteti. Me ndyresirat që kanë zaptuar PD-ne, ajo Ka marrë fund si parti dhe ka shkuar drejt rruges pa kthim të shperberjes.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilir

          Dhelpra pas boleve te dashit... po pret qe t'i bien... prisni prisni!

          Përgjigjjuni
        3. F
          Fener Zizi

          Qe Rama te bjere nga Pushteti, duhet qe Berisha dhe Meta tja hajne K@rin mire e mire

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Hartime politike! Rama iken vete, sepse ju si opozite keni qene dhe jeni pjesa me e keqe e shqiptareve, prandaj dhe zoti ju beri te hani dhe Shani njeri tjetrin, mori hak per ate qe ju i bete Shqiperise ne keto vite.

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlonjati

              Sali Berisha dhe banda e tij sulmon vetem 10 perqind te qeveritareve, 10 perqind te biznesmeneve dhe 10 perqind te medias sepse 90 perqind i ka ne sherbim te tij dhe te familjes. Shikojeni me rastin e Thumanes se si eshte tredhur e nuk thote asnje fjale per Bashkim Ulajn. E c'opozite me thoni se beka Saliu i korruptuar. Pse budllenj jane amerikanet qe e kane damkosur. budallenj jane 10 perqind e shqiptareve qe mendojne se e kane lider akoma. E keta shqiptare eshte e sigurte qe po shkojne te 6 perqindeshi si LSija e Like Floririt

              Përgjigjjuni
              1. k
                konsevatori

                Po poooo,Edvini I zi I drogs,krimbit,korrupcjonit ,vuqiqit,inqeneratorit asht ay qy tall b@let me doktorin,liken ,lylin .Edvini do grabisi votimet e 2025 ,do fitoj 100 mandate.Rama ik,ik,ik.liri demokraci liri demokraci.posht komunizmi ,rroft liri demokracia.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Muzaka i Ri

                  O rrotë,mëso te shkruash shqip nji herë,pastaj komento,mos ma ofendo gjuhën time.Te fala Albinit.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Ha o Rabid , ha

                    Koqevar , rrotë kari , injorant , analfabet .

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Luani

                    E vetmja arsye qe rama vazhdon te rrijë në pushtet eshte qe në asnjëmënyre sduhet te kthehemi te takibanët e saliut..edi eshte e vetmja garanci deri në vdekjen e tijë..!!

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      robi

                      Per te pergaditur planin e fushates se 2025 eshte ngritur nje grup pune per te hartuar strategjine e foltores se vicidolit per vitet 2025 -2029. Ne grupin e punes bejne pjese: 1. Sali lush kaptinkali ideatori i grushtit te deshtuar te shtetit 1998. 2. Menaxheri i perjetshem i pordhestave rrugore , krrici i faros me dy gishta lart 3. Belo krrici i kombinatit me shkolle te mesme qe organizoi sulmin me hunj,qysqi e matrapike mbi shqup. 4. Tedi bibiloshi, kokboshi hundpalloshi i leshitlikes 5.prifti pastor pa veladon i foltores se vicidolit me mjekrren gjithe morra 6.tallagjarja e Tiranes Adriana nockederrja 7.xhixho hundpinokja qe u tret duke u marre me konsumin e popullit. 8. Vokshi sygerdoqja qe i qan zemra per gjendjen e spitaleve. 9.Lefqen hunderr maliq kokxhufka vullkani i leshelise. Pas hartimit te programit foltorja e vicidolit do dale ne aksion fshat me fshat e qytet me qytet per te shpalosur ate dhe per te terhequr elektorat. Perpara per fitorje te reja si ajo e 14 majit 2021 dhe e 5 gushtit 2024.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zzz

                        je I madh, humor per PD e leshit por nuk e kupton kush nga karet e pd.

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        LORA

                        Pozita e sotme ka perballe nje bande cakejsh dhe antishqiptaresh te perbetuar. Ah ,sikur te ishin opozite !

