Nga Ilir Yzeiri
Ngjarja e Pogradecit ku humbi jetën në mënyrë tragjike Egli Proga duket se u mbyll ashtu si ai dialogu në filmin “Lulëkuqet mbi mure”. Aty, në atë film, ka një pasazh të mrekullueshëm që tregon se si ndërtohet narrativa nga instancat e autoritetit. Por këtë do ta sqaroj më poshtë. Është e njohur në teoritë e komunikimit se ngjarjet riprodhohen sipas motivit apo qëllimit të thënësit. Ngjarja e Pogradecit dhe narrative që ajo prodhoi janë një leksion i mirë gazetarie për të parë qëllimin e thënies, personazhet e thënies, mesazhin dhe aktorët që e realizojnë atë thënie.
Me qenë se kanë kaluar disa ditë, do t’ia lejoj vetes që të përdor edhe nota humori të zi megjithëse ajo ishte një ngjarje tragjike. Nëse një ngjarje krijon disa narrative ajo nuk është zbardhur ashtu si duhet, por nëse ka vetëm një narrativë atëherë ajo ngjarje është fshehur ose është rrëfyer sipas qëllimit që ka autoriteti për të treguar jo atë që ka ndodhur por atë që duhet të ketë ndodhur. Filmi “Lulëkuqet mbi mure” e aktualizon më së miri këtë analogji. Rasti i Pogradecit ilustron më së miri pikërisht faktin se është tjetër gjë kronika e ngjarjeve dhe tjetër gjë narrative ose rrëfimi i tyre.
Për të kuptuar përse narrative e Policisë së Shtetit krijoi aq keqkuptime, unë po bëj edhe një analogji me filmin që përmenda për të treguar se, në këtë rast, Policia e Shtetit nuk tregoi çfarë kishte ndodhur, por ndërtoi një fiksion të asaj që kishte ndodhur. Ajo rrëzoi të gjitha raportimet e medias dhe u përpoq të impononte autoritetin e saj informativ. Mirëpo, në këtë rast, duhet kujdes se kur teprohet kjo të çon na autoritarizëm dhe për këtë publiku mund të shtyhet që të bëjë analogji me filmin e përmendur më lart. Si? Ja ta shohim. Kujdestari i filmi, aktori i madh Kadri Roshi, e ndjek djaloshin e gjorë, Sulo dhe ai del nga porta dhe patrulla e vret. Tani çështja është : e vrau patrulla apo ra nga muri.
Dhe vjen skena e famshme e kuestorit me fëmijët. Kuestori don t’i bindë fëmijët se Suloja ra nga muri dhe nuk e vrau patrulla. « Dëgjuam krisma », thotë një fëmijë aty. « Kush foli ? », « Hë mo kush ?» dhe një nga karabinierët, aktori Vasillaq Vangjeli ngre për leckash lart atë që ai dyshon që pyeti. « Ja, pra, vijon kuestori - e shikoni që krisma nuk ka patur ». Për analogji edhe media ato ditë tha që Eglin e vrau një bandit se e qëlloi me grusht. Por Artur Lilo, në spital u thoshte kolegëve të tij se ka vdekur një i dehur. Kur kushuriri i Eglit i tha që jo e kanë vrarë, ai iu përgjgij « Ik mor andej ti ».
Sipas Autoritetit policor ky polic ka kryer detyrën. Ai nuk ka dëgjuar krisma. Gjithë ky paradoks tragjikomik që prodhoi një narrativë krejtësisht të ndryshme nga ajo që ndodhi vjen për shkak se Policia e Shtetit ka një mizë të vogël në kësulë. Kjo mizë bëhet edhe më e madhe me lajmin tjetër, atë për arrestimin e shefit gangster të narkotrafikut në Durrës, Gazmir Preçi. Këtu ka reaguar vetëm ministri dhe mirë ka bërë. Mirëpo këtë radhë Policia e Shtetit që u prek në sedër me median pse kishte rrëfyer të qëna e të paqëna për vdekjen e Eglit na ka borxh një sqarim. Kush e emëroi këtë polic në një post kaq të lartë tre vjet pasi e kishin shkarkuar si mbrojtës i kultivimit të kanabisit në Mallakastër?
Si ka mundësi që bëhet një emërim i tillë ? Nëse nuk dënohen e ndëshkohen gjithë znixhiri që e emëroi atë gangster në krye të një posti aq të rëndësishëm, atëherë ne të gjithë me dhimbje duhet të fillojmë të dyshojmë se në Policinë e Shtetit po ringjallet korrupsioni. Ky njeri që vë gjoba me uniformën e policisë ia ka borxh ato para atij që e ka emëruar në atë post. Nëse Artur Liloja që tha se Egli vdiq nga pija dhe kështu paska bërë detyrën, po Preçi çfarë detyre ka bërë zotërinj të Policisë së Shtetit ?! Nëse ju keni një justifikim se përse e emëruat në atë detyrë një polic të ndëshkuar për përkrahje të drogës dhe nëse ky justifikim është ashtu si për policin e Pogradecit Artur Lilo, atëherë na thoni se detyrën e cilës polici ka kryer dhe të cilit epror.
Te gjitha ngjarjet e renda ne Shqiperi rrumbullakosen sespe ne krye te Policise se Shtetit, Edi Rama la vene simbolin "Rrumbullaku".
Ke bërë shumë teori dhe e ke tjerrur shumë gjatë rreth "narrativës" kur mund të ishe më konkret dhe konçiz, siç ke bërë ne fund të shkrimit.
O Profesor Yzeiri ! Kishte ndonje aresye qe u vra, apo ashtu kot, ju tek atij dhe e vrau? Pastaj si vra , pse u vra, etj lerini te merren ata qe marrin parate per ate pune se kemi 21 janarin dhe ja birbilon tjetri nga kati 8, apo jo. lerini merruni me ndonje pune tjeter se i shikoj te gjithe mediet dhe gazetaret te shqetesuar e do dobesohen se eshte dhe nxehte tani.Situat qe kriminelet miljarder shqiptare jane ne Dubai dhe Ameriken Latine dhe bejne ligjin, kjo ngarkon me pergjegjesi juve qe jepni mendje shqiptareve ne Shqiperi.
Pse, nuk i pëlqeu zotërisë tënde ai reagim i Kryeministrit për raportin e policisë me këtë ndodhi? Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shkon dhe pyet se kush e emëroi në detyrë shefin e antidrogës I cili na qenkësh shkarkuar po për përkrahje të kultivimit të drogës në Mallakastër! Mos nuk dashke zotrote Yzeir efendi, që në krye të luftës kundër drogës të emërohej një specialist i fushës? Po nga t'a gjente policia njeriun që do emëronte, nga akademia e Barinjve? Sepse ne këto akademi kemi të besueshme dhe me vlera të dokumentuara në bazë të arritjeve; Akademinë e barinjve, ku mësohet sesi bariu ti shërbej deleve, Akademinë e PS, ku mësohet sesi delet t'i shërbejnë bariut dhe Akademinë e policisë, ose shkolla e vagabondave, siç quhej në kohën e atij merhumit që i grrymtë shpirti atje ku ka vajtur.
Emrin: I-Lidhur, emrin e babes (atesia) Koqe kandari, emrin e nenesTrendeline, mbiemri Ysh-gomar.
Vazhdon akoma o Ilir Yzeiri me policine…Si duket paskam pasur te drejte o Yzyr,te ka mbetur hatri o Yzyr se nuk te ka dhene ndonje llokme,si p.sh te te vere ne listat e deputeteve,O Yzyr!!!
O Yzeiri të kam vlerësuar po sot ja ke furur komplet kot. Po kam dhe një merak e të lutem më ndriço : ku të ka ngelur hatri me Ramën që i turesh policisë? Ti na ke mësuar që duhet të presim me durim raportin e ekspertizës, vendimet e drejtësis etj. Dhe ke të drejtë tek këto mësimet po të lutem vet përse ke disa herë , këtej nga fundi që nuk duron? Ka policë qelbësirë siç ka gazetar qelbësirë, siç ka pedagog qelbësire, gjuhëtar qelbësirë etc. Prandaj bën mirë të mos i përgjithësosh policët, sta rtinë gjithë ditën në mbrojtje të rendit ti i shan. Nuk të falet.
o njerez, akoma aty ju...epo mire jua bejne atehere...ne ate vend te mbyt makthi, te ze gazepi....o naive, akoma prisni te behet mire ?!
Ku I ka ngelur puna ketije qe ky bane 3 artikuj per nje krim ordiner
komenti eshte derguarI7
Shume mire beni,zoti Yzeiri,qe vazhdoni te ndiqni,nje shqetesim madhor per shoqerine shqiptare,pasi krimi qe vazhdon eshte ai i institucionit shteteror,deri tek kryeministri,duke e lene ne harrese krimin,per tu perseritur prape diku.Ka dhe rast tjeter eksplicit i nje shteti rrumpalle,ne menyren me te fikeshme:Shefi i korruptuar i antidroges,ndonse ish denuar me pare vazhdonte detyren si me pare,ne kete shtet me administrate mafiozesh.Eshte me se kriminale,qe piktori,tashme i kthyer ne udheheqes boteror,kur zbret nga avioni,permend me ze dhe figure vec suksese pa fund,dhe nuk denjon te bej detyren dhe te kontrolloje,se cfare behet,poshte karriges,se tij,megjithse i kundermon era mut.Dhe filosofia tjeter e beut te surrelit eshte meqense banda e shpellareve te veriut,nga plackitja qe i ben ketij vendi u transformuan deri ne oligarke super te pasur,perse dhe lloji i mallakastrioteve te jugut,patronazhiste e turli ramaist,qe sigurojne vota,te mos plackitin, ku grabitja te ben dhe te pasur,dhe te forte,qe te konkurojme dhe klanin tjeter shpellar.