Kazerma e Krastës e ndërtuar me 50 milion franga ari, sot e rrafshuar deri në themel

16 Gusht 2024, 09:19Blog TEMA

Kazerma e Krastës e ndërtuar me 50 milion franga ari, sot e rrafshuar

Nga Artan Lame

Ashtu sikundër arti për art është forma më sublime e artit, ashtu edhe barbaria për qef është forma supreme e barbarisë.

Kazerma e madhe në Krastë të Elbasanit është ndërtuar në vitet ‘30 me fonde të huasë SVEA prej 50 milion franga ari që mori shteti shqiptar aso kohe. U ndërtua me materiale që kryesisht u sollën nga Italia, tulla, çimento, trarë, tjegulla e të tjera. Edhe projekti ishte italian dhe… si ç’dinë të ndërtojnë italianët, rezultati ishte një godinë e shëndoshë dykatëshe, nga ato që mund të qëndrojnë me qindra vjet pa u tundur. Mure të trasha tulle, qemere të bukura nëpër dritare, fasadë dhe hyrje kryesore me gurë të skalitur, çati me trarë të shëndoshë lisi të stazhionuar, e ç’tu them tjetër.

Ishte një godinë aq e madhe sa, deri në ndërtimin (nga një tjetër perandori, ajo Sovjetike) e Kombinatit Stalin në Tiranë, kazerma e Krastës mbajti rekordin e të qenit godina më e madhe në Shqipëri. Ishte një investim aq serioz sa, në 1946-ën kur në Paris diskutohej për Traktatin e Paqes me Italinë, italianët e përmendnin Kazermën e Krastës në listën e investimeve kryesore të bëra prej tyre në Shqipëri dhe Foreign Office britanik bëri inspektim në vend për ta verifikuar. Foreign Office oreee, ai që duhej të merrej me punët e gjithë botës, gjente kohë të shkonte deri në Krastë!

Godina i shërbeu ushtrisë shqiptare deri në vitin 1939 dhe më pas, deri në vitin 1943 shërbeu si spital ushtarak. Ka një fotografi shumë të bukur të Musolinit duke dalë nga porta e Kazermës pas një vizite tek ushtarët italianë të shtruar aty pas luftës italo-greke. Musolini them oreee, ai burri që kur kishte ndonjë hall merrte në telefon Çurcillin apo Hitlerin po të donte dhe që gjente kohë të shkonte edhe deri në Krastë.

Pastaj erdhën dhe ikën edhe gjermanët dhe nuk e ngacmuan godinën, nuk i thyen as xhamat, aq pushtonjës të liq ishin.

Pas gjermanëve erdhën partizanët dhe godina sërisht i shërbeu me dinjitet ushtrisë së shtetit shqiptar edhe për nja 50 vjet të tjera.

Pastaj erdhi viti madhështor 1997, viti i luftës së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Godina u plaçkit së brëndshmi, por s’i ndodhi gjë tjetër. Megjithëse pa lavdinë e dikurshme, vijoi të mbetej në shërbim të shtetit shqiptar tashmë pa ushtri.

Në vitin 2010, Qeveria Berisha ja kaloi godinën dhe territorin përreth, Universitetit të Elbasanit. Shtet leshi që – pa fuqi të ndihmonte shkollën realisht duke i ndërtuar godina të reja – bënte sikur e ndihte pe gjoja duke i dhënë një nga godinat që ishin.

Dhe ky ishte fundi. Ushtria, me sebepin që “nuk është më e jona”, I hoqi rojet; ndërsa Universiteti me sebepin që “s’kishte pará” nuk vuri rojet e veta. Kombinacioni perfekt që ju ka shërbyer shqiptarëve ndër shekuj për të bërë plaçkë. Ajo hapsira kohore midis tërheqjes së një ushtrie dhe mbërritjes së ushtrisë tjetër.

Sefte godina u plaçkit nga çdo gjë që ende mund të shkulej: dyer, dritare, trarë, parmakë. Pastaj ju lëshuan çatisë e shkullën të gjithën tjegulla, kapriata, qereste. Trarë të shërdoshë lisi që kishin mbetur të paprekur për treçerek shekulli, tjegulla italiane të ardhura që përtej detit. Ndoshta mund të kish qenë e kuptueshme ajo plaçkitje në varfërinë skamtare të viteve ‘90. Por në vitin 2015?!

Në fund mbeti godina, në madhështinë e saj të zhveshur, mure të larta e të trasha guri, porta e dritare me qemere tulle të lidhura fort, nga ato që si ç’na kanë dhënë shembull godinat romake, mund të rezistojnë edhe dymijë vjet. Furisë së natyrës, por jo furisë njerëzore shqiptarore.

Diku rreth vitit 2015, dinosauri i Krastës filloi t’i nënshtrohej bash kësaj furie. Me kazma e qysqi, me leva e dalta, e thonj, zunë t’i shkullin një nga një gurët e tullat. Jo, gabova, nuk i shkulnin, i thyenin. Ajo godinë ishte bërë me llaç e çimento aq të fortë, sa ishte e pamundur t’ia shkulje tullat për t’i ripërdorur për punë tjetër. Punë italianësh, e bërë pa tender dhe jo me çimento Kruje, ishte në gjendje t’i rezistonte çdo përpjekjeje për t’ia marë tullat pa i bërë copë-copë. Dhe ja bënë copë-copë. Pa fitim, thjesht për inat, për zakon.

Ishte e pamundur t’i ndaloje a frenoje. Shkruajta për të tërhequr vëmendjen para disa vjetësh. U bënë edhe nja dy kronika. Po ai avaz. Ushtria thoshte s’është e jona. Universiteti thoshte s’e kemi marrë në dorëzim. Dhe s’kemi pará për ta investuar. Dhe s’kemi njerëz për t’a ruajtur. Ndërtimorja thoshte ne nuk merremi me ndërtimet me leje, por me ato pa leje. Fola me Gjergj Lucën se mos i bënte derman, meqë i shkon llafi se po mban me bukë gjysmën e krahinës atje.

U përpoq, por s’mund të merrte mitralozin të ruante gazermën e tjetërkujt – ndjesë – askujt. Fola me Taulantin, asokohe deputet atyre anëve. U përpoq, megjithëse filluan ta marin zët zgjedhësit, se sipas mëndjes së tyre po ju hynte në pjesë. Ca muaj rrënimi sikur u frenua. Por unë, Taulanti, Luca, kishim punët tona s’do gdhinim e ngrysnim në Krastë, ndërsa ata të Krastës e kishin binanë tek dera e shtëpisë. Zunë ta rrënojnë sërisht.

Sot godina nuk egziston më. E rrafshuan deri në themel.

Do më thoni ku ishte shteti. Ky shtet, që është, që ka qenë, apo edhe ai që do jetë, ka patur, ka e do të ketë kusuret e veta. Por nuk është thjesht puna ç’bën shteti. Shteti nuk është gjë tjetër, veç esencë e koncentruar e shoqërisë që e ka prodhuar.

U ula një nga këto ditë mes coprave të tullave atje në lëndinë dhe u përpoqa të kuptoj. Ishte një fushë e stërmadhe mbuluar me pirgje llaçi, gurësh e tullash të copëtuara. Duhej të kishte qenë një punë e stërlodhshme, mes pluhurit, vapës, zhurmës, reziqeve dhe ciflave të gurëve, por ja kishin dalë të bënin copë-copë çdo gjë pa asnjë përfitim, thjesht për sport.

Kam lexuar pa fund ndër libra historie për akte barbarie, por ato ishin gjithmonë barbaria e të varfërve që shkatërronin dhe vidhnin nga halli, nga fukarallëku. Kemi parë madje edhe amerikanë modernë të periferive që shkatëronin e digjnin supermerkatot, por edhe ata e bënin nga fukarallëku e dëshpërimi.

Ndërsa aty në Krastë isha i rrethuar nga vila dy e tre katëshe që s’dukeshin të ishin pronë njerëzish të dëshpëruar; dhe qëndroja i ulur mbi pirgje rrënojash të thyera jo nga halli apo nga fukarallëku, po të shkatëruara thjesht për qef. Ashtu sikundër arti për art është forma më sublime e artit; ashtu edhe barbaria për qef është forma supreme e barbarisë. Dhe këtë, unë që kam harxhuar çerek shekulli duke studiuar librat e botës, e kuptova vetëm aty, majë kodrës mijëravjeçare të vendit të shqiponjave.

Kazerma e Krastës e ndërtuar me 50 milion franga ari, sot e rrafshuar

57 Komente

  1. A
    Altin

    Si mundet me citu kete fare paburri qe ne kohe te sales bente protesta per spostimin e gardhit te parkut per zgjerimin e rruges e ndekrohe qe mbdushte xhepat nuk tha asnje fjale per teatrin kombetar. Sa here kaloj ne Pogradec ne hyrje te pogradaecit ka 2 gjyesm tunele me kosto 1 mld leke per te mbrojtur 2 bukere te luftes se pare boterore duke marre mednet e ketij gomarit. Kur te ike qeveria Rama dhe nje dite do ike, kjo periudhe do jete dicka mes turpit dhe shakase.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter mustaku

      Sa di bytha e Lames, ty ste behen mend!

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Lir Lamja leri historite me pushk drruni dhe tull llac. Trregoi kti pis mileti cfare ndodhi me Porto Romanon? Si u firmosen letrat e tokave per kucedrren e vicidoilt. Kush ka firmosur letrat e tokave ne Palase? ne Lalz, ke Rana e hedhun?ne Ksamil? Sa ke mekate ti nuk jane masturbu te gjithe drejtorat e kadastrave te tu qe i komandoje me text.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rumiu

          Te drejte ke, keshtu eshte, por Jane Jo te kohes se Lames, por te hipotekes me drejtor tropojanin e tij besmik, ai qe hapi depot e armeve ne 97 dhe armatosi veriun kinder jugut!

          Përgjigjjuni
      2. f
        flase

        Ka dhe Altin te tjere se...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nipi i Musolinit ne Elbasan

          Qe ajo godine u shkaterua ne 2015, dhe qeveria Rama, Lame grisesi i regjistrave pronesore, bashke me karagjozet Luca e Taulant Tao Taon nuk e mbrojten dot shpreh qendrimin e rilindasve, bashke edhe me shokun Sali, se nga nje stan kane dale. Por Lame eshte i pafytyre, pa mpral e pa karakter qe shkruan sikur i vjen keq, kur ne fakt eshte shkaterues i prones publike e private, Hajdut e sahanlepires i perjetshem.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lexues

          Peshku qelbet nga koka, o surrat-uthull, edhe ti ke qene pjese e kokes se kalbur. Kjo eshte strategjia qe eshte ndjekur per privatizinim e cdo prone shteterore ne Shqiperi ne 30 vitet e fundit: braktise, shkaterroje, shite si gje pa vlere tek shoket. Seç po vika era investitor strategjik atje ne Kraste.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noname

            Nuk ngacmon njeri ky shkrim. Me kujton shprehjen o dudi, o dudi...Shkruan per nje kazerme te rrenuar qe nuk ka ndonje vlere per historine e Shqiperise, kur gjithe lugina e Elbasanit dhe Cerrikut eshte mbushur me germadha industriale qe te kujtojne Hiroshimen e L2B.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              Kush të tha, o i bukur, se "arti për art është forma më sublime e artit", në cilën estetikë e ke lexuar? Dhe pse na qenka e bukur ajo fotoja e Musolinit që ka dalë në dyert e kësaj kazerme për të cilën je duke folur? O fashist nostalgjik, i preferuari dhe i besuari i Ramës për të administruar pronat në Shqipëri? Ke dëgjuar ndonjëherë për paradoksin “bukuria e bombës”, për një bombë të prodhuar estetikisht të bukur, sipas parimeve të artit për art?

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Eh mor Lame, bukur e ke shkruar dhe e ke tapinosur kete shkrim por, per ke ? Se mos qe ne bregdet andej nga Dhermiu a Spileja , nga Gjileka a Qeparoj dhe nuk e rupaten ata qe dine te rupatin dhe te bejne Green coaste si furiqe pulash dhe qe bejne jete te mbyllur mes 4 mureve.Vene edhe tra ne pronat publike a thua se ju a ka lene babaj qe ka perfituar nga reforma agrare.Kesaj i thone : di dhia ç'eshte tagjia.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Ziu

                  Po pse nuk flet o Lame pet Teatrin kombetar per qondra vila ke rr Elbasanit 3kateshe still Viene...apo kaq e ke kutin. Ik o Lame ik....

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Teatri ishte nje kashun me kashte qe po binte vete dhe nuk kishte ndonje arkitekture te spikatur, sepse edhe vete Italianet e kishin ndertuar per te mbajtur me teper materjale, nuk kishte statusin e ndertimeve te tjera perreth. Po te shikosh kete ndertese ka nje tjeter stil ndertimi dhe duket. Fatkeqsisht po te shikosh nga te gjitha kalate qe ne kemi pasur, shumicen e kemi shkaterruar ne kete menyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toni

                      Ouuu po clidhje ka kjo...ishte funksional dhe ishte teatri I pare Shqiptar....ketij I vika keq per kazermen ne maje te malit....shejtan budallai

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Patronazhistja

                      O Ziu, po flet kot. Teatri kombetar ishte turp te perdorje gjith ate emer per nje barake xhunkthi qe ishte turpi qytetit tim te lindjes, dhe qytetit tat nga 40 e me tej. Kto qe e kundershtonin prishjen ne fakt na paten thene qe qeveria do bejne kulla per te fitu vete ne vend te barakes. Po me duket se hapen themele per teater prap, si thu?! Edhe per lodrat e kalamajve ke liqeni deputete e presidenta shkuan ta pengojne se do behej kafene e veliajt, po sikur rrejten edhe atje. Çudi keta te tjeret s'po bejne si PD-itet ne raste te ngjashme, si thu?! Ata s'njohin as turpin qe te mbyllin squpin pastaj...

                      Përgjigjjuni
                    3. r
                      robi

                      Kjo eshte te kuptosh se cfare kryeministri taleban ka patur Shqiperia nga 2004-2013 dhe kerkon perseri te riciklohet perbindeshi 80 vjecar qe i ka bere aq deme ketij vendi sa nuk i kane bere as pushtesit fashiste per 5 vjet. Dhe do pushtet perseri foltorja e vicidolit qe ta coje cdo gje ne zero, kurren e kurres.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Operacioni Zjarri

                        Kur urrejtja te nxin pamjen dhe nuk kupton me asgje, ky eshte rasti yt. Lexoje mire ore shiko dhe fotot. Deri ne 2015 ishte ne kembe godina. Pastaj erdhi komandanti yt dhe u rregulluan gjerat.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Testi kuli

                          Po ti me smercin e boleve te rames do te sqarohesh. Or shok kta jane gati te qine motrat e veta per ed ramen

                          Përgjigjjuni
                      2. i
                        il popolo albaneze

                        cfare la shqiptari pa zdukur qe te mbijetonte kjo godine.

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          gavrosh

                          Popull barbar,shtet shpellash,qeveritë njëra pas tjetrës grabitqare.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Romeo

                            Ky vari kars që ka vjedhur më shumë se Saliut, na bën moral. Ky hajdut që vendin duhet ta kishte atje ku janë shoket e tij të partise Beqja, Koka etj, na tregon për shkatërrimin. Ti Hajdut Ke shkatërruar më shumë me legalizimet e tua vend e pa vend. Ti hajdut që abuzimin me pushteti e fillove që Kur berë pallatin e madh 12 katësh te Drejtoria e Kopshte Cerdheve të Tiranes ke bythe të besh moral. Ti je dhe mbetesh Hajdut me damke, Po siduket e lyen qerren që nuk të ka gjetur gjë Deri me sot..... Kush te mbron Ty Hajdut?????

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mirditori

                              Ky perpiqet te sillet sikur nuk ka gisht ne kete pune. Po te doje shteti shqiptar e ben zap katunarin qe perpiqet te demtoje pronat, por ka qene interesi i qeverise shqiptare qe te shkaterrohet. Pastaj del ky dhe ben nje shkrim sa per tia hedhur fajin fshatareve.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirona

                                I shkaterruar Maloket Cecen ,( jo Cecenet e civilizuar qe ngriten flamurin shqiptar ne Paris) qe erdhen nga shpellat e arijnve te Vicidollit, ku sot keta Malok Cecen vandale protestojne para Bashkise se Tirones kundra Ceceneve te verte te civilizuar.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Accidentally_genius

                                  Eh mo lamçe...si gjithmone..fajin e ka saliu qe nderton rruge me 40 milion euro km.. rruge gati fushore jo shkenbinj..se rruge neper shkembinj i nderton me 170 milion euro km qerratai sali...edimuti ska faj i shkreti po ben shtet..po ti lamçe, çbere..apo nuk ishe pjese e qeverise ti ta ndalje kete qe pershkruan..ku ishe lamçe...apo vari karin bere ca para ayje ku ishe dhe kaq..ah fare e poshter ci bete ketij vendi..ferr u befte cka keni vjedhur e shkaterruar si ne kete bote ashtu dhe ne tjetren per ju , femijet tuaj e brezat tuaj qe do vijne.mallkuar qofshi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Albi_I

                                    Ky pasi beri masaker te Kadastra duke mos zgjidhur asgje, tani na rikthehet si art-dashes ... QR ne ca vendi jetojme

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gjon Muzaka i ri

                                      Të paktën ta kishit menduar për pas ardhësi tuaj pakistanez,bengalez,filipinez,indian,nepalez,egjiptian që po shtohen dita ditës në qytetin e akademikëve dhe profesorëvë. O jeniçer çeçen i kolonjës paske menduar për shpëtim dy çeçen partie dhe nuk mendove për ish pronarët e Elbasanit.prandaj e shpopulluat kët vënd.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        ILIR

                                        Ti lamce je HAJDUT dhe KRIMINL. Ne vitet qe ti sundove e kadaster u be baterdia ne vjedhje,jo e kot ZULLAPI te fali prone tek Garda,kuptohet e keni bashke,ose ti ke 10 perqind,tjetren e ka kryehajduti. Mos e gezofshi asnjeri,ju zente mallkimi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kulla

                                          Pyetni piktorin e diplomuar për instalacion se çfarë do të na kumtojë me këtë artikullin e Lames.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sekseri

                                            A mund te thuash gje per bashkepunetorin tend Tan Stroken, nga behet e pse behet?????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Driani.

                                              Lame miu i haleve nga Erseka esht hajduti me i madh i pronave te Shqiptareve nga Pamvarsia deri sot. Mjere ky popull c'ka hequr nga grykesia kafsherore e Lame Mutit. Po ky ne fakt me duket se vetem burre nuk eshte sipas vesjevebqe ka prefernca ndaj veshjeve te grave eshte 100% LGBTIS - te. Ku ne semes do cosh o kanceri Lame pronat e Shqiptare ......

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Driani.

                                                Lame miu i haleve nga Erseka esht hajduti me i madh i pronave te Shqiptareve nga Pamvarsia deri sot. Mjere ky popull c'ka hequr nga grykesia kafsherore e Lame Mutit. Po ky ne fakt me duket se vetem burre nuk eshte sipas vesjevebqe ka prefernca ndaj veshjeve te grave eshte 100% LGBTIS - te. Ku ne semes do cosh o kanceri Lame pronat e Shqiptare ......

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  ABC

                                                  O Lame hajduti a se sheh se te ka mbuluar muti...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    ABC

                                                    O Lame hajduti a se sheh se te ka mbuluar muti...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      absurd

                                                      Për shkatërrime, drogë, kurvëri, banditizëm nuk na e merr njeri. Më ka treguar im-gjysh se si e shkatërruan katundarët hekurudhën e dekovilit, që kishin ndërtuar austriakët në Shkodër gjatë luftës së parë botërore. E prishën për t'i përdorur hekurin si hunj gardhi për bahçet e tyre. Popull më barbar dhe të pacivilizuar zor se gjen. Maninë e kemi të prishim, kurrsesi të ndërtojmë. Siç bëri edhe maloku i Viçidolit që kur mori pushtetin.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Na myten

                                                        Ky s'lexohet më se e përzuri Rama nga bordello për imoralitet.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Lali

                                                          O llapaqen .fol per kadastren qe e bere lemsh me pronat e trashegimtareve Duke ju dhene hajduteve te pushtetit dhe krimineleve ,more Palo kalama ,kusar, skuth, frikacak e mashtrues, po na ben historianin?? Do vije dita qe te hash menderen o zagar pa bythe.....burgu eshte pak per ty, do te te pelcasin syte ,duket se e kane filluar programin.......

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Durim madhi

                                                            Por cfar thoni ky Ilir Lamja na qenka hajdut . Po dijet ajo se cfar eshte Iliri Lamja.Kur e pyeten nje minister nga vlora cfar pune beni ai ju pergjigj vlonjat tha, domethene hajdute.Por tani ska me vlere te gjithe ministrat punojne vlonjat.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Medalion

                                                              Bolet e Lames i mban si varse celsash ed rama

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Populli ju le vec Mallkimin

                                                                Sa keq ??? Me njeres te pa FTYRE zor se gjen pervec ketu ne Shqiperi !!!! E po te hapesh nje teme per shkaterim prone kur ky pleher ka qene ne krye te ketyre pronave ??? Cudi e madhe te prekesh plagen e ketij populli qe dhe sot e kesaj dite prona ska shkuar ke i ZOTI dhe ky edi shume mire se ka qene ne krye te pazareve ??? Duhet te shkruhet nje roman me shume vellime se me nje koment nuk mjafton ... ? Populli ju le vec mallkimin mos i gezofshi dhe paci gjithe te kqiat e kesaj BOTE qe e shkateruat .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Tirona

                                                                  cfare la pa shkaterruar maloku i vucidolit qe te linte pa shkaterruar kete mrekulli ?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Aliu

                                                                    O Kancer po sekseri jot kopili i jetimores se Tiranes dhe ate e quajne Tani si aŕiti te kete mbi 20 '( Njezet ) shtepi , dyqane , garazhde o ndyresira Ersekar Lsme....????!!!! Lame je shume hajdut dhe ttim prej Erseke nuk i ke fshehur fsre pronat e vjedhura. Pyyetje nga kush ke marre garance qe se rruan fare o trimi i xha Jahos..???????‽???????????????‽????????????????!!!!!!!!!!!@@@@ ???‽

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. L
                                                                      Labi

                                                                      Si ka mundesi te shkruai ky maskara? Ky dhe gjatoshi e bene kadastren e Vlores burdello. Pty fare e keqe

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. h
                                                                        hysni

                                                                        Ik o hajdut

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. U
                                                                          UNE

                                                                          "Barbaria per qejf eshte forma sublime e barbarise" E vertete. Sepse ti Artan Lame je kryebarbari i Shqiperise, sepse fsheve, zhduke, asgjesove qindra dokumenta pronesie te shqiptareve. Barbaret vertet pervetesonin pronat, por dokumentat nuk i zhduku as Enveri. Ti nuk je thjesht kryebarbar, por krye plehra e Shqiperise. Ne ke bythe shkruaj nje artikull ku te kundershtosh me fakte akuzen time.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            Lame Kurrizi

                                                                            Ke qene dhe ti me ata qe shkaterruan dhe vazhdojne te shkaterrojne cdo dite kete vend o shoku Lame!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. W
                                                                              Washington

                                                                              Ja dhe histories shqipetare te njemije e nje shekujve vazhdoneeeeee se nuk rrine te qete pa vjedhur e me shume pa shkaterruar proven publike se per proven e Tyre te vrasin per nje gozhde

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. b
                                                                                bregdetsi

                                                                                te Q,,RRobt hajdut muti qe mbeshifesh nen petkun e patriotit qe te dhimbset vatani

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. I
                                                                                  I pa kënaquri me ty dhe E Ramën pa folur për 7501

                                                                                  Artan Lame ,të kam takuar një herë dhe të kam shkruar dy ose tre kere Gjeta kishë të falesha një markshedër që derdh lot për një godinë që mund të ketë patur vlera arkitekturore dhe inxhinierike ,POR, 1.E di pse të takova drejt për së drejti ,nuk e kujton me doemos ,të tregova diçka qe e kisha pasion por jo profesion ,dhe pasioni është qejf obqejf qe bën dervishi Pi raki me tule mishi ,mbarove për një fushë shkollën nuk di më shumë se si e mbarove por di se të ka rastisur të studiosh në të njëjtët auditorë me mua por besoj rreth 25 vite më mbas ,dhe kur fitoi PS nga markshedër të është besuar nga E.Rama thjesht për shoqëri interesash Aluizmi ,kam përshtypjen se koefiçentin e qe e përdor topografi nuk e mban mënd ai korrekton meridianët dhe gjatësitë për gradët,minutat sekondat të mijtat dhe të dhjetmijtat duke saktësuar distancat kordinative ti mor mik nuk ishe as për Aluizëm e as për Kadastër por në veçanti jo administrator deri në nivelet ku u katapultove Ti me apatinë,pa aftesinë,nënvleftesimin dhe sjelljen me prototipe për nje diskriminues që kushdo me një intelekt modest do të kuptonte se kush ishe ti që duhej të zgjidhje probleme 3 Ti nuk reagove dy herë rrjesht për dy ankimime për një veprim korruptiv të hapur ,për një fallcifikim po aq të hapur dhe ti më vije në dijeni si një burrokrat klasi -,Ja unë e bëra detyren time ,mëlçitë e qingjit ja vara në qafë ,të korruptuarit në të dy rastet brënda një viti për të njëjtin problem dhe i/e korruptuari/a fryhet edhe sot si gangstere sepse ju loznit me stresin e shtetasve ,mbajtjen peng të pronave ose dhurimin "kupto" indiferentizmin nëpërmjet shpërdorimit të detyres në emër të shtetit që edhe unë paguaj për të më mbrojtur nga paligjshmëria dhe shfrytëzimin e mungesës së shumë gjërave që kanë munguar mundesitë për brezat para nesh thuajse 300 a 400 vjeçare që ju e rrethuat me telat me gjëmba të shpikura qysh me fillimin e luftrave për pronat që ju me ligjin 20/20 çimetuuat ligjin 7501 të cilin E Rama e përdor për propagande dhe e katranos më keq se ç'ishte ,ti me siguri ,nga sa kuptojej.ke patur rol deçiziv sepse mballomat tek ai ligj jo vetëm fuqizuan veprimet diskriminuese por shumë prona mbeten peng në shtet kur ish pronaret në jug e në veri nuk zbatuan në ndarjen e tokës ligjin 7501 ,ndersa falët mijra hektare në fshatra e ferma ,tek ligji 20/20 specifikoni se vetëm 20 % kundrejt pageses merr ish pronari dhe kërkoni aspren për dikumentacion njohje kur 95 % e popullit ishte analfabet dhe nuk njihte as letrën e lapsin e gishtin ebtrëmbur pse ja lyenin me bojë qe të "vuloste" 4- Kini kryer edhe ndonjë punë ,por ka qënë vetëm pudrosjr e mëkateve të pa mbarimte 5-Nuk e keni ptur kurrë thikën në kockë dhe çdo gjë që ju keni trajtuar ebkeni bërë si nëpunës servilë dhe jo krijues 6-Të duhen ende vite të tjera për t'u pjekur 7- Dhe e fundit shkruaj dhe humuto edhe për astrologji ,por bën kujdes se kini hapur plagë të reja me veprimet dhe mosveprimet tuaja,ju tashmë jeni alergjikët tanë që kultivuat aq shumë pasoja sa na duhen edhe pesë jetë të tjera për të gjetur prehje ,mos na gervish plagët nëpër publikime gazetareske ,te këshilloj qe ti ruash në arkivën tënde dhe le të publikohen atëhere kur nuk ju bien në qafe te tjereve 7-Dëmi që keni shkaktuar me këtë pengmarrje kalon disa nga godinat që mund të formonin qytete jo një godinë

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. K
                                                                                    Kol

                                                                                    Ky here pas here kujtojet se desh vdiq mirpo prap harron se do design prap prej verteti

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. P
                                                                                      Popull

                                                                                      Lame ti njihesh nga populli si nje nga hajdutet e kupoles ,ne sherbim te Rames. Ti ke pergatitur vjedhje me dokumenta dhe ja ke vene ne dispozicion kupoles se Rilindjes. Mos na trego perralla por trego te vertetat e hajduterise tende para se te shkosh prapa hekurave.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. L
                                                                                        Lasgushi

                                                                                        Vodhi vodhi dhe i bëri punët çamur.,tek pronat.Tashti ka guximin e na çan paguren.Produkt tipik i markës Made in Rama.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. N
                                                                                          Ne

                                                                                          Komentet e mesiperme, per ty o Lame, jane 40 me 0. Po te tregojme nje rruge: shko dhe REFEJU PARA SPAKUT qe te shpetosh njefaresoji per gjithe poshtersite qe ke bere me pronat e palujtshme. Se e dime sa te dhimbsen muret italjane te Krastes! Ke zgjedhur rruge te gabuar per te shpetuar. Ndiq keshillen tone. Beju pishman dhe prano se ke larguar Shqiperine nga Europa, duke tjetersuar pronaret e ligjshem. Nese ke nevoje per ndonje falenderim!!!

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. S
                                                                                            SKAPI

                                                                                            Si nuk te ra ndermend, dicka shume e thjeshte, kur e pe ate ndertese te shkateruar? Pse nuk ja ktheve TOKEN e kesaj ndertese te zotit te ligjshem qe e kish pasur? Shkerdhate.!! Te ardhka keq per muret dhe jo per te zoterit e truallit qe e kishin blere me gjak. Bir kurve komuniste!!!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. M
                                                                                              Malet me debore, fushat lyfe, lyfe.

                                                                                              Ti JE AI QE KE NGRENE, ME SHUME SE TE TJERET, DARDHA PRAPA KURRIZIT. TAK, TAK TAK, JAM UNE SPAK.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. C
                                                                                                Citi zen

                                                                                                Paska rilindur nga 2015 e ketej o plehre!

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. Z
                                                                                                  Zgjohuni.

                                                                                                  Një pyetje për Lamen, a e din ai vlerën që kishin 50milion franga ari, apo lekët e pisën e bëjn t’flas përcart???? Në moralin e t’pamoralshëve ësht t’i kërkojn falje popullit për zullumet me ndërgjegje që kan bër, e jo t’kekosen si gjeli sipër plehut. Mjaft ësht MJAFT.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. E
                                                                                                    Edlira

                                                                                                    ... epo kane te drejte greket, qe na quajne barbare.. Kur shoh kete pamje shkaterrimi deri ne themel edhe une mendoj qe barbaret i kemi me shumice mes nesh!!!!!

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. V
                                                                                                      Vezhguesi

                                                                                                      Spaku ka shume,pune per te bere,kete Lamen e ka thirrur per ta pyetur,dhe deri tani ky flet per ceshtje te tjera jo per ate qe ka bere ne agjensine e kadastres sa vjet ishte ne krye te saj ka bere kartraure te vertete,shkatrrim total te menyres se mbajtjes regjistrave te prones regjistroje 1000 metra truall ai kur ti kerkoje pas nje kohe dokument te prones ta firmoste me 700m2 dhe me mbivendosje.Kur e largoi rana kete ishte fushata e zgjedhjeve per Bashkite dhe u tha se do te kandidonte per kr.bashkie dhe nuk kandidoi ishte sa per ti mbyllur gojen,tani ku punon ky media duhet te thote se ku mbasi ky ka shkatrruar kadastren,qe duhen vite per ta rregulluar.Iku ky erdhi bici edhe kjo per nje vit s ndryshoi asgje tani erdhi nje tjeter qe lemshin e ketij Lames nuk ka zot ta zgjidhi!?Lame e ka vendin ne burg u la shum kohe ne ate detyre sa i beri pronat e shqiptare llum,si ishte vete ne punen e tij ngatrrestar i lindur per te shkarruar ate qe ishte bere mire.

                                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                                      Lini një Përgjigje