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Noci

                          Epo aty eshte halli,se ata votues qe kane ngelur ne Shqiperi,votuan nje here kunder ne 2013 dhe nuk i kthehen atij njeriu qe i dhanë shansin per here te dyte ne 2005 ku ne Shqiperi ndodhen te gjitha te keqijat e mundshme ne nje vend,deri tek vrasjet e protestuesve .Ju thoni ka korrupsion,une them po,por sot ka nje ndryshim qe dikush po kapet nga drejtesia,po denohet,kurse ne kohen e katit te te,as pastruesi i institucionit nuk ka guxuar te hetohet.Do te duhen shume vite qe PD te vije ne pushtet ,ndoshta mund te krijohet nje forcen tjeter,qe mund t'a nxjerre jashte loje,se ndryshe familja nuk e dorezon ate parti.Prandaj Rama luan me t'a se i ka ne dore dhe i njeh mire

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Humoristi

                            Djemt e xha Sulos vazhdojne te zbatojne urdherat e shokt Ramiz.Qe te rrime ne ne pushtet u vidhni pronat pronarve te ligjshmiUlni oagat qe rinija te emigroje ne dreqoll.aLigji zgjefhor me lista te mbyllura eshte vadhdimei e porosive te shokut Ramiz!?

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Muzaka i Ri

                              Gjithmone ke dhene opinione konstruktive z.Lapardhaja. Kjo qeveri e ka bere hakun qe jo te ike,por te kishte ikur me kohe. Po a kemi nje alternative tjeter??.Mendoj se kjo opozite qe i drejtohesh ti JO, dhe as ka per te qene ndonjehere.Nje opozite qe nuk rinovon dot veten,nuk ka shprese. Te rinjte kane kopjuar pike dhe presje fjalimet e Berishes,dhe u qendrojne besnike atij. Ata kane vdekur pa lindur. Shpresojme te keto partite e reja mos sjellin ndonje gje,do Zoti dhe behen bashke, ashtu do te ishin konkurues.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mara emigrante ne Itali

                                O komentues , ju ngateroheni kot , beni krahasimin si ishte Shqiperia ne 2013 qe e morì PS-ja dhe si eshte sot .ku ishim dhe ku jemi .Kush ka vjedhur duhet te ndeshkohet , mos u nisni nga skuzat e PD. Populli di te arsyetoje mbi kohen e shkuar dhe te tashmen .PS do te fitoje .

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mondi

                                  Sakte Mara.E thjeshte fare.Krahaso si e mori dhe ku e dergoi.Te tjerat jane pallavra .Rama eshte fenomeni I politikes shqiptare po e po,por dhe I asaj ballkanike dhe pse jo,dhe I asaj evropiane.Xhinsi rrallehere zhgenjen.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tom

                                    Shtet nuk kishin e nuk kemi. Rama deshtoi nuk beri dot shtet. Kaq di une. Se me mire se 2023 kane kaluar 11 vjet dhe per mua shteti , drejtesia jane me keq.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Toni

                                    Me emrin Namir e Lapardha , sali , mul etj nuk rrezohet

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zana

                                      Nga kush e prisni ringritjen e opozitës ? Nga Muli,Salianji ,Strazimiri ,Vokshi,Bardhi apo Meta ,pse këta do drejtohnë vendin e merrni me mend se ku vemi ?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Demokrati

                                        O Lapardhaja , Rama eshte ky qe po e shohim e vertete qe ka shume korrupsion , po si mund te mendohet qe te kethehet Sali krimineli kryeminister me tere banden qe e kemi provuar kur u kethye ne 2005 me i keq se ne 92 - 97 e si mund te provohet prap , qe nuk jane vetem hajdute me te medhenj nga Rama po jane edhe kriminela e vrases , ( tbirrje popullit te kene mendjen ne koke ) .

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje